Seminari
Jakob [Bibël] 3


Jakob [Bibël] 3

Fjalët që Themi

Three teenage young women smiling and laughing together.

Fjalët që themi kanë fuqi. A mund të mendosh për përvoja në jetën tënde ku e ke ndier fuqinë e fjalëve, qoftë për mirë ose për keq? Në letrën e tij, Jakobi dha mësim për rëndësinë e kontrollimit të të folurit tonë. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë t’i vlerësosh fjalët që thua dhe mënyrën se si fjalët e tua ndikojnë në përpjekjet e tua për t’u bërë më i ngjashëm me Shpëtimtarin.

Zhvillimi i aftësisë për t’i diskutuar bindjet për ungjillin me të tjerët. Jepuni nxënësve mundësi që ta shpjegojnë ungjillin me fjalët e tyre dhe ta shpërndajnë e të dëshmojnë për atë që dinë dhe ndiejnë. Kjo do të ndihmojë që ungjilli të ngulitet thellë në zemrën e tyre.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vënë re se si gjuha që përdorim ndikon te ne dhe të tjerët. Kërkojuni atyre të vijnë të përgatitur për të treguar atë që vunë re.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Fuqia e fjalëve

Vështroji figurat më poshtë dhe përfytyro bisedën që individët mund të jenë duke zhvilluar. Mendo për ndikimin që mund të kenë fjalët që dëgjojmë dhe përdorim.

Merreni parasysh të paraqitni dy figura që tregojnë lloje të ndryshme bisedash. Për shembull, një figurë mund të jetë ajo e dy njerëzve që grinden dhe tjetra e dy njerëzve që forcojnë njëri-tjetrin me fjalët e tyre, si në vijim:

A mother argues with her teenage son while they stand in their kitchen.
A young woman and her mother using a tablet and scriptures probably study and having a conversation.
  • Cila është gjëja e fundit që mund të mbash mend të ta ketë thënë dikush që ose të ndihmoi, ose të lëndoi?

  • Cila është gjëja e fundit që i the dikujt që e forcoi ose inkurajoi atë?

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i japin përgjigjet e tyre nëse ndihen mirë dhe nëse është e përshtatshme për një mjedis klase.

Merr parasysh a ke thënë ndonjë gjë kohët e fundit që mund të ketë pasur një ndikim negativ te dikush. Teksa i studion mësimet e Jakobit, kërko të vërteta që mund të të ndihmojnë ta kuptosh më mirë fuqinë e fjalëve. Kushtoju vëmendje ndjenjave, mendimeve dhe përshtypjeve që të motivojnë të flasësh më shumë si Shpëtimtari.

Gjuha është si …

Jakobi theksoi fuqinë e fjalëve që dëgjojmë dhe flasim dhe e krahasoi gjuhën me shumë gjëra të ndryshme. Lexo te Jakob [Bibël] 3:2–12 , duke kërkuar se me çfarë e krahasoi atë Jakobi. Vizato një variant të thjeshtë të një ose dy prej krahasimeve të Jakobit në ditarin tënd të studimit, duke përsiatur se si fjalët tona mund të jenë si ajo që po vizaton.

Merreni parasysh t’i lejoni nxënësit të punojnë në dyshe ose në grupe të vogla teksa studiojnë krahasimet e Jakobit. Si një alternativë, jepuni nxënësve listën vijuese të krahasimeve dhe ftojini ata të studiojnë disa prej tyre, duke përsiatur se si fjalët tona mund të ngjajnë me gjërat e renditura.

Lexoje listën vijuese për të parë a përcaktove të njëjtat krahasime.

  • Si mund të na ndihmojnë këto krahasime ta kuptojmë më mirë fuqinë e fjalëve që dëgjojmë dhe themi?

  • Çfarë krahasimesh të tjera mund të shtosh për të përshkruar ndikimin e fjalëve që themi?

Duke iu referuar mësimeve të fuqishme të Jakobit, Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha sa vijon:

Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Është e dukshme se Jakobi nuk do të thotë se gjuha jonë është gjithmonë e paudhë dhe as se gjithçka që themi është ‘plot me helm vdekjeprurës’. Por ai thotë qartë se të paktën disa gjëra që themi mund të jenë shkatërrimtare, madje helmuese – dhe kjo është një fjalë drithëruese për një shenjtor të ditëve të mëvonshme! Zëri që jep një dëshmi të thellë, që shqipton lutje të zjarrta dhe këndon himne të Sionit mund të jetë i njëjti zë që qorton dhe kritikon, turpëron dhe poshtëron, që shkakton dhembje dhe shkatërron shpirtin e dikujt dhe të të tjerëve gjatë procesit. …

… U përpjekshim për të qenë burra dhe gra ‘të përsosur[a]’ tani, në të paktën këtë mënyrë – duke mos [fyer] me fjalë ose e thënë më [pozitivisht], duke folur me një gjuhë të re, me gjuhën e engjëjve. Fjalët tona, ashtu si veprat tona, duhet të mbushen me besim, shpresë dhe dashuri hyjnore, … që nevojiten aq shumë në botën tonë sot. Me fjalë të tilla, të thëna nën ndikimin e Shpirtit, lot mund të thahen, zemra mund të shërohen, jetë mund të inkurajohen, shpresa mund të kthehet dhe besimi në vetvete mund të [triumfojë].”

