Eja, Më Ndiq
Zëra të Rivendosjes: Pagëzimi për Paraardhësit tanë, “një Doktrinë e Lavdishme”


“Zëra të Rivendosjes: Pagëzimi për Paraardhësit Tanë, ‘një Doktrinë e Lavdishme’”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Doktrina e Besëlidhje 2025 (2025)

“Pagëzimi për Paraardhësit Tanë, ‘një Doktrinë e Lavdishme’”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2025

ikona zëra të rivendosjes

Zëra të Rivendosjes

Pagëzimi për Paraardhësit Tanë, “një Doktrinë e Lavdishme”

skica e vaskës së pagëzimit në Tempullin e Navusë

Kjo skicë tregon vaskën e pagëzimit të Tempullit të Navusë që qëndron mbi dymbëdhjetë qe.

Fibi dhe Uillford Udrafi

Portrait engraving of Orson Pratt

Fibi Udrafi jetonte afër Navusë kur Jozef Smithi filloi të jepte mësim rreth mundësisë së pagëzimit për ata që kishin jetuar më parë. Ajo i shkroi për të bashkëshortit të saj, Uillfordit, i cili po shërbente në një mision në Angli:

“Vëllai Jozef … ka mësuar me anë të zbulesës se njerëzit në këtë kishë mund të pagëzohen për cilindo nga të afërmit e tyre që kanë vdekur dhe nuk kanë pasur privilegjin ta dëgjonin këtë ungjill, madje për fëmijët, prindërit, vëllezërit, motrat, gjyshërit e gjyshet, ungjit dhe emtat e tyre. … Sapo të pagëzohen për miqtë e tyre, ata lirohen nga burgu dhe ata mund t’i marrin të vdekurit në ringjallje dhe t’i sjellin në mbretërinë çelestiale – kjo doktrinë është pranuar me gjithë zemër nga kisha dhe ata po shkojnë përpara në turma, disa po pagëzohen nga 16 herë … në ditë.”

Uillford Udrafi më vonë tha për këtë parim: “Që në çastin që dëgjova për të, shpirti më hovi nga gëzimi. … Vijova më tej dhe u pagëzova për të gjithë të afërmit e mi të vdekur, të cilët më erdhën në mendje. … Ndjeva të thosha aleluja kur doli në dritë zbulesa që na bëri të ditur pagëzimin për të vdekurit. Ndjeva se kishim të drejtën të gëzoheshim në bekimet e Qiellit.”

Vajlet Kimballi

Portrait of Vilate Kimball.

Sikurse Motra Udraf, Vajlet Kimballi dëgjoi rreth pagëzimit me mëkëmbës ndërkohë që bashkëshorti i saj, Hibëri, ishte larguar për të predikuar ungjillin. Ajo i shkroi atij:

“Presidenti Smith ka hapur një temë të re dhe të lavdishme … e cila ka shkaktuar mjaft gjallërim në kishë. Ajo është bërja e pagëzimit për të vdekurit. Pali flet për të, në letrën e parë drejtuar Korintasve te kapitulli 15, vargu 29. Jozefi ka marrë një shpjegim më të plotë për të me anë të zbulesës. … Është privilegji i kësaj kishe për t’u pagëzuar për të gjithë të afërmit e tyre që kanë vdekur para se të dilte në dritë ky ungjill; madje deri te katragjyshërit dhe katragjyshet e tyre. … Duke e bërë këtë, ne veprojmë si përfaqësues për ta dhe u japim atyre privilegjin për t’u ngritur në ringjalljen e parë. Ai thotë që atyre do t’u predikohet ungjilli …, por nuk ekziston një gjë e tillë si shpirtra që pagëzohen. … Qëkurse ky urdhër është predikuar këtu, ujërat kanë qenë vazhdimisht të trazuara. Gjatë konferencës, disa herë, pati nga tetë deri në dhjetë Pleq në lumë në të njëjtën kohë që pagëzonin. … Dua të pagëzohem për nënën time. E llogarita që të pres derisa ti të kthehesh në shtëpi, por herën e fundit që Jozefi foli për këtë temë, ai e këshilloi secilin të vinte dhe të ishte mëkëmbës dhe t’i çlironte miqtë e vet nga robëria sa më shpejt që të ishte e mundur. Kështu që mendoj t’i bëj këtë javë, meqenëse shumë nga fqinjët do të shkojnë. Disa janë pagëzuar tashmë shumë herë rresht. … Kështu pra, e sheh se ka mundësi për të gjithë. A s’është kjo një doktrinë e lavdishme?”

