Eja, Më Ndiq
11–17 Mars. Mateu 10–12; Marku 2; Lluka 7; 11: ‘Këta Janë të Dymbëdhjetët që Jezusi i Dërgoi’


“11–17 Mars. Mateu 10–12; Marku 2; Lluka 7; 11: ‘Këta Janë të Dymbëdhjetët që Jezusi i Dërgoi’” Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2019 (2019)

“11–17 Mars. Mateu 10–12; Marku 2; Lluka 7; 11”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2019

Jezusi duke shuguruar Pjetrin

11–17 Mars

Mateu 10–12; Marku 2; Lluka 711

“Këta Janë të Dymbëdhjetët që Jezusi i Dërgoi”

Ndërsa lexoni Mateun 10–12; Markun 2 dhe Llukën 711, ju do të merrni nxitje nga Shpirti i Shenjtë që do t’ju ndihmojnë të përgatiteni. Këto nxitje, së bashku me Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe këtë përvijim të mësimit, mund të ndihmojnë në përgatitjen tuaj.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e tregimit

Ftojini të Tregojnë

Nxitini fëmijët të tregojnë mënyrën se si e mbajnë të shenjtë ditën e Shabatit.

ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Vegjël

Mateu 10:1–10

Jezusi thirri Dymbëdhjetë Apostuj dhe u dha fuqi për të bërë punën e Tij.

A e dinë fëmijët të cilëve u jepni mësim se ne sot kemi Dymbëdhjetë Apostuj? Si mund t’i përdorni këto vargje për t’u dhënë mësim atyre mbi rëndësinë e Apostujve të sotëm dhe atë që janë thirrur të bëjnë?

Veprimtari të Mundshme

  • Përmblidheni Mateun 10:1–10 me fjalë të thjeshta. (Shih figurën Krishti Shuguron Apostujt, Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 38.) Shpjegoni se Jezusi i thërret Apostujt që ta ndihmojnë Atë për të ndërtuar Kishën e Tij.

  • Lërini fëmijët t’i numërojnë Apostujt në figurën Krishti Shuguron Apostujt (Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 38) dhe në një figurë të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve të tanishëm (shih LDS.org ose një botim të konferencës së përgjithshme në Ensign ose Liahona). Shpjegoni se ne sot kemi dymbëdhjetë Apostuj, ashtu si në kohën e Jezusit.

  • Fshihini figurat e Apostujve të sotëm përqark dhomës (për figura, shih një botim të konferencës më të fundit të përgjithshme të revistave Ensign ose Liahona). Ftojini fëmijët që t’i gjejnë figurat dhe tregojuni atyre pak rreth çdo Apostulli (shih pjesën “Meet Today’s Prophets and Apostles” [“Takohuni me Profetët dhe Apostujt e Sotëm”]LDS.org).

  • Ftojeni një fëmijë të mbajë lart një figurë të Presidencës së Parë dhe një figurë të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Kërkojini fëmijës që t’i udhëheqë fëmijët e tjerë përreth dhomës drejt një figure të Jezusit. Dëshmoni se profetët dhe apostujt na udhëheqin drejt Jezu Krishtit.

  • Jepni dëshminë tuaj për Apostujt e Zotit.

Kuorumi i Të Dymbëdhjetëve

Dymbëdhjetë Apostujt kryejnë punën e Zotit sot.

Mateu 11:28–30

Jezusi do të më ndihmojë kur vij tek Ai.

Fëmijët mund të ndiejnë ngushëllim kur dinë se Jezusi do t’i ndihmojë ata me barrët e tyre kur vijnë tek Ai.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojeni Mateun 11:28–30 dhe tregoni figurën e një pende qesh nën zgjedhë te përvijimi i mësimit të kësaj javeEja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet. Vini në dukje se qetë nën zgjedhë mund të tërheqin më shumë peshë së bashku sesa kur tërheqin më vete. Dëshmoni se kur ndihemi të trishtuar, të shqetësuar apo të frikësuar, ne mund ta kërkojmë Jezusin dhe Ai do të na ndihmojë.

  • Kërkojini një fëmije të ngrejë një send të rëndë. Kur ai ose ajo has vështirësi, ofrojini ndihmën tuaj. Si na ndihmon Jezusi të bëjmë gjëra të vështira? A e kanë ndier ndonjëherë fëmijët ndihmën e Tij?

Mateu 12:1–13

Unë mund ta mbaj të shenjtë ditën e Shabatit.

Cilat janë disa nga mënyrat argëtuese se si mund t’ju jepni mësim fëmijëve rreth ditës së Shabatit dhe arsyes përse e mbajmë atë të shenjtë?

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojeni Mateun 12:10–13 me zë të lartë. Ftojini fëmijët të ngrihen në këmbë dhe të ulen sa herë që ju thoni “Shabat” dhe përsëriteni me ta frazën “Është … [mirë] të bësh të mirën të shtunën” (Mateu 12:12). Çfarë mendojnë ata se do të thotë kjo?

  • Tregojuni fëmijëve një kalendar dhe vëreni theksin te dita e Shabatit. Çfarë bëjmë ditët e tjera të javës? Çfarë mund të bëjmë në Shabat për ta bërë të ndryshme nga ditët e tjera? (shih Isaia 58:13–14).

