Seminari
Zotërimi Doktrinor: Vlerësimi 2: Alma – Moroni


“Zotërimi Doktrinor: Vlerësimi 2: Alma – Moroni”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Zotërimi Doktrinor: Vlerësimi 2”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Zotërimi Doktrinor: Vlerësimi 2

Alma Moroni

Gjatë gjysmës së dytë të këtij kursi, nxënësit studiuan 12 fragmentet e zotërimit doktrinor nga Alma deri te Moroni. Ky vlerësim është hartuar për ta vlerësuar aftësinë e nxënësve për t’i mbajtur mend referencat e shkrimit të shenjtë dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë për këto fragmente, si edhe aftësinë e tyre për t’i zbatuar ato në situata nga jeta reale. Ai do të vlerësojë gjithashtu kuptueshmërinë e nxënësve për parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.

Kryejeni këtë vlerësim të zotërimit doktrinor çdo herë pasi t’i keni dhënë mësim të gjitha fragmentet e zotërimit doktrinor nga Alma 7:11–13 deri te Moroni 10:4–5. Për t’i ndihmuar nxënësit të përgatiten, jepni mësimin “Zotërimi Doktrinor: Përsëritje e Vlerësimit 2” ose jepuni nxënësve udhëzuesin studimor që gjendet në fund të atij mësimi. Mund të jetë e nevojshme të jepen disa nga mësimet e zotërimit doktrinor përpara se të dalin në rendin e mësimit në mënyrë që vlerësimi të mund të kryhet përpara fundit të vitit.

Nëse është e mundur, kryejeni këtë vlerësim me prani fizike dhe vlerësojeni atë sapo nxënësit ta kenë përfunduar. Ju mund ta çmoni personalisht çdo vlerësim dhe t’i diskutoni përgjigjet e sakta më pas si klasë, ose mund ta ftoni secilin nxënës ta çmojë të vetin. Për shkak se nxënësit mund të tregojnë informacion personal në disa prej përgjigjeve të tyre, mos u kërkoni nxënësve t’i çmojnë vlerësimet e nxënësve të tjerë.

Krahas vlerësimit të njohurive të tanishme të nxënësve, përvoja e kryerjes dhe e diskutimit të vlerësimit ka për qëllim të jetë një kohë për reflektim vetjak kuptimplotë për nxënësit. Ndërkohë që i diskutoni pyetjet 7–12, ftojini nxënësit të tregojnë se përse i zgjodhën ato përgjigje dhe të shpjegojnë mënyrën se si fragmenti/et që zgjodhën, mund t’i ndihmojë ata në situatat e përshkruara. Ndihmojini nxënësit ta kuptojnë çdo pyetje së cilës mund t’i jenë përgjigjur në mënyrë të gabuar. Gjeni kohë për t’u përgjigjur për çdo pyetje tjetër që mund të kenë nxënësit.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Zotërimi Doktrinor për Librin e Mormonit: Vlerësimi 2

Referencat e zotërimit doktrinor

Për pyetjet 1–3, shkruaj shkronjën e referencës përkatëse në vendin bosh pranë çdo fraze. Të lutem, mos i përdor shkrimet e tua të shenjta për këtë pjesë të vlerësimit.

Frazat Kyç

Referencat nga Shkrimet e Shenjta

  1. “Dashuria hyjnore është dashuria e pastër e Krishtit.”

  1. Alma 39:9

  1. “Dhe ai do të shkojë përpara, duke vuajtur dhimbje dhe hidhërime dhe tundime të çdo lloji.”

  1. Alma 41:10

  1. “Mos shko më pas epsheve të syve të tua.”

  1. Moroni 7:45–48

  1. Helamani 5:12

  1. Alma 7:11–13

Frazat kyç të shkrimit të shenjtë

Për pyetjet 4–6, plotëso fjalët që mungojnë në frazat kyç të shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor. Të lutem, mos i përdor shkrimet e tua të shenjta për këtë pjesë të vlerësimit.

  1. “Kërkoni me një zemër , me të vërtetë duke pasur besim në Krisht. … Dhe nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju mund të të vërtetën e të gjitha gjërave.” (Moroni 10:4–5)

  2. “Është mbi e tonë … që ju duhet të ndërtoni tuaj.” (Helamani 5:12)

  3. “Ju nuk do të merrni asnjë , deri pas tuaj.” (Ethëri 12:6)

Zbatimi në situatat nga jeta reale

Mund t’i përdorësh shkrimet e tua të shenjta për pjesën e mbetur të vlerësimit.

Për pyetjet 7–9, përcakto një ose më shumë fragmente të zotërimit doktrinor nga Alma deri te Moroni, që mund ta ndihmojnë dikë në situatat vijuese. Shpjegoje përse e përzgjodhe atë fragment/e.

