“28 Dhjetor – 3 Janar. Doktrina e Besëlidhje 1: ‘Dëgjoni, O Ju Popull’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)
“28 Dhjetor – 3 Janar. Doktrina e Besëlidhje 1”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2021
28 Dhjetor – 3 Janar
Doktrina e Besëlidhje 1
“Dëgjoni, O ju Popull”
Ndërsa lexoni Doktrina e Besëlidhje 1, mendoni se te cilat vargje mund të përqendroheni në orën mësimore dhe si mund t’i ndihmoni anëtarët e klasës të mësojnë nga këto vargje.
Shënojini Mbresat Tuaja
Ftojini të Tregojnë
Ju mund ta filloni studimin tuaj si klasë të librit Doktrina e Besëlidhje duke i pyetur anëtarët e klasës se si ndihen rreth studimit të këtij libri të shkrimit të shenjtë këtë vit. Cilat fragmente nga seksioni 1 i ndihmojnë të ndihen të entuziazmuar për ta lexuar librin Doktrina e Besëlidhje? Ndoshta ju mund t’u kërkoni ta hetojnë seksionin 1 për një varg që do ta përdornin nëse po përpiqeshin ta bindin dikë që ta lexojë këtë libër të shenjtë.
Jepeni Mësim Doktrinën
Zoti na fton t’i “heto[jmë] këto urdhërime”.
-
Ndërsa diskutoni për “parathëni[en]” e Zotit te Doktrina e Besëlidhje (vargu 6), mund të jetë e dobishme për dikë në klasë që të shpjegojë se çfarë është parathënia dhe për çfarë qëllimi përdoret në një libër. Më pas klasa mund të diskutojë se si seksioni 1 shërben për atë qëllim në librin Doktrina e Besëlidhje. Për shembull, çfarë temash për librin paraqet seksioni 1? Çfarë qëllimesh ka libri? Çfarë gjejmë te ky seksion që mund të ndikojë te mënyra si e lexojmë librin Doktrina e Besëlidhje këtë vit?
-
Përvijimi i kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet na fton të marrim parasysh se si do të veprojmë sipas urdhrit të Zotit për t’i “het[uar] këto urdhërime” (vargu 37). Ndoshta anëtarët e klasës mund të tregojnë se çfarë planifikojnë të bëjnë këtë vit për ta bërë më domethënës studimin e tyre të librit Doktrina e Besëlidhje. Për çfarë do të hetojnë ata? Si është hetimi i ndryshëm nga thjesht leximi? Cilat metoda studimi i kanë gjetur ata më domethënëse?
Doktrina e Besëlidhje 1:1–6, 23–24, 37–39
Perëndia flet nëpërmjet shërbëtorëve të Tij dhe fjalët e Tij do të përmbushen.
-
Shumë nga ne kanë pjesëtarë të familjes, miq dhe të njohur që nuk kanë bindjet tona për profetët e gjallë. Ndoshta anëtarët e klasës mund të tregojnë të vërtetat që i gjejnë te seksioni 1, të cilat mund t’i përdorin për t’iu përgjigjur dikujt që i vë në dyshim bindjet e tyre për profetët. Mund të sugjeroni që ata të shohin veçanërisht vargjet 1–6 dhe 37–39. Çfarë na mësojnë këto vargje për Zotin dhe profetët e Tij?
-
Anëtarët e klasës mund të jenë të interesuar të mësojnë se kur një këshill që u thirr nga Jozef Smithi diskutoi për botimin e zbulesave të Profetit, disa anëtarë të këshillit e kundërshtuan idenë. Ata u vunë në siklet nga dobësia e Jozefit në të shkruar dhe u shqetësuan se botimi i zbulesave mund të sillte më shumë probleme për shenjtorët (shih Saints [Shenjtorët], 1:140–143). Si i trajton seksioni 1 këto shqetësime? (Shih, për shembull, vargjet 6, 24, 38.)
-
Teksti i himnit “Dëgjojm’ Zën’ e një Profeti” (Himne, nr. 16) na mëson disa nga të njëjtat parime që jepen mësim te seksioni 1. Ndoshta ju mund ta këndoni ose lexoni himnin së bashku dhe pastaj t’i ftoni anëtarët e klasës të gjejnë rreshta te himni dhe vargje te seksioni 1 që na mësojnë të njëjtat parime.
Doktrina e Besëlidhje 1:12–30, 35–36
Zoti e rivendosi ungjillin e Tij që të na ndihmojë t’i përballojmë sfidat e ditëve të mëvonshme.
-
Çfarë mendimesh kishin anëtarët e klasës ndërsa lexuan përshkrimin për ditët e fundit te vargjet 13–16? Çfarë po ndodh në botë sot që i përmbush këto përshkrime të profetizuara? Nxitini anëtarët e klasës të tregojnë çdo gjë që gjetën te seksioni 1, që i ndihmoi të ndienin paqe dhe vetëbesim pavarësisht nga sfidat e kohës sonë.
-
Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës të përsiatin bekimet që kemi ngaqë ungjilli është rivendosur, ju mund të shkruani në tabelë Çfarë na mësojnë vargjet 17–23 rreth arsyes pse Zoti e rivendosi ungjillin e Tij? Anëtarët e klasës mund t’i hetojnë këto vargje dhe t’i japin njëri-tjetrit mendimet e tyre. Për shembull, si na kanë ndihmuar të vërtetat e rivendosura nëpërmjet Jozef Smithit që ta rritim besimin tonë? (Shih vargun 21.)
Zoti përdor “të dobëtit dhe të thjeshtët” për ta përmbushur punën e Tij.
-
Një temë e rëndësishme te Doktrina e Besëlidhje 1 është roli i “të dob[tëve] dhe të thjeshtë[ve]” në punën e madhe të Zotit në ditët e mëvonshme (vargu 23). Ftojini anëtarët e klasës t’i hetojnë vargjet 19–28 për të mësuar se si fjalët “të dobëtit” dhe “të thjeshtët” gjejnë zbatim për ne si shërbëtorë të Zotit. Ndërsa e tregojnë atë që gjejnë, ju mund të diskutoni pyetje si këto: “Çfarë karakteristikash dëshiron Zoti që të kenë shërbëtorët e Tij? Çfarë do të përmbushë Zoti nëpërmjet shërbëtorëve të Tij në ditët e mëvonshme? Si janë përmbushur profecitë te këto vargje anembanë botës dhe në vetë jetën tonë?”