Fibi Çejsi

Picture of Phoebe Carter Woodruff, wife of Wilford Woodruff, circa 1840.

Sapo përfundoi vaska e pagëzimit në Tempullin e Navusë, pagëzimet me mëkëmbës u kryen atje në vend që të bëheshin në lumë. Fibi Çejsi, një banore e Navusë, i shkroi nënës së saj rreth tempullit, duke e përshkruar vaskën e pagëzimit si vendin ku “mund të pagëzohemi për të vdekurit tanë dhe të bëhemi shpëtimtarë në Malin e Sionit”. Ajo vijoi me shpjegimin se në këtë vaskë, “jam pagëzuar për babanë tim të dashur dhe për të gjithë miqtë e mi që kanë vdekur. … Tani dëshiroj të di si e kanë emrin babai dhe nëna jote, që të mund t’i çliroj ata, pasi kam dëshirë që t’i ndihmoj të vdekurit. … Zoti ka folur sërish dhe e ka rivendosur urdhrin e lashtë.”

Salli Randalli

Ndërsa u shkroi miqve dhe familjarëve të saj rreth pagëzimit për pjesëtarët e familjes që kishin jetuar më parë, Salli Randalli solli në mendje ndarjen nga jeta të birit të saj, Xhorxhit:

“O çfarë kohe e vështirë qe për mua dhe ende duket sikur nuk mund të pajtohem me këtë situatë, por … i ati është pagëzuar në emër të tij dhe çfarë gjëje e lavdishme është që besojmë dhe marrim plotësinë e ungjillit ashtu siç predikohet tani dhe që mund të pagëzohemi për të gjithë miqtë tanë të vdekur dhe t’i shpëtojmë ata, duke shkuar pas në kohë deri aq sa mund të dimë për ta.

Unë dua që të më shkruash emrat e të gjithë atyre që kanë lidhje me ne, të cilët kanë vdekur, që nga koha e stërgjyshërve dhe stërgjysheve, sido që të jetë. Kam ndërmend të bëj aq sa mundem për t’i shpëtuar miqtë e mi dhe do të lumturohesha shumë nëse ndonjëri prej jush do të vinte dhe do të më ndihmonte, pasi është një punë e madhe për dikë që ta bëjë i vetëm. … E pres që të mendoni se kjo është një doktrinë e çuditshme, por do ta zbuloni që është e vërtetë.”

Shënime

  1. Letër nga Fibi Udrafi drejtuar Uillford Udrafit, 6 tetor 1840, Biblioteka e Historisë së Kishës, Solt‑Lejk‑Siti; germëzimi dhe pikësimi të modernizuara.

  2. Wilford Woodruff, “Remarks”, Deseret News, 27 maj 1857, f. 91; pikësimi i modernizuar.

  3. Letër nga Vajlet Kimballi drejtuar Hibër C. Kimballit, 11 tetor 1840, Biblioteka e Historisë së Kishës, Solt‑Lejk‑Siti; germëzimi dhe pikësimi të modernizuara.

  4. Letër nga Fibi Çejsi, e padatuar, Biblioteka e Historisë së Kishës, Solt‑Lejk‑Siti; germëzimi dhe pikësimi të modernizuara. Kur shenjtorët filluan së pari të kryenin pagëzime për të vdekurit, individët nganjëherë pagëzoheshin në emër të paraardhësve për të dyja gjinitë. Më vonë u zbulua se burrat duhej të pagëzoheshin për burrat dhe gratë për gratë.

  5. Letër nga Salli Randalli, 21 prill 1844, Biblioteka e Historisë së Kishës, Solt‑Lejk‑Siti; germëzimi dhe pikësimi të modernizuar.