(Xhefri R. Holland, “Gjuha e Engjëjve”, Konferenca e Përgjithshme, prill 2007, f. 16-18)

  • Çfarë mësove nga krahasimet e Jakobit dhe thënia e Plakut Holland?

Një e vërtetë që mund të mësojmë është se ndjekësit e Perëndisë përpiqen ta përdorin gjuhën e tyre për qëllime të drejta, jo për të përhapur të ligën.

Reflekto për një çast për mënyrën se si ti e ke parë gjuhën të përdoret si për mirë edhe për keq në situatat vijuese:

  • në dërgimin e mesazheve ose në media shoqërore

  • në kishë të dielave

  • në shkollë me shokët

  • në një ekip ose në një klub

  • në shtëpi me familjen tënde

  • Çfarë përvojash ke pasur që e ilustrojnë efektin e fuqishëm që fjalët mund të kenë te njerëzit, për mirë ose për keq?

Jezu Krishti ishte “[një] njeri i përsosur” ( Jakob [Bibël] 3:2) dhe shembulli ynë në të gjitha gjërat, duke përfshirë në fjalët që Ai tha. Duke kujtuar atë që di rreth Tij, përfytyro se si Shpëtimtari mund t’i përdorë fjalët e Tij nëse Ai do të ishte në situatat e renditura më parë.

  • Çfarë ndryshimesh mund të vësh re ndërmjet mënyrës se si e përfytyron që Shpëtimtari do t’i përdorte fjalët dhe asaj që sheh dhe dëgjon zakonisht në këto mjedise sot?

Fjalët që dëgjojmë dhe përdorim

Zoti na ka mësuar nëpërmjet profetëve të Tij atë që duhet dhe nuk duhet të themi.

Color Handouts Icon

Nëse nxënësit do të përfitonin nga vetëvlerësimi vijues, ofrojuni atyre fletushkën vijuese. Nxënësit mund ta vlerësojnë gjuhën e tyre në përgjithësi ose për fusha të caktuara të jetës së tyre, si në shtëpi, kishë e me radhë.

Përsiat për komunikimin tënd (në çdo formë: dërgimi i mesazheve, media shoqërore, të folurit me të tjerët dhe kështu me radhë) teksa lexon 10 pohimet vijuese të përshtatura nga Për Forcën e Rinisë ([broshurë, 2011], f. 20–21). Vlerësoje gjuhën tënde duke përdorur një shkallë nga 1 te 5, ku 1 do të thotë “Kam shumë nevojë për ndihmë” dhe 5 do të thotë “Po eci shumë mirë”.

1. Përpiqem të përdor një gjuhë të pastër dhe inteligjente.

2. Përdor gjuhë optimiste, inkurajuese dhe përgëzuese.

3. Flas mirë dhe pozitivisht për të tjerët.

4. Nuk i shaj të tjerët ose t’i poshtëroj ata, as me shaka.

5. Përpiqem t’i shmang thashethemet e çfarëdo lloji dhe ta shmang të folurit me zemërim.

6. Kur tundohem të them gjëra të vrazhda ose lënduese, i lë ato pa thënë.

7. E përdor me nderim dhe respekt emrin e Perëndisë dhe të Jezu Krishtit.

8. I drejtohem Atit në Qiell duke përdorur gjuhë nderuese dhe respektuese.

9. Nuk përdor gjuhë apo gjeste blasfemuese, vulgare ose pa takt.

10. Nuk tregoj barsoleta ose ndodhi rreth veprimeve imorale.

New Testament Seminary Teacher Manaul - 2023

Mendo për gjuhën që zgjedh të përdorësh dhe përsiat për atë që mund të përmirësosh.

  • Cilat janë një ose dy gjëra që mund të të ndihmojnë t’i zgjedhësh më me kujdes fjalët që thua dhe dëgjon?

  • Në cilat situata dëshiron veçanërisht të përmirësohesh?

  • Cilat strategji mund të të ndihmojnë?

  • Si mund të të ndihmojnë përpjekjet e tua të bëhesh më i ngjashëm me Shpëtimtarin?

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Si e pasqyrojnë fjalët tona se kush jemi si individë?

Plaku Robert S. Ud, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim sa vijon:

Final official portrait of Elder Robert S. Wood of the Second Quorum of the Seventy, 1999. Called as president of the Boston Massachusetts Temple, 2009. Released from Second Quorum of the Seventy October 3, 2009 at general conference.

