Eja, Më Ndiq
13–19 Korrik. Alma 32–35: “Mbillni Këtë Fjalë në Zemrat Tuaja”


“13–19 Korrik. Alma 32–35: ‘Mbillni Këtë Fjalë në Zemrat Tuaja’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“13–19 Korrik. Alma 32–35”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2020

farë në dorën e fëmijës

13–19 Korrik

Alma 32–35

“Mbillni Këtë Fjalë në Zemrat Tuaja”

Pavarësisht nga sa herë e keni lexuar Almën 32–35, lexojeni atë sërish teksa përgatiteni për të dhënë mësim. Jini të hapur ndaj ideve të reja nga Shpirti.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës të tregojnë atë që mësuan nga leximi i Almës 32–35 në shtëpi, ju mund t’u jepni atyre disa minuta kohë për t’i rishikuar këta kapituj dhe për të shkruar në tabelë çfarëdo teme apo çështje që vunë re. Si klasë diskutoni se përse këto tema apo çështje janë domethënëse.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Alma 32:1–16

Ne mund të zgjedhim të jemi të përulur.

  • Për të drejtuar një diskutim rreth përulësisë siç u dha mësim tek Alma 32:1–16, ju mund të filloni duke i ftuar anëtarët e klasës të përmendin përvoja që mund ta përulin një njeri (Alma 32:2–5 jep një shembull). Disa anëtarë të klasës mund të jenë të gatshëm të tregojnë përvojat e tyre vetjake kur mësuan të jenë të përulur. Si mund të jetë një bekim të qenit të “detyruar të jeni të përulur” (Alma 32:12)? Thëniet rreth përulësisë te “Burimet Shtesë” mund të ndihmojë për të nxitur një diskutim. Ju mund të lexoni gjithashtu nga Doktrina e Besëlidhje 112:10 ose të këndoni si klasë një himn rreth përulësisë, të tillë si “Përulu” (Himne, nr. 68).

Alma 32:17–43; 33

Ne ushtrojmë besim te Jezu Krishti duke e mbjellë dhe ushqyer fjalën e Tij në zemrën tonë.

  • Nganjëherë ne e shohim adhurimin vetëm si të qenit e gjërave që i bëjmë në mjedise formale të tilla si në një ndërtesë kishe (shih Alma 32:5, 9, 11), por përkufizimi i Almës për adhurimin është shumë më i gjerë. Për shembull, ai dha mësim se zhvillimi dhe ushtrimi i besimit te Jezu Krishti është një formë e rëndësishme e adhurimit që mund të ndodhë jashtë një mjedisi formal. Për ta ndihmuar klasën tuaj që ta kuptojë këtë parim, ju mund të vizatoni në tabelë figurën e një fare dhe të një peme dhe të diskutoni mbi pyetje si ato që vijojnë: Çfarë përfaqëson fara? (Shih Alma 32:28; 33:22–23.) Si mund ta mbjellim farën – ose dëshminë për Jezu Krishtin dhe Shlyerjen e Tij – në zemrën tonë dhe ta ushqejmë atë? (Shih Alma 32:36–4333.) Çfarë përvojash mund të tregojmë, në të cilat përpjekjet tona për ta ndjekur Shpëtimtarin sollën fryte të çmuara? Si ndikojnë mësimet e Almës në mënyrën se si e adhurojmë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

  • “Prov[a]/[eksperimenti]” që përshkroi Alma për t’i ndihmuar zoramitët të zhvillonin besim te Jezu Krishti, mund të na ndihmojë edhe ne të mësojmë nëse parime të tjera të ungjillit janë të vërteta. Për ta ndihmuar klasën që ta kuptojë provën/[eksperimentin] e Almës, ju mund të flisni për atë se çfarë është një provë. Në klasë mund të ketë ndonjë njeri që ka bërë një provë/[eksperiment] më parë dhe mund të ndihmojë për ta shpjeguar këtë. Cili është qëllimi i një prove/[eksperimenti]? Si është një provë/[eksperiment] e ngjashme me atë që Alma i ftoi njerëzit të bënin tek Alma 32:26–36? Ndoshta anëtarët e klasës mund të tregojnë mënyra të ndryshme në të cilat ata kanë “[bërë] provë/[eksperimentuar]” me fjalën e Perëndisë. Si kanë arritur ta dinë se “fjala [e Perëndisë] është e mirë”? (Alma 32:28.)

  • Çfarë mund t’i thotë Alma dikujt që dëshiron të marrë apo të forcojë një dëshmi për Jezu Krishtin? Për ta shqyrtuar këtë pyetje, ju mund ta ndani klasën në dy grupe. Njëri grup mund të lexojë tek Alma 32:26–36 për të përcaktuar atë që Alma mund t’i thotë dikujt që po përpiqet të marrë një dëshmi, dhe grupi tjetër mund të lexojë tek Alma 32:36–43 për të përcaktuar se çfarë mund t’i thotë Alma dikujt dëshmia e të cilit është dobësuar. Më pas një person nga secili grup, duke e bërë me radhë, mund të përfaqësojë Almën dhe të interpretojë me role mënyrën se si ta ndihmojë dikë që ta marrë ose forcojë një dëshmi.

Alma 31:13–23; 33:2–11; 34:17–29

Ne mund ta adhurojmë Perëndinë në lutje, kudo dhe kurdoherë.

