“29 Mars – 4 Prill. Pashka: ‘Unë Jam Ai që Jeton, Unë Jam Ai që u Vra’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)
“29 Mars – 4 Prill. Pashka”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2021
29 Mars – 4 Prill
Pashka
“Unë Jam Ai që Jeton, Unë Jam Ai që u Vra”
Asgjë nuk është më e rëndësishme që ne ta kuptojmë, sesa është Shlyerja e Jezu Krishtit. Mendoni për njerëzit që do të frekuentojnë klasën tuaj; çfarë do t’i ndihmojë ata që ta thellojnë besimin e tyre te Jezu Krishti?
Shënojini Mbresat Tuaja
Ftojini të Tregojnë
Ndërkohë që anëtarët e klasës suaj e kanë studiuar librin Doktrina e Besëlidhje këtë vit, ata mund të kenë gjetur fragmente rreth Shpëtimtarit që janë domethënëse për ta. Fillojeni orën mësimore duke u dhënë atyre mundësi që të flasin për këto fragmente. Si e ka thelluar besimin tonë te Jezu Krishti studimi ynë deri tani i librit Doktrina e Besëlidhje?
Jepeni Mësim Doktrinën
Jezu Krishti kreu një “shlyerje të përsosur”.
-
Ngaqë Shlyerja e Jezu Krishtit është një doktrinë kaq thelbësore, merrni parasysh të shpenzoni kohë të mjaftueshme duke u siguruar që anëtarët e klasës e kuptojnë atë. Për ta bërë këtë, ju mund të shkruani në tabelë pyetje si këto: “Çfarë është Shlyerja e Jezu Krishtit? Si ndikon ajo në jetën time të përditshme? Si ndikon ajo në jetën time të përjetshme? Si e marr fuqinë shëlbuese të Shpëtimtarit në jetën time?” Jepuni anëtarëve të klasës disa minuta që t’i përsiatin këto pyetje dhe të kërkojnë shkrime të shenjta që ndihmojnë për t’u dhënë përgjigje atyre. Anëtarët e klasës mund t’i shkruajnë referencat e tyre të shkrimeve të shenjta në tabelë dhe ju mund t’i diskutoni disa prej tyre si klasë. Ja disa shembuj: Lluka 22:39–44; 1 Gjon 1:7; 2 Nefi 2:6–9; Mosia 3:5–13, 17–18; Alma 7:11–14; Moroni 10:32–33; Doktrina e Besëlidhje 19:16–19; 45:3–5.
-
Mund të jetë domethënëse për anëtarët e klasës që ta shohin materialin filmik “The Savior Suffers in Gethsemane” [“Shpëtimtari Vuan në Gjetseman”] (ChurchofJesusChrist.org) përpara leximit të vetë fjalëve të Shpëtimtarit rreth vuajtjes së Tij te Doktrina e Besëlidhje 19:16–19. Si e thellojnë këto vargje vlerësimin tonë për flijimin e Jezu Krishtit? Materiale të tjera filmike për Pashkën që mund t’i shfaqni, janë të renditura te pjesa “Burime Shtesë”.
Doktrina e Besëlidhje 76:11–14, 20–24; 110:1–10
Profeti Jozef Smith dëshmoi se Jezu Krishti jeton.
-
Jozef Smithi pa Shpëtimtarin e ringjallur dhe dha një dëshmi të fuqishme se Jezu Krishti jeton. Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që ta studiojnë dëshminë e Jozef Smithit, ju mund t’i ndani ata në dy grupe dhe t’i caktoni secilit grup të lexojë ose te Doktrina e Besëlidhje 76:11–14, 20–24 ose 110:1–10. Ftojini të gjithë anëtarët e klasës që të gjejnë të paktën një fjalë te këto vargje që e përshkruan Shpëtimtarin. Anëtarët e klasës mund të shkruajnë me radhë në tabelë fjalët që i gjetën, dhe ju mund t’i përdorni këto fjalë për të udhëhequr një diskutim rreth tipareve dhe fuqisë së Shpëtimtarit. Si e forcon dëshmia e Jozef Smithit besimin tonë te hyjnia dhe misioni i Jezu Krishtit?
-
Disa anëtarë të klasës mund t’i kenë lidhur mësimet nga Doktrina e Besëlidhje me fjalët dhe parimet e himnit “E Di, Jeton Shëlbuesi Im” (Himne, nr. 74; shih përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet). Ndoshta ata do të jenë të gatshëm të tregojnë atë që zbuluan. Gjithashtu mund ta lexoni ose këndoni këtë himn si klasë dhe të kërkoni lidhjet me shkrimet e shenjta vijuese: Doktrina e Besëlidhje 6:34; 45:3–5; 84:77; 98:18; 138:23. Si kemi arritur të dimë se Shëlbuesi ynë jeton?
Doktrina e Besëlidhje 29:26–27; 42:45–46; 63:49; 88:14–17, 27–31; 93:33–34
Në saje të Jezu Krishtit, ne do të ringjallemi.
-
Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës të diskutojnë se çfarë na mëson Doktrina e Besëlidhje rreth ringjalljes, ju mund t’i ftoni të përfytyrojnë sikur një mik ose pjesëtar i familjes pyet se çfarë do të thotë të ringjallesh. Si mund ta ndihmojmë atë njeri që ta kuptojë se çfarë është ringjallja? Nxitini anëtarët e klasës të kërkojnë te Doktrina e Besëlidhje 88:14–17, 27–31 diçka që mund t’i ndihmojë. Referenca të tjera të dobishme të shkrimeve të shenjta përfshijnë vargjet tek Alma 11:40–45 dhe Alma 40:21–23. Çfarë do të thoshim për ta ndihmuar mikun ose pjesëtarin e familjes sonë që të ndiente gëzimin dhe shpresën që vjen nga doktrina e ringjalljes?
-
Si mund t’i ndihmoni anëtarët e klasës që të mendojnë thellë për dhuratën e Shpëtimtarit për ringjalljen? Ndoshta mund të shkruani në tabelë Në saje të Jezu Krishtit … dhe t’i ftoni pjesëtarët e klasës të shohin te fragmentet vijuese për fjalë që mund ta plotësojnë këtë frazë: Doktrina e Besëlidhje 29:26–27; 42:45–46; 63:49; 93:33–34. Si ndikojnë të vërtetat te këto vargje mbi mënyrën se si e shohim vdekjen? Si ndikojnë ato në jetën tonë të përditshme?
Burime Shtesë
Materiale filmike për Pashkën te ChurchofJesusChrist.org.
“Because He Lives” [“Sepse Ai Jeton”]
“Aleluja – Një Mesazh Pashke rreth Jezu Krishtit”