  1. Një e re që po mëson rreth Kishës, dëshiron të dijë se çfarë duhet të bëjë për ta ndjekur Jezu Krishtin.

  2. Shoku yt nuk e kupton rëndësinë e Jezu Krishtit dhe të pyet se çfarë ka bërë Ai për ne.

  3. Një i ri dëshiron të dijë se si mund ta marrë ndihmën dhe forcën e Perëndisë për t’u mbrojtur nga tundimet e Satanit.

Parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore

Për pyetjet 10–11, demonstro njohurinë dhe aftësinë tënde për t’i përdorur parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.

  1. Si do t’ia shpjegosh dikujt parimet vijuese të marrjes së njohurisë shpirtërore?

    1. Vepro me besim.

    2. Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm.

    3. Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore.

  2. Ndonjëherë një e re ndien sikur urdhërimet e Perëndisë janë tepër kufizuese. Ajo pyet veten a do të ishte më e lumtur nëse do të mund ta jetonte jetën e saj në cilëndo mënyrë që ajo e ndien se është më e mira.

    Përgjigju për pyetjet vijuese:

    1. Çfarë gjërash të veçanta mund të bëjë ky person për të vepruar me besim?

    2. Si mund ta ndihmojë atë të parit e kësaj situate me një këndvështrim të përjetshëm?

    3. Fragmentet e zotërimit doktrinor janë shembuj të burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore. Cili fragment/e i zotërimit doktrinor mund të jetë i dobishëm në këtë situatë? Në ç’mënyrë?

  3. Nga 12 fragmentet e zotërimit doktrinor që studiove në gjysmën e dytë të Librit të Mormonit, cili fragment i zotërimit doktrinor ka qenë veçanërisht i dobishëm ose domethënës për ty? Përse?

Jepuni nxënësve kohë të mjaftueshme për ta përfunduar vlerësimin. Pasi nxënësit ta kenë përfunduar, rishikojeni atë si klasë. Mund t’i çmoni vlerësimet ose t’i vini nxënësit ta korrigjojnë punën e tyre.

Përgjigjet e duhura:

  1. c. Moroni 7:45–48

  2. e. Alma 7:11–13

  3. a. Alma 39:9

  4. të sinqertë; qëllim; dini

  5. shkëmbin; Shëlbuesit; themelin

  6. dëshmi; provës; besimit

  7. Përgjigjet e mundshme përfshijnë vargjet te 3 Nefi 27:20 ose Moroni 7:45–48, por nxënësit mund të marrin merita për përdorimin e çdo fragmenti të zotërimit doktrinor nëse mund ta shpjegojnë se si zbatohet e vërteta në atë fragment.

  8. Përgjigjet e mundshme përfshijnë vargjet tek Alma 7:11–13 ose Alma 34:9–10, por nxënësit mund të marrin merita për përdorimin e çdo fragmenti të zotërimit doktrinor nëse mund ta shpjegojnë se si zbatohet e vërteta në atë fragment.

  9. Përgjigjet e mundshme përfshijnë vargjet te Helamani 5:12 ose Ethëri 12:27, por nxënësit mund të marrin merita për përdorimin e çdo fragmenti të zotërimit doktrinor nëse mund ta shpjegojnë se si zbatohet e vërteta në atë fragment.

  10. Nxënësit duhet të jenë në gjendje t’i shpjegojnë shkurtimisht parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Merreni parasysh t’i ftoni ata t’i krahasojnë përgjigjet e tyre me paragrafët 5–12 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023).

  11. Nxënësit duhet të jenë në gjendje të shpjegojnë se si kjo e re mund të veprojë me besim dhe t’i shqyrtojë konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm. Ata duhet të përcaktojnë edhe një fragment të zotërimit doktrinor që mund të ndihmojë për shqetësimet e saj. Përgjigjet e mundshme përfshijnë vargun tek Alma 41:10, Ethëri 12:6 dhe Moroni 10:4–5.

  12. Për sa kohë që nxënësit i përgjigjen kësaj pyetjeje me sinqeritet dhe plotësisht, atyre duhet t’u njihet merita. Ftojini nxënësit të diskutojnë për fragmentin e zotërimit doktrinor që zgjodhën për pyetjen 12 dhe arsyen përse e zgjodhën atë. Mund të jetë e efektshme që t’u kërkoni sa më shumë nxënësve të jetë e mundur të flasin gjatë kohës së mbetur. Ftojini ata të tregojnë atë që fragmenti që zgjodhën, u mëson atyre rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

Përfundojeni vlerësimin me një dëshmi për fuqinë e njohjes së doktrinës së Jezu Krishtit siç gjendet në shkrimet e Tij të shenjta, dhe të qenit të përgatitur për t’i zbatuar mësimet e Tij në situata nga jeta reale.