Doktrina e Besëlidhje 2021
25–31 Janar. Doktrina e Besëlidhje 6–9: “Ky Është Shpirti i Zbulesës”


“25–31 Janar. Doktrina e Besëlidhje 6–9: ‘Ky Është Shpirti i Zbulesës’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“25–31 Janar. Doktrina e Besëlidhje 6–9”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2021

shkrues duke shkruar në fletë

25–31 Janar

Doktrina e Besëlidhje 6–9

“Ky Është Shpirti i Zbulesës”

Doktrina e Besëlidhje 6–9 na mëson parime me vlerë rreth marrjes së zbulesës. Vërini në zbatim këto parime duke kërkuar zbulesë për mënyrën se si t’i ndihmoni anëtarët e klasës të mësojnë nga këto seksione.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Për t’i nxitur anëtarët e klasës që të tregojnë përvojat e tyre me studimin e Doktrina e Besëlidhje 6–9, ju mund t’i ftoni ata të diskutojnë, si të jetë e përshtatshme, për çdo mbresë shpirtërore që morën gjatë studimit të tyre. Çfarë mesazhesh kishte Zoti për ta?

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Doktrina e Besëlidhje 6; 8–9

Ati Qiellor më flet nëpërmjet “Shpirti[t të] së vërtetës”.

  • Zoti ka shumë gjëra për të na mësuar rreth zbulesës vetjake te këto seksione dhe ju mund të mos jeni në gjendje t’i trajtoni të gjitha ato në një orë mësimore. Mund t’ju ndihmojë ndarja e klasës në tri grupe dhe t’i kërkoni secilit grup të hetojë seksionin 6, 8 ose 9, duke kërkuar përgjigje për pyetje si këto: “Si na flet ne Fryma e Shenjtë? Si mund ta njohim zbulesën vetjake? Si mund ta përgatitim veten për të marrë zbulesë?” Më pas dikush nga çdo grup mund t’i tregojë shkurtimisht klasës se çfarë zbuloi grupi i tij ose i saj. Ju gjithashtu mund t’i nxitni anëtarët e klasës që të tregojnë vetë përvojat e tyre se si e njohin zbulesën vetjake. Për shembull, a ka ndonjë gjë te Doktrina e Besëlidhje 6:22–24 që na kujton përvojat që kemi pasur?

  • Të flasësh për zbulesë vetjake mund të jetë shkurajuese për njerëzit në klasën tuaj të cilët luten për udhërrëfim, por nuk ndiejnë se po marrin ndonjë të tillë. Mund t’i ndihmojë ata të dinë se Oliver Kaudëri u ndesh me ndjenja të ngjashme kur nuk ishte në gjendje të përkthente aq lehtë sa kishte shpresuar. Ndoshta ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës që ta shqyrtojnë këshillën e Zotit drejtuar Oliverit te seksioni 9. Cilat mesazhe në këtë seksion mund ta ndihmojnë dikë që mendon se Zoti nuk po u përgjigjet lutjeve të tij apo të saj? Thëniet te pjesa “Burime Shtesë” mund të ndihmojnë gjithashtu.

    Oliver Kaudëri

    Oliver Kaudëri, nga Lewis A. Ramsey

Doktrina e Besëlidhje 6–7

“Madje siç dëshiron prej meje, ashtu do të jetë.”

  • Përvijimi i kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet sugjeron mbajtjen shënim të rasteve me fjalë të ngjashme me fjalën dëshirë te seksionet 6–7. Ndoshta anëtarët e klasës mund të tregojnë atë që mësuan nga ai ushtrim ose ju mund ta bëni veprimtarinë së bashku si klasë. Çfarë na mësojnë veprimet tona të përditshme për dëshirat vetjake? Si mund të na ndihmojë Zoti që t’i ndryshojmë dëshirat tona?

Doktrina e Besëlidhje 6:29–37

Nëse shohim te Zoti, Ai mund të na ndihmojë ta mposhtim dyshimin dhe frikën.

  • Përse ne ndonjëherë “k[emi] frikë të bë[jmë] mirë”? (Vargu 33.) Ndoshta anëtarët e klasës mund të sugjerojnë disa arsye të mundshme, së bashku me mendime nga Doktrina e Besëlidhje 6:29–37 që u japin kurajë për të bërë mirë.

  • Për të nisur një diskutim rreth mënyrës se si Jezu Krishti na ndihmon “[të] mos dysho[jmë], [të] mos k[emi] frikë” (vargu 36), ju mund t’u kërkoni anëtarëve të klasës të shkruajnë në fletë letre disa gjëra që njerëzit mund t’i kenë frikë. (Plaku Ronald A. Rasband dha disa shembuj në mesazhin e tij “Mos u Shqetësoni” [Ensign ose Liahona, nëntor 2018, f. 18].) Më pas ju mund t’i lexoni me zë të lartë disa nga këto fletë dhe të diskutoni se si Shpëtimtari dhe fuqia e Tij shlyese mund të na ndihmojnë kur kemi frikë. Doktrina e Besëlidhje 6:29–37 ka disa ide (shih edhe 1 Gjon 4:18). Çfarë do të thotë të “sh[ohësh] te [Krishti] në çdo mendim”? (Vargu 36.) Si na ndihmon ky përqendrim te Shpëtimtari kur përballemi me dyshim ose frikë?

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

Të kuptuarit se si Ati Qiellor u përgjigjet lutjeve.

“Në jetën time kam mësuar se nganjëherë nuk marr një përgjigje për një lutje, ngaqë Zoti e di se nuk jam gati. Kur Ai [vërtet] përgjigjet, shpeshherë është ‘pak këtu dhe pak atje’ [2 Nefi 28:30] sepse kjo është gjithçka që unë mund të mbaj ose që jam i gatshëm të bëj” (Robert D. Hejls, “Të Presësh Nga Zoti: U Bëftë Vullneti Yt”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 73).

“Çfarë bëni kur jeni përgatitur me kujdes, jeni lutur me zjarr, keni pritur për një kohë të arsyeshme përgjigjen dhe përsëri nuk ndieni ndonjë përgjigje? Ju mund të dëshironi të shprehni falënderime kur kjo ndodh, sepse është një provë e mirëbesimit të Tij. Kur po jetoni të denjë e zgjedhja juaj është në përputhje me mësimet e Shpëtimtarit dhe keni nevojë të veproni, bëjeni me mirëbesim. … Kur jetoni me drejtësi dhe po veproni me mirëbesim, Perëndia nuk do t’ju lërë të vazhdoni për shumë kohë pa një mbresë paralajmëruese nëse ju keni marrë vendimin e gabuar” (Riçard G. Skot, “Përdorimi i Dhuratës Hyjnore të Lutjes”, Ensign ose Liahona, maj 2007, f. 7).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Shprehni vetëbesim tek aftësitë e studentëve. Disa njerëz në klasën tuaj mund të mos kenë vetëbesim në aftësinë e tyre për ta mësuar ungjillin. Merrni parasysh se si mund t’i siguroni ata që, ndërsa përpiqen fort të mësojnë për veten e tyre, Fryma e Shenjtë do t’i mësojë ata. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 29.)