Mateu 26:36–46; Lluka 22:39–46, Pjesa 1
Jezu Krishti Vuan në Kopshtin e Gjetsemanit
Në Kopshtin e Gjetsemanit Jezu Krishti përjetoi vuajtje të papërfytyrueshme si pjesë e Shlyerjes së Tij. Kjo është pjesa e parë e një mësimi me dy pjesë rreth vuajtjes së Shpëtimtarit në Gjetseman dhe domethënies së saj doktrinore. Qëllimi i këtij mësimi është të të ndihmojë të kuptosh më mirë se çfarë ndodhi në Kopshtin e Gjetsemanit dhe mënyrën se si ishte një akt dashurie për ty. Në mësimin e ardhshëm ti do të studiosh doktrinën e Shlyerjes së Jezu Krishtit dhe do të mësosh se si mund të marrësh forcë dhe ndihmë nga Shpëtimtari.
Çfarë ka bërë Jezu Krishti për ne?
Presidenti Dallin H. Ouks tregoi një pjesë të bashkëbisedimit që pati me një anëtare të Kishës. Shih materialin filmik “Çfarë Ka Bërë Shpëtimtari Ynë për Ne?” nga kodi kohor 0:00 deri në 0:34. Ky material filmik gjendet në ChurchofJesusChrist.org.
“Shumë vjet më parë … takova një grua që tha se shoqet e saj i kishin kërkuar të kthehej në kishë pas shumë vitesh që nuk ishte aktive, por ajo nuk mund të mendonte për ndonjë arsye pse duhej të kthehej. Për ta inkurajuar, unë thashë: ‘Kur merr parasysh të gjitha gjërat që Shpëtimtari ka bërë për ty, ti ke shumë arsye që të kthehesh për ta adhuruar Atë dhe për t’i shërbyer Atij’. U çudita kur ajo u përgjigj: ‘Ç’ka bërë Ai për mua?’”
(Dallin H. Ouks, “Çfarë Ka Bërë Shpëtimtari Ynë për Ne?”, Liahona, maj 2021, f. 75)
-
Si do t’i përgjigjeshe pyetjes së kësaj gruaje?
Jezu Krishti vuan në Kopshtin e Gjetsemanit
Pasi Shpëtimtari mbaroi darkën e Pashkës, themeloi sakramentin dhe shkoi në Malin e Ullinjve për t’iu dhënë Apostujve të Tij mësimet e Tij të fundit, Ai përshkoi me Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin një distancë të shkurtër për në Kopshtin e Gjetsemanit. Fjala Gjetseman do të thotë “presë e ullinjve”. Disa elemente shumë domethënëse të Shlyerjes së Jezu Krishtit ndodhën në Gjetseman. Teksa i studion këto ngjarje, mendo rreth mënyrës se si të kuptuarit e Shlyerjes së Jezu Krishtit mund të të ndihmojë të dallosh dhe të ndiesh dashurinë e Perëndisë për ty.
Fragmentet vijuese të shkrimeve të shenjta përshkruajnë disa nga ngjarjet kryesore që ndodhën si pjesë e vuajtjes së Shpëtimtarit në Kopshtin e Gjetsemanit. Merre parasysh të kopjosh tabelën vijuese në ditarin tënd të studimit dhe ta plotësosh atë teksa i studion vargjet. Merre parasysh gjithashtu të nënvizosh fjalë dhe fraza domethënëse nga këto vargje në shkrimet e tua të shenjta.
Përveç leximit të vargjeve më poshtë, nëse dëshiron mund të shohësh edhe materialin “The Savior Suffers in Gethsemane” [“Shpëtimtari Vuan në Gjetseman”] nga kodi kohor 0:00 deri në 5:52 (në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org) dhe përfytyro sikur të ishe dëshmitar/e i/e kësaj ngjarjeje të shenjtë.
Lexoji fragmentet e shkrimeve të shenjta në vijim. |
Çfarë mësove apo ndjeve për Jezu Krishtin nga këto vargje? |
---|---|
Lexoji fragmentet e shkrimeve të shenjta në vijim. | Çfarë mësove apo ndjeve për Jezu Krishtin nga këto vargje? |
Lexoji fragmentet e shkrimeve të shenjta në vijim. | Çfarë mësove apo ndjeve për Jezu Krishtin nga këto vargje? |
Lexoji fragmentet e shkrimeve të shenjta në vijim. | Çfarë mësove apo ndjeve për Jezu Krishtin nga këto vargje? |
Lexoji fragmentet e shkrimeve të shenjta në vijim. | Çfarë mësove apo ndjeve për Jezu Krishtin nga këto vargje? |
Lexoji fragmentet e shkrimeve të shenjta në vijim. | Çfarë mësove apo ndjeve për Jezu Krishtin nga këto vargje? |
Çmimi i dashurisë së çmuar të Perëndisë
Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi mënyrën se si vuajtja e Shpëtimtarit në Gjetseman demonstron dashurinë e Tij të pafundme për ne. Shih materialin filmik “Qëndroni në Dashurinë Time” nga kodi kohor 11:33 deri në 14:02. Ky material filmik është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.
“Le ta marrim parasysh çmimin e dashurisë së paçmuar të Perëndisë. Jezusi zbuloi se që të shlyente për mëkatet tona dhe që të na shëlbonte nga vdekja, si ajo fizike dhe shpirtërore, vuajtja e Tij bëri që Ai vetë, ‘madje Perëndi, më i madhi i të gjithëve, të dridhe[j] për shkak të dhembjes e [t’i dilte] gjak nga çdo por dhe të vua[nte] si në trup e në shpirt – dhe të dëshiro[nte] që [Ai] të mos e pi[nte] kupën e hidhur e të mpake[j]’ [Doktrina e Besëlidhje 19:18]. Agonia e Tij në Gjetseman dhe në kryq ishte më e madhe nga ç’mund ta duronte çdo njeri i vdekshëm. Sidoqoftë, për shkak të dashurisë së Tij për Atin e Tij dhe për ne, Ai duroi dhe, si rrjedhojë, Ai mund të na ofrojë si pavdekësinë, ashtu edhe jetën e përjetshme.
