“Zotërimi Doktrinor: Vlerësimi 1: 1 Nefi 3:7 deri te Mosia 18:8–10”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Zotërimi Doktrinor: Vlerësimi 1”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Zotërimi Doktrinor: Vlerësimi 1
1 Nefi 3:7 deri te Mosia 18:8–10
Gjatë gjysmës së parë të këtij kursi, nxënësit studiuan 12 fragmentet e zotërimit doktrinor për Librin e Mormonit nga 1 Nefi deri te Mosia. Ky vlerësim është hartuar për ta vlerësuar aftësinë e nxënësve për t’i mbajtur mend referencat dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë për këto fragmente, si edhe aftësinë e tyre për t’i përdorur ato në situata nga jeta reale. Ai do të vlerësojë gjithashtu kuptueshmërinë e nxënësve për parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.
Zotërimi Doktrinor për Librin e Mormonit: Vlerësimi 1
Referencat e zotërimit doktrinor
Për pyetjet 1–3, shkruaj shkronjën e referencës përkatëse në vendin bosh pranë çdo fraze. Të lutem, mos i përdor shkrimet e tua të shenjta për këtë pjesë të vlerësimit.
Frazat Kyç |
Referencat nga Shkrimet e Shenjta |
---|---|
Frazat Kyç
| Referencat nga Shkrimet e Shenjta |
Frazat Kyç
| Referencat nga Shkrimet e Shenjta |
Frazat Kyç
| Referencat nga Shkrimet e Shenjta |
Referencat nga Shkrimet e Shenjta | |
Referencat nga Shkrimet e Shenjta |
Frazat kyç të shkrimit të shenjtë
Për pyetjet 4–6, plotëso fjalët që mungojnë në frazat kyç të shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor. Të lutem, mos i përdor shkrimet e tua të shenjta për këtë pjesë të vlerësimit.
-
“Kur jeni në e bashkë tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e tuaj” (Mosia 2:17).
-
“Zhv[ishe] njeriun dhe … bëh[u] një nëpërmjet së Krishtit Zot” (Mosia 3:19).
-
“ në emrin e Zotit, si një … që ju keni hyrë në një me të” (Mosia 18:8–10).
Zbatimi në situatat nga jeta reale
Mund t’i përdorësh shkrimet e tua të shenjta për pjesën e mbetur të vlerësimit.
Për pyetjet 7–8, përcakto një ose më shumë fragmente të zotërimit doktrinor që mund ta ndihmojnë dikë në situatat vijuese, dhe shpjego se si e vërteta ose të vërtetat në fragment/e mund të ndihmojnë. Më pas ndiqi udhëzimet për pyetjen 9.
-
Një i ri duhet të marrë një vendim të rëndësishëm që mund të ndikojë shumë në të ardhmen e tij. Ai është në ankth dhe i pasigurt se çfarë zgjedhje të bëjë.
-
Një e re jeton në një situatë që ajo e ndien se ia bën shumë të vështirë që t’i zbatojë urdhërimet e Perëndisë. Ajo dëshiron të jetë e bindur, por kjo duket shumë e vështirë në rrethanat e saj.
-
Zgjidhe cilindo prej 12 fragmenteve të zotërimit doktrinor nga 1 Nefi deri te Mosia, si dhe trego një situatë ku të vërtetat që jepen mësim në atë fragment, mund ta ndihmojnë një adoleshent në jetën e tij ose të saj.
Parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore
Për pyetjet 10–11, demonstro njohurinë dhe aftësinë tënde për t’i përdorur parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.
-
Shpjegoji shkurtimisht tre parimet vijuese të marrjes së njohurisë shpirtërore me fjalët e tua.
-
Vepro me besim.
-
Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm.
-
Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore.
-
-
Një mike po bën pyetjen se përse disa gjëra që i janë mësuar në kohët e fundit në shkollë, duket se e kundërshtojnë atë që Perëndia ka dhënë mësim nëpërmjet shkrimeve të shenjta dhe profetëve bashkëkohorë. Përgjigju për pyetjet vijuese:
-
Çfarë gjërash të veçanta mund të bëjë ajo për të vepruar me besim?
-
Si mund ta ndihmojë atë të parit e kësaj situate me një këndvështrim të përjetshëm?
-
Fragmentet e zotërimit doktrinor janë shembuj të burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore. Cili/ët fragment/e i/të zotërimit doktrinor nga 1 Nefi deri te Mosia mund ta ndihmojë/në miken tënde? Në ç’mënyrë?
-
Ndikimi në jetën tënde
-
Cili është një fragment i zotërimit doktrinor që e studiove këtë semestër, i cili ka ndikuar te ti? Si ka ndikuar te ti? Çfarë të mëson ky fragment rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?