Seminari
Zotërimi Doktrinor: Përsëritje e Vlerësimit 2: Alma 7:11–13 deri te Moroni 10:4–5


“Zotërimi Doktrinor: Përsëritje e Vlerësimit 2: Alma 7:11–13 deri te Moroni 10:4–5”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Zotërimi Doktrinor: Përsëritje e Vlerësimit 2”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Zotërimi Doktrinor: Përsëritje e Vlerësimit 2

Alma 7:11–13 deri te Moroni 10:4–5

Kjo përsëritje e vlerësimit të zotërimit doktrinor është hartuar si një përvojë e të mësuarit për t’i ndihmuar nxënësit t’i përsëritin 12 fragmentet e zotërimit doktrinor nga Alma deri te Moroni. Ajo do t’i lejojë ata ta demonstrojnë kuptueshmërinë dhe zbatimin e të vërtetave në këto fragmente. Gjithashtu, ajo është hartuar për t’i ndihmuar nxënësit të përgatiten për vlerësimin e ardhshëm (“Zotërimi Doktrinor: Vlerësimi 2”)

Kjo përvojë e të mësuarit do t’u jepte nxënësve më shumë dobi nëse mund të punojnë së bashku gjatë një ore mësimore. Nëse jeni një mësues me studim në shtëpi ose përmes internetit, sigurohuni ta bëni këtë gjatë njërës prej orëve mësimore javore.

Përdoreni këtë përsëritje dhe kryejeni vlerësimin e zotërimit doktrinor në çfarëdo kohe pasi t’i keni dhënë mësim të gjitha fragmentet e zotërimit doktrinor nga Alma 7:11–13 deri te Moroni 10:4–5. Lejoni kohë të mjaftueshme ndërmjet kësaj përsëritjeje dhe vlerësimit që nxënësit t’i studiojnë fragmentet që nuk i dinë mirë. Mund të jetë e nevojshme të jepen disa nga mësimet e zotërimit doktrinor përpara se të dalin në rendin e mësimit në mënyrë që vlerësimi të mund të kryhet përpara fundit të vitit.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Merrini parasysh nevojat e nxënësve tuaj dhe përzgjidhni nga kjo përsëritje pjesët që do t’i ndihmojnë ata më së miri në përgatitjen për “Zotërimi Doktrinor: Vlerësimi 2”. Gjatë gjithë kësaj përsëritjeje, ftojini nxënësit t’i shënojnë fragmentet që ata nuk i dinë aq mirë dhe të bëjnë plane për t’i studiuar dhe për t’i përsëritur këto fragmente gjatë përgatitjes për vlerësimin.

Pyetësorët në veprimtaritë e përsëritjes 1 dhe 2 janë sugjerime për t’i ndihmuar nxënësit t’i përsëritin referencat dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë që i kanë studiuar gjatë kësaj gjysme të kursit. Mund të përdoren veprimtari të ndryshme për ta realizuar këtë sipas nevojave të nxënësve. Idetë shtesë mund të gjenden në mësimet e mëparshme të përsëritjes së zotërimit doktrinor ose në programin për telefonat celularë Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor].

Veprimtaria 1 e Përsëritjes: Lidhi referencat e shkrimit të shenjtë dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë

Merreni parasysh ta përdorni pyetësorin vijues për t’i ndihmuar nxënësit t’i përsëritin referencat e shkrimit të shenjtë dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë që i kanë studiuar gjatë kësaj gjysme të kursit.

Përgjigjet e duhura: 1-c, 2-e, 3-a, 4-i, 5-f, 6-b, 7-j, 8-h, 9-k, 10-l, 11-g, 12-d

Në vend të pyetësorit, ju mund ta printoni secilën prej 12 referencave të shkrimit të shenjtë dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë në shirita letre të veçantë. Jepini çdo nxënësi një letër dhe ftojini ata të gjejnë dhe qëndrojnë pranë personit, letra e të cilit, ka referencën ose frazën kyç përkatëse të shkrimit të shenjtë. Më pas, ju mund t’i përzieni letrat dhe ta përsëritni veprimtarinë edhe disa herë.

Lidhi frazat kyç vijuese në kolonën e majtë me referencat e sakta të fragmentit të zotërimit doktrinor në kolonën e djathtë.

Frazat Kyç

Referencat nga Shkrimet e Shenjta

  1. “Mos shko më pas epsheve të syve të tua.”

  1. Alma 7:11–13

  1. “Është mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë … që ju duhet të ndërtoni themelin tuaj.”

  1. Alma 34:9–10

  1. “Dhe ai do të shkojë përpara, duke vuajtur dhimbje dhe hidhërime dhe tundime të çdo lloji.”

  1. Alma 39:9

  1. “Ju nuk do të merrni asnjë dëshmi, deri pas provës së besimit tuaj.”

  1. Alma 41:10

  1. “Unë kam plotësuar vullnetin e Atit në të gjitha gjërat që nga fillimi.”

