Seminari
Hebrenjve 11, Pjesa 1


Hebrenjve 11, Pjesa 1

Besimi te Jezu Krishti

A woman holding a small picture of Jesus Christ. The picture is a reproduction of a painting by Robert Barrett.

Shumë njerëz flasin rreth faktit që kanë besim te vetja, tek të tjerët dhe madje te ngjarjet ose objektet. Pra, çfarë e bën fuqizues dhe të rëndësishëm të pasurit e besimit te Jezu Krishti? Te Hebrenjve 11 ne lexojmë mësimet e Apostullit Pal mbi zhvillimin e besimit te Jezu Krishti. Ky mësim do të të ndihmojë të kuptosh se çfarë është besimi te Jezu Krishti dhe pse ka rëndësi për ty personalisht.

Përqendrimi te parimet e kthimit në besim. Ndërkohë që përcaktoni ritmin e mësimit, sigurohuni që të shpenzohet kohë e përshtatshme duke i ndihmuar nxënësit të angazhohen në pjesë të mësimit që përqendrohen te parimet e kthimit në besim.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të plotësojnë thënien “Besimi është ________” dhe të jenë të përgatitur të japin përgjigjet e tyre në klasë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Siguria e besimit te Jezu Krishti

Kjo është pjesa e parë e një mësimi me dy pjesë që thekson mësimet e Palit mbi besimin te Hebrenjve 11. Nëse koha e orës mësimore është e kufizuar dhe mund të jepet vetëm një mësim për kapitullin Hebrenjve 11, merreni parasysh se si mund të ndërthuren në mënyrë të efektshme të dy mësimet.

Nxënësit mund të përdorin përgatitjen e tyre si nxënës për veprimtarinë e mëposhtme. Mund të jetë e dobishme të shkruani në tabelë një përkufizim të klasës për besimin dhe t’i vini nxënësit ta rregullojnë formulimin gjatë mësimit.

  • Çfarë do të thoshe po të të pyeste dikush se çfarë është besimi?

Shkruaje përkufizimin tënd në ditarin tënd të studimit ose në një shënim digjital. Merr parasysh të bësh ndryshime ose shtesa në këtë përkufizim dhe të mbash shënim mendime dhe mbresa të tjera ndërkohë që studion sot.

Lexo te Hebrenjve 11:1 dhe shenjo se si e përkufizoi besimin Apostulli Pal.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të rishprehin Hebrenjve 11:1 me fjalët e tyre për t’u siguruar që i kuptojnë fjalët e vargut.

  • Çfarë mendon se do të thotë të kesh siguri ose besim te gjërat për të cilat shpreson?

  • Si është e mundur të kesh prova për gjëra që nuk mund t’i shohësh?

  • Duke u bazuar te ky varg, si mund ta ndryshosh ose çfarë mund t’i shtosh përkufizimit tënd për besimin?

Merreni parasysh ta shkruani pohimin vijues në tabelë ose t’i ftoni nxënësit ta rregullojnë përkufizimin e klasës për të përfshirë ide të ngjashme.

Një e vërtetë e thjeshtë që mësohet te Hebrenjve 11:1 , është që besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregim i gjërave që nuk shihen.

Për variacion te leximi i vargjeve të ardhshme, merreni parasysh ta ndani klasën në gjysmë ose t’i ftoni nxënësit të punojnë në dyshe. Ftojeni gjysmën e nxënësve të lexojë tek Alma 32:21 dhe gjysmën tjetër të lexojë te Nenet e Besimit 1:4. Më pas nxënësit mund ta krahasojnë atë që mësuan.

Lexo tek Alma 32:21 dhe Nenet e Besimit 1:4 , duke kërkuar pikëpamje shtesë rreth besimit. Mund të duash t’i shënosh si referencë kryq ose t’i lidhësh me hallkë lidhëse këto dy vargje me vargun te Hebrenjve 11:1 .

  • Çfarë tjetër mësove rreth besimit?

  • Si mund ta ndryshosh ose çfarë mund t’i shtosh përkufizimit tënd për besimin për shkak të asaj që mësove?

“Christ and the Rich Young Ruler,” by Heinrich Hofmann.

Një mënyrë për ta rregulluar pohimin e mëparshëm të së vërtetës është besimi te Jezu Krishti është siguria e gjërave që shpresohen, tregimi i gjërave që nuk shihen që janë të vërteta.

Nëse pohimi i mëparshëm ose përkufizimi i klasës u shkrua në tabelë rregullojeni formulimin në mënyrë të tillë që fraza “besimi te Jezu Krishti” të komunikohet qartë.

Për t’i ndihmuar nxënësit ta thellojnë të kuptuarit e tyre për besimin te Jezu Krishti, merreni parasysh të bëni disa nga pyetjet vijuese. Ndihmojini ata ta dallojnë rolin e Shpëtimtarit në planin e shpëtimit dhe rolin e Tij personal në jetën e tyre.