“Fjalët tona dhe shprehjet tona të jashtme nuk janë asnjanëse, sepse ato pasqyrojnë si atë që jemi edhe formën që po marrim. …

Ajo që themi dhe mënyra se si e paraqesim veten tonë jo vetëm që e tradhtojnë personin tonë të brendshëm, por edhe e formojnë atë person, ata që janë përreth nesh dhe përfundimisht, të gjithë shoqërinë tonë. Çdo ditë, secili prej nesh përfshihet në errësimin e dritës apo në largimin e errësirës. Ne jemi thirrur ta ftojmë dritën dhe të jemi një dritë, për ta shenjtëruar veten tonë dhe për t’i lartësuar të tjerët. …

Kur flasim e veprojmë, ne duhet të bëjmë pyetjen nëse fjalët dhe shprehjet tona kanë për qëllim që të ftojnë fuqitë e qiellit në jetën tonë dhe t’i ftojnë të gjithë të vijnë te Krishti. Ne duhet t’i trajtojmë gjërat e shenjta me nderim. Ne duhet ta largojmë nga bisedat tona të paturpshmen dhe të ndyrën, të dhunshmen dhe kërcënuesen, poshtëruesen dhe të rremen. Ashtu siç shkroi Apostulli Pjetër: ‘Por ashtu si është i shenjtë ai që ju thirri, të jini edhe ju të shenjtë në gjithë sjelljen tuaj’ [ 1 Pjetër 1:15 ]. Shprehja ‘sjellje’ këtu i referohet jo vetëm të folurit, por edhe gjithë qëndrimit tonë.”

(Robert S. Wood, “The Tongue of Angels”, Ensign, nëntor 1999, f. 83–84)

Si mund ta ndryshojmë për mirë gjuhën që përdorim dhe dëgjojmë?

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Hyrje e ndryshme e mësimit

Merreni parasysh t’u jepni nxënësve tuaj shembuj të Shpëtimtarit që u flet të tjerëve në një sërë situatash, siç janë te Gjoni 8:1–11 ; Marku 9:14–27 dhe Lluka 23:32–34 . Vini re që Përkthimi prej Joseph Smith-it i vargut te Lluka 23:34 (tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, Lluka 23:35) e bën të qartë që Jezu Krishti po i kërkon Atit që t’i falë ata që e kryqëzuan Atë, duke nënkuptuar ushtarët romakë. Ftojini ata të tregojnë atë që u bën përshtypje rreth asaj që Shpëtimtari tha ose nuk tha në këto situata. Më pas ftojini nxënësit të marrin parasysh gjuhën që përdorin dhe dëgjojnë nga të tjerët dhe ndikimin që ajo ka.

Ftesë e mundshme

Ju mund t’i ndihmoni nxënësit ta zbatojnë parimin e këtij mësimi duke i sfiduar ata të qëndrojnë 24 orë pa thënë asnjë fjalë negative. Nxitini ata të mbajnë shënim në ditarin e tyre të studimit efektin që kjo sfidë pati tek ata dhe njerëzit me të cilët ndërvepruan.

Mësime shtesë nga Jakobi

Për t’i ndihmuar nxënësit të studiojnë më shumë nga mësimet e Jakobit, merreni parasysh të paraqitni referencat vijuese të shkrimit të shenjtë (pa shpjegimet në kllapa). Ftojini nxënësit t’i kërkojnë disa prej këtyre vargjeve dhe të përgatiten të tregojnë atë që mësuan dhe mënyrën se si ajo zbatohet sot. Më pas nxënësit mund të zgjedhin një referencë nga shkrimi i shenjtë për ta studiuar më në hollësi dhe të përgatitin një mësim ose bisedë tri deri në pesë minuta për atë temë. Nëse koha e lejon, ju mund të ftoni një ose dy nxënës t’i tregojnë klasës atë që përgatitën.

Jakob [Bibël] 1:12–16 (Ne jemi të bekuar që i bëjmë ballë tundimit.)

Jakob [Bibël] 1:27 (Feja e pastër është kujdesi për të tjerët dhe të qenit shpirtërisht i pastër.)

Jakob [Bibël] 2:8–9 (Duajini të tjerët porsi vetveten.)

Jakob [Bibël] 4:6–10 (Jini të përulur, rezistojini Satanit dhe afrohuni pranë Perëndisë.)

Jakob [Bibël] 4:17 (Nëse dimë të bëjmë mirë, por zgjedhim të mos e bëjmë atë, ne kryejmë mëkat.)

Jakob [Bibël] 5:14–15 (I sëmuri mund të shërohet nëpërmjet lutjes ose vendosjes së duarve dhe vajosjes me vaj në emrin e Krishtit.)