Dhiata e Vjetër 2022
9 Tetor. Përse Jezu Krishti Duhet të Jetë në Qendër të Jetës Sime? Isaia 58–66


“9 Tetor. Përse Jezu Krishti Duhet të Jetë në Qendër të Jetës Sime? Isaia 58–66”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2022 (2021)

“9 Tetor. Përse Jezu Krishti Duhet të Jetë në Qendër të Jetës Sime?” Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2022

Jezu Krishti

9 Tetor

Përse Jezu Krishti Duhet të Jetë në Qendër të Jetës Sime?

Isaia 58–66

ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtar i presidencës së kuorumit ose një anëtare e presidencës së klasës; 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Të Rejave ose Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone. Më pas, përveç këshillimit rreth punëve të veçanta të klasës ose kuorumit, ju mund të doni të diskutoni për mbresat dhe temat nga konferenca e përgjithshme. Pyetjet në vijim mund të ndihmojnë.

  • Cilat tema ose mesazhe na bënë përshtypje? Çfarë e forcoi besimin tonë te Jezu Krishti?

  • Çfarë i forcoi dëshmitë tona për profetët e gjallë? Çfarë u ndiem të nxitur të bëjmë për shkak të asaj që mësuam apo ndiem?

  • Çfarë na nevojitet të bëjmë si klasë ose kuorum për të kujtuar dhe vepruar sipas këshillës që dëgjuam në konferencën e përgjithshme?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojuni anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit planet dhe ftesat e bëra gjatë mbledhjes.

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

“Unë do të gëzohem shumë tek Zoti, shpirti im do të kremtojë Perëndinë tim”, tha Isaia “sepse më ka veshur me rrobat e shpëtimit, më ka mbuluar me mantelin e drejtësisë” (Isaia 61:10). Përse “gëzohe[ni] … tek Zoti”? Ashtu si Isaia, kur e dallojmë atë që Zoti ka bërë për ne, ne gëzohemi dhe flasim shpesh për “mirësitë e Zotit, lavdimet e Zotit” (Isaia 63:7).

Si ndihen ata të cilëve u jepni mësim, për Shpëtimtarin? Çfarë mund t’i ndihmojë ata të ndiejnë dashuri dhe nderim më të madh për Të? Çfarë mund t’i ndihmojë ata ta ndiejnë dashurinë e Tij? Ndërsa i përsiatni këto pyetje dhe lexoni kapitujt Isaia 58–66, ju gjithashtu mund të shqyrtoni mesazhin e Plakut Methju S. Holland “Dhurata e Mrekullueshme e Birit” (Liahona, nëntor 2020, f. 45–47) dhe mesazhin e Motrës Kristina B. Franko “Fuqia Shëruese e Jezu Krishtit” (Liahona, nëntor 2020, f. 60–62).

e re duke studiuar shkrimet e shenjta

Ndërsa mësojmë më shumë rreth Shpëtimtarit, ne frymëzohemi që ta bëjmë Atë qendrën e jetës sonë.

Mësoni së Bashku

Ndërsa anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit mësojnë rreth misionit që Jezu Krishti u dërgua të përmbushte, ata ose ato do të jenë më të frymëzuar/a për ta bërë Shpëtimtarin qendrën e jetës së tyre. Ndoshta ata mund të shqyrtojnë vargjet tek Isaia 61:1–3 dhe të bëjnë në tabelë një listë të gjërave që Shpëtimtari u caktua të bënte (shih edhe Lluka 4:16–20). Si i përmbushi Shpëtimtari këto aspekte të misionit të Tij? Si i përmbush Ai ato në jetën tonë tani? Idetë më poshtë mund ta ndihmojnë klasën ose kuorumin tuaj ta vazhdojë diskutimin rreth arsyes përse Jezu Krishti duhet të jetë qendra e jetës sonë.

  • Konferenca e përgjithshme gjithmonë ka mesazhe që dëshmojnë për Jezu Krishtin. Ju mund t’i ftoni disa anëtare të klasës ose anëtarë të kuorumit të tregojnë diçka që mësuan rreth Shpëtimtarit gjatë konferencës së përgjithshme. Nxitini ata të tregojnë se si ndihen rreth Shpëtimtarit për shkak të asaj që mësuan.

  • Shkrimet e shenjta mund t’i ndihmojnë të rinjtë dhe të rejat ta kuptojnë më mirë përse Shpëtimtari duhet të jetë në qendër të jetës së tyre. Ju mund të shkruani në tabelë Përse Jezu Krishti duhet të jetë në qendër të jetës sime? Kërkojuni të rinjve dhe të rejave të japin mendimet e tyre. Më pas ju mund t’u kërkoni atyre (individualisht ose në grupe) që t’i shqyrtojnë shkrimet e shenjta nën pjesën “Burime Mbështetëse” që të gjejnë përgjigje shtesë. Ftojini të rinjtë dhe të rejat të tregojnë se çfarë mësuan dhe përse është domethënëse për ta.

  • Merrni parasysh t’u kërkoni atyre të cilëve u jepni mësim, të përshkruajnë ditën më të rëndësishme të jetës së tyre. Cila mund të jetë dita më e rëndësishme në histori? Ftojini ata të zbulojnë se cila tha Plaku Diter F. Uhtdorf se ishte dita më e rëndësishme duke shqyrtuar mesazhin e tij “Shiheni Njeriun!” (Liahona, maj 2018, f. 107–110). Nxitini të rinjtë dhe të rejat të kërkojnë bekimet që Plaku Uhtdorf u premtoi atyre që “[e] shohin” Jezu Krishtin. Ata gjithashtu mund të tregojnë se çfarë po bëjnë për ta bërë Shpëtimtarin qendrën e jetës së tyre të përditshme. Ju mund t’i nxitni ata të marrin parasysh atë që mund të bëjnë për t’iu afruar më shumë Jezu Krishtit dhe për të vendosur një synim për ta bërë atë.

  • Nëse dikush do të na pyeste se përse besojmë te Jezu Krishti, çfarë do t’i thoshim? Nxitini të rinjtë dhe të rejat të tregojnë mendimet e tyre dhe t’i shkruajnë ato në tabelë. Ju gjithashtu mund t’i ftoni ata të shqyrtojnë dokumentin “Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve” (ChurchofJesusChrist.org) ose “Me Anë të Krishtit Ne Mund Të Pastrohemi nga Mëkati” te kapitulli 3 i materialit Predikoni Ungjillin Tim ([2005], f. 60–61). Nxitini të kërkojnë të vërtetat e thjeshta që do të tregonin për të shpjeguar se përse Shpëtimtari është i rëndësishëm për ta. Ata mund t’i shtojnë të vërtetat që gjejnë te lista në tabelë dhe të diskutojnë se si mund t’ua tregojnë këto të vërteta njerëzve që njohin.

Veproni me Besim

Nxitini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të përsiatin dhe ta shënojnë atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Nëse do të duan, mund t’i shprehin idetë e tyre. Ftojini të mendojnë mbi mënyrën se si do të forcohen marrëdhëniet e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin, nëse ata veprojnë sipas mbresave të veta.

Burime Mbështetëse

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

“Çdo individ në klasën tuaj është një burim i pasur i dëshmisë, ideve dhe përvojave lidhur me të jetuarin e ungjillit. Ftojini të ndajnë me njëri‑tjetrin dhe ta lartësojnë njëri‑tjetrin” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 5).