Përsëritja 22 e Zotërimit Doktrinor
Mësoji Përmendsh Referencat dhe Frazat Kyç të Shkrimeve të Shenjta
A e ke pyetur veten ndonjëherë se përse është e rëndësishme që t’i mësosh përmendsh shkrimet e shenjta? Mësimi përmendsh i shkrimeve të shenjta mund të të ndihmojë të marrësh frymëzim, të kujtosh Shpëtimtarin dhe t’ua mësosh ungjillin të tjerëve. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të mësosh përmendsh disa nga referencat e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta nga fragmentet e zotërimit doktrinor në Dhiatën e Re.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Pse t’i mësosh përmendsh shkrimet e shenjta?
Përfytyro sikur po merr pjesë në një anketë për revistën Për Forcën e Rinisë. Si mund të përgjigjeshe po të të bënin pyetjen në vijim:
-
Cilat janë pesë arsyet kryesore pse duhen mësuar përmendsh shkrimet e shenjta?
Ka shumë arsye të mira pse duhen mësuar përmendsh shkrimet e shenjta. Shkrimet e shenjta të mësuara përmendsh mund të jenë si miq që na japin frymëzim, ngushëllim dhe motivim në kohë nevoje (shih Riçard G. Skot, “Fuqia e Shkrimeve të Shenjta”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 6-8). Të mësuarit përmendsh i shkrimeve të shenjta mund të na ndihmojë të “sh[ohim] te [Shpëtimtari] në çdo mendim” ( Doktrina e Besëlidhje 6:36). Të mësuarit përmendsh i shkrimeve të shenjta mund të na ndihmojë të “fito[jmë] fjalën e [Perëndisë]” ( Doktrina e Besëlidhje 11:21).
-
Si mund të ndikojë të mësuarit përmendsh i shkrimeve të shenjta te marrëdhënia juaj me Jezu Krishtin?
Mësoji përmendsh fragmentet
Shpenzo disa minuta për të mësuar përmendsh ose kujtuar referencat dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta të fragmenteve vijuese të zotërimit doktrinor nga Dhiata e Re. Pasi të ndiesh siguri se i di këto referenca dhe fraza kyç, zgjidh një ose më shumë nga veprimtaritë vijuese për ta vënë në provë kujtesën tënde.
Zotërimi Doktrinor i Dhiatës së Re: 1 Korintasve – Zbulesa
“Trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë.” | |
“Në Zotin as burri s’është pa gruan, as gruaja pa burrin.” | |
“Ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallen në Krishtin.” | |
Në Ringjallje, ka tri shkallë lavdie. | |
“Kur të plotësoheshin kohërat, t’i sillte në një krye të vetëm, në Krishtin, të gjitha gjërat.” | |
Kisha është “ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke qënë Jezu Krishti vetë guri i qoshes”. | |
“Dita e Krishtit … nuk do të vijë, pa ardhur më parë rënia.” | |
“Shkrimet e shenjta … mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin.” | |
Ati Qiellor është “Ati [i] shpirtrave”. | |
“Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia.” | |
“Besimi, në qoftë se s’ka vepra, është i vdekur.” | |
“Ungjilli [iu] predikua edhe të vdekurve.” | |
“Dhe të vdekurit u gjykuan … sipas veprave të tyre.” |
Mundësia 1: Bëj një vizatim
-
Në ç’mënyrë mendon se një shkrim i shenjtë i mësuar përmendsh mund të jetë si një mik që mund të të japë frymëzim, ngushëllim dhe motivim në kohë nevoje?
Mundësia 2: Shkruaje
-
Si mendon që mund të të ndihmojë mësimi përmendsh i shkrimeve të shenjta që të “sh[ohësh] te [Shpëtimtari] në çdo mendim”? ( Doktrina e Besëlidhje 6:36)
Mundësia 3: Emërtoje referencën e shkrimit të shenjtë
-
Si mendon se mund të të ndihmojë mësimi përmendsh i shkrimeve të shenjta që të jesh i/e përgatitur për ta përhapur ungjillin tek të tjerët?
Reflekto për përvojën tënde
-
Çfarë ushtrimesh përdore për të të ndihmuar t’i mësoje përmendsh referencat e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta?
-
Si po ecën me mësimin përmendsh të referencave dhe frazave kyç të shkrimeve të shenjta për fragmentet e zotërimit doktrinor për Dhiatën e Re? Çfarë plani ke për t’i mësuar përmendsh ato me të cilat po punon ende?
-
Si mendon se mund ta bekojë jetën tënde të mësuarit përmendsh i shkrimeve të shenjta?