Seminari
Zotërimi Doktrinor: Hebrenjve 12:9


Zotërimi Doktrinor: Hebrenjve 12:9

Ati Qiellor është “Ati [i] Shpirtrave”

A young man reading scriptures.

Në studimin tënd të vargut te Hebrenjve 12:9, ti mësove rreth marrëdhënies tënde me Perëndinë, i cili është “Ati [i] shpirtrave” dhe se si kjo mund të ndikojë në jetën tënde. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te Hebrenjve 12:9, të shpjegosh doktrinën dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.

Të kuptuarit, vënia në zbatim dhe mësimi përmendsh. Teksa nxënësit në fillim kuptojnë, më pas mësojnë se si ta zbatojnë këtë njohuri në jetën e tyre, mësimi përmendsh i fragmenteve të zotërimit doktrinor bëhet më i lehtë. Më e rëndësishmja, doktrina dhe parimet nga fragmentet kanë më tepër të ngjarë të kenë një ndikim të përhershëm.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për situata me të cilat përballen kur do të ishte e dobishme që ata ta kuptojnë ose kujtojnë që janë fëmijë të Atit Qiellor.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ky mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor është hartuar për t’u dhënë pas mësimit “Hebrenjve 12:9”, që është mësimi kontekstual për fragmentin e zotërimit doktrinor te Hebrenjve 12:9 . Nëse ky mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor duhet të zhvendoset në një javë tjetër, sigurohuni që të jepni gjithashtu mësimin përkatës kontekstual gjatë asaj jave.

Shpjego dhe mëso përmendsh

Ndihmojini nxënësit të praktikojnë shpjegimin e doktrinës me fjalët e tyre. Në vijim është një mënyrë për ta bërë këtë gjë. Kjo veprimtari mund të përshtatet duke i ftuar nxënësit ta interpretojnë me role këtë situatë në dyshe, grupe të vogla ose si klasë.

Në mësimin e mëparshëm ti mësove se Perëndia është Ati i shpirtrave tanë. Përfytyro sikur po flet me një shok i cili po vë në pikëpyetje faktin se kush është. Përdore vargun te Hebrenjve 12:9 për ta ndihmuar atë. Teksa u përgjigjesh pyetjeve të tij ose trajton shqetësimet e tij, merre parasysh të përfshish sa vijon:

  • Çfarë do të thotë që ne jemi fëmijë të Perëndisë dhe përse është e rëndësishme ta dimë këtë

  • Si mund të ndikojë fakti a e kuptojmë ose jo këtë të vërtetë në identitetin dhe vetëvlerësimin tonë

  • Mënyrat se si bota përpiqet të ndikojë te njohuria jonë rreth faktit se kush jemi dhe te marrëdhënia jonë me Perëndinë dhe përse ne do të donim t’u rezistonim këtyre ndikimeve

Ndihmojini nxënësit të mësojnë përmendsh referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te Hebrenjve 12:9 , “Ati Qiellor është ‘Ati [i] shpirtrave’”. Një mënyrë për ta bërë këtë është të paraqitni në tabelë shkronjat e para të çdo fjale në referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë: H 12:9, A Q ë “A i sh”.

Ftojini nxënësit të përpiqen ta përsëritin referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë duke përdorur shkronjat e para si të dhëna ndihmëse. Pas disa përsëritjesh, fshijini disa nga shkronjat e para dhe shihni nëse nxënësit mund ta thonë gjithsesi me saktësi. Më pas, fshijini të gjitha shkronjat dhe përsëriteni referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë si klasë.

Ushtroje vënien në zbatim

Ndihmojini nxënësit të shqyrtojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Veprimtaria e mëposhtme është një mënyrë për ta bërë këtë. Merreni parasysh të paraqitni fjalët kyç vijuese dhe të bëni pyetjet e mëposhtme.

Për të të ndihmuar t’i përsëritësh tri parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore, merri parasysh fjalët kyç vijuese:

  • Besimi

  • Këndvështrimi

  • Burimet

Përgjigju për pyetjet vijuese. Nëse është e nevojshme, mund t’u referohesh paragrafëve 5–12 të pjesës “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022).

  • Si lidhet secila nga këto fjalë me tri parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore?

  • Përse është e rëndësishme t’i kuptosh dhe t’i zbatosh këto parime?

Ftojini nxënësit të përgatiten për t’i zbatuar parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore dhe doktrinën e dhënë mësim te Hebrenjve 12:9 . Një mënyrë për ta bërë këtë është të paraqitni situatën vijuese me hapësirat e saj bosh në tabelë dhe të plotësoni elementet që mungojnë së bashku si klasë. Në të kundërt, merreni parasysh të përdorni skenarin e dhënë si një shembull pas situatës.