  1. Helamani 5:12

  1. “Duhet të bëhet një shlyerje, … një flijim i pafundmë dhe i përjetshëm.”

  1. 3 Nefi 11:10–11

  1. “Në qoftë se njerëzit vijnë tek unë, … atëherë unë do të bëj që gjërat e dobëta, të bëhen të forta në ta.”

  1. 3 Nefi 12:48

  1. “Ejani tek unë dhe pagëzohuni … që të shenjtëroheni nëpërmjet marrjes së Frymës së Shenjtë.”

  1. 3 Nefi 27:20

  1. “Dashuria hyjnore është dashuria e pastër e Krishtit.”

  1. Ethëri 12:6

  1. “Kërkoni me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht. … Dhe nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju mund të dini të vërtetën e të gjitha gjërave.”

  1. Ethëri 12:27

  1. “[Ji]ni të përkryer, madje, sikurse jam unë, ose të përkryer si Ati juaj që është në qiell.”

  1. Moroni 7:45–48

  1. “Ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi.”

  1. Moroni 10:4–5

Veprimtaria 2 e Përsëritjes: Njihi frazat kyç të shkrimit të shenjtë

Veprimtaria vijuese me plotësimin e vendeve bosh mund të përdoret për t’i ndihmuar nxënësit t’i përsëritin frazat kyç të shkrimit të shenjtë.

Përgjigjet e duhura: 1. të sinqertë; qëllim; dini 2. shlyerje; i pafundmë; i përjetshëm 3. shkëmbin; Shëlbuesit; themelin 4. dëshmi; provës; besimit 5. vullnetin; Atit; fillimi

Një mënyrë tjetër për t’i ndihmuar nxënësit t’i përsëritin frazat kyç të shkrimit të shenjtë është t’i vini ata t’i renditin frazat në rendin e duhur. Shtypeni në letër secilën frazë dhe priteni që të ketë vetëm një fjalë në secilin shirit letre. Mund t’i ndani nxënësit në grupe të vogla dhe t’i jepni secilit grup një grup letrash që do të formojnë një frazë kyç të plotë të shkrimit të shenjtë. Ftojini grupet t’i renditin fjalët në rendin e duhur që fraza kyç e shkrimit të shenjtë të formohet përsëri në rendin e saktë. Pasi grupet të përfundojnë, ata mund t’i shkëmbejnë letrat dhe ta përsëritin veprimtarinë.

Plotësoji vendet bosh me fjalët që mungojnë nga frazat kyç të shkrimit të shenjtë.

  1. “Kërkoni me një zemër , me të vërtetë duke pasur besim në Krisht. … Dhe nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju mund të të vërtetën e të gjitha gjërave.” (Moroni 10:4–5)

  2. “Duhet të bëhet një , … një flijim dhe .” (Alma 34:9–10)

  3. “Është mbi e tonë … që ju duhet të ndërtoni tuaj.” (Helamani 5:12)

  4. “Ju nuk do të merrni asnjë , deri pas tuaj.” (Ethëri 12:6)

  5. “Unë kam plotësuar e në të gjitha gjërat që nga .” (3 Nefi 11:10–11)

Veprimtaria 3 e Përsëritjes: Zbatoje doktrinën

Ndihmojini nxënësit ta ushtrojnë zbatimin e doktrinës që jepet mësim në fragmentet e zotërimit doktrinor, në situata nga jeta reale. Një mënyrë për ta bërë këtë do të ishte t’i paraqitni skenarët vijues. Më pas ftojini nxënësit të vendosin se cili fragment ose cilat fragmente të zotërimit doktrinor mund ta ndihmojë personin në secilin skenar. Ftojini nxënësit ta shpjegojnë se si doktrina që jepet mësim në fragmentin/et që zgjodhën, mund të ndihmojë.

Kjo veprimtari mund të zhvillohet individualisht, në grupe, si klasë ose një ndërthurje e të triave.

  1. Një e re që po mëson rreth Kishës, dëshiron të dijë se çfarë duhet të bëjë për ta ndjekur Jezu Krishtin.

  2. Kohët e fundit, një grup adoleshentësh filluan të tregoheshin të paedukatë ndaj shumë bashkëmoshatarëve të tyre në shkollë.

  3. Shoku yt nuk e kupton rëndësinë e Jezu Krishtit dhe të pyet se çfarë ka bërë Ai për ne.

  4. Një i ri dëshiron të dijë se si mund ta marrë ndihmën dhe forcën e Perëndisë për t’u mbrojtur nga tundimet e Satanit.

Veprimtaria 4 e Përsëritjes: Përdori parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore

Ndihmojini nxënësit t’i përsëritin parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore dhe jepuni atyre një mundësi për ta ushtruar përdorimin e tyre në situata nga jeta reale. Në vijim është një mënyrë për ta bërë këtë gjë.

