Eja, Më Ndiq
2–8 Qershor: “Përfshihen me Zell në një Kauzë të Mirë”: Doktrina e Besëlidhje 58–59


“2–8 Qershor: ‘Përfshihen me Zell në një Kauzë të Mirë’: Doktrina e Besëlidhje 58– 59”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Doktrina e Besëlidhje 2025 (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 58–59”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2025

Indipendens, Misuri, në vitet 1830

Independence, Missouri, 1831 [Indipendens, Misuri, 1831], nga Al Rounds

2–8 Qershor: “Përfshihen me Zell në një Kauzë të Mirë”

Doktrina e Besëlidhje 58–59

Kur pleqtë e Kishës e panë për herë të parë vendndodhjen e qytetit të Sionit – Indipendens, Misuri – nuk ishte ajo që prisnin. Disa menduan se do të gjenin një komunitet punëtor, plot gjallëri, me një grup të fortë shenjtorësh. Në vend të kësaj, ata gjetën një vendbanim kufitar të populluar pak, të cilit i mungonte qytetërimi me të cilin ishin mësuar dhe në të cilin banonin kolonë të ashpër kufitarë në vend të shenjtorëve. Doli që Zoti nuk po u kërkonte thjesht të vinin në Sion – Ai donte që ata ta ndërtonin Sionin.

Kur pritshmëritë tona nuk përputhen me realitetin, ne mund të kujtojmë atë që Zoti u tha shenjtorëve në vitin 1831: “Ju nuk mund të shihni me sytë tuaj natyrorë, në këtë kohë, planin e Perëndisë tuaj … dhe … lavdinë që do të pasojë pas shumë mundimesh” (Doktrina e Besëlidhje 58:3). Po, jeta është plot mundime, madje ligësi, por ne prapëseprapë mund të “shkaktoj[m]ë shumë drejtësi; sepse është në [ne] fuqia” (vargjet 27–28).

Shihni edhe te Saints [Shenjtorët], 1:127–133.

ikona e studimit

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Doktrina e Besëlidhje 58:1–5; 59:23

“Pas shumë mundimesh vijnë bekimet.”

Shenjtorët shpresuan se gjatë jetës së tyre, konteja Xhekson do të lulëzonte duke u shndërruar në Sion, një vend ku të gjithë shenjtorët të mund të mblidheshin. Sidoqoftë, koha e tyre në kontenë Xhekson qe plot mundime. Brenda pak vjetësh, ata u detyruan të largoheshin dhe të “pr[isnin] për një stinë të vogël për shëlbimin e Sionit” (Doktrina e Besëlidhje 105:9).

Çfarë mësoni rreth mundimeve ose sfidave nga fjalët e Zotit te Doktrina e Besëlidhje 58:1–5? Si mendoni, përse disa bekime vijnë vetëm pas mundimeve? Çfarë bekimesh keni marrë pas mundimeve?

Çfarë mësoni nga Doktrina e Besëlidhje 59:23 që ju sjell shpresë?

Doktrina e Besëlidhje 58:26–29

Unë mund “të shkaktoj shumë drejtësi” me “vullnetin [tim] të lirë”.

Si pjesë e studimit tuaj të këtyre vargjeve, mund të bëni një listë me disa nga gjërat ku “përfshihen[i] me zell”. A janë të gjitha ato “kauz[a] të mir[a]”? Përsiatni se çfarë mund të bëni për të “shkakt[uar] shumë drejtësi” dhe merrni parasysh të vendosni synime për ta bërë atë.

Si mendoni, pse Zoti dëshiron që ne të bëjmë “shumë gjëra me vullnetin [tonë] të lirë”? Cili do të ishte rezultati po të “detyrohe[shit] në gjithçka”? Çfarë i shton vargu te 2 Nefi 2:27 kuptueshmërisë suaj për këtë parim?

Shihni edhe te Dejll G. Renland, “Zgjidhni Sot”, Liahona, nëntor 2018, f. 104–106.

Doktrina e Besëlidhje 58:42–43

ikona e seminarit
Zoti më fal teksa pendohem.

Premtimi i Zotit te Doktrina e Besëlidhje 58:42 për t’i falur tërësisht ata që pendohen, është frymëzues, ndonëse ngre disa pyetje: Çfarë do të thotë të pendohesh? Si mund ta di a jam penduar? Fatmirësisht, Zoti vazhdoi: “Në këtë mënyrë ju mund të dini …” (vargu 43).

