Doktrina e Besëlidhje 2021
8–14 Nëntor. Doktrina e Besëlidhje 129–132: “Kur Ne Fitojmë Ndonjë Bekim nga Perëndia, Është me Anë të Bindjes”


“8–14 Nëntor. Doktrina e Besëlidhje 129–132: ‘Kur Ne Fitojmë Ndonjë Bekim nga Perëndia, Është me Anë të Bindjes’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“8–14 Nëntor. Doktrina e Besëlidhje 129–132”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2021

Jozef Smithi duke dhënë mësim në Navu

Jozef Smithi në Navu, 1840, nga Theodore Gorka

8–14 Nëntor

Doktrina e Besëlidhje 129–132

“Kur Ne Fitojmë Ndonjë Bekim nga Perëndia, Është me Anë të Bindjes”

Seksionet 129–132 na mësojnë shumë parime të çmuara, por vetëm disa prej tyre janë theksuar në këtë përvijim të mësimit. Çfarë të vërtetash të tjera gjeni?

Shënojini Mbresat Tuaja

Brigam Jangu tha njëherë për Jozef Smithin: “Ai mund të thjeshtonte gjërat qiellore sa t’i kuptonin të vdekshmit” (në Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith (2009), f. 534). Kjo duket veçanërisht e vërtetë për mësimet e Profetit në Navu në vitet 1840, disa prej të cilave janë shënuar te Doktrina e Besëlidhje 129–132. Ç’pamje ka Shpëtimtari? “Ai është një njeri si vetë ne.” Si është qielli? “Ai shoqërim që ekziston mes nesh këtu, do të ekzistojë mes nesh atje” (Doktrina e Besëlidhje 130:1–2) dhe marrëdhëniet tona më të vyera familjare në këtë botë, nëse vulosen me anë të autoritetit të duhur, “do të je[n]ë plotësisht [të] vlefshme” në botën që vjen (Doktrina e Besëlidhje 132:19). Të vërteta si këto mund të bëjnë që qielli të ndihet më afër – i lavdishëm, prapëseprapë i arritshëm.

Por pastaj, ndonjëherë Perëndia mund të na kërkojë të bëjmë gjëra që janë aq të parehatshme sa na duken të paarritshme. Për shumë shenjtorë të hershëm, martesa me shumë bashkëshorte ishte një urdhërim i tillë. Urdhërimi për t’u martuar me bashkëshorte të tjera ishte një sprovë e rëndë besimi për Jozef Smithin, bashkëshorten e tij, Emën, dhe thuajse për këdo që e mori urdhërimin. Për t’ia dalë mbanë kësaj sprove, atyre u nevojiteshin më shumë sesa thjesht ndjenja të mira rreth ungjillit të rivendosur; atyre u nevojitej besim te Perëndia, që shkonte shumë më thellë sesa ndonjë dëshirë apo paragjykim vetjak. Urdhërimi nuk vlen më sot, por shembulli besnik i atyre që e jetuan atë, ende vlen. Dhe ai shembull na frymëzon kur na kërkohet të bëjmë vetë “sakrificat [tona] për t’[u] bindur” (Doktrina e Besëlidhje 132:50).

ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Doktrina e Besëlidhje 130–131

Jozef Smithi zbuloi të vërteta rreth Kreut‑Perëndi dhe “botë[s] që vjen”.

Mund të vini re që seksionet 130–131 kanë një gjuhë paksa më ndryshe sesa seksionet e tjera te Doktrina e Besëlidhje. Kjo ndodh ngaqë seksionet 130–131 janë të bazuara te shënimet që mbajti Uilliam Klejtoni, një nga sekretarët e Jozef Smithit, për gjërat që dëgjoi, të cilat u dhanë mësim nga Profeti. Prandaj, këto seksione më shumë janë si përmbledhje të vërtetash sesa zbulesa të diktuara që lidhen me njëra‑tjetrën. Edhe si të tilla, ka disa tema të përbashkëta midis shumë prej këtyre të vërtetave. Për shembull, ju mund t’i lexoni seksionet 130–131 me pyetje të tilla në mendje si: Çfarë mësoj rreth Perëndisë? Çfarë mësoj rreth jetës pas vdekjes? Si ndikon kjo njohuri në jetën time?

Shih edhe “Our Hearts Rejoiced to Hear Him Speak”, Revelations in Context, f. 277–280.

Doktrina e Besëlidhje 131:1–4; 132:7, 13–25

Ati Qiellor bëri të mundur që familjet të jenë të përjetshme.

Një nga të vërtetat më ngushëlluese të rivendosura nëpërmjet Profetit Jozef Smith është se marrëdhëniet martesore dhe familjare mund të zgjatin përgjithmonë. Nëpërmjet Jozef Smithit, Zoti i rivendosi ordinancat dhe autoritetin që nevojitej për t’i bërë këto marrëdhënie të përjetshme (shih Doktrina e Besëlidhje 132:7, 18–19). Mendoni për marrëdhëniet familjare që keni ose shpresoni t’i keni në të ardhmen ndërsa lexoni te Doktrina e Besëlidhje 131:1–4; 132:7, 13–15. Si ndikojnë këto vargje te mënyra se si mendoni rreth këtyre marrëdhënieve?

