Jakob [Bibël]
Vështrim i Përgjithshëm
Çfarë mund të bësh kur përballesh me një pyetje të vështirë? Sa e rëndësishme është të veprosh sipas besimit tënd? Si dëshiron Zoti që të flasësh dhe t’i përdorësh fjalët e tua? Në mësimet e kësaj jave do të studiosh fjalët e Apostullit Jakob, i cili ndihmon për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve e shumë të tjerave.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi atë se për çfarë mund të kenë nevojë të përgatiten paraprakisht për secilin mësim.
Sugjerime për Mësuesit në Internet
Jakob [Bibël] 1
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i forcojë dëshmitë e nxënësve që Ati Qiellor do t’u japë atyre urtësi si përgjigje ndaj lutjeve të tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë vargjet te Jakob [Bibël] 1:5–6 dhe të mendojnë për fusha të jetës së tyre në të cilat atyre u duhet urtësi ose drejtim nga Perëndia.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’u kërkoni disa prej prindërve të nxënësve një ose dy ditë përpara të marrin pjesë në orën mësimore dhe të tregojnë një përvojë që kanë pasur me marrjen e urtësisë nga Perëndia si përgjigje ndaj lutjes. Këta prindër mund të dërgojnë gjithashtu një regjistrim të përvojës së tyre që mund të shfaqet gjatë orës mësimore.
Zotërimi Doktrinor: Jakob [Bibël] 1:5–6
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet te Jakob [Bibël] 1:5–6 , të shpjegojnë doktrinën dhe t’i zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë te Joseph Smith – Historia 1:10–14 , duke kërkuar mënyrën se si Jozef Smithi i zbatoi parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në jetën e tij.
-
Figurë për t’u paraqitur: Një figurë e Vegimit të Parë të Jozef Smithit.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Në vend që t’i ftoni nxënësit të lexojnë te Jozef Smithi – Historia 1:8, 11–17 , merreni parasysh të shfaqni materialin filmik “Rivendosja” (19:12; shikoni nga kodi kohor 02:53 deri në 15:28), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Ndalojeni materialin filmik disa herë në vende të përshtatshme për t’i lejuar nxënësit të tregojnë në dhoma virtuale të ndara atë që vunë re se bëri Jozef Smithi për t’i demonstruar parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Pasi ta shihni materialin filmik, ftojini nxënësit t’ia tregojnë të gjithë klasës atë që zbuluan.
Jakob [Bibël] 2
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i lejojë nxënësit të shqyrtojnë se si ata mund ta ushtrojnë në mënyrë më të plotë besimin te Jezu Krishti nëpërmjet veprimeve të drejta.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për dikë të afërt për ta i cili ka besim të fortë te Jezu Krishti. Nëse është e mundur, ftojini nxënësit t’i bëjnë këtij personi pyetje si ajo në vijim: “Si ndikon besimi yt te Jezu Krishti në veprimet dhe sjelljen tënde? Çfarë bën ndryshe për shkak të besimit tënd te Jezu Krishti?” Ftojini ata të vijnë të përgatitur për të dhënë shembuj.
-
Figurë për t’u paraqitur: Merreni parasysh të vizatoni ose paraqitni në tabelë një fotografi të një zjarri.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Ftojini nxënësit t’i shkruajnë përgjigjet e tyre për shembujt e besimit në dy copa letre, siç përshkruhet në mësim. Më pas, në vend që t’i ftoni nxënësit të lëvizin nëpër klasë, vendosini ata në dhoma virtuale të ndara në dyshe ose grupe të vogla. Udhëzojini nxënësit të mbajnë një letër në secilën dorë. Më pas, në dhomat e tyre virtuale të ndara, nxënësit mund të zgjedhin dorën e djathtë ose të majtë të një nxënësi tjetër për të dëgjuar përgjigjet e tij. Nxënësit mund ta përsëritin këtë veprimtari në një dhomë tjetër virtuale të ndarë me një grup të ri nxënësish.
Zotërimi Doktrinor: Jakob [Bibël] 2:17–18
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet te Jakob [Bibël] 2:17–18 , të shpjegojnë doktrinën dhe t’i zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për një parim të ungjillit që e besojnë, por që mund ta kenë të vështirë të veprojnë sipas tij. Kërkojuni nxënësve të përsiatin se çfarë është ajo që mbase po i pengon të veprojnë sipas atij parimi.
-
Materialet për nxënësit: Letër dhe gërshërë.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për pjesën e ushtrimit të vënies në zbatim të mësimit, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të zgjedhin një skenar për ta diskutuar së bashku. Ftojeni një nxënës të tregojë se si ai do ta përdorte një nga parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore për të ndihmuar personin në këtë skenar. Kërkojini një nxënësi tjetër të japë mendime të tjera rreth atij parimi. Nëse nxënësit e kanë të vështirë ta zbatojnë ndonjë nga parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore, ju mund t’i publikoni disa nga pyetjet shtesë të renditura nën titujt që vijnë pas skenarit afër fundit të mësimit në veçorinë e bashkëbisedimit dhe t’i ftoni nxënësit të japin mendimet e tyre.
Zotërimi Doktrinor: Jakob [Bibël] 2:17–18
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit t’i vlerësojnë fjalët që thonë dhe mënyrën se si fjalët e tyre po ndikojnë në përpjekjet e tyre për t’u bërë më të ngjashëm me Shpëtimtarin.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vënë re se si gjuha që përdorim ndikon te ne dhe të tjerët. Kërkojuni atyre të vijnë të përgatitur për të treguar atë që vunë re.
-
Figurat për t’u paraqitur: Merreni parasysh t’i paraqitni figurat e individëve që bëjnë biseda të llojeve të ndryshme.
-
Fletushka: Përgatitni kopje të mjaftueshme të fletushkës për të gjithë nxënësit.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Në varësi të mënyrës se si nxënësit do t’i hetojnë vargjet te Jakob [Bibël] 3:2–12 për krahasimin që Jakobi po bën, një tabelë e bardhë dixhitale mund t’i ndihmojë nxënësit të angazhohen dhe ta mësojnë njëri-tjetrin. Për shembull, nëse nxënësve u kërkohet të gjejnë simbole nga vargjet te Jakob [Bibël] 3:2–12 , ata mund të shkruajnë ose skicojnë shkurtimisht në një tabelë të bardhë digjitale simbolet që përdori Jakobi kur t’i gjejnë ato. Në të kundërt, nëse simbolet u jepen nxënësve përpara se ata t’i studiojnë vargjet e tyre, ata mund të renditin në një tabelë të bardhë digjitale mënyrat e ndryshme se si gjuha është si secili nga elementet në krahasimin e Jakobit.