“Zotërimi Doktrinor: Përsëritje e Vlerësimit 1: 1 Nefi 3:7 deri te Mosia 18:8–10”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Zotërimi Doktrinor: Përsëritje e Vlerësimit 1”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Zotërimi Doktrinor: Përsëritje e Vlerësimit 1
1 Nefi 3:7 deri te Mosia 18:8–10
Kjo përsëritje e vlerësimit të zotërimit doktrinor është hartuar si një përvojë e të mësuarit për t’i ndihmuar nxënësit t’i përsëritin 12 fragmentet e zotërimit doktrinor që gjenden nga 1 Nefi deri te Mosia. Ajo do t’i lejojë ata ta demonstrojnë kuptueshmërinë dhe zbatimin e të vërtetave në këto fragmente. Gjithashtu, ajo është hartuar për t’i ndihmuar nxënësit të përgatiten për vlerësimin e ardhshëm (“Zotërimi Doktrinor: Vlerësimi 1”).
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Veprimtaria 1 e Përsëritjes: Njihi referencat e shkrimit të shenjtë dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë
Frazat Kyç |
Referencat nga Shkrimet e Shenjta |
---|---|
Frazat Kyç
| Referencat nga Shkrimet e Shenjta |
Frazat Kyç
| Referencat nga Shkrimet e Shenjta |
Frazat Kyç
| Referencat nga Shkrimet e Shenjta |
Frazat Kyç
| Referencat nga Shkrimet e Shenjta |
Frazat Kyç
| Referencat nga Shkrimet e Shenjta |
Frazat Kyç
| Referencat nga Shkrimet e Shenjta |
Frazat Kyç
| Referencat nga Shkrimet e Shenjta |
Frazat Kyç
| Referencat nga Shkrimet e Shenjta |
Frazat Kyç
| Referencat nga Shkrimet e Shenjta |
Frazat Kyç
| Referencat nga Shkrimet e Shenjta |
Frazat Kyç
| Referencat nga Shkrimet e Shenjta |
Frazat Kyç
| Referencat nga Shkrimet e Shenjta |
Veprimtaria 2 e Përsëritjes: Njihi referencat e shkrimit të shenjtë dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë
Plotësoji vendet bosh me fjalën ose fjalët që mungojnë nga frazat kyç të shkrimit të shenjtë.
-
“Ata janë të lirë të lirinë dhe e përjetshme … ose … dhe vdekjen” (2 Nefi 2:27).
-
“Kur jeni në e bashkë tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e tuaj” (Mosia 2:17).
-
“Zhv[ishe] njeriun dhe … bëh[u] një nëpërmjet së Krishtit Zot” (Mosia 3:19).
-
“Besoni në ; … se ai ka të gjithë ” (Mosia 4:9).
-
“ në emrin e Zotit, si një … që ju keni hyrë në një me të” (Mosia 18:8–10).
Veprimtaria 3 e Përsëritjes: Zbatoje doktrinën
-
Një i ri duhet të marrë një vendim të rëndësishëm që mund të ndikojë shumë në të ardhmen e tij. Ai është në ankth dhe i pasigurt se çfarë zgjedhje të bëjë.
-
Prindërit e një të reje nuk e përkrahin vendimin e saj për t’i zbatuar urdhërimet e Perëndisë. Ajo dëshiron të jetë e bindur, por kjo duket shumë e vështirë në rrethanat e saj.
-
Një nga shokët e tu e përqeshin shokët e tij të klasës për shkak se e jeton ungjillin e Jezu Krishtit. Ti duhet ta sigurosh atë se ia vlen të qëndrojë besnik ndaj besëlidhjeve të tij.
Veprimtaria 4 e Përsëritjes: Përdori parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore
Ti ke një mike që po bën pyetjen se përse disa gjëra që i janë mësuar në kohët e fundit në shkollë, duket se bien ndesh me atë që Perëndia ka dhënë mësim nëpërmjet shkrimeve të shenjta dhe profetëve bashkëkohorë.
Mësoji mikes sate tre parimet vijuese të marrjes së njohurisë shpirtërore dhe se si ajo mund t’i përdorë ato për t’u drejtuar tek Ati Qiellor për ndihmë për shqetësimet e saj.
-
Vepro me besim
-
Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm
-
Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore
-
Cilat fragmente të zotërimit doktrinor nga 1 Nefi deri te Mosia mund ta ndihmojnë miken tënde? Si mund të ndihmojnë këto fragmente?
-
Në ç’mënyrë është e dobishme t’i përdorim parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore kur ne po kërkojmë përgjigje për pyetjet apo shqetësimet tona?
-
Si i ke përdorur këto parime për t’i ndihmuar të tjerët ose për t’i zgjidhur shqetësimet e tua?
Veprimtaria 5 e Përsëritjes: Fragmente me kuptim të veçantë në jetën tënde
Zotërimi Doktrinor: Vlerësimi 1 – Udhëzuesi Studimor
Mësoje përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë
Njihu me referencat e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë. Nëse dëshiron, mund ta shkarkosh dhe ta përdorësh programin për telefonat celularë Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] që të të ndihmojë për përsëritjen.
Referenca e Shkrimit të Shenjtë |
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë |
---|---|
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Unë do të shkoj dhe do të bëj gjërat që Zoti ka urdhëruar.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Adami ra që njerëzit të mund të jenë; dhe njerëzit janë, që ata të mund të kenë gëzim.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ata janë të lirë të zgjedhin lirinë dhe jetën e përjetshme … ose … robërinë dhe vdekjen.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Të gjithë janë njësoj para Perëndisë.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë Perëndia “do t’u jap[ë] fëmijëve të njerëzve rresht pas rreshti, parim pas parimi”. |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ushqehuni me bollëk me fjalët e Krishtit; pasi, vini re, fjalët e Krishtit do t’ju tregojnë të gjitha gjërat që ju duhet të bëni.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ju duhet të luteni gjithmonë.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “At[a] që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë … janë të bekuar në të gjitha gjërat.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Zhv[ishe] njeriun e natyrshëm dhe … bëh[u] një shenjtor nëpërmjet shlyerjes së Krishtit Zot.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Besoni në Perëndinë; … besoni se ai ka të gjithë diturinë.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Pagëz[ohuni] në emrin e Zotit, si një dëshmi … që ju keni hyrë në një besëlidhje me të.” |
Zbatoje doktrinën në situata nga jeta reale
-
Përdor një ose më shumë fragmente të shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor për ta ndihmuar dikë që dëshiron udhërrëfim për marrjen e vendimeve të rëndësishme në jetën e tij ose të saj.
-
Zgjidh një ose më shumë fragmente për ta ndihmuar dikë që ndien se rrethanat e tij ia bëjnë të vështirë t’i zbatojë urdhërimet e Perëndisë.
-
Zgjidhe njërin prej fragmenteve të zotërimit doktrinor dhe mendo për një situatë ku të vërtetat që jepen mësim në atë fragment, mund ta ndihmojnë një adoleshent në jetën e tij ose të saj. Nëse është e mundur, mendo për situata reale që ti i di ose me të cilat je përballur vetë.
-
Ji i përgatitur të tregosh se cili nga fragmentet e zotërimit doktrinor ka ndikuar më shumë tek ti. Çfarë të mëson ai fragment rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?
Parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore
Shqyrtoji paragrafët 5–12 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te materiali Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023). Përsiat se si mund t’i përdorësh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore për ta ndihmuar dikë ta kapërcejë një sfidë ose shqetësim me të cilin ai ose ajo po përballet.