Mund të jetë e dobishme të shpërndani thënien e parë nga Presidenti Rasëll M. Nelson në pjesën e mësimit “Komente dhe Informacion për Rrethanat”.

  • Si mendon se ndryshon të pasurit e besimit te Jezu Krishti me të pasurit e besimit te dikush ose diçka tjetër?

  • Si mund të të ndihmojë besimi yt te Jezu Krishti për të mirëbesuar tek Ai kur përballesh me pyetje ose pasiguri?

Thelloje të kuptuarit tënd për besimin te Jezu Krishti

Reflekto për mënyrën se si ndihesh rreth besimit tënd personal te Jezu Krishti. Në ç’mënyra ndien se është i fortë besimi yt tek Ai? Në ç’mënyra ndien se besimi yt tek Ai mund të jetë më i fortë?

Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Official portrait of Elder Neil L. Andersen of the Quorum of the Twelve Apostles, 2010, August.

“Besimi nuk bie mbi ne nga rastësia, as nuk qëndron me ne nga e drejta e parabirnisë. … Besimi te Jezu Krishti është një dhuratë nga qielli që vjen kur ne zgjedhim të besojmë dhe kur e kërkojmë e mbahemi tek ai. Besimi juaj ose po rritet më i fortë ose po bëhet më i dobët. Besimi është një parim fuqie, i rëndësishëm jo vetëm në këtë jetë, por edhe në përparimin tonë përtej velit. Me anë të hirit të Krishtit, një ditë ne do të shpëtohemi nëpërmjet besimit në emrin e Tij [shih Efesianëve 2:8]. E ardhmja e besimit tuaj nuk vjen nga rastësia, por nga zgjedhja.”

(Nil L. Andersen, “Besimi Nuk Vjen nga Rastësia, por nga Zgjedhja”, Ensign ose Liahona, nëntor 2015, f. 65)

  • Çfarë të bëri përshtypje te fjalët e Plakut Andersen?

  • Çfarë të ndihmon ai të kuptosh rreth besimit te Jezu Krishti?

Gjej kohë për të mësuar më shumë rreth besimit te Jezu Krishti duke studiuar disa nga burimet në vijim. Mbaji shënim pikëpamjet e tua në ditarin tënd të studimit. Mendohu me kujdes dhe ftoje Frymën e Shenjtë të të ndihmojë të mësosh atë që ke nevojë sot.

Paraqitini pyetjet e mëposhtme dhe burimet e sugjeruara që nxënësit t’u referohen ndërkohë që studiojnë. Mund të jetë e dobishme të siguroni disa kopje të shtypura të një ose më shumë bisedave për nxënësit që nuk kanë pajisje digjitale për t’i parë këto materiale.

Merrini parasysh me kujdes aftësitë e të mësuarit ose nevojat e nxënësve individualë në klasë. Disa mund të marrin dobi nga studimi me një partner. Rregullojeni detyrën ose pyetjet shoqëruese sipas nevojës.

Mund të duash të mendosh rreth këtyre pyetjeve ose pyetjeve të tua vetjake ndërsa studion:

  • Çfarë kuptimi ka për mua besimi te Jezu Krishti?

  • Pse është thelbësore që të zhvilloj besim tek Ai?

  • Çfarë mund të bëj që ta rrit besimin tim te Jezu Krishti?

Merreni parasysh të lëvizni nëpër të gjithë klasën ndërkohë që nxënësit studiojnë, për t’i përcaktuar individët që mund të kenë pyetje ose nevojë për ndihmë. Inkurajojini ata që të vazhdojnë të përpiqen ose bëni pyetje sqaruese për t’i ndihmuar nxënësit ta përmirësojnë të menduarit e tyre.

Shkrimet e shenjta të sugjeruara dhe ndihmat për studimin

Alma 32:26–34

Ethëri 12:6–9

Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Besim

Mund të gjeni burime të tjera në shkrimet e shenjta ose në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] duke kërkuar frazën “Besim te Jezu Krishti”.

Këshilla të sugjeruara nga udhëheqës të Kishës

Rasëll M. Nelson, “Krishti u Ringjall; Besimi tek Ai do të Zhvendosë Malet”, Liahona, maj 2021, f. 101–104

Nil L. Andersen, “Besimi Nuk Vjen nga Rastësia, por nga Zgjedhja”, Ensign ose Liahona, nëntor 2015, f. 65–68

Riçard C. Exhli, “Besim – Zgjedhja Është e Juaja”, Ensign ose Liahona, nëntor 2010, f. 31–33

Merreni parasysh ta ndani klasën në dyshe ose grupe të vogla që nxënësit të mund të tregojnë se çfarë kanë mësuar. Nëse e lejon koha, nxënësit e gatshëm mund t’ia tregojnë pikëpamjet e tyre klasës. Nxitini nxënësit të kërkojnë një mundësi për ta treguar atë që mësuan, te familjet e tyre ose në kishë. Merreni parasysh t’i pyetni nxënësit se si kanë ndryshuar përkufizimet e tyre për besimin te Jezu Krishti gjatë gjithë mësimit.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Pse është e rëndësishme ta vë besimin tim te Jezu Krishti?