  • Kërkojuni fëmijëve të vizatojnë gjëra të mira që mund të bëjnë në ditën e Shabatit (shih faqen e veprimtarisë së kësaj jave).

  • Ftojini fëmijët të mendojnë për veprime të cilat do t’i ndihmojnë ata të bëhen gati për Shabatin ndërsa këndojnë këngën “Saturday” [“E Shtuna”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 196.

  • Vizatoni një palë sy, një palë veshë, një gojë dhe duar në tabelë. Kërkojuni fëmijëve t’ju tregojnë atë që mund të bëjë secila prej këtyre pjesëve të trupit tonë për ta mbajtur të shenjtë ditën e Shabatit.

ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Mëdhenj

Mateu 10:1–10; Marku 3:13–19

Dymbëdhjetë Apostujt mund të më mësojnë rreth Jezusit.

Si mund t’i ndihmojë fëmijët të mësuarit rreth Dymbëdhjetë Apostujve në kohën e Krishtit për të kuptuar më mirë atë që bëjnë sot Dymbëdhjetë Apostujt?

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqitni figura të Apostujve në kohën e Jezusit dhe në kohën tonë (shih figurën Krishti Shuguron Apostujt, Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 38, dhe një botim të një konference të fundit në revistat e Kishës). Kërkojuni fëmijëve të lexojnë Mateun 10:1–10 dhe Markun 3:14–15 për të zbuluar se çfarë bëjnë Apostujt.

  • Ftojini disa fëmijë që të vijnë të përgatitur për të rrëfyer një histori të treguar nga një prej Apostujve të gjallë. Si po na ndihmojnë Apostujt e gjallë që të bëhemi më shumë si Shpëtimtari?

  • Shkruajini emrat e Apostujve bashkëkohorë në copa letrash. Ftojini fëmijët ta lidhin emrin e çdo Apostulli me figurën e tij (LDS.org). Kjo veprimtari mund të përsëritet disa herë.

  • Tregojuni fëmijëve disa shembuj të dëshmive të Apostujve bashkëkohorë për Krishtin (shih mesazhet e konferencës më të fundit të përgjithshme ose “Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve”, Ensign ose Liahona, prill 2000, f. 2).

  • Ndihmojini fëmijët të mësojnë përmendsh dhe të kuptojnë Nenet e Besimit 1:6.

Mateu 11:28–30

Jezusi do të më ndihmojë kur vij tek Ai.

Si mund t’i ndihmoni fëmijët të kuptojnë se Shpëtimtarit do t’u japë prehje nga sfidat kur vijnë tek Ai?

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të tregojnë një rast kur ata ishin të shqetësuar apo në ankth për diçka. Ftojini ata të kërkojnë te Mateu 11:28–30 një këshillë që mund t’i ndihmojë në rrethana të ngjashme.

  • Ftojini fëmijët të vizatojnë figura të asaj që po bëjnë për të ardhur te Jezusi dhe për të mësuar prej Tij. Neni i katërt i besimit mund t’u japë atyre ide.

Mateu 12:1–14

Shabati është një ditë për të bërë gjëra të mira që më sjellin më pranë Perëndisë.

Fëmijët të cilëve u jepni mësim do të forcohen ndërsa i theksoni qëllimet dhe bekimet e mbajtjes së shenjtë të ditës së Shabatit.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojeni një fëmijë të interpretojë rolin e burrit, dora e të cilit u shërua nga Shpëtimtari (shih Mateu 12:10–13). Një fëmijë tjetër mund ta intervistojë atë rreth përvojës.

  • Lexojeni së bashku Mateun 12:12. Cilat janë disa nga gjërat e mira që mund të bëjmë në Shabat? Lërini fëmijët t’i vizatojnë idetë e tyre në faqen e veprimtarive të kësaj jave, t’i presin copat dhe t’i vendosin me radhë së bashku copat e figurëformueseve të njëri-tjetrit.

  • Fshihini disa nga figurat e njerëzve që po bëjnë gjëra në ditën e Shabatit, të cilat tregojnë dashuri për Atin Qiellor. Kërkojuni fëmijëve t’i gjejnë figurat dhe të tregojnë se si bërja e gjërave [që shihen] në figura tregojnë dashurinë tonë për Perëndinë.

  • Jepini çdo fëmije një çantë që ta mbushë me ide të gjërave të mira që bëhen në Shabat. Ata mund t’i gjejnë disa ide te “Respektimi i Ditës së Shabatit” në broshurën Për Forcën e Rinisë, f. 30–31.

ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Ftojini fëmijët që t’u japin familjeve të tyre ide për ta mbajtur ditën e Shabatit të shenjtë.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Nxiteni nderimin. Ndihmojini fëmijët që të kuptojnë se një aspekt i rëndësishëm i nderimit është të mendojnë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Ju mund t’u kujtoni fëmijëve të jenë nderues duke kënduar qetë ose duke e kënduar një këngë nën zë apo duke treguar një figurë të Jezusit.

faqja e veprimtarisë: Unë do ta mbaj Shabatin të shenjtë