Dhiata e Re 2023
25–31 Dhjetor. Zbulesa 15–22: “Kush Fiton do t’i Trashëgojë të Gjitha Gjërat”


“25–31 Dhjetor. Zbulesa 15–22: ‘Kush Fiton do t’i Trashëgojë të Gjitha Gjërat’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2023 (2022)

“25–31 Dhjetor. Zbulesa 15–22”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2023

Jezu Krishti duke përshëndetur njerëz në Ardhjen e Tij të Dytë

The City Eternal [Qyteti i Përjetshëm], nga Keith Larson

25–31 Dhjetor

Zbulesa 15–22

“Kush Fiton do t’i Trashëgojë të Gjitha Gjërat”

Ndërsa përgatiteni për të dhënë mësim, mbështetuni te përvoja juaj me studimin vetjak ose me familjen tuaj të kapitujve te Zbulesa 15–22. Çfarë ju bëri përshtypje? Çfarë mbresash morët? Mbani mend që të gjitha veprimtaritë e sugjeruara në këtë përvijim mësimi mund të përshtaten për fëmijët e çdo moshe.

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ftojini fëmijët të tregojnë përse dëshirojnë të jetojnë përsëri me Atin Qiellor. Gjatë gjithë mësimit ndihmojini të kërkojnë gjëra që mund t’i bëjnë për t’u përgatitur që të kthehen tek Ai.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Zbulesa 15:2–4

Unë mund ta përlëvdoj Perëndinë nëpërmjet këngëve.

Shenjtorët që Gjoni i përshkroi te Zbulesa 15:2–4, i kënduan përlëvdime Perëndisë për mirësinë e Tij. Çfarë këngësh përlëvdimi mund t’i ndihmojnë fëmijët të shprehin dashurinë e tyre për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

Veprimtari të Mundshme

  • Ndërsa lexoni me zë të lartë te Zbulesa 15:2–4, kërkojuni fëmijëve të bëjnë veprime sikur po luajnë në harpë ose po dirigjojnë një kor. Si ndihemi kur këndojmë për Jezusin?

  • Kërkojuni fëmijëve të thonë disa prej këngëve të tyre të parapëlqyera rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Këndojini disa prej këngëve së bashku dhe ndihmojini fëmijët të kuptojnë atë që na mësojnë këngët rreth Atit Qiellor dhe Shpëtimtarit.

Zbulesa 19:7

Unë mund të përgatitem për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit nëpërmjet zgjedhjes të së drejtës.

Si mund t’i ndihmoni fëmijët të kuptojnë se Ardhja e Dytë do të jetë një ngjarje plot gëzim për ne, në qoftë se i ndjekim urdhërimet e Jezusit?

Veprimtari të Mundshme

  • Pyetini fëmijët nëse kanë qenë ndonjëherë në një dasmë. Si ishte ajo? Përse njerëzit janë të lumtur në një dasmë? Paraqitni figurën e Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit nga përvijimi i mësimit të kësaj jave te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe lexoni vargun te Zbulesa 19:7. Shpjegoni se fraza “dasma e Qengjit” përfaqëson Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit. Përse do të gëzohemi kur Shpëtimtari të vijë sërish? Ndihmojini fëmijët të krahasojnë gëzimin e një dasme me gëzimin e kthimit të Shpëtimtarit.

  • Tregojuni fëmijëve se përse e prisni me dëshirë Ardhjen e Dytë të Jezusit. Ju gjithashtu mund të këndoni së bashku një këngë rreth Ardhjes së Dytë, të tillë si “Kur Ai të Vij’ Përs’ri” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 46–47).

  • Ftojini fëmijët të tregojnë se çfarë bëjnë të dielën që të bëhen gati për në kishë. Përse i bëjmë këto gjëra përpara se të vijmë në kishë? Përse duhet të përgatitemi për Ardhjen e Dytë të Krishtit? Në faqen e veprimtarisë së kësaj jave lejojini fëmijët të vizatojnë atë që mund të bëjnë për t’u përgatitur për Ardhjen e Dytë.

Zbulesa 21:1, 3–4, 22–27; 22:1–2

Ati Qiellor dëshiron që unë të jetoj me Të në mbretërinë çelestiale.

Në dy kapitujt e fundit të Zbulesës, Gjoni përdori një gjuhë të bukur shprehëse për të përshkruar lavdinë çelestiale që do të gëzojnë besnikët.

Veprimtari të Mundshme

  • Ndihmojini fëmijët ta vizatojnë në tabelë drurin [pemën] që përshkruhet te Zbulesa 22:2. Shpjegoni se kjo pemë është pema e jetës dhe fryti i saj përfaqëson dashurinë e Perëndisë (shih 1 Nefi 11:21–22). Jepuni fëmijëve fletë letre në formë frutash dhe ftojini të vizatojnë në letër diçka që i ndihmon ta ndiejnë dashurinë e Atit Qiellor. Shpjegoni se ata që e duan Atin Qiellor dhe i binden Atij, do të jetojnë me Të në mbretërinë çelestiale.

  • Tregojuni fëmijëve disa simbole ose hollësi që Gjoni i përdori për të përshkruar lavdinë çelestiale (shih Zbulesa 21:1, 3–4, 22–27; 22:1–2) dhe ftojini fëmijët të vizatojnë figura për këto gjëra.