Imagjinoje skenarin vijues:

Ndonjëherë një e re ndien sikur urdhërimet e Perëndisë janë tepër kufizuese. Ajo pyet veten a do të ishte më e lumtur nëse do të mund ta jetonte jetën e saj në cilëndo mënyrë që ajo e ndien se është më e mira.

Përsiat se si mund t’i përdorësh parimet vijuese të marrjes së njohurisë shpirtërore për ta ndihmuar këtë adoleshente ta kërkojë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin për të marrë ndihmë për shqetësimet e saj.

  • Vepro me besim.

  • Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm.

  • Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore.

  • Si mund ta përdorësh secilin prej tre parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore për të ndihmuar me këtë situatë?

  • Cilat fragmente të zotërimit doktrinor nga kjo gjysmë e kursit mund të ndihmojnë? Në ç’mënyrë?

  • Çfarë përvojash ke pasur me përdorimin e parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore për t’i zgjidhur shqetësimet e tua?

Veprimtaria 5 e Përsëritjes: Fragmente me kuptim të veçantë në jetën tënde

Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi fragmentin e zotërimit doktrinor që ka ndikuar më shumë tek ata. Për shembull, ata mund të zgjedhin një që i ndihmoi ta ndiejnë dashurinë e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit ose i ndihmoi ta kuptojnë më mirë Jezu Krishtin dhe Shlyerjen e Tij.

  • Cili fragment i zotërimit doktrinor ka qenë më kuptimplotë ose më i dobishëm për ty? Në ç’mënyrë ka qenë kuptimplotë ose i dobishëm?

Ti do të kesh mundësinë t’i japësh këto ide dhe përvoja si pjesë e vlerësimit.

ikona e fletushkës Merreni parasysh t’ua shpërndani nxënësve fletushkën vijuese për t’i ndihmuar ata të përgatiten për pjesën “Zotërimi Doktrinor: Vlerësimi 2”.

Zotërimi Doktrinor: Vlerësimi 2 – Udhëzuesi Studimor

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024) – “Zotërimi Doktrinor: Përsëritje e Vlerësimit 2: Alma 7:11–13 deri te Moroni 10:4–5”

Mësoji përmendsh referencat dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë

Njihu me referencat e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë. Nëse dëshiron, mund ta shkarkosh dhe ta përdorësh programin për telefonat celularë Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] që të të ndihmojë për përsëritjen.

Zotërimi Doktrinor për Librin e Mormonit: Alma–Moroni

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 7:11–13

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Dhe ai do të shkojë përpara, duke vuajtur dhimbje dhe hidhërime dhe tundime të çdo lloji.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 34:9–10

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Duhet të bëhet një shlyerje, … një flijim i pafundmë dhe i përjetshëm.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 39:9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Mos shko më pas epsheve të syve të tua.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 41:10

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Helamani 5:12

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Është mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë … që ju duhet të ndërtoni themelin tuaj.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

3 Nefi 11:10–11

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Unë kam plotësuar vullnetin e Atit në të gjitha gjërat që nga fillimi.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

3 Nefi 12:48

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“[Ji]ni të përkryer, madje, sikurse jam unë, ose të përkryer si Ati juaj që është në qiell.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

3 Nefi 27:20

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ejani tek unë dhe pagëzohuni … që të shenjtëroheni nëpërmjet marrjes së Frymës së Shenjtë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Ethëri 12:6

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ju nuk do të merrni asnjë dëshmi, deri pas provës së besimit tuaj.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Ethëri 12:27

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Në qoftë se njerëzit vijnë tek unë, … atëherë unë do të bëj që gjërat e dobëta, të bëhen të forta në ta.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Moroni 7:45–48

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Dashuria hyjnore është dashuria e pastër e Krishtit.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Moroni 10:4–5

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Kërkoni me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht … [dhe] nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju mund të dini të vërtetën e të gjitha gjërave.”

Zbatoje doktrinën në situata nga jeta reale

Përdor të paktën një fragment të shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor për të:

  • Shpjeguar çfarë na kërkon Perëndia të bëjmë për t’u kualifikuar për jetën e përjetshme.

  • Ndihmuar dikë që dëshiron të dijë se si mund ta forcojë dëshminë e vet.

  • Shpjeguar rëndësinë e misionit të Jezu Krishtit si Shpëtimtari dhe Shëlbuesi ynë.

  • Shpjeguar çfarë mund të bëjë Shpëtimtari për të na ndihmuar në sfidat ose tundimet tona.

Ji i përgatitur të tregosh se cili nga fragmentet e zotërimit doktrinor ka ndikuar më shumë te ti dhe përse.

Parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore

Shqyrtoji paragrafët 5–12 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te materiali Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023). Përsiat se si mund t’i përdorësh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore për ta ndihmuar dikë ta kapërcejë një sfidë ose shqetësim me të cilin ai ose ajo po përballet.