Seminari
1 Pjetër 1–5


1 Pjetër 1–5

“Më i Çmuar nga Ari”

After being beaten, Peter and John continue to preach in Christ’s name to the people.

Mund të të kujtohet se mësove rreth besimit dhe zellit të Apostullit Pjetër teksa studiove gjysmën e parë të Dhiatës së Re. Letra e parë e Pjetrit u shkrua aty nga fundi i jetës së Pjetrit, shumë vjet pasi ai eci dhe foli me Jezu Krishtin gjatë shërbesës në vdekshmëri të Shpëtimtarit. Në letrën e tij të parë, Pjetri, i cili ishte Kryeapostulli, u përqendrua në mënyrat se si shenjtorët mund të forcoheshin nëpërmjet sprovave të mëdha që ata po përjetonin për shkak të romakëve. Ky mësim mund të të ndihmojë t’i kuptosh më mirë qëllimet e Perëndisë që të lejon të përjetosh sprova dhe mund të forcojë vendimin tënd për t’i duruar sprovat me besnikëri.

Trajtimi i nevojave unike të të mësuarit të nxënësve. Merrini parasysh nevojat e ndryshme të të mësuarit të nxënësve. Përdorini veprimtaritë e mundshme të të mësuarit të sugjeruara në këtë mësim si udhërrëfyes, jo si skenar, dhe përshtatini veprimtaritë për t’i ndihmuar nxënësit. Përshtatjet mund të përfshijnë përdorimin e metodave të ndryshme për leximin e vargjeve të shkrimit të shenjtë ose bërjen e veprimtarive të ndryshme për të kuptuar parimet ose doktrinën. Mos kini frikë të jeni krijues dhe të provoni qasje të reja.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të marrin parasysh mënyrën se si ata do t’i përgjigjeshin pyetjes vijuese: Përse përjetojmë sprova, vështirësi dhe padrejtësi në jetë?

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Përse përjetojmë vështirësi në jetë?

Plaku Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi se si të gjithë ne do të kemi përvoja që duken të padrejta. Shiko materialin filmik “Padrejtësia Ndërkryese”, që gjendet te ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 03:19 deri në 04:12 ose lexo thënien vijuese:

Official portrait of Elder Dale G. Renlund of the Quorum of the Twelve Apostles, January 2016.

“Disa lloje padrejtësish nuk mund të shpjegohen; padrejtësia e pashpjegueshme është ndërkryese. Padrejtësia vjen ngaqë jetojmë me trupa që janë të papërsosur, të dëmtuar ose të sëmurë. Jeta në vdekshmëri në mënyrë të natyrshme është e padrejtë. Disa njerëz lindin në kamje; të tjerë jo. Disa kanë prindër që i duan; të tjerë jo. Disa jetojnë për shumë vjet; të tjerë për pak. E kështu me radhë. Disa individë bëjnë gabime që lëndojnë edhe kur përpiqen të bëjnë mirë. Disa zgjedhin të mos e lehtësojnë padrejtësinë kur munden. Në mënyrë shqetësuese, disa individë e përdorin lirinë e tyre të zgjedhjes, të dhënë nga Perëndia, për t’i dëmtuar të tjerët kur nuk duhet ta bëjnë asnjëherë këtë gjë.”

(Dejll G. Renland, “Padrejtësia Ndërkryese”, Liahona, maj 2021, f. 42)

  • Si mendon, përse Plaku Renland përdori fjalën “ndërkryese” për të përshkruar disa nga gjërat e padrejta që përjetojmë në jetë?

  • Kë njeh ti që po përjeton ose ka përjetuar një sprovë që ndihet padrejtësisht ndërkryese? Si mendon, përse e lejon Zoti këtë të ndodhë?

Në vitin 64 ps.K, pjesë të mëdha të qytetit të Romës u shkatërruan nga zjarri. Romakë të rëndësishëm i akuzuan anëtarët e Kishës për ndezjen e zjarrit, që çoi në përndjekje të madhe të të krishterëve kudo në perandorinë romake. Ka të ngjarë që Pjetri e shkroi letrën e tij të parë dikur pas kësaj ngjarjeje për të forcuar besimin e shenjtorëve dhe për t’u kujtuar atyre shpërblimin e përjetshëm për durimin e sprovave me besnikëri. Teksa studion, kushtoju vëmendje nxitjeve të Frymës së Shenjtë që mund të të ndihmojnë të kuptosh disa nga arsyet e sprovave të tua dhe mënyrën se si mund të mbështetesh te Jezu Krishti për të të ndihmuar t’i durosh me besnikëri ato.

Zjarri i rafinuesit

Lexo vargjet te 1 Pjetër 1:3–9 , duke kërkuar atë që Apostulli Pjetër dha mësim rreth bekimeve që i presin ata që i durojnë me besnikëri sprovat e tyre. Fjala prova te vargu 6 u referohet sprovave dhe pikëllimeve.

