Seminari
Hebrenjve 3–4


Hebrenjve 3–4

Hyrja në Prehjen e Zotit

Jesus Christ portrayed seated near a river. Christ is holding a shepherd’s staff in His hand. There are trees growing along the banks of the river.

Ati ynë Qiellor dhe Jezu Krishti dëshirojnë të na bekojnë me bekimet e Tyre më të çmuara. Mosbesimi dhe zemërngurtësia i pengojnë shumë njerëz që t’i marrin këto bekime. Duke i inkurajuar shenjtorët që të hiqnin dorë nga qëndrimet mosbesuese, Pali synoi t’i ndihmonte ata të ktheheshin te besëlidhjet që kishin bërë. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë ta kapërcesh mosbesimin që të mund t’i marrësh bekimet e premtuara të Shpëtimtarit.

Të dëgjuarit e nxënësve që t’i dallosh më mirë nevojat e tyre. Kur nxënësit u përgjigjen pyetjeve ose tregojnë përvoja në klasë, dëgjojeni me vëmendje atë që po thonë. Ndërkohë që i dëgjoni dhe u kushtoni vëmendje nxitjeve nga Fryma e Shenjtë, do të jeni në gjendje t’i dalloni nevojat e tyre.

Përgatitja e nxënësve: Ftojni nxënësit të mendojnë rreth arsyes pse ata besojnë te Jezu Krishti dhe se si janë bekuar prej besimit tek Ai.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Besimi ynë te Jezu Krishti

Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, përshkroi një problem me të cilin po përballet bota sot:

15:1
Official portrait of Elder Neil L. Andersen of the Quorum of the Twelve Apostles, 2010, August.

“Në disa pjesë të botës ku emri i Tij është shpallur ndër shekuj, besimi në Jezu Krisht po pakësohet. Shenjtorët e guximshëm në Europë kanë parë të bjerë besimi në vendet e tyre ndër dekada. Mjerisht, këtu në Shtetet e Bashkuara, besimi po mpaket gjithashtu. Një studim i kohëve të fundit zbuloi se në 10 vitet e fundit 30 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara janë larguar nga besimi në hyjninë e Jezu Krishtit. Në nivel botëror, një studim tjetër parashikon se në dekadat e ardhshme do ta lënë krishterimin më shumë se dyfishi i atyre që do ta përqafojnë.”

(Nil L. Andersen, “Ne Flasim për Krishtin”, Ensign ose Liahona, nëntor 2020, f. 88)

  • Cilat janë disa nga pasojat e mundshme, tani dhe në të ardhmen, për njerëzit që nuk besojnë te Jezu Krishti?

Kjo mund të jetë një mundësi për t’u kujtuar nxënësve përgatitjen e tyre për orën mësimore.

Mendo rreth besimit tënd te Jezu Krishti.

  • Sa i fortë ndien që është besimi yt te Jezu Krishti?

  • Si mund ta bekojë jetën tënde zgjedhja për të besuar tek Ai?

Mësimet e Palit rreth fëmijëve të Izraelit

Në letrën e tij drejtuar hebrenjve, Pali konstatoi se për shkak të përndjekjes, disa të kthyer në besim kishin marrë parasysh të largoheshin nga besimi i tyre te Jezu Krishti.

Lexoni te Hebrenjve 3:7–19 , duke kërkuar ndodhinë historike që përmendi Pali për t’i ndihmuar hebrenjtë ta kuptonin rrezikun e mosbesimit.

Ftojini nxënësit të tregojnë atë që gjetën. Nëse është e mundur, vëreni një nxënës ta përmbledhë ndodhinë së cilës i referohet Pali rreth Moisiut dhe fëmijëve të Izraelit. Përdoreni informacionin në paragrafin vijues sipas nevojës.

“Provokim[i] … në shkretëtirë” ( Hebrenjve 3:8) i referohet kohës kur, pasi u çliruan nga Egjipti, izraelitët e provokuan Zotin deri në zemërim dhe atyre iu mohuan bekimet që Ai dëshironte fort t’ua jepte (shih Numrat 14 ; Jakobi [LiM] 1:7–8 ; Alma 12:33–37).

