1–2 Pjetër
Vështrim i Përgjithshëm
Në letrën e tij të parë, Pjetri, i cili ishte Kryeapostulli, u përqendrua te mënyrat se si shenjtorët mund të forcoheshin nëpërmjet sprovave të mëdha që ata po përjetonin nga duart e romakëve. Ai i nxiti shenjtorët që të ishin gjithnjë gati për të dëshmuar për të vërtetën dhe u kujtoi atyre trashëgiminë e tyre hyjnore (shih te 1 Pjetër 2:9; 3:15). Ai dha mësim se Jezu Krishti e predikoi ungjillin në botën e shpirtrave pas vdekjes së Tij, duke ua vënë në dispozicion bekimet e ungjillit të gjithë fëmijëve të Atit Qiellor.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.
1 Pjetër 1–5
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i kuptojnë më mirë qëllimet e Perëndisë që i lejon të përjetojnë sprova, dhe mund ta forcojë vendimin e tyre për t’i duruar sprovat me besnikëri.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të marrin parasysh mënyrën se si ata do t’i përgjigjeshin pyetjes vijuese: Përse përjetojmë sprova, vështirësi dhe padrejtësi në jetë?
-
Figura: Fotografia e një ene për shkrirjen e metaleve
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Pasi të paraqitni figurën e një ene për shkrirjen e metaleve, ftojeni çdo nxënës të vizatojë një enë të tillë dhe të shkruajë një sprovë vetjake brenda saj. Më pas nxënësit mund të shkruajnë në pjesën e pasme të letrës se si sprova e tyre vetjake po e vë në provë dhe po e forcon besimin e tyre te Jezu Krishti. Ftojini nxënësit e gatshëm ta ngrenë lart figurën e tyre përpara kamerës dhe t’ia tregojnë mendimet e tyre klasës. Sigurohuni që t’i këshilloni nxënësit të mos tregojnë ndonjë gjë që është tepër vetjake.
1 Pjetër 2–3
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë rëndësinë e të qenit një shembull besnik i Jezu Krishtit dhe siguron mundësi për të ushtruar dhënien e përgjigjeve ndaj të tjerëve për besimin e tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të diskutojnë me familjet e tyre për rastet kur atyre ose dikujt që ata njohin, i kanë kërkuar të shpjegojë bindjet dhe besimin e vet te Jezu Krishti. Ftojini ata të mendojnë nëse do të ishin përgjigjur ndryshe dhe të vijnë të përgatitur që të japin mendimet e tyre.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Ndajini midis nxënësve pyetjet në fund të mësimit ose ftojini ata të mendojnë për një pyetje që u është bërë rreth Kishës ose besimit të tyre. Jepuni atyre kohë të mendojnë rreth mënyrës se si do të përgjigjeshin dhe më pas lejojini që t’i tregojnë përgjigjet me radhë. Nëse nxënësit janë nervozë për të folur në kamera, ata mund ta dorëzojnë përgjigjen e tyre duke përdorur veçorinë e bashkëbisedimit.
1 Pjetër 3:18–22; 4:1–6
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit që të eksplorojnë mënyra për ta ndihmuar Shpëtimtarin në punën e Tij të shëlbimit të të vdekurve.
-
Përgatitja e nxënësve: Për të pasur qasje te veçori të caktuara në FamilySearch.org ose në programin kompjuterik “Pema Familjare” të FamilySearch, nxënësve do t’u nevojitet të kyçen në sistem me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e Llogarisë së tyre të Kishës që është e lidhur me numrin e tyre të dokumentit të anëtarësisë. Nëse nxënësit nuk kanë ose nuk e dinë emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e tyre, ftojini ata t’i krijojnë ose t’i rimarrin ato në account.ChurchofJesusChrist.org ose ta krijojnë llogarinë në FamilySearch.org. Nëse nevojitet, kërkojini ndihmë një specialisti të historisë familjare të lagjes ose degës apo bashkërenduesit të Seminareve dhe Instituteve të Fesë.
-
Burimet: Një kompjuter ose pajisje celulare me qasje në internet që nxënësit që nuk kanë pajisje elektronike të mund të kalojnë pak kohë gjatë orës mësimore duke kërkuar në FamilySearch.org ose në programin “Pema Familjare” të FamilySearch, nëse është e mundur
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Nëse nxënësit mund ta përdorin veçorinë “Ordinancat Gati” te FamilySearch.org, ftojini ata ta përdorin atë për të gjetur një të afërm për të cilin mund të bëjnë punë në tempull. Merreni parasysh mundësinë e caktimit të një date kur klasa mund të takohet në mënyrë joformale në tempull për të kryer pagëzime dhe konfirmime me mëkëmbës për njerëzit emrat e të cilëve u gjetën.
Zotërimi Doktrinor: 1 Pjetër 4:6
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i mësojnë përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te 1 Pjetër 4:6. Gjithashtu, do t’u japë atyre mundësinë për ta zbatuar doktrinën e dhënë mësim në atë fragment dhe parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në një situatë nga jeta reale.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin dhe të përgatiten për të treguar atë që kanë ndier ndërsa kanë kryer pagëzime dhe konfirmime në tempull ose kanë bërë punë tjetër për historinë familjare për paraardhësit e tyre të vdekur.
-
Materialet: Një copë letër dhe një mjet për të shkruar për çdo nxënës
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Mund t’u caktoni nxënësve një nga parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore dhe të punojnë në dyshe ose në grupe të vogla në dhoma virtuale të veçanta për të diskutuar se si ata mund ta përdorin atë parim për të ndihmuar Andin. Kur ta përfundojnë diskutimin e parimit të tyre, ata mund t’i raportojnë klasës.
2 Pjetër 1
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të ndërmarrin hapa për t’u bërë më shumë si Jezu Krishti.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të marrin parasysh se cilin tipar e admirojnë më së shumti rreth Jezu Krishtit dhe përse.
-
Materiali filmik: “Bërja si Ai” (10:21; shikoni nga kodi kohor 02:34 deri në 03:09)
-
Vizatimi i diagramit: Diagrami i një mali në të cilin ose rreth të cilit të shkruani fjalë gjatë gjithë mësimit
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh ta përdorni veçorinë e tabelës së bardhë për të krijuar si klasë diagramin e malit dhe listën e tipareve si të Krishtit. Gjithashtu, mund t’i ftoni nxënësit të krijojnë diagramin dhe listën e tyre në ditarin e vet të studimit dhe mund t’i ftoni disa nxënës që ta tregojnë punën e tyre. Koha më e dobishme për t’i ftuar nxënësit të tregojnë, mund të jetë kur u kërkoni atyre të shpjegojnë se si ata e përfaqësuan konceptin e përpjekjeve [zellit] në diagramin e tyre.