“16–22 Qershor: ‘Zoti Kërkon Zemrën dhe një Mendje të Gatshme’: Doktrina e Besëlidhje 64–66”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Doktrina e Besëlidhje 2025 (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 64–66”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2025
16–22 Qershor: “Zoti Kërkon Zemrën dhe një Mendje të Gatshme”
Doktrina e Besëlidhje 64–66
Në nxehtësinë mjeruese të gushtit 1831, disa pleq po ktheheshin për në Kirtland nga toka e Sionit në Misuri. Udhëtarët kishin vapë e ishin të lodhur dhe tensionet shpejt u shndërruan në grindje. Mund të jetë dukur sikur ndërtimi i Sionit, një qytet i dashurisë, unitetit dhe paqes, do të kërkonte shumë kohë.
Fatmirësisht, ndërtimi i Sionit – në Misuri në vitin 1831 ose në zemrat, familjet dhe në lagjet tona sot, nuk kërkon që ne të jemi të përsosur. Në vend të kësaj, “nga ju kërkohet t[ë] falni”, – tha Zoti (Doktrina e Besëlidhje 64:10). Ai kërkon “zemrën dhe një mendje të gatshme” (vargu 34). Dhe Ai kërkon durim e zell, sepse Sioni është ndërtuar mbi themelin e “gjëra[ve] të vogla”, të kryera nga ata që nuk “lodh[en] së bëri mirë” (vargu 33).
Shihni edhe te Saints [Shenjtorët], 1:133–134, 136–137.
Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë
“Fal[e]ni njëri‑tjetrin.”
Merreni parasysh sa vijon ndërsa studioni vargjet te Doktrina e Besëlidhje 64:1–11:
-
Mendoni për një rast kur Zoti ju fali. Si u ndiet?
-
A gjendet dikush që ju duhet ta falni? Përse mund të jetë kaq e vështirë t’i falni të tjerët? Çfarë ju ndihmon t’i kapërceni këto vështirësi?
-
Cilat të vërteta rreth faljes te Doktrina e Besëlidhje 64:1–11 ju duken të rëndësishme? Përse mendoni që Zoti na urdhëron “t’i fal[im] të gjithë”? (Vargu 10.)
Nëse e keni të vështirë të falni, merreni parasysh të studioni mesazhin e Plakut Xhefri R. Holland “Shërbesa e Pajtimit” (Liahona, nëntor 2018, f. 77–79) ose mesazhin e Motrës Kristin M. Ji “Diademë në Vend të Hirit: Shtegu Shërues i Faljes” (Liahona, nëntor 2022, f. 36–38). Çfarë mësoni rreth mënyrës se si Krishti mund t’ju ndihmojë të falni?
Marrëdhëniet familjare mund të sigurojnë mundësi të shumta për të falur. Mendoni për pjesëtarët e familjes suaj. Kë nevojitet të falni? Si “brengos[emi]” (vargu 8) kur nuk e falim njëri‑tjetrin? Si do të ndikonte falja te marrëdhëniet tuaja familjare?
Shihni edhe te Tema dhe Pyetje, “Forgiveness” [“Falja”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]; “Falja: Barra Ime u Bë e Lehtë” (material filmik), Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].
Doktrina e Besëlidhje 64:31–34
Zoti kërkon nga unë “zemrën dhe një mendje të gatshme”.
A jeni ndier ndonjëherë i “lodh[ur]” nga gjithë e “mir[a]” që po përpiqeni të kryeni? Kërkoni mesazhin e Zotit për ju te Doktrina e Besëlidhje 64:31–34. Çfarë do Zoti që ju të bëni për të bërë të ndodhë “vepr[a e Tij e] madhe”?
Mendoni për një mësim me sende që do të ilustronte vargun 33, diçka të madhe që përbëhet nga gjëra të vogla, si një mozaik ose një ndërtesë me tulla. Çfarë “gjëra[sh] të vogla” mund të bëni çdo ditë që të “ngrini themelin” për veprën e madhe të Perëndisë? Cilët janë disa shembuj të “vepr[ës së] madhe” që ju ka dhënë Zoti?
