“3–9 Janar. Zanafilla 1–2; Moisiu 2–3; Abraham 4–5: ‘Në Fillim Perëndia Krijoi Qiejt dhe Tokën’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)
“3–9 Janar. Zanafilla 1–2; Moisiu 2–3; Abraham 4–5”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2022
3–9 Janar
Zanafilla 1–2; Moisiu 2–3; Abraham 4–5
“Në Fillim Perëndia Krijoi Qiejt dhe Tokën”
Me qëllim që të përgatiteni për të dhënë mësim, fillimisht lexoni dhe përsiatni kapitujt te Zanafilla 1–2; Moisiu 2–3; dhe Abraham 4–5 dhe mbajini shënim mbresat tuaja shpirtërore. Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe idetë më poshtë mund t’ju ndihmojnë që ta kuptoni dhe jepni mësim doktrinën në këta kapituj.
Shënojini Mbresat Tuaja
Ftojini të Tregojnë
Perëndia shpalli në mënyrë të përsëritur se gjërat që Ai bëri gjatë Krijimit, ishin “të mira” (shih Moisiu 2:4, 10, 12, 18, 21, 25, 31). Ftojini anëtarët e klasës të tregojnë për gjëra të mira që i gjetën teksa lexuan shkrimet e shenjta në shtëpi këtë javë. Çfarë ishte diçka e mirë rreth gjërave që zbuluan?
Jepeni Mësim Doktrinën
Zanafilla 1; Moisiu 2; Abraham 4
“Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.”
-
Anëtarët e klasës mund të kenë vënë re ngjashmëri dhe ndryshime midis rrëfimeve të Krijimit në librat e Zanafillës, Moisiut dhe Abrahamit. Nxitini anëtarët e klasës të tregojnë se çfarë i shton përkthimi prej Jozef Smithit te Moisiu 2 të kuptuarit tonë për rrëfimin e Krijimit te Zanafilla 1. Çfarë idesh shtesë fitojmë nga Abraham 4? Për të lejuar që më shumë njerëz të shprehen, ju mund ta nxitni klasën që ta bëjë këtë krahasim në dyshe ose në grupe të vogla. (Disa prej vargjeve që kanë dallime të rëndësishme, shënohen te pjesa “Burime Shtesë”.) Si përfitojmë ne ngaqë kemi rrëfime të shumta? Çfarë sugjerojnë këto rrëfime rreth asaj që Perëndia dëshiron që ne ta dimë rreth Krijimit?
-
Kur Perëndia krijoi Adamin dhe Evën, Ai u dha atyre sundim mbi tokën dhe krijesat e Tij të tjera në të (shih Zanafilla 1:28; Moisiu 2:28; Abraham 4:28). Si na ndihmojnë vargjet te Doktrina e Besëlidhje 59:16–21 dhe 104:13–18 që ta kuptojmë më mirë atë që do të thotë të ushtrojmë sundim të drejtë mbi tokën?
-
Disa ditë përpara orës mësimore, ju mund të ftoni anëtarë të klasës që të sjellin fotografi që i kanë bërë ose i kanë në shtëpitë e tyre, të cilat u kujtojnë atyre bukurinë e krijimeve të Perëndisë. Si ndikon të mësuarit rreth veprës krijuese të Zotit te ndjenjat tona rreth Tij, vetes sonë dhe botës? Anëtarët e klasës gjithashtu mund të tregojnë se cilat mesazhe e ndiejnë që i ka Perëndia për ne në këto rrëfime për Krijimin që gjenden te Zanafilla 1, Moisiu 2 dhe Abraham 4. Të kënduarit ose të dëgjuarit e një kënge rreth Krijimit, të tillë si “Për të Tokës Bukuri” (Himne, nr. 46), mund t’i ndihmojë anëtarët e klasës që të ndiejnë mirënjohje për krijimet e Perëndisë.
Zanafilla 1:26–28; Moisiu 2:26–28; Abraham 4:26–28
Ne jemi krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë.
-
Përse është e rëndësishme që ta kuptojmë se ne jemi krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë? Si mund t’i ndihmoni anëtarët e klasës ta përsiatin këtë të vërtetë? Ata mund të lexojnë te Zanafilla 1:26–28; Moisiu 2:26–28; Abraham 4:26–28; ose paragrafin e dytë te “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” (ChurchofJesusChrist.org). Si ndikon kjo e vërtetë mbi mënyrën se si i shohim veten tonë, të tjerët dhe Perëndinë? Anëtarët e klasës mund të gjejnë më tepër ide te himne të tilla si “O Ati Im” ose “Fëmi i Per’ndis Jam” (Himne, nr. 190, 196).
-
Në materialin filmik “God’s Greatest Creation” [“Krijimi më i Madh i Perëndisë”] (ChurchofJesusChrist.org), Presidenti Rasëll M. Nelson jep dëshmi për trupin e mrekullueshëm njerëzor (shih edhe “Falë i Qoftë Perëndisë”, Liahona, maj 2012, f. 77–80). Merreni parasysh ta shfaqni këtë material filmik përpara se të lexoni si klasë te Zanafilla 1:26–28; Moisiu 2:26–28; ose Abraham 4:26–28. Si na e thellon dëshmia e Presidentit Nelson mirënjohjen tonë për të vërtetat në këto vargje?
Zanafilla 1:27–28; Moisiu 3:18, 21–25; Abraham 5:14–19
Martesa midis një burri dhe një gruaje është shuguruar nga Perëndia.
-
Shumë pikëpamje për martesën në botë sot devijojnë nga e vërteta e përjetshme. Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës suaj që të mësojnë rreth pikëpamjeve të Perëndisë mbi martesën, ju mund t’i ftoni të lexojnë te Zanafilla 1:27–28; Moisiu 3:18, 21–25; ose Abraham 5:14–19 dhe të renditin në tabelë të vërtetat që gjejnë. Ata mund t’i shtojnë listës së tyre të vërteta që i gjejnë te “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, (ChurchofJesusChrist.org). Përse këto të vërteta janë me vlerë për ne?
Burime Shtesë
Krahasimi i historive të Krijimit.
Zanafilla |
Moisiu |
Abraham |
---|---|---|
Zanafilla | Moisiu | Abraham |
Zanafilla | Moisiu | Abraham |
Zanafilla | Moisiu | Abraham |
Zanafilla | Moisiu | Abraham |
Zanafilla | Moisiu | Abraham |
Zanafilla | Moisiu | Abraham |
Zanafilla | Moisiu | Abraham |
Zanafilla | Moisiu | Abraham |
Zanafilla | Moisiu | Abraham |