Eja, Më Ndiq
29 Qershor – 5 Korrik. Alma 23–29: Ata “Nuk Hoqën Dorë Kurrë nga Besimi i Tyre”


“29 Qershor – 5 Korrik. Alma 23–29: Ata ‘Nuk Hoqën Dorë Kurrë nga Besimi i Tyre’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“29 Qershor – 5 Korrik. Alma 23–29”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2020

Anti‑nefi‑lehitët duke varrosur armët e tyre

Anti‑Nefi‑Lehitët Varrosin Armët e Tyre, nga Jody Livingston

29 Qershor – 5 Korrik

Alma 23–29

Ata “Nuk Hoqën Dorë Kurrë nga Besimi i Tyre”

Ndërsa i studioni kapitujt tek Alma 23–29, çfarë mesazhesh gjeni për veten tuaj dhe familjen tuaj? Çfarë mund të tregoni në orët tuaja mësimore në Kishë?

Shënojini Mbresat Tuaja

A e pyetni veten ndonjëherë nëse njerëzit vërtet mund të ndryshojnë? Ndoshta shqetësoheni nëse mund t’i mposhtni zgjedhjet jo të mira që keni bërë apo zakonet e këqija që keni zhvilluar, ose ju mund të keni shqetësime të ngjashme për njerëzit që i doni. Nëse po, historia e anti‑nefi‑lehitëve mund t’ju ndihmojë. Këta njerëz ishin armiqtë e betuar të nefitëve. Kur Amoni dhe vëllezërit e tij vendosën t’u predikonin atyre ungjillin, nefitët “qeshën me përbuzje”. Vrasja e lamanitëve dukej si një zgjidhje më logjike sesa kthimi i tyre në besim. (Shih Alma 26:23–25.)

Por lamanitët ndryshuan vërtet – nëpërmjet fuqisë së Zotit e cila kthen në besim. Ata që dikur njiheshin si “një popull … [i] ngurtësuar dhe gjakatar” (Alma 17:14), u bënë të “dallua[r] … për zellin e tyre ndaj Perëndisë” (Alma 27:27). Në fakt, ata “nuk hoqën dorë kurrë nga besimi i tyre” (Alma 23:6).

Ndoshta ju keni tradita të rreme për t’i braktisur ose “armët e rebelimit” tuaj për t’i ulur (Alma 23:7). Ose ndoshta thjesht keni nevojë të jeni pak më të zellshëm në dëshminë tuaj dhe më pak të prirur për të hequr dorë nga besimi. Pavarësisht se çfarë ndryshimesh ju nevojiten, Alma 23–29 mund t’ju japë shpresë se nëpërmjet fuqisë shlyese të Jezu Krishtit, është i mundur ndryshimi jetëgjatë.

ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Alma 23:1–5

Kur fëmijët e Perëndisë e pranojnë ungjillin, atyre u vijnë bekime të mëdha.

Kur mbreti i lamanitëve shpalli se fjala e Perëndisë duhej “të mos pengohej” mes popullit të tij (shih Alma 23:1–5), ai u hapi derën bekimeve të mëdha për ta. Ndërsa lexoni kapitujt tek Alma 23–29, kërkojini këto bekime. Si mund të siguroheni që fjala e Perëndisë “të mos pengohe[t]” në jetën tuaj ose në familjen tuaj?

Alma 23–25; 27

Kthimi im në besimin te Jezu Krishti dhe tek ungjilli i Tij e ndryshon jetën time.

Lamanitët që u vizituan nga Amoni dhe vëllezërit e tij, dukej se ishin kandidatë të pamundshëm për t’u kthyer në besim – ata ishin zënë në grackë prej traditave të etërve të tyre dhe vetë ligësisë së tyre. Prapëseprapë shumë prej tyre e pranuan ungjillin e Jezu Krishtit dhe bënë ndryshime themelore në jetën e tyre. Si simbol i kthimit të tyre në besim këta lamanitë u vetëquajtën anti‑nefi‑lehitë. (Kuptimi i fjalës “anti” nuk është i njëjtë me atë të “anti” në “anti‑Krisht”.)

Të menduarit thellë për kthimin në besim të këtyre lamanitëve mund t’ju nxitë të përsiatni vetë kthimin tuaj në besimin “te Zoti” (Alma 23:6). Një mënyrë për t’i studiuar këta kapituj mund të jetë të përcaktoni se si kthimi në besim i anti‑nefi‑lehitëve e ndryshoi jetën e tyre. Vargjet vijuese mund t’ju ndihmojnë që të filloni.

Ndërsa përsiatni ndryshimet tek anti‑nefi‑lehitët, merrni parasysh mënyrën se si vetë kthimi juaj në besimin te Krishti po ju ndryshon ju. Çfarë mendoni se ju nevojitet ende për ta ndryshuar, me qëllim që ungjilli të mund të ketë fuqi më të madhe në jetën tuaj?

Alma 23:6–7

Alma 23:17–18

Alma 24:11–19

Alma 25:13–16

Alma 27:26–30

Alma 24:7–19; 26:17–22

Perëndia është i mëshirshëm.