Doktrina e Besëlidhje 64:31–34
“Zemrën dhe një mendje të gatshme”
Plaku Donald L. Hallstrom sugjeroi këtë kuptim të mundshëm për frazën “zemrën dhe një mendje të gatshme”:
“Zemra është simboli i dashurisë dhe i zotimit. Ne bëjmë sakrifica dhe mbajmë barrë për ata që i duam, të cilat nuk do t’i kishim duruar për asnjë arsye tjetër. Nëse dashuria nuk ekziston, zotimi ynë venitet. …
Të kemi ‘një mendje të gatshme’ do të thotë të japim përpjekjen tonë më të mirë dhe mendimin tonë më të mirë, si dhe të kërkojmë urtësinë e Perëndisë. Ajo sugjeron që studimi më i përkushtuar gjatë gjithë jetës sonë duhet të jetë për gjërat që janë të përjetshme në natyrë. Do të thotë që duhet të ketë një marrëdhënie të pazgjidhshme midis dëgjimit të fjalës së Perëndisë dhe bindjes ndaj asaj fjale” (“The Heart and a Willing Mind”, Ensign, qershor 2011, f. 31–32).
Doktrina e Besëlidhje 64:41–43
Sioni do të jetë “një emblemë për njerëzit”.
Një emblemë është “[një flamur ose] një shenjë rreth së cilës njerëzit bashkohen në një unitet qëllimi ose identiteti” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Flamur”, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]). Në ç’mënyrë ka qenë Sioni – ose Kisha e Zotit – si një emblemë për ju? Merrini parasysh këta shembuj të tjerë të gjërave që mbahen lart, të tillë si një emblemë ose flamur, për t’i bekuar njerëzit: Numrat 21:6–9; Mateu 5:14–16; Alma 46:11–20. Kërkoni mënyra të tjera se si e përshkruan Zoti Sionin te Doktrina e Besëlidhje 64:41–43.
Shihni edhe te “Sioni n’Bukuri Le t’Ngrihet””, Himne, nr. 25.
Mbretëria e Perëndisë në tokë e përgatit botën për kthimin e Shpëtimtarit.
Doktrina e Besëlidhje 65 jep një përshkrim frymëzues për misionin e Kishës së Zotit në ditët e mëvonshme. Merreni parasysh ta hetoni këtë seksion, duke kërkuar përgjigje për pyetje si këto: Çfarë dëshiron Zoti që mbretëria e Tij të përmbushë në tokë? Çfarë do Ai që unë të bëj për të ndihmuar?
Shihni edhe te “Prepare Today for the Second Coming” [“Përgatituni Sot për Ardhjen e Dytë”] (material filmik), ChurchofJesusChrist.org.
Zoti i njeh mendimet e zemrës sime.
Shpejt pasi u bashkua me Kishën, Uilliam E. Mek‑Lelini i kërkoi Jozef Smithit të zbulonte vullnetin e Perëndisë për të. Jozefi nuk e dinte, por Uilliami kishte pesë pyetje vetjake për të cilat shpresonte se Zoti do t’i përgjigjej nëpërmjet Profetit të Tij. Ne nuk e dimë se cilat ishin pyetjet e Uilliamit, por zbulesa që iu drejtua atij, tani Doktrina e Besëlidhje 66, iu përgjigj secilës prej pyetjeve për “kënaqësinë e plotë dhe të madhe” të Uilliamit (“William McLellin’s Five Questions”, në Revelations in Context [Zbulesa në Kontekst], f. 138).