Sidoqoftë, nganjëherë parimi i familjeve të përjetshme nuk është aq ngushëllues – ai mund të sjellë ankth, madje trishtim, kur situata jonë e tanishme familjare nuk përputhet me idealin çelestial. Kur Presidenti Henri B. Ajring u shqetësua për një situatë të tillë në familjen e vet, ai mori këtë këshillë të urtë nga një anëtar i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: “Ti thjesht jeto i denjë për mbretërinë çelestiale dhe situatat në familje do të jenë më të mrekullueshme nga sa mund t’i përfytyrosh” (në “Një Shtëpi ku Banon Shpirti i Zotit”, Ensign ose Liahona, maj 2019, f. 25). Si mund t’ju bekojë në situatën tuaj të tanishme familjare ndjekja e kësaj këshille të urtë?

Shih edhe Kristen M. Ouks, “To the Singles of the Church”, (Sistemi Arsimor i Kishës, takim shpirtëror për të rinjtë në moshë madhore, 11 shtator 2011), broadcasts.ChurchofJesusChrist.org.

një burrë dhe një grua jashtë Tempullit të Akras në Ganë

Marrëdhëniet familjare mund të bëhen të përjetshme nëpërmjet ordinancave të tempullit.

Doktrina e Besëlidhje 132:1–2, 29–40

Martesa me shumë bashkëshorte është e pranueshme për Perëndinë kur Ai e urdhëron atë.

Cilido që e ka lexuar Dhiatën e Vjetër, ndoshta e ka pyetur veten rreth Abrahamit, Jakobit, Moisiut dhe të tjerëve që u martuan me shumë bashkëshorte. A ishin duke kryer tradhti bashkëshortore këta burra të mirë? Ose, a ua dha pëlqimin Perëndia për veprimet e tyre? Kërkoni përgjigje te Doktrina e Besëlidhje 132:1–2, 29–40.

Martesa midis një burri dhe një gruaje është standardi i Perëndisë për martesën (shih kreun e seksionit te Deklarata Zyrtare 1; shih edhe Jakobi [LiM] 2:27, 30). Sidoqoftë, ka pasur periudha në histori kur Perëndia i ka urdhëruar fëmijët e Tij që ta praktikonin martesën me shumë bashkëshorte.

Vitet e para të Kishës së rivendosur ishin njëra nga ato periudha përjashtimi. Pasi e morën këtë urdhërim, Jozef Smithi dhe shenjtorë të tjerë të ditëve të mëvonshme e praktikuan martesën me shumë bashkëshorte. Nëse doni të mësoni më shumë rreth martesës me shumë bashkëshorte midis shenjtorëve të hershëm të ditëve të mëvonshme, shihni “Mercy Thompson and the Revelation on Marriage” (Revelations in Context, f. 281–293); Saints, 1:290–292, f. 432–435, 482–492, 502–504; “Plural Marriage in The Church of Jesus Christ of Latter-day Saints”, (Gospel Topics, topics.ChurchofJesusChrist.org); “Why Was It Necessary for Joseph Smith and Others to Practice Polygamy?” [“Përse Ishte e Nevojshme për Jozef Smithin dhe të Tjerët që të Praktikonin Poligaminë”] (material filmik, ChurchofJesusChrist.org).

ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen e Shtëpisë

Doktrina e Besëlidhje 130:2, 18–19; 132:13, 19.Si mund t’i përdorni këto vargje për ta ndihmuar familjen tuaj që t’u japë përparësi gjërave që zgjatin përjetësisht? Ndoshta së bashku mund të paketoni në një valixhe apo çantë shpine artikuj që përfaqësojnë gjërat që, sipas vargjeve te Doktrina e Besëlidhje 130:2, 18–19; 132:19, mund t’i marrim me vete në jetën që vjen, të tilla si fotografitë e familjes ose shkrimet e shenjta. Çfarë na mëson Doktrina e Besëlidhje 132:13 rreth gjërave të botës? Kjo mund të çojë në një diskutim rreth përqendrimit te gjërat që kanë rëndësi të përjetshme.

Doktrina e Besëlidhje 130:20–21.Mund të këndoni një këngë rreth mirënjohjes, të tillë si, “Numëro Bekimet”, (Himne nr. 152) dhe të bëni një listë të bekimeve që ka marrë familja juaj për shkak të bindjes ndaj ligjeve të Perëndisë. Çfarë bekimesh shpresojmë të marrim? Si mund t’i marrim ato bekime?

Doktrina e Besëlidhje 131:1–4; 132:15–19.Materiali filmik “Marriage Is Sacred” [“Martesa Është e Shenjtë”] (ChurchofJesusChrist.org) mund ta ndihmojë familjen tuaj që të diskutojë për të vërtetat në këto vargje. Si ndihet Zoti rreth martesës? Si përgatitemi ne – qoftë të martuar ose beqarë – për të pasur një martesë të përjetshme?

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Kënga e sugjeruar: “Familjet Mund të Jen’ Bashk’ Përgjithmon’”, Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 98.

Përmirësimi i Studimit Vetjak

Kërkoni të vërtetat e ungjillit. Nganjëherë të vërtetat e ungjillit shprehen drejtpërsëdrejti; herë të tjera ato nënkuptohen nëpërmjet një shembulli apo historie. Teksa lexoni, pyeteni veten: “Çfarë e vërtete e përjetshme jepet mësim në këto vargje?”

dhoma e vulosjes në Tempullin e Parisit në Francë

Një dhomë vulosjeje në Tempullin e Parisit në Francë.