Dhiata e Vjetër 2022
31 Janar – 6 Shkurt. Zanafilla 6–11; Moisiu 8: “Noeu Gjeti Hir në Sytë e Zotit”


“31 Janar – 6 Shkurt. Zanafilla 6–11; Moisiu 8: ‘Noeu Gjeti Hir në Sytë e Zotit’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“31 Janar – 6 Shkurt. Zanafilla 6–11; Moisiu 8”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2022

Noeu, familja e tij, kafshët, arka dhe një ylber

Ilustrim i Noeut duke u larguar nga arka, nga Sam Lawlor

31 Janar – 6 Shkurt

Zanafilla 6–11; Moisiu 8

“Noeu Gjeti Hir në Sytë e Zotit”

Ky përvijim vë në dukje parime që gjenden te Zanafilla 6–11 dhe Moisiu 8, por këto nuk janë të vetmet parime ku mund të përqendroheni teksa jepni mësim. Mirëbesojuni nxitjeve shpirtërore që i merrni teksa studioni shkrimet e shenjta.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Merreni parasysh t’u kërkoni anëtarëve të klasës të tregojnë një mesazh shpirtëror për kohën tonë nga historia e Noeut ose Kulla e Babelit. Nxitini të lexojnë një shkrim të shenjtë që e përkrah këtë mesazh.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Zanafilla 6–8; Moisiu 8

Ka siguri shpirtërore në ndjekjen e profetit të Zotit.

  • Ligësia në ditët e Noeut mund të na kujtojë për ligësinë që shohim përreth nesh sot. Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës të përfitojnë nga mësimet në historinë e Noeut, ju mund të shkruani në tabelë fjalët Paralajmërime dhe Risigurime. Anëtarët e klasës mund të shqyrtojnë kapitujt te Zanafilla 6–8 ose Moisiu 8:13–30 dhe të gjejnë diçka që e ndiejnë se është një paralajmërim i rëndësishëm për kohën tonë dhe diçka që e konsiderojnë si risiguruese (shih edhe “Burime Shtesë”). Ata mund të shkruajnë në tabelë atë që gjejnë, nën kreun e duhur. Përse historia e Noeut është e vlefshme për ne sot?

Zanafilla 9:8–17

Shenjat ose simbolet na ndihmojnë që të kujtojmë besëlidhjet tona me Zotin.

  • Përvijimi i kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet sugjeron leximin te Zanafilla 9:8–17 dhe përsiatjen se si simbolet ose shenjat mund të shërbejnë si kujtues për besëlidhjet tona. Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që të shprehin mendimet e tyre, ju mund të sillni në klasë disa sende që na kujtojnë për gjëra të rëndësishme – të tilla si një unazë martese, një flamur kombëtar ose një etiketë emri të misionarëve – dhe krahasojini ato me “shenjën” e ylberit. Çfarë na mëson Përkthimi prej Joseph Smith‑it, Zanafilla 9:21–25 (në Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta) rreth kësaj shenje? Si përdor Perëndia shenja ose simbole për të na ndihmuar që t’i kujtojmë besëlidhjet tona?

Zanafilla 11:1–9

E vetmja mënyrë për ta arritur qiellin është duke ndjekur Jezu Krishtin.

  • Rrëfimi i njerëzve të Babelit që ndërtojnë një kullë, jep një kontrast interesant me rrëfimin e Enokut dhe popullit të tij që ndërtojnë Sionin, të cilin anëtarët e klasës e studiuan javën e kaluar. Që të dy grupet e njerëzve po përpiqeshin të arrinin qiellin, por në mënyra të ndryshme. Ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës të renditin në tabelë çfarëdo që ju kujtohet rreth popullit të Sionit (shih Moisiu 7:18–19, 53, 62–63, 69) dhe çfarë mësojnë nga Zanafilla 11:1–9 dhe Helamani 6:26–28 rreth njerëzve të Babelit. Çfarë ndryshimesh gjejnë? Çfarë na mëson kjo rreth përpjekjeve tona vetjake për t’u kthyer në praninë e Perëndisë?

    kulla e Babelit

    Ilustrim i Kullës së Babelit, nga David Green

  • Qyteti i lashtë i Babelit nuk ekziston më, por ekzistojnë krenaria dhe qenia si bota që ai simbolizon. Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që t’i zbatojnë në jetën e tyre mësimet nga Kulla e Babelit, fillojeni duke i ftuar të shqyrtojnë vargjet te Zanafilla 11:1–9. Më pas ju mund të shpërndani shirita letre dhe t’i ftoni anëtarët e klasës të shkruajnë gjëra që njerëzit i bëjnë, të cilat i largojnë nga Perëndia; pastaj, në shirita të tjerë letre, mund të shkruajnë gjëra që njerëzit i bëjnë, të cilat i afrojnë më shumë te Perëndia. Rinisë mund t’i pëlqejë ta rregullojë grupin e parë të letrave në tabelë në formën e një kulle dhe grupin e dytë në formën e një tempulli. Çfarë na ka dhënë Perëndia për të na ndihmuar që të “arrij[m]ë deri në qiell”? (Zanafilla 11:4; shih edhe Gjoni 3:16). Ju mund të këndoni një këngë për këtë temë, të tillë si “Më Pran’, Per’ndi, tek Ti” (Himne, nr. 52).

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

Mësime nga Noeu.

Presidenti Henri B. Ajring tha:

“Mospranimi i këshillës profetike zvogëlon fuqinë tonë për të marrë këshillë të frymëzuar në të ardhmen. Çasti më i mirë që Noeu të merrte vendim për të kërkuar ndihmë që të ndërtonte arkën, ishte kur ai kërkoi ndihmë për herë të parë. Çdo herë që ai kërkoi ndihmë pas kësaj, çdo dështim për t’u përgjigjur, do ta zvogëlonte ndjeshmërinë ndaj Shpirtit. Kështu që çdo herë që ai kërkonte ndihmë, do të ishte dukur më e pamend, derisa erdhi shiu. Por atëherë ishte tepër vonë.

Çdo herë në jetën time kur kam zgjedhur ta vonoj ndjekjen e këshillës së frymëzuar apo kur kam vendosur se bëja përjashtim, unë arrita të kuptoj se e kisha vënë veten në rrezik. Çdo herë që ia kam vënë veshin këshillës së profetëve, që e kam ndier të më pohohej në lutje dhe më pas e ndoqa atë, unë kam zbuluar se po ecja drejt sigurisë” (“Finding Safety in Counsel”, Ensign, maj 1997, f. 25).

Përse e dërgoi Perëndia Përmbytjen?

Disa njerëz pyetin veten rreth drejtësisë së Perëndisë në dërgimin e përmbytjes për të “shfaros[ur] … njeriun” (Zanafilla 6:7). Plaku Nil A. Maksuell shpjegoi se në kohën e Përmbytjes së Madhe, “korrupsioni kishte arritur një pikë që shkatërronte zgjedhjen e lirë, pikë në të cilën shpirtrat nuk mund të dërgoheshin këtu në drejtësi” (We Will Prove Them Herewith [1982], f. 58).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Lini kohë për përsiatje. Pyetjet e mira kërkojnë përsiatje, shqyrtim e frymëzim. Jepuni anëtarëve të klasës pak minuta kohë për ta përsiatur një pyetje përpara se të kërkoni përgjigje. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 31–34.)