“9–15 Qershor: ‘Unë Jam me Besnikët Gjithmonë’: Doktrina e Besëlidhje 60–63”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Doktrina e Besëlidhje 2025 (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 60–63”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2025
9–15 Qershor: “Unë Jam me Besnikët Gjithmonë”
Doktrina e Besëlidhje 60–63
Në fillim të gushtit 1831, Jozef Smithi dhe pleqtë e tjerë të Kishës po përgatiteshin të ktheheshin në Kirtland pas një vizite të shkurtër në “tokën e Sionit” (Doktrina e Besëlidhje 59:3). Zoti kishte dashur që ata ta predikonin ungjillin gjatë udhëtimit të tyre (shihni te Doktrina e Besëlidhje 52:10) dhe disa prej tyre e bënë këtë me zell. Por të tjerët qenë ngurrues. “Ata … e fshehin talentin që u kam dhënë atyre”, – tha Zoti, – “për shkak të frikës nga njerëzit” (Doktrina e Besëlidhje 60:2). Shumë prej nesh e dinë se si ndiheshin këta pleq. Ndonëse e duam ungjillin, frika dhe dyshimi mund të na pengojnë ta shpërndajmë atë. Por Zoti është i mëshirshëm. Ai “e njeh dobësinë e njeriut dhe se si të [na] ndihmojë” (Doktrina e Besëlidhje 62:1). Të shpërndara kudo në këto zbulesa drejtuar misionarëve të hershëm janë shprehjet qetësuese që mund të na ndihmojnë të mposhtim frikën dhe të metat tona: “Unë jam në gjendje t’ju bëj të shenjtë”. “Gjithë mishi është në dorën time.” “Unë jam me besnikët gjithmonë.” Dhe “Ai që është besnik e duron, do ta mposhtë botën”. (Doktrina e Besëlidhje 60:7; 61:6; 62:9; 63:47.)
Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë
Unë mund ta tregoj dashurinë time dhe ta jap dëshminë time për Jezu Krishtin.
Në ç’mënyrë është dëshmia juaj për ungjillin si një “talent” ose një thesar nga Perëndia? Në çfarë mënyrash ndonjëherë ne e “fshehi[m] talentin” tonë? (Doktrina e Besëlidhje 60:2; shihni edhe te Mateu 25:14–30.)
Çfarë mesazhesh inkurajuese nga Zoti gjeni te seksionet 60 dhe 62? Si e ndërtojnë këto mesazhe vetëbesimin tuaj për shpërndarjen e ungjillit? Ndërsa i përsiatni këto pyetje, merreni parasysh të këndoni ose lexoni fjalët e këngës “Un’ Dua të Jem Misionar Tani” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 90). Çfarë mësoni nga kjo këngë e fëmijëve rreth shpërndarjes së ungjillit?
Shihni edhe koleksionin “Sharing the Gospel” [“Shpërndarja e Ungjillit”] te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].
Doktrina e Besëlidhje 60:2–4; 61:1–2, 20, 36–38; 62:1, 6
Shkrimet e shenjta më mësojnë për Jezu Krishtin.
Sikurse i udhëzoi misionarët e Tij, Zoti zbuloi të vërteta të rëndësishme rreth Vetvetes. Kërkojini këto të vërteta te Doktrina e Besëlidhje 60:2–4; 61:1–2, 20, 36–38; 62:1, 6. Cilat tregime nga shkrimet e shenjta i ilustrojnë rolet dhe cilësitë e Shpëtimtarit që gjetët? (Shihni, për shembull, te Gjoni 8:1–11; Ethëri 2:14–15.)
Vendimet e mia duhet të drejtpeshojnë “gjykimi[n] dhe udhëzim[in e] Shpirtit”.
Zoti jep udhëzim rreth të vërtetave të përjetshme dhe parimeve, por Ai shpesh na lë ne t’i përcaktojmë hollësitë specifike rreth mënyrës se si të veprojmë sipas këtyre parimeve. Si e shihni këtë parim të ilustrohet te Doktrina e Besëlidhje 62? (Shihni edhe te Doktrina e Besëlidhje 60:5; 61:22.) Si e keni parë këtë parim në jetën tuaj? Përse është mirë për ne që të marrim disa vendime pa pritur që Perëndia të na thotë saktësisht se çfarë të bëjmë?
Shihni edhe tek Ethëri 2:18–25; Doktrina e Besëlidhje 58:27–28.
Shenjat vijnë me anë të besimit dhe vullnetit të Perëndisë.
Në fund të këtij përvijimi, ka një ilustrim të një mrekullie që i bëri përshtypje thellësisht Ezra Buthit: krahu i Elsa Xhonsonit u shërua mrekullisht. Pasi e pa atë, Ezra u pagëzua me padurim. E prapëseprapë, brenda vetëm disa muajve, Ezra e humbi besimin e tij dhe u bë kritik ndaj Profetit. Si mund të ndodhte kjo, duke marrë parasysh mrekullinë që ai kishte dëshmuar?
Përsiatni për këtë teksa lexoni te Doktrina e Besëlidhje 63:7–12. Çfarë të vërtetash mësoni rreth shenjave dhe besimit?
Shihni edhe te Mateu 16:1–4; Gjoni 12:37; Mormoni 9:10–21; Ethëri 12:12, 18.
Unë mund të jem i dëlirë në mendimet dhe veprimet e mia.
