Doktrina e Besëlidhje 2021
18–24 Janar. Doktrina e Besëlidhje 3–5: “Vepra Ime do të Përhapet”


“18–24 Janar. Doktrina e Besëlidhje 3–5: ‘Vepra Ime do të Përhapet’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“18–24 Janar. Doktrina e Besëlidhje 3–5”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2021

burra duke punuar në fushë

Koha e Korrjes në Francë, nga James Taylor Harwood

18–24 Janar

Doktrina e Besëlidhje 3–5

“Vepra Ime do të Përhapet”

Studimi i seksioneve Doktrina e Besëlidhje 3–5 përpara se t’i shqyrtoni idetë në këtë përvijim do t’ju ndihmojë të merrni udhërrëfim nga Fryma e Shenjtë. Përvijimi i kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet mund t’ju ndihmojë ta kuptoni historinë që çoi te zbulesat që shënohen te këto seksione.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Jepuni anëtarëve të klasës disa minuta që t’i shqyrtojnë shkrimet e shenjta që lexuan në shtëpi dhe të gjejnë një fragment që iu duket domethënës. Pastaj ftojini ata t’ia tregojnë një personi tjetër në klasë atë që mësuan.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Doktrina e Besëlidhje 3:1–15

Ne duhet t’i mirëbesojmë Perëndisë në vend që të frikësohemi nga njerëzit.

  • Ashtu si Jozef Smithi, ne të gjithë kemi përvoja kur ndihemi nën presion nga njerëz të tjetër për të bërë diçka që e dimë se është e gabuar. Çfarë të vërtetash mësojmë nga Doktrina e Besëlidhje 3:1–15 që mund të na ndihmojnë t’i qëndrojmë besnikë Perëndisë në situata të tilla?

  • Jozef Smithi kishte nevojë të ndëshkohej ngaqë frikësohej nga njerëzit më shumë sesa nga Perëndia, por ai gjithashtu kishte nevojë që të inkurajohej. Ftojini anëtarët e klasës të shohin seksionin 3 për mënyrën se si Zoti edhe e ndëshkon edhe e inkurajon Jozefin. Për shembull, ata mund të renditin në tabelë fraza nga vargjet 1–15 që përmbajnë qortimet e Zotit dhe fraza të tjera që përmbajnë inkurajimin e Tij për t’u penduar dhe për të qëndruar besnik. Çfarë na mëson përvoja e Jozefit për mënyrën se si Shpëtimtari na ndihmon t’i kapërcejmë gabimet tona?

Doktrina e Besëlidhje 4

Zoti kërkon nga ne që t’i shërbejmë Atij me gjithë zemër.

  • Cilësitë që përshkruajnë shërbëtorët e Zotit, të cilat renditen te Doktrina e Besëlidhje 4:5–6, janë gjithashtu cilësitë e Jezu Krishtit. Që t’i ndihmoni anëtarët e klasës të mësojnë më shumë, ju mund t’i ftoni ata të zgjedhin një nga cilësitë dhe të gjejnë përkufizime ose shkrime të tjera të shenjta që i ndihmojnë ta kuptojnë më mirë cilësinë (shih, për shembull, thënien nga Motra Elen S. Dalton te pjesa “Burime Shtesë”). Ju mund t’i ftoni disa njerëz që ta tregojnë atë që gjetën. Ata gjithashtu mund të tregojnë se përse cilësia që ata zgjodhën, është një kriter për shërbim në mbretërinë e Perëndisë. Si mund t’i zhvillojmë më tej këto cilësi? (Shih vargun 7.)

  • Doktrina e Besëlidhje 4 iu drejtua Jozef Smith Plakut, i cili dëshironte të dinte se si mund të ndihmonte në punën e Zotit. Ky seksion gjithashtu mund ta ndihmojë secilin prej nesh që dëshiron t’i shërbejë Zotit. Këtu është një mënyrë për ta studiuar këtë seksion: anëtarët e klasës mund të punojnë në grupe të vogla për të shkruar një përshkrim të një vendi pune për shërbëtorët e Perëndisë, duke përdorur seksionin 4 si udhëzues. Si ndryshojnë këto kualifikime nga përshkrimet e tjera për vende pune? Përse janë thelbësore këto cilësi për të bërë punën e Perëndisë? Thënia nga Plaku Dejvid A. Bednar te pjesa “Burime Shtesë” mund t’i ndihmojë anëtarët e klasës ta kuptojnë rëndësinë e zhvillimit të këtyre cilësive.

Doktrina e Besëlidhje 5

Një dëshmi për të vërtetën u vjen atyre që janë të përulur dhe besimtarë.

  • Nëse fletët e arta do t’i paraqiteshin botës për t’i parë, a do ta bindte kjo gjë çdo njeri se Libri i Mormonit është i vërtetë? Përse po ose përse jo? (Shih Doktrina e Besëlidhje 5:7.) Ndoshta anëtarët e klasës mund të hetojnë seksionin 5 për pikëpamje, të cilat mund t’i ndihmojnë për t’iu përgjigjur dikujt që kërkon provë se Libri i Mormonit është i vërtetë. Çfarë u mësoi Zoti Jozef Smithit dhe Martin Harrisit që mund të na ndihmojë të marrim vetë dëshminë tonë për të vërtetat e ungjillit?

    Martin Harrisi

    Martin Harrisi, nga Lewis A. Ramsey

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

Virtyt do të thotë forcë.

Motra Elen S. Dalton dha këtë shpjegim për virtytin: “Virtyti është një fjalë që nuk e dëgjojmë shpesh në shoqërinë e sotme, por fjala latine virtus do të thotë forcë. Gra dhe burra të virtytshëm zotërojnë një dinjitet të qetë dhe forcë të brendshme. Ata kanë besim në vete sepse janë të denjë për ta marrë e për t’u udhëhequr nga Fryma e Shenjtë” (“Kthim tek Virtyti”, Ensign ose Liahona, nëntor 2008, f. 79).

Të bëhesh misionar/e.

Plaku Dejvid A. Bednar tha: “Procesi i bërjes misionar nuk kërkon që një i ri të veshë një këmishë të bardhë dhe kravatë [ose një e re të veshë fustan] për në shkollë çdo ditë ose të ndjekë udhëzimet për misionarët për të shkuar në shtrat dhe për t’u zgjuar. … Por ju mund ta rritni dëshirën tuaj për t’i shërbyer Perëndisë [shih Doktrina e Besëlidhje 4:3] dhe mund të filloni të mendoni si mendojnë misionarët, të lexoni çfarë lexojnë misionarët, të luteni si luten misionarët dhe të ndieni çfarë ndiejnë misionarët. Mund të shmangni ndikimet e botës të cilat shkaktojnë zmbrapsjen e Frymës së Shenjtë dhe mund të rriteni në besim te vetja që të dalloni dhe që t’u përgjigjeni nxitjeve shpirtërore” (“Të Bëhesh Misionar”, Ensign ose Liahona, nëntor 2005, f. 64).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Bëni pyetje që nxitin diskutim domethënës. Pyetjet që kanë më shumë se një përgjigje të saktë, i ftojnë studentët të përgjigjen bazuar te mendimet, ndjenjat dhe përvojat e tyre vetjake. Për shembull, ju mund të pyetni: “Si e dini se kur po ju flet Perëndia?” (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 33.)