_______________________(Emri) është një i ri/e re që __________________________________________________________________ (situata ose konflikti). Kjo e bën atë të ndihet ____________________________________________________________. Lidhur me marrëdhënien e tij/e saj me Perëndinë, ai/ajo mendon ___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________.

Për shembull, një skenar i plotësuar mund të jetë si ky:

Ervisa është një e re që shkëlqen në shumë veprimtari jashtëshkollore dhe është një drejtuese mes bashkëmoshatarëve të saj. Kjo e bën atë të ndihet e lumtur. Lidhur me marrëdhënien e saj me Perëndinë, ajo mendon se jeta e saj po shkon tashmë aq mirë saqë vërtet nuk sheh nevojën për t’u përqendruar aq shumë tek Ai.

Merreni parasysh t’i paraqitni pyetjet që gjenden nën secilin prej parimeve vijuese të marrjes së njohurisë shpirtërore. Nxënësit mund t’i diskutojnë ato së bashku si klasë, në dyshe ose në grupe të vogla.

Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

  • Si mendon se Ati Qiellor do ta shihte këtë person? Përse do të ishte e rëndësishme që ky person ta dijë se si Ati Qiellor e sheh atë?

  • Si mund të ndikohet personi në këtë situatë duke e kuptuar më mirë identitetit e tij hyjnor si fëmijë i Perëndisë?

Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

  • Çfarë ke mësuar nga studimi yt i vargut te Hebrenjve 12:9 që mund të ndihmojë në këtë situatë?

  • Çfarë burimesh të tjera mund të studiojë më vete personi në skenarin tënd për të gjetur ide shtesë?

Jepuni kohë nxënësve të gjejnë, kërkojnë dhe shpërndajnë disa nga burimet shtesë të përmendura në pyetjen e mësipërme. Nëse ju duhet ndihmë, merreni parasysh t’i referoni ata te pjesa “Komente dhe Informacion për Rrethanat” në fund të mësimit të mëparshëm, “Hebrenjve 12:9”.

Vepro me besim

  • Çfarë përvojash, qoftë vetjake ose të tjera, të vijnë në mendje kur mendon për veprimin me besim? Si mund t’i përdorësh këto për ta ndihmuar personin në skenarin tënd?

  • Çfarë rekomandimesh mund t’i japësh personit në skenarin tënd për ta ndihmuar atë të veprojë me besim?

Merreni parasysh ta përmbyllni duke dhënë dëshmi për identitetin tonë hyjnor si fëmijë të Perëndisë ose duke i ftuar nxënësit të japin dëshmitë e tyre. Mund të jetë gjithashtu e dobishme t’i lini nxënësit të tregojnë atë që kanë mësuar dhe ndier nga bërja e pyetjeve. Për shembull: “Si mendoni, përse Hebrenjve 12:9 është një fragment i zotërimit doktrinor?” “Çfarë keni mësuar në studimin tuaj të këtij fragmenti që nuk e dinit më parë?” ose “Si mund ta zbatoni personalisht këtë fragment në jetën tuaj?”

Përsëritja e zotërimit doktrinor

Veprimtaria vijuese e përsëritjes duhet të përdoret në një mësim që do të jepet së afërmi pas këtij mësimi.

Për t’i ndihmuar nxënësit të mësojnë përmendsh dhe të kuptojnë vargun te Hebrenjve 12:9 dhe frazën kyç të tij nga shkrimi i shenjtë, thoni referencën dhe ftojini nxënësit ta përsëritin frazën “Ati Qiellor është ‘Ati [i] shpirtrave’”. Më pas përsëriteni frazën dhe ftojini nxënësit ta thonë referencën. Mund të jetë gjithashtu e dobishme të përfshini fragmente të tjera të zotërimit doktrinor të Dhiatës së Re si pjesë të kësaj përsëritjeje.

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Skenarë të ndryshëm

Si një alternativë ndaj plotësimit nga nxënësit të situatës së dhënë më parë në mësim, merreni parasysh të paraqitni disa skenarë të thjeshtë, si ata në vijim dhe t’i lejoni nxënësit të zgjedhin një që t’i përgjigjen.

  • Ledia nuk ka një marrëdhënie të mirë me prindërit e saj. Kur mendon rreth të qenit fëmijë i Perëndisë, ajo pyet veten nëse Ai është thjesht një person tjetër i palumtur me zgjedhjet e saj dhe që dëshiron t’i thotë asaj çfarë të bëjë.

  • Mario kalon shumë kohë duke ndjekur rrymat e botës. Ai përfshihet ndonjëherë në sjellje që bien në kundërshtim me urdhërimet e Perëndisë dhe pyet veten se përse nuk ndien më shumë lumturi në jetën e tij.