Presidenti Rasëll M. Nelson këshilloi:

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Kur flasim për besimin – besimin që mund të lëvizë malet – nuk jemi duke folur për besimin në përgjithësi, por për besimin në Zotin Jezu Krisht. …

Secili nga ne mund ta pyesë veten, ku qëndron besimi ynë? A qëndron te një skuadër? A qëndron te një markë? A qëndron te një njeri i famshëm? Edhe skuadrat më të mira mund të mos ia dalin. Njerëzit e famshëm mund të veniten. Ka vetëm një Njeri tek i cili besimi juaj është gjithmonë i sigurt, dhe është tek Zoti Jezu Krisht.”

(Rasëll M. Nelson, “Lëreni Besimin Tuaj të Dalë në Pah”, Ensign ose Liahona, maj 2014, f. 29)

Pse duhet të përpiqem ta rrit besimin tim te Jezu Krishti?

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Kërkesa ime për ju … është të filloni sot ta rritni besimin tuaj. Nëpërmjet besimit tuaj, Jezu Krishti do ta rritë aftësinë tuaj për të zhvendosur male në jetën tuaj [shih 1 Nefi 7:12 ], ndonëse sfidat tuaja vetjake mund të përvijohen po aq të larta sa mali i Everestit.

Malet tuaja mund të jenë vetmia, dyshimi, sëmundja apo probleme të tjera vetjake. Malet tuaja do të ndryshojnë dhe prapëseprapë përgjigjja për secilën prej sfidave tuaja është të shtoni besimin tuaj. Për këtë duhet punë. …

Besimi te Jezu Krishti është fuqia më e madhe që kemi në dispozicion në këtë jetë. Të gjitha gjërat janë të mundshme për ata që besojnë [shih Marku 9:23].”

(Rasëll M. Nelson, “Krishti u Ringjall; Besimi tek Ai do të Zhvendosë Malet”, Liahona, maj 2021, f. 102, 104)

Çfarë kërkohet nga unë për të mësuar me anë të besimit?

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha:

Elder David A. Bednar, Quorum of the Twelve Apostles official portrait. 2020.

“Përvoja më ka mundësuar të kuptoj që një përgjigje e dhënë nga një person tjetër, zakonisht nuk mbahet mend për shumë kohë, për të mos thënë që nuk mbahet mend fare. Por një përgjigje që ne e zbulojmë ose e marrim nëpërmjet ushtrimit të besimit, zakonisht, mbahet mend gjithë jetën. Mësimet më të rëndësishme të jetës rroken, nuk jepen mësim.

Kuptueshmëria shpirtërore që ju dhe unë jemi bekuar të marrim dhe që është pohuar si e vërtetë në zemrat tona, thjesht nuk mund t’i jepet një personi tjetër. Pagesa për shkollim e zellit dhe mësimit me anë të besimit duhet të paguhet për të siguruar dhe ‘zotëruar’ personalisht një njohuri të tillë. Vetëm në këtë mënyrë ajo që dihet në mendje, mund të shndërrohet në atë që ndihet me zemër. Vetëm në këtë mënyrë një person mund të shkojë përtej mbështetjes në njohuritë dhe përvojën shpirtërore të të tjerëve dhe t’i kërkojë ato bekime për veten e tij ose të saj. Vetëm në këtë mënyrë mund të jemi të përgatitur shpirtërisht për atë që po vjen. Ne duhet të ‘kërko[jmë] të mëso[jmë], madje me anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit’ ( DeB 88:118).”

(David A. Bednar, “Seek Learning by Faith”, Ensign, shtator 2007, f. 67)

Si mund të ndikojë besimi te Jezu Krishti në jetën time të përditshme?

Veprimtari Plotësuese e të Mësuarit

Pesë sugjerimet nga Presidenti Rasëll M. Nelson për ta rritur besimin

Merreni parasysh të tregoni pesë sugjerimet nga Presidenti Rasëll M. Nelson për rritjen e besimit te Jezu Krishti, që gjenden te biseda e tij “Krishti u Ringjall; Besimi tek Ai do të Zhvendosë Malet” (Liahona, maj 2021, f. 103–104). Inkurajojini nxënësit të zgjedhin një nga sugjerimet dhe të bëjnë një plan me të cilin të punojnë për një javë. Ftojini ata t’ia raportojnë klasës përparimin që kanë bërë ose sfidat që përjetuan.