Ndërkohë që mëkatet të cilat duhej t’i mposhtnin Amoni dhe anti‑nefi‑lehitët, ka të ngjarë që ishin tepër të ndryshme nga ndonjë gjë në jetën tuaj, ne të gjithë mbështetemi te mëshira e Perëndisë. Çfarë gjeni tek Alma 24:7–19 dhe 26:17–22 që ju ndihmon ta kuptoni mëshirën e Tij? Teksa lexoni, mund të mendoni për këto gjëra: mënyrat se si jeni ftuar të pendoheni, përvojat tuaja me pendimin, se si jeni përpjekur ta shmangni përsëri kryerjen e mëkatit dhe bekimet që ju kanë ardhur nëpërmjet pendimit. Kur ju i lexoni vargjet në këtë mënyrë, çfarë mësoni rreth mëshirës së Perëndisë në jetën tuaj?

Alma 2629

Shërbimi ndaj Zotit sjell gëzim.

Pavarësisht nga përvojat e tyre të ndryshme Amoni dhe Alma shprehën ndjenja të ngjashme rreth punëve të tyre misionare. Merreni parasysh t’i lexoni kapitujt Alma 26 dhe 29 dhe t’i krahasoni ata. Çfarë ngjashmërish vini re? Cilat fjalë dhe fraza përsëriten? Çfarë mund të mësoni nga Amoni dhe Alma rreth mënyrës se si të gjeni gëzim të vërtetë pavarësisht nga sfidat tuaja? (Që të rishikoni sfidat me të cilat u përball Alma, shihni krerët e kapitujve tek Alma 5–16. Që të rishikoni sfidat e Amonit dhe të vëllezërve të tij, shihni krerët e kapitujve tek Alma 17–28.)

Alma 26:5–7

Çfarë janë duajt dhe hambarët?

Në kohën e korrjes drithi shpesh mblidhet në grumbuj të quajtur duaj dhe vendoset në shtëpi ruajtjeje, nganjëherë të quajtura hambarë. Plaku Dejvid A. Bednar dha një interpretim të simbolikës tek Alma 26:5: “Duajt në këtë analogji përfaqësojnë anëtarët e sapopagëzuar të Kishës. Hambarët janë tempujt e shenjtë” (“Me Nder do të Mbajë një Emër e Qëndrim”, Ensign ose Liahona, maj 2009, f. 97). Merrni në shqyrtim se çfarë ju mëson analogjia tek Alma 26:5–7 rreth rëndësisë së besëlidhjeve të tempullit.

ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen Familjare

Ndërsa i lexoni shkrimet e shenjta me familjen tuaj, Shpirti mund t’ju ndihmojë të dini se cilat parime të theksoni e diskutoni me qëllim që të plotësoni nevojat e familjes suaj. Ja ku janë disa ide.

Alma 24:6–19

Përse i varrosën anti‑nefi‑lehitët armët e tyre “thellë në tokë”? (Alma 24:16.) Ndoshta pjesëtarëve të familjes do t’iu pëlqente të shkruanin në fletë letre gjërat që do të donin t’i mposhtnin ose t’i braktisnin. Më pas ata mund të hapin një gropë dhe t’i varrosin fletët.

Alma 24:7–12

Studimi i këtyre vargjeve mund ta ndihmojë familjen tuaj të kuptojë më mirë dhuratën e mrekullueshme të pendimit. Çfarë bënë anti‑nefi‑lehitët që të pendoheshin për mëkatet e tyre? Si i ndihmoi Zoti ata që të pendoheshin? Çfarë mund të mësojmë nga ky shembull?

Alma 24:20–27

Çfarë kemi parë që dëshmon për të vërtetën e shpalljes së Mormonit: “Kështu ne shohim se Zoti vepron në shumë mënyra për shpëtimin e popullit të tij”? (Alma 24:27.)

Alma 26:2

Si do t’u përgjigjej familja juaj pyetjeve të Amonit tek Alma 26:2? Ndoshta ju mund të bëni një listë të përgjigjeve të tyre në një fletë të madhe letre dhe ta varni në një vend ku mund ta shohë çdo njeri. Nxitini pjesëtarët e familjes t’i shtojnë asaj ndërkohë që mendojnë për bekime të tjera që Perëndia ua ka “dhënë”.

Alma 29:9

Si ishin Amoni dhe Alma mjete në duart e Perëndisë? Merreni parasysh të kërkoni vegla ose mjete në shtëpinë tuaj dhe të diskutoni se si secila prej tyre është e dobishme për familjen tuaj. Si na ndihmon kjo të kuptojmë mënyrën se si secili prej nesh mund të jetë “një mjet në duart e Perëndisë”?

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përdorni llojshmëri. Të ndryshuarit e metodës suaj të studimit familjar të shkrimeve të shenjta mund t’i ndihmojë pjesëtarët e familjes suaj të mbeten të interesuar dhe të përfshirë. Për shembull, pasi një pjesëtar i familjes lexon një varg, ai ose ajo mund t’u kërkojë pjesëtarëve të tjerë të familjes që ta thonë sërish me fjalët e veta atë që sapo u lexua.

Anti‑nefi‑lehitët duke varrosur armët e tyre

Ilustrim i anti‑nefi‑lehitëve duke varrosur armët e tyre, nga Dan Burr