  • Ju mund ta ndihmoni klasën që të krahasojë mësimet e Almës dhe të Amulekut rreth lutjes e adhurimit, me idetë e rreme të zoramitëve. Anëtarët e klasës mund ta rishikojnë Almën 31:13–23 dhe të renditin në tabelë se çfarë besonin zoramitët rreth lutjes dhe adhurimit. Më pas tek Alma 33:2–11 dhe 34:17–29, ata mund të kërkojnë të vërteta që bien në kundërshtim me këto bindje. Çfarë na mësojnë këto vargje rreth mënyrës se si mund t’i përmirësojmë lutjet tona dhe adhurimin tonë?

  • Ju mund të nxitni një diskutim rreth lutjes duke shkruar fjalë të tilla Kush? Çfarë? Kur? Ku? Përse? dhe Si? në tabelë. Anëtarët e klasës mund ta shqyrtojnë Almën 33:2–11 dhe 34:17–29 që të gjejnë përgjigje për këto pyetje që lidhen me lutjen. Për shembull, ata mund t’u përgjigjen pyetjeve si këto: Ku mund të lutemi? Për çfarë mund të lutemi? Ata gjithashtu mund të gjejnë përgjigje në fjalët e një himni rreth lutjes, të tillë si “Lutjen a e The?” ose “Or’ e Lutjes” (Himne, nr. 78, 80). Si mund t’i përmirësojmë lutjet tona?

Alma 34:9–17

Flijimi shlyes i Shpëtimtarit tonë është “i pafundëm dhe i përjetshëm”.

  • Amuleku i përdori disa herë fjalët “i pafundëm” dhe “i përjetshëm” për të përshkruar flijimin që bëri Jezu Krishti për të shlyer për mëkatet tona. Ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës që t’i gjejnë këto fjalë tek Alma 34:9–14 dhe pastaj t’i shohin ato në një fjalor. Në ç’mënyra është flijimi i Shpëtimtarit i pafundëm dhe i përjetshëm? (Shih Hebrenjve 10:10; 2 Nefi 9:21; Mosia 3:13.) Sipas vargjeve tek Alma 34:15–17, çfarë duhet të bëjmë ne që t’i marrim bekimet e flijimit të Shpëtimtarit? Çfarë do të thotë ta “ushtroni besimin tuaj në pendim”? (Alma 34:17.)

Alma 34:32–35

“Mos e shtyni ditën e pendimit tuaj.”

  • Një analogji si ajo që vijon mund t’i ndihmojë anëtarët e klasës të përsiatin për rreziqet e shtyrjes së pendimit tonë: ftojini ata që të përfytyrojnë sikur kanë marrë një ftesë për të marrë pjesë në një ngjarje që kërkon vite trajnimi dhe përgatitjeje, të tillë si një garë olimpike ose një shfaqje muzikore (zgjidhni diçka që ka domethënie për klasën tuaj), por kjo ngjarje do të mbahet nesër. Diskutoni me klasën se pse ata ndoshta nuk do të kenë sukses në këtë ngjarje, edhe nëse e kalojnë pjesën tjetër të ditës së sotme duke u përgatitur. Si lidhet ky shembull me paralajmërimet e Amulekut tek Alma 34:32–35? Pse mund të jetë e rrezikshme t’i vonojmë përpjekjet tona për t’u penduar dhe ndryshuar? Ftojini anëtarët e klasës të përsiatin se çfarë mund të bëjnë për t’u “përgatitur për përjetësi[në]” (vargu 33) dhe të bëjnë plane për ta bërë atë gjë pa vonesë.

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Për t’i frymëzuar anëtarët e klasës që ta lexojnë Almën 36–38 këtë javë që vjen, ju mund të vini në dukje se Alma ishte “i pikëlluar për paudhësinë e popullit të tij”, prandaj ai i mblodhi bijtë e tij dhe i mësoi ata “në lidhje me gjërat që kanë të bëjnë me drejtësinë” (Alma 35:15–16). Kapitujt e ardhshëm të Almës japin një rrëfim të asaj që Alma u frymëzua t’u mësonte bijve të tij.

ikona e burimeve

Burimet Shtesë

Çfarë do të thotë të jesh i përulur?

“Të jesh i përulur do të thotë të pranosh me mirënjohje varësinë tënde nga Zoti – të kuptosh se ke nevojë të vazhdueshme për përkrahjen e Tij. … Nuk është shenjë dobësie, druajtjeje ose frike, është një tregues që ju e dini se ku qëndron forca juaj e vërtetë” (Të Vërtetë ndaj Besimit [2005], f. 121).

Plaku Kuentin L. Kuk shpjegoi: “Kur i sjellim vërtet ndër mend Perëndinë, Atin, dhe Krishtin, Birin, se cilët janë Ata dhe se çfarë kanë arritur Ata për të mirën tonë, ne mbushemi me nderim, mahnitje, mirënjohje dhe përulësi. … Përulësia gjithashtu përfshin të qenit mirënjohës për bekimet tona të shumta dhe ndihmën hyjnore. Përulësia nuk është njëfarë arritje madhështore e përcaktueshme dhe as kapërcimi i disa sfidave madhore. Është shenjë e forcës shpirtërore. Është të kemi vetëbesim të heshtur që ditë pas dite dhe orë pas ore ne mund të mbështetemi te Zoti, t’i shërbejmë Atij dhe të plotësojmë qëllimet e Tij” (“Të Përditshmen si Përjetësinë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2017, f. 52, 54).

Shkrime të shenjta rreth besimit.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përqendrohuni te shkrimet e shenjta. Ndërsa ka shumë burime shtesë që mund ta pasurojnë një diskutim, mos harroni se shkrimet e shenjta janë burimi i doktrinës. Ndihmojini anëtarët të gjejnë të vërteta në shkrimet e shenjta. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 21.)