Doktrina e Besëlidhje 2021
28 Qershor – 4 Korrik. Doktrina e Besëlidhje 71–75: “Nuk Ka Asnjë Armë që Formohet kundër Jush, që do të Përparojë”


“28 Qershor – 4 Korrik. Doktrina e Besëlidhje 71–75: ‘Nuk Ka Asnjë Armë që Formohet kundër Jush, që do të Përparojë’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“28 Qershor – 4 Korrik. Doktrina e Besëlidhje 71–75”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2021

Jezusi me dele

Pranë Zemrës së Bariut, nga Simon Dewey

28 Qershor – 4 Korrik

Doktrina e Besëlidhje 71–75

“Nuk Ka Asnjë Armë që Formohet kundër Jush, që do të Përparojë”

Fëmijët të cilëve u jepni mësim, mund të mësojnë shumë në orën mësimore, por ata do të mësojnë edhe më shumë nëse zhvillojnë një zakon të studimit të shkrimeve të shenjta në shtëpi. Merreni parasysh mënyrën se si mund ta nxitni dhe mbështetni të mësuarit e ungjillit në shtëpi.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ftojini fëmijët të ulen në dysheme në formë rrethi dhe rrokullisni një top drejt njërit prej fëmijëve. Kërkojini atij fëmije të tregojë diçka që ai ose ajo ka mësuar kohët e fundit për ungjillin në shtëpi apo në Fillore. Më pas, ftojeni fëmijën ta rrokullisë topin drejt një personi tjetër. Përsëriteni këtë derisa secili fëmijë të ketë pasur mundësi për të treguar diçka.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Doktrina e Besëlidhje 72:2, 10

Zoti ka thirrur një peshkop që të më ndihmojë.

Fëmijët e vegjël mund të mos dinë shumë rreth asaj që peshkopi bën për t’u shërbyer atyre dhe anëtarëve të tjerë të lagjes. Ju mund t’i ndihmoni që ta vlerësojnë shërbimin e peshkopit të tyre.

Veprimtari të Mundshme

  • Sillni në klasë sende që përfaqësojnë përgjegjësitë e një peshkopi, të tilla si një mandatdhurim për të dhjetën, shkrimet e shenjta ose një figurë të një peshkopi duke dhënë këshillë (shih figurën në fund të përvijimit të mësimit të kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet). Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 72:2 dhe shpjegoni që Zoti ka thirrur një peshkop për të na ndihmuar. Përdorini sendet që sollët për t’i ndihmuar fëmijët të kuptojnë disa prej gjërave që bën një peshkop për të shërbyer në lagje.

  • Ecni me fëmijët deri te zyra e peshkopit (ju mund të doni ta bashkërendoni këtë me mësues të tjerë). Përshkruani për ta disa situata se kur mund të takohen me peshkopin në zyrën e tij (të tilla si një intervistë pagëzimi ose një dhënie llogarie për të dhjetën). Tregojuni fëmijëve se si jeni bekuar nga shërbimi i një peshkopi.

  • Ndihmojini fëmijët të bëjnë kartolina për t’ia dhënë peshkopit, duke e falënderuar për atë që ai bën që të ndihmojë me punën e Zotit.

Doktrina e Besëlidhje 75:3

Unë mund t’i jap Zotit përpjekjen time më të mirë.

Madje që në moshë të vogël, fëmijët mund të gjejnë gëzim kur bëjnë gjithçka munden për t’i zbatuar urdhërimet e Zotit.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojeni secilin fëmijë që me radhë të interpretojë me gjeste se si do të bënte një veprim shërbimi, të tillë si pastrimin e një dhome në kishë ose larjen e pjatave në shtëpi. Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 75:3 dhe kërkojuni fëmijëve të tregojnë se si do ta bënin atë me dembeli kur ju thoni “as mos jini dembelë” dhe të tregojnë se si të punojnë fort kur ju thoni “por të punoni me fuqi”. Përse është e rëndësishme që ne të bëjmë gjithçka mundemi kur i shërbejmë Zotit?

  • Tregojuni fëmijëve historitë e Presidentit Diter F. Uhtdorf rreth punës nga biseda “Dy Parime për Cilëndo Ekonomi” (Ensign ose Liahona, nëntor 2009, f. 55–58). Si ndihemi kur e dimë se kemi bërë gjithçka mundemi?

  • Këndoni një këngë rreth të punuarit së bashku, të tillë si “Kur Ndihmojm’” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 108). Ndihmojini fëmijët të bëjnë veprime që shkojnë me fjalët.

    fuçi dhe thasë me ushqime

    Anëtarët e hershëm të Kishës nganjëherë i dhanë Kishës ushqime për t’i ndihmuar të tjerët.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Doktrina e Besëlidhje 71

Unë mund ta mbroj të vërtetën duke dhënë dëshminë time.

