Hebrenjve 7–13
Vështrim i Përgjithshëm
Në gjysmën e dytë të letrës së tij drejtuar hebrenjve, Pali theksoi rëndësinë e besimit te Jezu Krishti. Ai citoi shembuj të shumtë nga shkrimi i shenjtë të individëve që vepruan me besim te Krishti dhe u bekuan. Ai dha gjithashtu mësim për karakterin e Perëndisë, duke iu referuar Perëndisë si “shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë” (Hebrenjve 11:6) dhe si “Ati [i] shpirtrave” (Hebrenjve 12:9). Ai na nxiti të “mos e përçmo[jmë] qortimin e Perëndisë, … sepse Perëndia ndreq atë që do” (Hebrenjve 12:5–6).
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim:
Hebrenjve 11, Pjesa 1
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se çfarë është besimi te Jezu Krishti dhe përse është i rëndësishëm në jetën e tyre vetjake.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të plotësojnë pohimin “Besimi është ________” dhe të jenë të përgatitur për t’i treguar përgjigjet e tyre në klasë.
-
Përmbajtja për t’u paraqitur: Përgatituni t’i paraqitni burimet dhe pyetjet për veprimtarinë e studimit të nxënësve në fund të mësimit.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Përdoreni funksionin e tabelës së bardhë të programit për videokonferencë për t’i lejuar nxënësit t’i shkruajnë përkufizimet e tyre për besimin që klasa t’i shohë ose të shkruajnë një përkufizim të vetëm si klasë. Gjatë gjithë mësimit mund t’i nxitni nxënësit që t’i përshtatin përkufizimet e tyre ose përkufizimin që shkruajnë së bashku.
Hebrenjve 11, Pjesa 2
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta shtojnë dëshirën e tyre për të jetuar me besim te Jezu Krishti dhe të dallojnë bekimet që Perëndia u jep atyre për shkak të besimit të tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth mënyrës se si ata ose dikush që njohin janë bekuar nga Perëndia për shkak se vepruan me besim. Nxitini ata të përgatiten për t’ia treguar një përvojë klasës.
-
Figura: Përgatituni të tregoni figura të individëve në shkrimet e shenjta ose nga historia e Kishës që treguan besim te Jezu Krishti.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i caktoni nxënësit të studiojnë vargje të ndryshme nga kapitulli te Hebrenjve 11 rreth shembujve të besimit. Më pas nxënësit mund të vendosen në dhoma virtuale të ndara me nxënës të tjerë që studiuan vargje të ndryshme dhe të gjithë së bashku mund të tregojnë atë që mësuan nga vargjet që studiuan.
Hebrenjve 12
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të mësojmë se si dorëzimi me përulësi ndaj korrigjimit të Atit Qiellor mund t’i ndihmojë ata të kenë paqe dhe të bëhen më të ngjashëm me Të.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për raste kur ishin mirënjohës që ishin korrigjuar, qoftë kjo nëpërmjet Perëndisë apo dikujt tjetër.
-
Figura: Përgatituni të paraqitni figurat e një vrapuesi që duket i lodhur dhe të një piste gare.
-
Materiali filmik: “Vullneti i Perëndisë” (03:01)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për të nisur orën mësimore, merrni parasysh të krijoni një anketë në internet dhe t’i ftoni nxënësit të tregojnë në mënyrë anonime mënyrat se si jeta e tyre duket tani si një garë me distancë të gjatë.
Hebrenjve 12:9
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të arrijnë ta njohin Atin Qiellor më mirë dhe të kuptojnë se si njohuria e tyre dhe marrëdhënia e tyre me Të mund të ndikojë pozitivisht në jetën e tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë tekstin e këngës “Fëmi’ i Per’ndis’ Jam” (Himne, nr. 196) dhe të mendojnë rreth mënyrës se si kjo njohuri për identitetin e tyre ndikon në jetën e tyre.
-
Dëshmoni se si arritja për ta njohur Perëndinë dhe marrëdhënia jonë hyjnore me Të mund të ndikojnë në qëndrimet dhe sjelljen tonë.
Zotërimi Doktrinor: Hebrenjve 12:9
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te Hebrenjve 12:9 , të shpjegoni doktrinën dhe të zbatoni parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për situata me të cilat përballen adoleshentët, kur do të ishte e dobishme që ata të kuptojnë ose të kujtojnë se ata janë fëmijë të Atit Qiellor.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i vendosni nxënësit në dhoma virtuale të ndara ku ata mund të punojnë në dyshe ose në grupe të vogla për të diskutuar së bashku ide të disa mënyrave se si ata mund t’i plotësojnë vendet bosh për veprimtarinë e ushtrimit të vënies në zbatim të skenarit. Lejojini nxënësit t’ia tregojnë klasës skenarët që ata krijuan.