Ja disa pyetje shtesë që kanë njerëzit ndonjëherë rreth pendimit. Çfarë ju mëson Shpirti ndërkohë që i studioni burimet e sugjeruara që jepen më poshtë?

Si më ndihmon të pendohem rrëfimi i mëkateve të mia? Shihni te Psalmeve 32:1–5; Fjalët e Urta 28:13; Mosia 27:34–37; Alma 39:12–13.

Po përpiqem t’i braktis mëkatet e mia, por vazhdoj të bëj gabime. A është ende i vlefshëm pendimi im? Shihni te Bredli R. Uilkoks, “Denjësia Nuk Është të Jesh i Patëmetë”, Liahona, nëntor 2021, f. 61–67; “Daily Restoration” [“Rivendosje e Përditshme”] (material filmik), Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

5:27

Daily Restoration

Elder Dieter F. Uchtdorf and Church members compare drifting in life to the circles walked by test participants in a dense forest. Shadows creep in off the path, but we can chase away darkness and come back.

Si mund të jem i sigurt që Shpëtimtari më ka falur? Shihni tek Ted R. Kelister, “Shlyerja e Jezu Krishtit”, Liahona, maj 2019, f. 85–87, veçanërisht pjesën e titulluar “2. Mëkati”.

Mund të gjeni më shumë njohuri në pjesën “Pyetje dhe Përgjigje” rreth pendimit te Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve (faqet 8–9).

Shihni edhe te Tema dhe Pyetje, “Repentance” [“Pendimi”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Doktrina e Besëlidhje 59

Kush ishte Polli Najti?

Polli Najti dhe bashkëshorti i saj, Jozef Najt Plaku, ishin disa nga besimtarët e parë në thirrjen profetike të Jozef Smithit. Polli dhe Jozefi i dhanë mbështetje jetike Profetit në punën e përkthimit të Librit të Mormonit. Familja Najt u largua nga Kollsvilli në Nju‑Jork, për t’u mbledhur me shenjtorët në Ohajo dhe më vonë u urdhëruan që të shpërnguleshin në kontenë Xhekson të Misurit. Teksa udhëtonin, shëndeti i Pollit filloi të përkeqësohej, por ajo ishte e vendosur ta shihte Sionin përpara se të vdiste. Ajo kishte qenë në Misuri vetëm pak ditë kur ndërroi jetë (shihni te Saints [Shenjtorët], 1:127–128, 132–133). Doktrina e Besëlidhje 59 u mor në ditën kur ajo ndërroi jetë dhe vargjet 1 e 2 mund t’i drejtohen posaçërisht asaj.

Doktrina e Besëlidhje 59:4–19

Urdhërimet janë një bekim.

Çfarë do të thotë të “kurorëzohen … me urdhërime”? (Vargu 4.) Merreni parasysh mënyrën se si ju bekon Zoti ndërsa përpiqeni fort t’i bindeni çdo urdhërimi te vargjet 5–19.

Tregojeni atë që po mësoni. Në shumë raste, njohuritë shpirtërore që ju vijnë teksa i studioni shkrimet e shenjta, mund ta forcojnë besimin e familjes, miqve dhe anëtarëve të lagjes suaj. Tregojuni atyre përvojat, ndjenjat dhe dëshminë tuaj për Jezu Krishtin.

Doktrina e Besëlidhje 59:9–19

Shabati është dita e Zotit.

Pasi premtoi t’i bekonte shenjtorët në Sion “me urdhërime, e jo pak”, Zoti i dha një theksim të posaçëm një urdhërimi në veçanti: urdhërimit për ta nderuar “[d]itën [e Tij] të shenjtë” (Doktrina e Besëlidhje 59:4, 9). Ndërsa studioni te Doktrina e Besëlidhje 59:9–19, përsiatni përse nderimi i Shabatit do të kishte qenë kaq i rëndësishëm për këta shenjtorë teksa përpiqeshin të ndërtonin Sionin. Përse është i rëndësishëm për ju?