Zoti nuk pret që fëmijët t’u japin përgjigje kritikave ndaj Kishës sikurse Ai i thirri të bënin Jozef Smithin dhe Sidni Ridgonin. Por ju mund t’i ndihmoni fëmijët ta kuptojnë që dëshmia e tyre e thjeshtë për të vërtetën mund të ketë një ndikim të fuqishëm mbi të tjerët.

Veprimtari të Mundshme

Doktrina e Besëlidhje 72:8

Zoti thërret peshkopë që ta ndihmojnë Atë për të bërë punën e Tij.

Një peshkop mund të ketë një ndikim të fortë pozitiv në jetën e një personi të ri në moshë. Çfarë mund të bëni për t’i ndihmuar fëmijët që ta shohin peshkopin si përfaqësues të Zotit Jezu Krisht?

Veprimtari të Mundshme

  • Shpjegoni se në vitin 1831, Zoti e thirri peshkopin e Kishës, Eduard Partrixhin, që të shpërngulej nga Kirtlandi në Ohajo për të qenë peshkopi në Indipendens të Misurit (shih “Kapitulli 17: Peshkopët e Parë të Kishës”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 64–66). Lexoni me fëmijët te Doktrina e Besëlidhje 72:8 dhe kërkojuni atyre që të dëgjojnë se kë thirri Zoti që të shërbente si peshkopi i ri në Kirtland. Përse Zoti thërret peshkopë? Tregojuni fëmijëve një përvojë kur ju u bekuat nga shërbimi i një peshkopi.

  • Ftojini fëmijët të bëjnë një listë me disa nga gjërat që e kanë parë peshkopin të bëjë për t’i ndihmuar njerëzit në lagje. Kërkojuni fëmijëve të vizatojnë figura për peshkopin duke bërë diçka që e përmendën. Jepni dëshminë tuaj se peshkopi juaj u thirr nga Zoti që të ishte shërbëtori i Tij. Përse jemi mirënjohës që Zoti ka thirrur një peshkop në lagjen tonë?

Doktrina e Besëlidhje 73:3

Zoti e urdhëroi Jozef Smithin që të rivendoste të vërteta të çmuara që kishin humbur nga Bibla.

Si pjesë e thirrjes së tij si profet, Jozef Smithi u urdhërua nga Zoti që të bënte rishikime të frymëzuara të Biblës. Këto rishikime, të cilat Zoti i quajti “përkthim” (Doktrina e Besëlidhje 90:13), rivendosën të vërteta të rëndësishme që kishin humbur ose ishin hequr nga Bibla përgjatë shekujve.

Veprimtari të Mundshme

  • Shpjegoni se kur Jozef Smithi dhe Sidni Ridgoni u kthyen nga një mision i shkurtër pranë Kirtlandit në Ohajo, Zoti dëshironte që ata të rifillonin punën për një projekt të rëndësishëm. Ftojini fëmijët të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 73:3 që të zbulojnë se cili ishte projekti. Për t’i ndihmuar fëmijët të kuptojnë se çfarë dëshironte Zoti që Jozefi e Sidni të përkthenin, lexoni me ta pjesë të zërit “Përkthimi prej Joseph Smith‑it (PJS)” në Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta.

  • Kaloni dorë më dorë një kopje të Biblës dhe lejojini fëmijët ta hapin e të shohin se sa faqe ka në të. Ftojini fëmijët të përfytyrojnë sikur atyre iu kërkua ta përkthenin Biblën në një gjuhë tjetër. Cilat janë mundësitë që ju mund të bëni disa gabime? Shpjegoni se kur njerëzit e përkthyen ose kopjuan Biblën përpara kohës së Jozef Smithit, ata bënë disa gabime dhe nganjëherë hoqën të vërteta të rëndësishme. Zoti e urdhëroi Profetin Jozef Smith që të bënte korrigjime të frymëzuara. Përse puna e Jozef Smithit ka vlerë për ne?

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët të zgjedhin diçka që do ta bëjnë për shkak të asaj që mësuan sot, të tillë si ta falënderojnë peshkopin për shërbimin e tij ose të përgatiten për t’i mbrojtur bindjet e tyre fetare duke mësuar Nenet e Besimit.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përfshijini shqisat. “Shumica e fëmijëve (dhe të rriturve) mësojnë më mirë kur përfshihen shqisa të shumta. Gjeni mënyra për t’i ndihmuar fëmijët që t’i përdorin shqisat e tyre të të shikuarit, të dëgjuarit dhe të prekurit teksa mësojnë” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 25).