  • Çfarë fjalësh apo frazash nga këto vargje mendon se mund të jenë të dobishme për t’i kujtuar kur ti ose të tjerët përjetoni sprova? Përse?

  • Si mendon, përse Pjetri e krahasoi sprovën e besimit të shenjtorëve me arin që rafinohet nga zjarri?

Merreni parasysh t’u tregoni nxënësve një figurë apo vizatim të një poçeje furre, si ajo në vijim.

Në vijim është figura e një poçeje furre. Poçja e furrës është një enë në të cilën rafinohen metalet si ari. Kur metalet rafinohen, ato nxehen dhe shkrihen për të hequr papastërtitë dhe për të përmirësuar produktin përfundimtar.

Illustration of a crucible with molten metal pouring into a mold
  • Në ç’mënyra besimi i sprovuar apo i vënë në provë mund të jetë “më i çmuar nga ari”? ( 1 Pjetër 1:7 .)

Një e vërtetë që mund të përcaktohet nga vargjet që sapo studiove është se ndërsa i durojmë sprovat me besnikëri, besimi ynë te Jezu Krishti rafinohet dhe forcohet. Merre parasysh ta regjistrosh këtë të vërtetë në shkrimet e tua të shenjta ose në ditarin tënd të studimit.

  • Çfarë ka përjetimi i sprovave të vështira që mund ta forcojë besimin tonë te Jezu Krishti?

Merreni parasysh të lexoni vargun tek Alma 62:41 së bashku si klasë përpara se të jepni shpjegimin dhe pyetjen vijuese.

Ndërkohë që përjetimi i vështirësive mund të rafinojë shpirtërisht shumë njerëz, ka të tjerë që mund të hidhërohen ose që i ngurtësojnë zemrat e tyre pas një sprove të vështirë (shih tek Alma 62:41).

  • Si mendon, çfarë mund të na ndihmojë t’i kthejmë sprovat tona në bekime dhe jo në përvoja që e zvogëlojnë besimin tonë?

  • Çfarë përvojash ke pasur, apo çfarë përvojash di, kur besimi yt ose besimi i dikujt tjetër u forcua nga durimi me besnikëri i sprovave të vështira?

  • Çfarë të mësojnë këto përvoja rreth Zotit?

Pjetri këshillon shenjtorët

Një temë që gjendet në të gjithë letrën e parë të Pjetrit është mënyra se si dishepujt e Jezu Krishtit mund ta durojnë me besnikëri vuajtjen dhe përndjekjen. Këshilla e Pjetrit mund t’i ofrojë shpresë, nxitje dhe forcë kujto që po përjeton një sprovë të jetës në vdekshmëri.

Vizato një figurë të thjeshtë të një poçeje furre, si ajo që pe në fillim të mësimit. Brenda poçes së furrës rendit disa nga sprovat dhe pikëllimet që ke përjetuar ose po përjeton aktualisht.

Teksa studion më shumë nga fjalët e Pjetrit, kërko mësimet që mund të të ndihmojnë për sprovat që rendite në figurën tënde. Shënoji këto mësime jashtë figurës tënde të poçes së furrës.

Merreni parasysh t’i renditni referencat vijuese të shkrimit të shenjtë dhe përmbledhjet e tyre në tabelë. Përcaktoni mënyrën më të mirë që nxënësit t’i studiojnë këto vargje. Një mundësi do të ishte ta ndani klasën në grupe, ku secilit grup i caktohet një nga grupet e vargjeve për t’i studiuar. Pas një kohe të mjaftueshme, nxënësit mund t’ia raportojnë pjesës tjetër të klasës atë që mësuan nga studimi i tyre. Më pas mund t’i ftoni nxënësit të shtojnë ide në vizatimet e tyre në bazë të asaj që u prezantua nga shokët e tyre të klasës.

Një mundësi tjetër për t’u marrë parasysh është t’i ftoni nxënësit ta studiojnë çdo grup vargjesh me një partner. Pasi nxënësit të mbarojnë studimin dhe diskutimin e vargjeve me partnerin e tyre, mund t’i caktoni ata që të ndryshojnë vendet në mënyrë që çdo nxënës të ketë një partner të ri. Ky proces mund të përsëritet në mënyrë që çdo nxënës të mund t’i studiojë tri grupet e vargjeve me një partner të ndryshëm.

1 Pjetër 2:20–25 – Shembulli i Jezu Krishtit për durimin e sprovave

1 Pjetër 4:12–19 – Arsyet për t’u gëzuar në sprovat tona

1 Pjetër 5:6–11 – Marrja e forcës së Zotit për t’i duruar sprovat tona

Pasi nxënësit të kenë pasur kohë të mjaftueshme për të studiuar, ftoni vullnetarë të japin idetë e tyre. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të japin vargje specifike që iu dukën më kuptimplota dhe të shpjegojnë arsyen. Nxitini ata të mendojnë se si ajo që mësuan sot mund t’i ndihmojë në situatën e tyre të tanishme dhe t’i mbajnë shënim idetë dhe përshtypjet në ditarin e tyre të studimit.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

1 Pjetër 2:20 . Përse Pjetri dha mësimin se ne duhet t’i durojmë sprovat tona me durim?

Plaku Nil A. Maksuell (1926–2004), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim sa vijon:

Last official portrait of Elder Neal A. Maxwell, 1992.