Ju gjithashtu mund të përsiatni për faktin a po e përdorni ditën e Shabatit në mënyrën që Zoti kishte për qëllim. Si ju ndihmon mbajtja e ditës së Shabatit të shenjtë që të qëndroni “të panjollë nga bota”? (Vargu 9.) Çfarë mund të bëni që t’ia drejtoni “lutje[t tuaja] Më të Lartit”? (Vargu 10.)

sakramenti

Mund të vini re se Zoti përdori fjalë si “gëzim”, “ngazëllim”, “të ngazëllyera” dhe “të gëzuar” për të dhënë mësim rreth ditës së Shabatit. Çfarë e bën Shabatin të gëzueshëm për ju? Si do t’ia shpjegonit dikujt arsyen pse zgjidhni ta nderoni ditën e Zotit?

Çfarë mësoni nga himni “Këng’n e Shenjt’ Ti Butë Ngri” (Himne, nr. 84) rreth qëllimeve dhe bekimeve të Shabatit?

Shihni edhe te Zanafilla 2:2–3; Isaia 58:13–14; Rasëll M. Nelson, “Shabati Është një Kënaqësi”, Liahona, maj 2015, f. 129–132.

Për më shumë ide, shihni botimet e këtij muaji të revistës Liahona dhe revistës Për Forcën e Rinisë.

ikona 02 e pjesës së fëmijëve

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Doktrina e Besëlidhje 58:26–28

Ati Qiellor më ka dhënë fuqi për të zgjedhur.

  • Leximi së bashku i vargjeve te Doktrina e Besëlidhje 58:26–28 mund t’ju japë juve dhe fëmijëve tuaj një mundësi për të folur rreth fuqisë që na ka dhënë Ati Qiellor për të zgjedhur të bëjmë mirë. Mund t’i tregoni njëri‑tjetrit rreth zgjedhjeve të ndryshme që keni bërë dhe asaj që ndodhi si rrjedhojë. Ndoshta fëmijëve tuaj do t’u pëlqente të vizatonin një figurë të përvojës së tyre.

  • Mund të shkruani fjalën zgjedhje në njërën anë të një flete letre dhe fjalën pasojë në anën tjetër dhe ta përdorni këtë letër për të ilustruar faktin që zgjedhjet tona dhe pasojat e tyre janë të pandashme. Ndoshta fëmijët tuaj mund të renditin disa zgjedhje dhe të flasin rreth pasojave që vijnë prej tyre. Më pas mund të lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 58:27–28 dhe të flisni për zgjedhjet që “shkaktojnë shumë drejtësi” ose pasoja të mira. Si na e jep Zoti “shpërblimin” ose na bekon teksa përpiqemi fort të bëjmë mirë? (Vargu 28.)

Doktrina e Besëlidhje 59:7, 18–21

“Falënderoje Zotin, Perëndinë tënd, në gjithçka.”

  • Merreni parasysh t’i lexoni këto vargje ndërkohë që ju dhe fëmijët tuaj bëni një shëtitje ose vështroni figura të natyrës, duke vënë re gjëra që “të kënaq[in] syrin, edhe … të gëz[ojnë] zemrën” (vargu 18). Mund edhe të vini re gjëra të ngjashme në një këngë si “Ati Im Qiellor më Do” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 16–17). Ose mund t’i ftoni fëmijët tuaj të bëjnë vizatime të gjërave për të cilat janë falënderues dhe lërini ata t’ju tregojnë për vizatimet e tyre. Si mund ta shfaqim mirënjohjen tonë për këto gjëra?

kolibri dhe lulet

Zoti krijoi shumë gjëra të bukura për të na sjellë gëzim.

Doktrina e Besëlidhje 59:9–12

Shabati është dita e Zotit.

  • Çfarë mund të bëjmë të dielën për ta adhuruar Zotin dhe për të gjetur gëzim? Ndihmojini fëmijët tuaj të gjejnë ide te Doktrina e Besëlidhje 59:9–12 dhe te faqja e veprimtarisë për këtë javë. Ndoshta mund të gjejnë edhe figura ose sende për të përfaqësuar gjërat që ne bëjmë në Shabat (të tilla si figurat e sakramentit në këtë përvijim). Si na ndihmojnë këto gjëra për t’u ndier më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?

Për më shumë ide, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

në përgatitje për të marrë sakramentin

Ilustrimi nga Marti Major

faqja e veprimtarisë për fëmijët