“Moroni 10:26–34: ‘Ejani te Krishti’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Moroni 10:26–34”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Moroni 10:26–34
“Ejani te Krishti”
Ne u dërguam në tokë për të mësuar dhe për t’u rritur në mënyrë që të mund të fitojmë jetën e përjetshme. Për të na ndihmuar, Ati Qiellor dërgoi Birin e Tij, Jezu Krishtin. Ai ka thirrur gjithashtu profetë për të dhënë mësim dhe dëshmuar për Jezu Krishtin. Në vargjet e fundit të Librit të Mormonit, Moroni i ftoi të gjithë ta ndjekin Shpëtimtarin. Ky mësim mund të të ndihmojë “[të vish] te Krishti dhe [të] përsose[sh] në të” (Moroni 10:32).
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Qëllimet e Librit të Mormonit
Te faqja e titullit të Librit të Mormonit, Moroni shpalli se Libri i Mormonit u shkrua për të na bindur se “Jezusi është Krishti”. Termi “Krisht” është “ekuivalenti në greqisht i Mesias. Do të thotë Profeti i vajosur, Prift, Mbret dhe Çlirimtar” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Mesia”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org).
-
Si e ka forcuar studimi i Librit të Mormonit besimin tënd te Jezu Krishti?
-
Si të ka ndihmuar studimi i Librit të Mormonit ta ndjekësh Jezu Krishtin?
-
Si e ndien se po ecin aktualisht përpjekjet e tua për ta ndjekur Atë?
Ftesat e fundit të Moronit
Pasi dha mësim rreth dhuratave të shpirtit dhe paralajmërimit për pasojat e mosbesimit, Moroni foli rreth Librit të Mormonit.
Lexo te Moroni 10:27–29 duke kërkuar se çfarë profetizoi Moroni se do të ndodhte.
-
Çfarë mendon rreth takimit me Moronin te shufra e gjykimit?
Moroni bëri më pas nxitjet e tij të fundit, ose ftesat.
Lexo te Moroni 10:30–34, duke kërkuar se çfarë na ftoi Moroni të bëjmë dhe për bekimet e premtuara që na i tregoi.
Çfarë duhet të bëjmë (ftesat e Moronit) |
Çfarë premton Ati Qiellor |
---|---|
Çfarë duhet të bëjmë (ftesat e Moronit) Mbështetuni në çdo dhuratë të mirë. (Shih te Moroni 7:19; Doktrina e Besëlidhje 6:7.) Shmangi dhuratat e liga dhe gjërat e papastra. (Shih te 2 Nefi 4:27–28; Mormoni 9:28.) T’i mohojmë vetes gjithë paperëndishmërinë. (Shih te Përkthimi i Joseph Smith-it, Mateu 16:25–29 [te Mateu 16:24, poshtëshënimi a]; Mosia 3:19.) Ta duam Perëndinë me gjithë fuqinë, mendjen e forcën tonë. (Shih te Mateu 22:36–38; Omni 1:26.) | Çfarë premton Ati Qiellor Hiri i Tij është i mjaftueshëm dhe mund të na bëjë të përsosur. (Shih te 2 Nefi 10:24; 25:23; Ethëri 12:27; Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Hir”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org.) Ne do të shenjtërohemi dhe do të marrim një heqje të mëkateve tona. (Shih tek 3 Nefi 27:20; Doktrina e Besëlidhje 76:41; Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Shenjtërim”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org.) Ne do të bëhemi të shenjtë pa njollë. (Shih te Levitiku 19:2; Doktrina e Besëlidhje 87:8; Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Shenjtë (i)”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org.) |
-
Cilat ftesa ose premtime janë më kuptimplotat për ty dhe përse?
-
Si mund të të ndihmojë të vepruarit sipas këtyre ftesave që të vish te Jezu Krishti?
-
Çfarë parimesh mund të mësojmë nga Moroni 10:30–34?
Një parim që mësojmë, është: ndërsa vijmë te Jezu Krishti, ne mund të përsosemi në Të.
“Ejani te Krishti dhe përsosuni në të”
-
Çfarë bëri Jezu Krishti që ne të mund t’i marrim premtimet te Moroni 10:30–34 dhe të përsosemi në Të?
-
Si e ke parë hirin (ndihmën ose forcën hyjnore) të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit të veprojnë në jetën tënde?
-
A ka ndonjë gjë të paperëndishme në jetën time që është e nevojshme t’ia mohoj vetes (për shembull, ndikime të medias ose vese)?
-
Si mund ta dua Perëndinë më mirë me gjithë fuqinë, mendjen dhe forcën time?
-
Si do të më ndihmojë bërja e këtyre gjërave që të bëhem më shumë si Jezu Krishti?