Është thellësisht simbolike që ‘gjaku [doli] nga çdo por’ [Mosia 3:7] kur Jezusi vuajti në Gjetseman, në vendin e presës së ullinjve. Në kohën e Shpëtimtarit, që të prodhohej vaji i ullirit, ullinjtë fillimisht shtypeshin duke rrotulluar një gur të madh mbi ta. ‘Pureja’ e fituar vendosej në shporta të buta, të thurura lirshëm, të cilat vendoseshin njëra mbi tjetrën. Pesha e tyre shtrydhte vajin e parë dhe më të mirin. Më pas ushtrohej shtypje e shtuar duke vendosur një tra ose kërcu të madh mbi shportat e vëna njëra mbi tjetrën, duke prodhuar më shumë vaj. Më së fundi, për të nxjerrë edhe pikat më të fundit, traut i shtoheshin nga njëra anë gurë si pesha për të krijuar shtypjen më të madhe dërrmuese. Dhe po, vaji është i kuq si gjaku kur del jashtë fillimisht.
Mendoj rreth tregimit të Mateut për Shpëtimtarin teksa Ai hyri në Gjetseman atë natë vendimtare – që Ai ‘filloi të ndjej[ë] trishtim dhe ankth të madh. …
Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej duke thënë: ‘Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti’ [Mateu 26:37, 39].
Më pas, teksa përfytyroj mundimin që u bë edhe më i rëndë, Ai u përgjërua një herë të dytë për lehtësim dhe, më së fundi, ndoshta në kulmin e vuajtjes së Tij, një herë të tretë. Ai e duroi agoninë gjersa drejtësia u kënaq deri në pikën më të fundit. Këtë Ai e bëri që të na shëlbonte ju dhe mua.
Ç’dhuratë e paçmuar është dashuria hyjnore!”
(D. Tod Kristoferson, “Qëndroni në Dashurinë Time”, Liahona, nëntor 2016, f. 50–51)
-
Cilat fjalë ose fraza të këtij pohimi të bënë përshtypje?
-
Si e demonstron vuajtja e Shpëtimtarit në Gjetseman dashurinë e Tij të madhe për ty personalisht?
Presidenti Ezra Taft Benson (1899–1994) dëshmoi se vuajtja e Shpëtimtarit në Kopshtin e Gjetsemanit dhe më pas në Kalvari, “ishte akti i vetëm më i madh i dashurisë në historinë e shënuar” (Mësime të Presidentëve të Kishës: Ezra Taft Benson [2014], f. 100).
Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?
Cila është domethënia e Gjetsemanit?
Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:
“Fjala Gjetseman vjen nga dy rrënjë hebraisht: gath, që do të thotë ‘presë’, dhe shemen, që do të thotë ‘vaj’, veçanërisht të atij të ullirit.
Atje ullinjtë i shtypnin nën peshën e rrotave të mëdha prej guri që ta shtrydhnin prej tyre vajin e çmuar. Kështu, Krishti në Kopshtin e Gjetsemanit njëmend u shtyp nën peshën e mëkateve të botës. Ai nxori pika të mëdha gjaku – ‘vajin’ e jetës së Tij – që i dolën nga çdo por. …
… Kujtoni, ashtu si trupi i ullinjve i cili u shtyp për vajin që bënte dritë, ashtu u shtyp edhe Shpëtimtari. Nga çdo por rrodhi lëngu jetësor i Shëlbuesit tonë. Gjatë gjithë ditëve të gëzueshme të misionit tuaj, kur kupa e gëzimit tuaj gufon, kujtoni kupën e Tij të hidhërimit që e bëri këtë të mundur. Dhe kur hallet t’ju pushtojnë, kujtoni Gjetsemanin.”
(Russell M. Nelson, “Why This Holy Land?”, Ensign, dhjetor 1989, f. 17–18)
Çfarë ka bërë Shpëtimtari ynë për ne?
Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, tha:
“Nën planin e Atit tonë Qiellor, [Jezu Krishti] ‘krijoi qiejt dhe tokën’ (Doktrina e Besëlidhje 14:9) që secili prej nesh të mund të kishte përvojën në vdekshmëri, të nevojshme për ta kërkuar fatin tonë hyjnor. Si pjesë e planit të Atit, Ringjallja e Jezu Krishtit e mposhti vdekjen për t’i siguruar secilit prej nesh pavdekësinë. Flijimi shlyes i Jezu Krishtit i jep secilit prej nesh mundësinë që të pendohet për mëkatet e veta dhe të kthehet i/e pastruar në shtëpinë e tij/saj qiellore. Urdhërimet dhe besëlidhjet e Tij na tregojnë udhën dhe priftëria e Tij na jep autoritetin për të kryer ordinancat që janë thelbësore për ta arritur atë fat dhe Shpëtimtari ynë me gatishmëri i përjetoi të gjitha dhembjet dhe dobësitë e vdekshmërisë, që Ai të dinte se si të na forconte në hidhërimet tona.
Jezu Krishti e bëri të gjithë këtë, sepse Ai i do të gjithë fëmijët e Perëndisë. Dashuria është shtysa për gjithë këtë dhe ishte kështu që nga fillimi fare.”
(Dallin H. Ouks, “Çfarë Ka Bërë Shpëtimtari Ynë për Ne?”, Liahona, maj 2021, f. 77)