Ndërsa lexoni seksionin 66, mendoni rreth asaj që dinte Zoti për Uilliam Mek‑Lelinin dhe shqetësimet e qëllimet e zemrës së tij. Si jua ka treguar Zoti se Ai ju njeh? Nëse keni një bekim patriarkal, merrni parasysh ta studioni atë. Ndërkohë që e bëni këtë, çfarë ju ndihmon Fryma e Shenjtë të kuptoni rreth vullnetit të Perëndisë për ju?
Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve
Jezu Krishti dëshiron që unë të fal çdokënd.
Shënim: Ndërsa u jepni mësim fëmijëve tuaj rreth urdhrit të Zotit “falni të gjithë njerëzit”, nëse doni, mund të sqaroni se të falim nuk do të thotë t’i lejojmë njerëzit të na bëjnë keq. Inkurajojini ata t’i tregojnë një të rrituri të besuar nëse dikush iu bën keq ose i prek në mënyrë të papërshtatshme.
-
Pas leximit te Doktrina e Besëlidhje 64:10 me fëmijët tuaj, flisni me ta rreth asaj se çfarë do të thotë ta falin dikë. Mund të jepni disa shembuj të thjeshtë. Ndoshta ata mund t’i interpretojnë me role këta shembuj që të ushtrojnë faljen.
-
Mund t’u kërkoni fëmijëve tuaj të planifikojnë se si do t’ia mësonin dikujt, të tillë si një motre ose vëllai më të vogël, rreth faljes së të tjerëve. Ndihmojini ata të gjejnë fraza te Doktrina e Besëlidhje 64:7–10 që të mund t’i përdorin ndërsa i japin mësim.
-
Këndoni një këngë rreth faljes, të tillë si “Ndihmom’, At’ i Dashur” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 52). Çfarë na mëson kjo këngë rreth faljes së të tjerëve?
“Vepr[a e] madhe” e Perëndisë ndërtohet mbi “gjëra të vogla”.
-
Mund t’u tregoni fëmijëve tuaj disa gjëra që përbëhen nga pjesë të vogla, si një figurëformuese ose një qilim. Pastaj mund të lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 64:33. Cila është “vepr[a e] madhe e Perëndisë”? Cilat janë “gjëra[t e] vogla” që mund të bëjmë, të cilat do të ndihmojnë?
Unë mund ta ndjek Jezusin me zemrën dhe mendjen time.
-
Ndërsa u lexoni fëmijëve tuaj nga Doktrina e Besëlidhje 64:34, mund të tregoni me gisht zemrën dhe kokën tuaj ndërsa lexoni fjalët “zemrën” dhe “mendje” dhe ftojini fëmijët ta bëjnë atë me ju. Si mund t’ia japim zemrën (dëshirat) dhe mendjen tonë (mendimet) Shpëtimtarit?
Zoti e di se kush jam dhe më do.
-
Ndihmojini fëmijët tuaj të kuptojnë që Uilliam E. Mek-Lelini pati pesë pyetje për Zotin. Jozef Smithi mori përgjigje për këto pyetje, ndonëse ai nuk e dinte se çfarë pyetjesh kishte Uilliami. Tregojuni fëmijëve tuaj për një rast kur Zoti ju tregoi atë që Ai donte që ju të bënit, dhe flisni rreth bekimeve që vijnë nga ndjekja e drejtimit të Tij. Më pas mund të lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 66:4 dhe ftojini fëmijët tuaj të kërkojnë mundësi për të kuptuar atë që Zoti dëshiron që të bëjnë ata.
Unë mund të ndihmoj që ta përgatit botën për ta pranuar Jezu Krishtin.
-
Teksa fëmijët tuaj vështrojnë një figurë të Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit, kërkojuni atyre ta përshkruajnë atë që shohin ose atë që dinë rreth kësaj ngjarjeje. Mund edhe t’u jepni fëmijëve tuaj fjalë dhe fraza rreth Ardhjes së Dytë që t’i gjejnë te Doktrina e Besëlidhje 65. Çfarë na mësojnë këto fjalë dhe fraza? Si mund të përgatitemi për kthimin e Shpëtimtarit?