“Durimi është i lidhur shumë ngushtë me besimin tek Ati ynë Qiellor. Në fakt, kur jemi tepër të paduruar, ne po sugjerojmë se e dimë se cila është më e mira – më mirë nga sa e di Perëndia. Ose, të paktën, po pohojmë se kalendari ynë është më i mirë se i Tiji. … Pra, siç u tregua më parë, durimi është një virtyt jetik në vdekshmëri që lidhet me besimin tonë, lirinë tonë të zgjedhjes, qëndrimin tonë kundrejt jetës, përulësinë tonë dhe vuajtjen tonë. … Thjesht nuk ka mënyrë tjetër që rritja e vërtetë të ndodhë.”

(Neal A. Maxwell, “Patience” [takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang”, 27 nëntor 1979], f. 1, 4, speeches.byu.edu)

Si mund t’i kapërcej sprovat me të cilat po përballem?

Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim sa vijon:

Official portrait of Elder Neil L. Andersen of the Quorum of the Twelve Apostles, 2010, August.

“Në [poçen e furrës së] sprovave tokësore me durim shkoni përpara dhe fuqia shëruese e Shpëtimtarit do t’ju sjellë dritë, kuptueshmëri, paqe dhe shpresë. Lutuni me gjithë zemër. Forcojeni besimin tuaj te Jezu Krishti, te qenia reale e Tij, te hiri i Tij. … Vështroni para. Telashet dhe pikëllimet tuaja janë shumë reale, por nuk do të zgjatin përgjithmonë. Nata juaj e errët do të kalojë, sepse ‘Biri … do të ngrihet me shërim në krahët e tij’.”

(Nil L. Andersen, “Të Plagosur”, Ensign ose Liahona, nëntor 2018, f. 85)

Si mund të gjej lumturi ndërkohë që vuaj përgjatë provave?

Plaku Jozef B. Uirthlin (1917–2008), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, foli për gjetjen e lumturisë gjatë fatkeqësisë dhe se si e kujtoi këshillën e nënës së tij që i thoshte: “Le të ndodhë ç’të ndodhë, duaje atë”.

Last official portrait of Elder Joseph B. Wirthlin of the Quorum of the Twelve Apostles, 2004. Died December 1, 2008.

“Si mund t’i duam ditët që janë të mbushura me hidhërim? Ne nuk mundemi – të paktën jo në atë çast. Unë nuk mendoj që nëna ime po sugjeronte që të ndrydhim shkurajimin ose të mohojmë realitetin e dhimbjes. Unë nuk mendoj që ajo po sugjeronte që ne t’i mbulonim të vërtetat e pakëndshme nën një mantel lumturie të shtirur. Por unë vërtet besoj se mënyra si reagojmë ndaj fatkeqësisë, mund të jetë një faktor madhor në atë se sa të lumtur dhe të suksesshëm do të jemi në jetë. Nëse ne i afrohemi me mençuri fatkeqësive, periudhat tona më të vështira mund të jenë periudhat me vlerë më të madhe, të cilat, më pas si rezultat, mund të na çojnë drejt periudhave të lumturisë më të madhe. …

Ndërsa kërkojmë të qeshim, synojmë të ardhmen e përjetshme, kuptojmë parimin e kompensimit dhe i afrohemi Atit tonë Qiellor, ne mund t’i durojmë vështirësitë dhe sprovat. Ne mund të themi ashtu si tha nëna ime: ‘Le të ndodhë ç’të ndodhë, duaje atë’.”

(Jozef B. Uirthlin, “Le të Ndodhë Ç’të Ndodhë, Duaje Atë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2008, f. 26–28)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

1 Pjetër 5:1–5 . “Ruani tufën e Perëndisë”

Merreni parasysh të lexoni me nxënësit vargjet te 1 Pjetër 5:1–5 dhe të vini në dukje se në këto vargje Pjetri u dha mësim pleqve të Kishës për përgjegjësitë e tyre si udhëheqës në mbretërinë e Perëndisë. Ndihmojini nxënësit të përcaktojnë të vërtetën vijuese: Udhëheqësit e Kishës kanë përgjegjësinë të kujdesen dhe ta ruajnë tufën e Perëndisë me dashuri dhe me anë të shembullit. Mund t’i ftoni nxënësit të diskutojnë shembuj të mënyrës se si udhëheqësit e tyre u kanë dhënë shërbesë atyre dhe familjeve të tyre me dashuri. Merreni parasysh gjithashtu t’i ndihmoni nxënësit të kuptojnë se ata mund të jenë shembuj të kuorumit dhe anëtarëve të klasës së tyre, duke ndjekur shembullin e “kryebariu[t]” ( 1 Pjetër 5:4).