“23–29 Qershor: ‘Vlerë … sa Pasuria e Gjithë Tokës’: Doktrina e Besëlidhje 67–70”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Doktrina e Besëlidhje 2025 (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 67–70”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2025
23–29 Qershor: “Vlerë … sa Pasuria e Gjithë Tokës”
Doktrina e Besëlidhje 67–70
Nga viti 1829 deri në vitin 1831, Profeti Jozef Smith mori shumë zbulesa nga Zoti, përfshirë këshilla hyjnore për individë, udhëzime mbi qeverisjen e Kishës, vegime për ditët e mëvonshme dhe shumë të vërteta frymëzuese për përjetësinë. Por shumë prej shenjtorëve nuk i kishin lexuar ato. Zbulesat nuk ishin botuar ende dhe kopjet e pakta që ishin në dispozicion, ishin shkruar me dorë në fletë të palidhura, të cilat qarkullonin mes anëtarëve dhe merreshin me vete nga misionarët.
Më pas, në nëntor 1831, Jozefi thirri një këshill të udhëheqësve të Kishës që të diskutonin botimin e zbulesave. Pasi kërkuan vullnetin e Zotit, këta udhëheqës bënë plane që të botonin Librin e Urdhërimeve – pararendësin për librin e sotëm Doktrina e Besëlidhje. Shpejt, çdo njeri do të ishte në gjendje ta lexonte vetë fjalën e Perëndisë të zbuluar nëpërmjet një profeti të gjallë, një provë e dukshme që “çelësat e mistereve të mbretërisë së Shpëtimtarit tonë përsëri i janë besuar njeriut”. Për këto dhe shumë arsye të tjera, shenjtorët në atë kohë dhe tani i konsiderojnë këto zbulesa të kenë “vlerë … sa pasuria e gjithë tokës” (Doktrina e Besëlidhje 70, kreu i seksionit).
Shihni te Saints [Shenjtorët], 1:140–143.
Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë
Doktrina e Besëlidhje 67:1–9; 68:3–6
Shërbëtorët e Zotit thonë vullnetin e Tij kur nxiten nga Fryma e Shenjtë.
Vendimi për të botuar zbulesat e marra nga Jozef Smithi, duket si një vendim i lehtë, por disa udhëheqës të hershëm të Kishës nuk ishin të sigurt se kjo ishte një ide e mirë. Një shqetësim kishte të bënte me papërsosuritë në mënyrën se si Jozef Smithi i shkroi zbulesat. Zbulesa te seksioni 67 erdhi si përgjigje ndaj atij shqetësimi. Çfarë mësoni për profetët e Zotit dhe zbulesën nga vargjet 1–9? Çfarë njohurish shtesë fitoni nga Doktrina e Besëlidhje 68:3–6?
Si keni arritur ta dini vetë që zbulesat, të cilat Perëndia ua jep shërbëtorëve të Tij, janë të vërteta? Mund edhe të përsiatni përvoja kur ndiet se Zoti po ju fliste nëpërmjet njërit prej shërbëtorëve të Tij (shihni te Doktrina e Besëlidhje 68:4). Kur keni ndier që u “nxit[ët] nga Fryma e Shenjtë” (vargu 3) për të thënë diçka? Si ju “qëndro[i] përkrah” Zoti? (Vargu 6.)
Përpara se të shtypej Libri i Urdhërimeve, disa udhëheqës të Kishës nënshkruan një dëshmi të shkruar që zbulesat në libër janë të vërteta. Për të parë një kopje të dëshmisë së tyre, shihni tek “Testimony, circa 2 November 1831”, Revelation Book 1, f. 121, josephsmithpapers.org.
Doktrina e Besëlidhje 67:10–14
“Vazhdoni me durim.”
Si na pengojnë xhelozia, frika dhe krenaria që t’i afrohemi më shumë Zotit? Si e mposhtim “njeri[un e] natyrshëm” ose “mendje[n e] kontrolluar nga mishi” në mënyrë që të mund ta “sh[ohim] [Atë] e … të di[më] se [Ai është]? (Vargu 12; shihni edhe te Mosia 3:19.) Çfarë gjeni në këto vargje që ju frymëzon të “vazhdoni me durim derisa të përsoseni”? (Vargu 13.)
Doktrina e Besëlidhje 68:25–31
Unë mund të ndihmoj që shtëpia ime të përqendrohet te Jezu Krishti.
Fjalët e Zotit te Doktrina e Besëlidhje 68:25–31 u referohen posaçërisht prindërve, por qoftë nëse jeni një prind ose jo, mund ta përdorni këshillën e Tij për të bërë pjesën tuaj që shtëpia juaj të përqendrohet te doktrina e Jezu Krishtit. Më poshtë renditen disa nga parimet që Zoti thotë se duhet të jepen mësim në shtëpi. Merreni parasysh se si mund ta bëni secilin prej këtyre pjesë të themelit të një shtëpie të përqendruar te Krishti, shtëpinë ku jetoni tani ose shtëpinë tuaj të ardhshme. Burimet dhe pyetjet e dhëna mund të ndihmojnë.
-
Pendimi: Studioni vargjet tek Alma 36:17–20 dhe vini re se si Alma u bekua në një kohë vendimtare për shkak se i ati i kishte dhënë mësim për misionin shlyes të Shpëtimtarit. Si mund të ndihmoni që familja juaj të frymëzohet për t’u drejtuar te Jezu Krishti dhe për t’u penduar? (Shihni edhe te 2 Nefi 25:26.)