Te Doktrina e Besëlidhje 63:16, Shpëtimtari e ripohoi atë që dha mësim në Dhiatën e Re, që ligji i dëlirësisë duhet të qeverisë jo vetëm veprimet tona, por edhe mendimet tona (shihni te Mateu 5:27–28). Ndërsa lexoni te Doktrina e Besëlidhje 63:16, shkruajini paralajmërimet që jep Shpëtimtari për mendimet epshore. Mund edhe të përsiatni të kundërtën e secilit paralajmërim. Për shembull, cilat janë disa fjalë ose fraza që janë e kundërta e frikës? Çfarë bekimesh të tjera vijnë nga pasja e mendimeve dhe veprimeve të dëlira?
Shumë njerëz mendojnë se standardet e Zotit për dëlirësi në mendim dhe veprim janë të dala mode ose madje shtypëse. Çfarë ndryshimi do të sillte nëse të gjithë fëmijët e Perëndisë do të përpiqeshin fort për ta jetuar këtë ligj? Mund të kërkoni përgjigje për këtë pyetje në mesazhin e Plakut Dejvid A. Bednar “Ne Besojmë në Qenien të Dëlirë” (Liahona, maj 2013, f. 41–44) ose “Trupi juaj është i shenjtë” (Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve, f. 23–26). Çfarë mesazhesh shprese gjeni?
Edhe kur i dimë bekimet e të qenit të dëlirë në mendimet dhe veprimet tona, ajo nuk do të thotë që është e lehtë. Mund të gjeni ca kohë për të përsiatur se çfarë jua bën të vështirë ta mbani standardin e Shpëtimtarit për dëlirësinë dhe atë që jua bën më të lehtë. Çfarë këshillash mund t’u jepni të tjerëve lidhur me atë që duhet bërë kur tundohesh me mendime të padenja?
Shihni edhe te Doktrina e Besëlidhje 121:45; Tema dhe Pyetje, “Virtue” [“Virtyti”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]; “Standards: Sexual Purity and Modesty—True Confidence” [“Standardet: Pastërtia Seksuale dhe Thjeshtësia – Siguria e Vërtetë te Vetja”] (material filmik), Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]; AddressingPornography.ChurchofJesusChrist.org.
Doktrina e Besëlidhje 63:58–64
Gjërat e shenjta duhet të trajtohen me nderim.
Parimet te Doktrina e Besëlidhje 63:58–64 shkojnë përtej përdorimit të emrit të Zotit më kot. Cilat gjëra të tjera të shenjta vijnë “nga lart” ose nga Perëndia? Çfarë do të thotë për ju të flasësh për këto gjëra “me kujdes”?
Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve
Doktrina e Besëlidhje 60:4; 61:1–2, 36; 62:1
Shkrimet e shenjta na mësojnë për Jezu Krishtin
-
Ndoshta mund t’i shkruani disa nga pohimet rreth Shpëtimtarit që gjenden te Doktrina e Besëlidhje 60–62, në fletë të vogla letre. Fëmijët tuaj më pas mund t’i lidhin këto pohime me figurat e Jezusit nga shërbesa e Tij tokësore (shihni te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 34–61) që i demonstrojnë këto cilësi. Si e bën Ai veten të njohur për ne sot?
Doktrina e Besëlidhje 60:7; 61:1–2; 62:1
Zoti do të më falë nëse pendohem.
-
Ndërsa lexoni te Doktrina e Besëlidhje 60:7; 61:2 me fëmijët tuaj, ndihmojini ata të gjejnë fjalët që këto vargje i kanë të përbashkëta. Kujtojuni atyre se këto zbulesa iu dhanë Jozef Smithit dhe udhëheqësve të tjerë të Kishës. Çfarë donte Zoti që ata të dinin? Mund edhe të flisni rreth asaj se si ndihet Shpëtimtari për ne kur bëjmë gabime dhe asaj se ç’do të thotë të pendohesh. Sipas vargut te Doktrina e Besëlidhje 62:1, si mund të ndihmojë Jezusi kur tundohemi?
Jezu Krishti dëshiron që unë ta shpërndaj ungjillin e Tij.
-
Mund t’i pyesni fëmijët tuaj se çfarë do të thoshin nëse dikush i pyeste se çfarë iu pëlqen më shumë te Jezu Krishti dhe Kisha e Tij. Të kënduarit së bashku të një kënge për shpërndarjen e ungjillit, të tillë si “Un’ Dua të Jem Misionar Tani” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 90) mund t’u japë atyre ide. Më pas mund të lexoni te Doktrina e Besëlidhje 62:3 dhe t’u kërkoni fëmijëve tuaj të mbajnë vesh për atë që ndodh kur i japim dëshmitë tona. Si mund të ndihmojë premtimi te vargu 9 nëse ndihemi në ankth?
Unë mund të tregoj nderim.
-
Për të paraqitur vargun te Doktrina e Besëlidhje 63:64, mund të këndoni një këngë rreth nderimit me fëmijët tuaj, të tillë si “Nderimi Ësht’ Dashuri” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 12). Më pas mund të flisni rreth mënyrave të ndryshme për të treguar nderim për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.
-
Mund t’i ndihmoni fëmijët tuaj ta kuptojnë se çfarë është nderimi duke folur me ta rreth një sendi që është i veçantë për ta, si një lodër, libër ose batanije e parapëlqyer. Pyetini se si kujdesen dhe i mbrojnë gjërat që janë të veçanta për ta. Më pas mund të lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 63:64. Cilat gjëra janë të veçanta ose të shenjta për Atin Qiellor? (Shihni, për shembull, vargun 61 dhe te faqja e veprimtarisë për këtë javë.) Si duhet t’i trajtojmë këto gjëra, me fjalët dhe veprimet tona?