Eja, Më Ndiq
Zëra të Rivendosjes: Përkthimi i Librit të Mormonit


“Zëra të Rivendosjes: Përkthimi i Librit të Mormonit”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Doktrina e Besëlidhje 2025 (2025)

“Përkthimi i Librit të Mormonit”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2025

ikona zëra të rivendosjes

Zëra të Rivendosjes

Përkthimi i Librit të Mormonit

Në prill 1829, muaji kur u morën seksionet 6–9 të librit Doktrina e Besëlidhje, puna kryesore e Jozef Smithit ishte përkthimi i Librit të Mormonit. Ne nuk dimë shumë hollësi rreth procesit plot mrekulli të përkthimit, por ne e dimë vërtet se Jozef Smithi ishte një shikues, i ndihmuar nga mjetet që Perëndia kishte përgatitur: dy gurë të tejdukshëm që quheshin Urimi e Thumimi dhe një gur tjetër që quhej një gur shikues.

Kur e pyetën më vonë që të tregonte se si u përkthye ky anal, Jozefi tha “se nuk kishte për qëllim t’i tregonte botës të gjitha hollësitë”. Ai shpesh thjesht shpallte se ai u përkthye “me anë të dhuratës dhe fuqisë së Perëndisë”.

Thëniet në vijim, nga dëshmitarë okularë të procesit të përkthimit, e përkrahin dëshminë e Jozefit.

Kutia e drurit të Hajrëm Smithit

Besohet se këtë kuti, e cila i përkiste Hajrëm Smithit, e përdorën për të fshehur përkohësisht fletët e arta.

Ema Smithi

A painted portrait by Lee Greene Richards of Emma Hale Smith in a black dress and a white shawl.

“Kur bashkëshorti im po përkthente Librin e Mormonit, unë shkrova një pjesë të tij, ndërsa ai diktonte çdo fjali, fjalë për fjalë dhe, kur ai arrinte tek emra të përveçëm që nuk mund t’i shqiptonte, ose fjalë të gjata, ai i germëzonte dhe ndërsa unë po i shkruaja, nëse bëja ndonjë gabim në drejtshkrim, ai do të më ndalonte dhe do ta korrigjonte drejtshkrimin tim edhe pse ishte e pamundur që ai të shihte se si unë i shkruaja ato në atë kohë. Madje edhe fjalën Sara ai nuk mund ta shqiptonte fillimisht, por iu desh ta germëzonte dhe unë do ta shqiptoja për të.”

“Fletët shpesh qëndronin mbi tavolinë pa ndonjë përpjekje për t’i fshehur, të mbështjella me një mësallë të vogël, të linjtë tavoline të cilën ia kisha dhënë unë që t’i mbështillte ato. Një herë i preka fletët, ndërsa ato qëndronin mbi tavolinë, duke i kaluar gishtat nëpër konturet dhe formën e tyre. Ato dukeshin sikur ishin elastike si fletë të trasha dhe do të shushuritnin me një tingull metalik kur anët lëvizeshin nga gishti i madh, siç ndodh kur dikush ndonjëherë shfleton anët e një libri. …

Bindja ime është se Libri i Mormonit ka vërtetësi hyjnore – nuk kam as më të voglin dyshim për të. Jam e sigurt që askush nuk do të mund ta kishte diktuar shkrimin e dorëshkrimeve nëse nuk do të ishte i frymëzuar; sepse, kur [unë] po veproja si shkruesja e tij, [Jozefi] më diktonte orë pas ore; dhe, kur ktheheshim pas vakteve të ushqimit, ose pas ndërprerjeve, ai menjëherë e fillonte atje ku e kishte lënë, pa e parë fare dorëshkrimin dhe pa ia lexuar ndonjë pjesë të tij. Kjo ishte një gjë e zakonshme që e bënte ai. Do të kishte qenë e pamundshme që një njeri i mësuar të mund ta bënte atë; dhe, për dikë aq të paditur dhe të pamësuar siç ishte ai, ishte thjesht e pamundur.”

ilustrim i Ema Smithit duke e ndihmuar Jozef Smithin të përkthejë fletët e arta

Oliver Kaudëri

Head and shoulders portrait of Oliver Cowdery as a young man. He is wearing a dark suit, white shirt and dark tie.

“Unë e shkrova me vetë penën time të gjithë Librin e Mormonit (përveç disa faqeve) ashtu siç doli nga buzët e profetit, ndërsa ai e përktheu me anë të dhuratës dhe fuqisë së Perëndisë, nëpërmjet mjeteve të Urimit dhe Thumimit, ose, siç quhet te libri, interpretuesve të shenjtë. I pashë me sytë e mi dhe i preka me duart e mia fletët e arta nga të cilat ishte përkthyer. I pashë edhe interpretuesit.”

Shënime

  1. Për më shumë informacion, shihni tek Ese mbi Temat e Ungjillit, “Përkthimi i Librit të Mormonit”, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]; Riçard E. Tërli i Riu, Robin S. Xhensen dhe Mark Ashurst‑Mek‑Gi, “Jozef Shikuesi”, Liahona, tetor 2015, f. 10–16).

  2. Minutes, 25–26 October 1831”, Minute Book 2, f. 13, josephsmithpapers.org.

  3. Në “Church History”, Times and Seasons, 1 mars 1842, f. 707; shihni edhe te Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith (2009), f. 470.

  4. Në Edmund C. Briggs, “A Visit to Nauvoo in 1856”, Journal of History, vëll. 9, nr. 4 (tetor 1916), f. 454; cituar në Russell M. Nelson, “A Treasured Testament”, Ensign, korrik 1993, f. 62.

  5. Në “Last Testimony of Sister Emma”, Saints’ Herald, 1 tetor 1879, f. 290; drejtshkrimi i standardizuar.

  6. Te Reuben Miller journal, 21 tetor 1848, Church History Library, Salt Lake City; drejtshkrimi, shenjat e pikësimit dhe shkronjat kapitale të standardizuara.