-
Besimi te Krishti: Lexojini pesë sugjerimet e Presidentit Rasëll M. Nelson për zhvillimin e besimit në bisedën “Krishti u Ringjall; Besimi tek Ai do të Zhvendosë Malet” (Liahona, maj 2021, f. 103). Përsiatni se si këto sugjerime mund të krijojnë një kulturë besimi në familjen tuaj.
-
Pagëzimi: Shqyrtojeni besëlidhjen e pagëzimit sikurse përshkruhet te Mosia 18:8–10, 13. Si mund t’jua forcojnë familjen përpjekjet tuaja për ta mbajtur këtë besëlidhje?
-
Dhurata e Frymës së Shenjtë: Studiojini ftesat në faqet 17–19 te broshura Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve. Çfarë ndiheni i frymëzuar të bëni për të ftuar ndikimin e Frymës së Shenjtë në shtëpinë tuaj?
-
Lutja: Çfarë mësoni rreth fuqisë së lutjes në shtëpi në këngën “Dashuri Këtu Ka”? (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 102–103.) Çfarë bekimesh premton Shpëtimtari tek 3 Nefi 18:15–21?
-
Parime të tjera që gjeni te Doktrina e Besëlidhje 68:25–31:
Çfarë këshille do t’i jepnit dikujt, pjesëtarët e familjes së të cilit nuk i përkrahin përpjekjet e tij/saj për të ndërtuar besim te Krishti?
Shihni edhe te “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]; Tema dhe Pyetje, “Parenting” [“Prindërimi”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]; Diter F. Uhtdorf, “Jezu Krishti Është Forca e Prindërve”, Liahona, maj 2023, f. 55–59.
Miqtë e “vërtetë dhe besnik[ë]” më ndihmojnë ta ndjek Jezu Krishtin.
Si mendoni ju, përse ishte “urtësi në [Zot]” që dikush “i vërtetë dhe besnik” ta shoqëronte Oliver Kaudërin në detyrën që përshkruhet në këtë varg? Si gjen zbatim ky parim për ju?
Unë jam i përgjegjshëm për zbulesat që ka dhënë Zoti.
Zoti u dha disa pleqve përgjegjësinë që të mbikëqyrnin botimin e zbulesave. Ndonëse ju nuk e keni atë përgjegjësi të veçantë, cila është kujdestaria ose përgjegjësia juaj “mbi zbulesat dhe urdhërimet”? (Vargu 3.)
Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve
Doktrina e Besëlidhje më mëson rreth Jezu Krishtit.
-
Tregojuni fëmijëve tuaj për mënyrën se si zbulesat e Jozef Smithit arritën të shtypeshin në një libër (shihni te “Kapitulli 23: Doktrina e Besëlidhje”, në Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 90–92, ose materialin filmik përkatës te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]). Ndihmojini ata të kujtojnë disa nga gjërat që keni mësuar për Jezu Krishtin nga Doktrina e Besëlidhje sivjet deri tani. Mund edhe t’i tregoni njëri-tjetrit disa nga vargjet tuaja të parapëlqyera nga Doktrina e Besëlidhje.
2:2 -
Mund edhe t’u tregoni fëmijëve tuaj Biblën, Librin e Mormonit, Doktrinën e Besëlidhjet dhe Perlën me Vlerë të Madhe dhe të flisni me ta rreth mënyrës se si ato ndryshojnë dhe pikave ku ngjasojnë (shihni përshkrimet e këtyre librave tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta). Si mund ta dimë se shkrimet e shenjta janë të vërteta? Çfarë mësojmë nga Doktrina e Besëlidhje 67:4, 9 rreth zbulesave që Zoti ia dha Jozef Smithit?
Doktrina e Besëlidhje 68:25–31
Unë mund të pagëzohem kur të bëhem tetë vjeç.
-
Te Doktrina e Besëlidhje 68:27, Zoti e specifikoi se sa vjeç duhet të jetë një person që të pagëzohet. Ndihmojini fëmijët tuaj të zbulojnë atë që tha Ai. Përse Jezusi dëshiron që ne të pagëzohemi? Një këngë si “Pagëzimi” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 54–55) mund të ndihmojë. Duke përdorur figurat ose vargjet 25–31 (ose të dyja), ndihmojini fëmijët tuaj të zbulojnë gjërat që Zoti dëshiron që fëmijët të mësojnë.
-
Lexoni me fëmijët tuaj për detyrën që Zoti i dha Oliver Kaudërit në kreun e seksionit për Doktrina e Besëlidhje 69. Çfarë këshille dha Zoti te vargu 1? Përse është e rëndësishme të jemi njerëz “që do të je[në të] vërtetë dhe besnik[ë]”? Ndoshta fëmijët tuaj mund të tregojnë rreth dikujt që e njohin që është “i vërtetë dhe besnik”. Këndoni së bashku një këngë që i nxit fëmijët të jenë të vërtetë dhe besnikë si Shpëtimtari, të tillë si “Përpiqem t’Jem si Jezusi” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 40–41). Si mund të sigurohemi që jemi të vërtetë dhe besnikë ndaj Zotit? Si mund të na përdorë Ai për t’i bekuar të tjerët kur ne jemi të vërtetë dhe besnikë?