Eja, Më Ndiq
10–16 Qershor. Mateu 26; Marku 14; Lluka 22; Gjoni 18: ‘Jo si Dua Unë, por si Do Ti’


“10–16 Qershor. Mateu 26; Marku 14; Lluka 22; Gjoni 18: ‘Jo si Dua Unë, por si Do Ti’” Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2019 (2019)

“10–16 Qershor. Mateu 26; Marku 14; Lluka 22; Gjoni 18”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2019

Pamja
Darka e Fundit

Dhe Ishte Natë, nga Benjamin McPherson

10–16 Qershor

Mateu 26; Marku 14; Lluka 22; Gjoni 18

“Jo si Dua Unë, por si Do Ti”

Ndërkohë që lexoni Mateun 26; Markun 14; Llukën 22 dhe Gjonin 18, kërkoni parime që e ndieni se fëmijët nevojitet t’i kuptojnë.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Tregoni figura të ngjarjeve në këto kapituj, të tilla si Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 54, 55 e 56 dhe ftojini fëmijët të tregojnë atë që po ndodh te figurat.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Vegjël

Marku 14:22–25; Lluka 22:19–20

Sakramenti më ndihmon të mendoj rreth Jezusit.

Ndihmojini fëmijët ta kuptojnë se marrja e sakramentit është një rast për të menduar rreth Jezusit.

Veprimtari të Mundshme

  • Përmblidhni tregimin e Jezusit që paraqet sakramentin. Ju mund të përdorni “Kapitullin 49: Sakramenti i Parë”, Tregime nga Dhiata e Re, f. 124–126, ose materialin filmik përkatës (LDS.org.) Shihni edhe materialin filmik “Sacrament” [“Sakramenti”] (LDS.org). Ndihmoni fëmijët ta kuptojnë se ne e kujtojmë Jezusin gjatë sakramentit.

  • Pyetini fëmijët nëse e dinë se çfarë përfaqësojnë buka dhe uji i sakramentit. Shpjegoni se këto emblema na ndihmojnë të kujtojmë se Jezusi vdiq për ne dhe u ngrit së vdekuri. Paraqitni një copë buke dhe një kupë me ujë ndërkohë që i ndihmoni fëmijët ta mësojnë përmendsh frazën “Në përkujtimin [e Tij]” (Lluka 22:19).

  • Kërkojuni fëmijëve t’i mbyllin sytë dhe të mendojnë për dikë që e duan, dhe më pas ftojini t’ju tregojnë rreth atij personi. Kërkojuni t’i mbyllin sytë përsëri, të mendojnë për Shpëtimtarin dhe më pas të tregojnë gjëra që i dinë rreth Tij. Nxitini të mendojnë rreth Jezusit gjatë sakramentit çdo javë.

  • Ftojini fëmijët të tregojnë se çfarë mund të bëjnë për ta kujtuar Jezusin dhe për të qenë nderues gjatë sakramentit.

  • Ndihmojini fëmijët të bëjnë fletëpalosjen e përshkruar në faqen e veprimtarisë së kësaj jave. Sugjerojuni që ta përdorin atë për t’i ndihmuar që të mendojnë rreth Jezusit gjatë sakramentit.

  • Ndihmojini fëmijët të kërkojnë figura të Jezusit te disa revista të Kishës dhe të krijojnë një kolazh që mund ta shohin gjatë mbledhjes së sakramentit.

Mateu 26:36–46

Ai vuajti për mua ngaqë më do.

Merrni parasysh se si mund t’i ndihmoni fëmijët ta ndiejnë dashurinë e Jezusit për ta, teksa diskutoni tregimin e vuajtjes së Tij në Gjetseman.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të mendojnë për një kohë kur u ndien të trishtuar ose të lënduar. Si të jetë e përshtatshme, ftoni disa fëmijë të tregojnë. Tregoni figurën nga përvijimi i mësimit të kësaj jave te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet. Shpjegoni se Jezusi, në njëfarë mënyre që nuk e kuptojmë plotësisht, e ndjeu tërë dhembjen dhe trishtimin që e ka ndier ndonjëherë çdo njeri. Kjo do të thotë që Ai mund të na ndihmojë më mirë kur ndihemi të trishtuar, të lënduar apo të zemëruar.

  • Këndoni me fëmijët “I Feel My Savior’s Love” [“T’Shpëtuesit Dashuri Ndiej”] Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve] f. 74–75. Ftojini të tregojnë mënyra sipas të cilave e kanë ndier dashurinë e Jezusit.

Pamja
Krishti duke u lutur në Gjetseman

Krishti Duke u Lutur në Kopshtin e Gjetsemanit, nga Hermann Clementz

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Mëdhenj

Marku 14:22–24

Sakramenti më ndihmon t’i kujtoj Jezu Krishtin dhe flijimin e Tij për mua.

Si mund t’i ndihmoni fëmijët që të kenë në sakrament një përvojë më domethënëse?

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët t’i lexojnë me radhë vargjet te Marku 14:22–24 (shih edhe Përkthimi prej Joseph Smith-it, Marku 14:20–24 [në Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta]) dhe Doktrina e Besëlidhje 20:75–79. Cilat fjalë dhe ide janë të ngjashme në të dy fragmentet?

  • Pyetini fëmijët se çfarë bëjnë që i ndihmon të mendojnë rreth Jezusit gjatë sakramentit. Ndihmojini të gjejnë shkrime të shenjta ose fjalë nga himnet e sakramentit që mund t’i lexojnë gjatë sakramentit dhe më pas renditini ato në një fletushkë që fëmijët të mund t’u referohen herën e ardhshme kur marrin sakramentin. Këndoni disa nga këto këngë me fëmijët (shih Himne, nr. 96–115).