  • Këndoni së bashku një këngë që na mëson se si mund të përgatitemi për t’u kthyer në praninë e Perëndisë, të tillë si “Do Ndjek Planin e Perëndis’” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 86–87). Ftojini fëmijët të përcaktojnë atë që mund të bëjnë për të jetuar përsëri me Atin Qiellor.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Zbulesa 19:7–8

Unë mund të përgatitem për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit nëpërmjet zgjedhjes të së drejtës.

Si mund t’i ndihmoni fëmijët të cilëve u jepni mësim, që ta kuptojnë se Ardhja e Dytë e Jezu Krishtit do të jetë një ngjarje e gëzueshme për njerëzit e drejtë?

Veprimtari të Mundshme

  • Lexoni së bashku te Zbulesa 19:7–8 dhe ndihmojini fëmijët ta kuptojnë simbolikën në këto vargje – dasma është Ardhja e Dytë e Shpëtimtarit, Qengji është Shpëtimtari dhe nusja e Tij është Kisha (ose ne të gjithë). Çfarë gjërash mund të bëjmë që të përgatitemi për Shpëtimtarin që të vijë përsëri?

  • Rishikojeni dhe mësojeni përmendsh me fëmijët Nenet e Besimit 1:10. Shpjegoni se ky nen i besimit përshkruan ngjarje emocionuese dhe të lavdishme që do të ndodhin kur Jezusi të vijë përsëri. Paraqiteni figurën e Ardhjes së Dytë të Jezusit te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet, dhe ftojini fëmijët të vizatojnë se si e mendojnë se do të jetë Ardhja e Dytë e Jezusit.

Zbulesa 20:12–13

Unë do të gjykohem nga Perëndia.

Një ditë ne të gjithë do të qëndrojmë përpara Perëndisë për t’u gjykuar. Mund t’i ndihmoni fëmijët të kuptojnë se gjykimi i Tij do të jetë i drejtë, i paanshëm dhe i mëshirshëm.

Veprimtari të Mundshme

  • Shkruani në tabelë Si do të jetë Dita e Gjykimit? Ftojini fëmijët të kërkojnë përgjigje për pyetjen te Zbulesa 20:12–13 dhe te pjesa “Gjykim, i Fundit” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta (scriptures.ChurchofJesusChrist.org). Çfarë ka bërë Shpëtimtari që Dita e Gjykimit të mund të jetë një ditë e gëzueshme? (Shih Nenet e Besimit 1:3–4.) Çfarë mund të bëjmë që ajo të jetë një ditë e gëzueshme për ne?

    Jezusi me njerëz në dritë në të djathtën e Tij dhe njerëz në errësirë në të majtën e Tij

    The Last Judgement [Gjykimi i Fundit], nga John Scott

  • Sillni në klasë një bllok shënimesh që të përfaqësojë “libri[n e] jetës” (Zbulesa 20:12), në të cilin ju keni shkruar disa nga cilësitë si të Krishtit dhe vepra të mira të fëmijëve në klasën tuaj. Lexojuani fëmijëve gjërat që shkruat dhe ftojini të flasin rreth cilësive si të Krishtit që i keni parë te njëri‑tjetri. Jepni dëshminë tuaj se Jezu Krishti na ndihmon të bëhemi më shumë si Ai dhe na jep një mënyrë që ne të pendohemi dhe ta kapërcejmë mëkatin.

Zbulesa 21:1, 3–4, 22–27; 22:1–2, 17

Ati Qiellor dëshiron që unë të jetoj me Të në mbretërinë çelestiale.

Teksa lexoni përshkrimin e Gjonit për lavdinë çelestiale te Zbulesa 21–22, çfarë ju bën përshtypje? Çfarë ndiheni të frymëzuar t’u tregoni fëmijëve të cilëve u jepni mësim?

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të kërkojnë në vargjet vijuese për fjalë ose fraza që Gjoni i përdori për të përshkruar lavdinë çelestiale: Zbulesa 21:1, 3–4, 22–27; 22:1–2. Lërini të zgjedhin diçka në këto vargje që do të donin ta vizatonin. Më pas ata mund të flasin me klasën për vizatimet e tyre. Nxitini t’ua tregojnë vizatimet familjeve të tyre në shtëpi.

  • Lexoni së bashku te Zbulesa 22:17 dhe shpjegoni se nusja që thotë: “Eja”, është Kisha. Te kush duam ne, si anëtarë të Kishës, t’i ftojmë të tjerët të “vi[jnë]”? (Shih Moroni 10:30–33.) Për çfarë mund të kenë “etje” njerëzit përreth nesh? Cilat janë disa mënyra të mira për t’i ftuar njerëzit të “[vijnë]”?

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ndihmojini fëmijët të përgatiten për ta lexuar Librin e Mormonit vitin e ardhshëm duke i ftuar t’i kërkojnë një pjesëtari të familjes apo një shoku ose shoqeje që t’u lexojë një varg të parapëlqyer ose t’u tregojë një histori të parapëlqyer nga Libri i Mormonit.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Mësojini fëmijët t’i mbajnë shënim mbresat. Nëse fëmijët mund ta mësojnë zakonin e mbajtjes shënim të mbresave, kjo do t’i ndihmojë që ta dallojnë dhe ndjekin Shpirtin. Fëmijët mund t’i shënojnë mbresat duke i shenjuar shkrimet e shenjta, duke vizatuar figura ose duke shkruar pjesë të thjeshta në ditar. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 30.)