  • Shkruani në tabelë fraza kyç nga lutjet e sakramentit dhe ndihmojini fëmijët t’i mësojnë përmendsh. Çfarë domethënie kanë këto fraza? Përse jemi mirënjohës që arrijmë t’i ripërtërijmë besëlidhjet tona të pagëzimit çdo javë?

  • Ftojeni një mbajtës të Priftërisë Aarone që t’u tregojë fëmijëve rreth përvojës së tij për përgatitjen, bekimin ose shpërndarjen e sakramentit. Çfarë e ndihmon që të përgatitet për ta bërë këtë gjë? Si ndihet ai kur e bën këtë gjë? Në ç’mënyrë buka dhe uji ia sjellin atij ndërmend Shpëtimtarin?

  • Kërkojuni fëmijëve që janë pagëzuar, të tregojnë se çfarë mbajnë mend rreth pagëzimeve të tyre. Si u ndien? Çfarë besëlidhjesh bënë? (shih Mosia 18:8–10.) Thuajuni se çdo javë, kur marrim sakramentin, mund të jetë sikur të pagëzoheshim përsëri – ne mund të falemi për mëkatet tona dhe t’i ripërtërijmë besëlidhjet tona.

Mateu 26:36–42

Në Gjetseman, Jezu Krishti mori mbi veten e Tij mëkatin e dhembjen time.

Dija rreth asaj që bëri Jezusi për ne në Gjetseman, mund t’i ndihmojë fëmijët të pendohen për mëkatet e tyre dhe të kthehen te Shpëtimtari kur përjetojnë sprova të vështira.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët ta lexojnë Mateun 26:36–42 duke kërkuar fjalë ose fraza që përshkruajnë se si u ndie Jezusi në Gjetseman. Çfarë po përjetonte Jezusi që i shkaktoi Atij të ndihej në këtë mënyrë? Jepuni fëmijëve mundësinë që t’i shprehin ndjenjat e tyre rreth Jezusit dhe flijimit të Tij për ne.

  • Ftojini fëmijët të tregojnë për një kohë kur ishin të trishtuar ose kishin dhembje. Pyetini nëse njohin dikë që ka ndier të njëjtën gjë. Shpjegoni që në Gjetseman, Jezusi e ndjeu të gjithë dhembjen dhe trishtimin që e ka ndier ndonjëherë çdo njeri. Ai e bëri këtë gjë që Ai të mund të na ngushëllonte kur na nevojitet ngushëllim (shih Alma 7:11–12).

  • Jepini një fëmije një shkop që është më i gjatë se gjerësia e derës së klasës dhe kërkojini atij ose asaj ta mbajë atë horizontalisht dhe të përpiqet të kalojë përmes derës. Shpjegoni se shkopi përfaqëson mëkatet tona, të cilat na pengojnë të hyjmë në mbretërinë e Perëndisë. Largojeni shkopin që të tregoni se Jezusi mori mbi veten e Tij mëkatet tona, kështu që ne mund të falemi kur pendohemi.

Lluka 22:39–44

Unë mund ta ndjek shembullin e Jezusit duke qenë i bindur ndaj Atit Qiellor.

Jezusi tregoi bindjen ndaj Atit kur tha: “Mos u bëftë vullneti im, por yti” (Lluka 22:42). Si mund t’i ndihmoni fëmijët që të mësojnë nga shembulli i Jezusit?

Veprimtari të Mundshme

  • Mësoni përmendsh me fëmijët frazën “Mos u bëftë vullneti im, por yti” (Lluka 22:42) dhe diskutoni se çfarë do të thotë ajo. Çfarë mund të bëjmë që t’i bindemi vullnetit të Atit Qiellor?

  • Ndihmojini fëmijët të përcaktojnë disa urdhërime të cilave u janë bindur. Pyesni: Çfarë bekimesh morët nëpërmjet të qenit të bindur ndaj Atit Qiellor, edhe kur ishte e vështirë? Ftojini të tregojnë përvojat e tyre dhe të thonë dëshmitë e tyre.

Lluka 22:41–43

Unë mund të marr ndihmë kur lutem.

Kur Jezusi u lut në Gjetseman, një engjëll u shfaq që t’i jepte Atij forcë. A e kuptojnë fëmijët të cilëve u jepni mësim, se edhe ata mund t’i luten Atit Qiellor për forcë?

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve historinë nga Lluka 22:41–43 (ndoshta duke përdorur “Kapitullin 51: Jezusi Vuan në Kopshtin e Gjetsemanit”, Tregime nga Dhiata e Re, f. 129–132, ose materialin filmik përkatës te LDS.org). Shpjegoni se, kur Jezusi u lut, Ati Qiellor dërgoi një engjëll që t’i jepte forcë Atij. Cilin dërgon Ati Qiellor që të na japë forcë?

  • Përdoreni figurën e engjëllit që ngushëllon Krishtin nga përvijimi i mësimit të kësaj jave te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe tregoni një përvojë në të cilën ndiet se morët forcë nga Ati Qiellor.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Ftojini fëmijët t’u tregojnë familjeve të tyre atë që do të bëjnë gjatë sakramentit për ta kujtuar Jezusin.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Jepini dëshmi klasës suaj. Një dëshmi mund të jetë aq e thjeshtë sa “unë e di që Ati Qiellor e do secilin prej jush” ose “unë ndihem mirë brenda vetes kur mësoj rreth Jezu Krishtit”.

Pamja
faqja e veprimtarisë: sakramenti

Shtyp në Letër