  • Çfarë bekimesh humbën fëmijët e Izraelit? Përse?

Prehja e Zotit

Ati Qiellor dhe Jezu Krishti dëshirojnë që ne të përjetojmë prehjen e Tyre. Studioje fragmentin vijues të shkrimit të shenjtë dhe thënien profetike për të mësuar se çfarë është prehja e Zotit. Mund të jetë e dobishme të kërkosh fjalën “ Prehje ” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta nëse është në dispozicion.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 84:24 për të mësuar më shumë rreth prehjes së Zotit (shih edhe Alma 13:6, 12–13, 28–29).

Presidenti Jozef F. Smith (1838–1918) na mësoi se mund të hyjmë në prehjen e Zotit ndërsa jemi në vdekshmëri:

Portrait of Joseph F. Smith

“Profetët e lashtë flasin për ‘hyrjen në prehjen e Perëndisë’ [shih Alma 12:34 ; DeB 84:23–24 ]; çfarë do të thotë kjo? Sipas meje, kjo do të thotë të hysh në njohurinë dhe dashurinë e Perëndisë, duke pasur besim në qëllimin e Tij dhe në planin e Tij, në një masë të atillë që e dimë se kemi të drejtë dhe që nuk po kërkojmë diçka tjetër, nuk shqetësohemi nga çdo erë doktrine, apo nga dhelpëria dhe dinakëria e njerëzve që rrinë në pritje për të mashtruar. … Njeriu që ka arritur atë shkallë besimi në Perëndi, që gjithë dyshimi e frika janë flakur prej tij, ai ka hyrë në ‘prehjen e Perëndisë’.”

(Teachings of Presidents of the Church: Joseph F. Smith [1998], f. 56)

  • Si do ta përshkruaje prehjen e Zotit?

Alma u dha një mesazh të ngjashëm me të Palit njerëzve në kohën e tij, disa prej të cilëve e kishin gjithashtu të vështirë të besonin. Lexo tek Alma 12:34–37 , duke kërkuar pikëpamje shtesë.

Një parim që mund të kesh mësuar, është se nëse qëndrojmë besnikë ndaj Shpëtimtarit dhe nuk i ngurtësojmë zemrat tona, ne do të hyjmë në prehjen e Zotit.

  • Si mendon se një zemër e ngurtë dhe mosbesimi mund të na pengojnë që t’i marrim bekimet e Zotit?

  • Pse mendon që prehja e Zotit është një bekim i denjë për t’u ndjekur?

Zgjedhja për të besuar

Paraqitini vargjet e mëposhtme. Merreni parasysh t’i gruponi nxënësit në dyshe dhe t’i caktoni çdo nxënësi të lexojë vargjet nga një kapitull. Më pas ata mund t’ia raportojnë partnerit të tyre atë që mësuan.

Lexo te Hebrenjve 3:7–8, 12–15 ; 4:2–3, 6–7, 11. Ndërkohë që lexon, kërko atë që mund të bëjmë për të hyrë në prehjen e Zotit.

Kjo mund të jetë një mundësi që nxënësit të lexojnë vargje shtesë nga Libri i Mormonit siç sugjerohet në pjesën “Veprimtari Plotësuese e të Mësuarit”.

  • Çfarë të bëri përshtypje nga këto vargje?

Presidenti Rasëll M. Nelson na mësoi si ta kapërcejmë mosbesimin:

16:22
Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Zgjidhni të besoni te Jezu Krishti. Nëse keni dyshime rreth Perëndisë, Atit, dhe Birit të Tij të Dashur, ose vlefshmërisë së Rivendosjes apo vërtetësisë së thirrjes hyjnore të Jozef Smithit si profet, zgjidhni të besoni dhe qëndroni besnikë. Drejtojuani pyetjet tuaja Zotit dhe burimeve të tjera besnike. Studioni me dëshirën që të besoni, në vend që të studioni me shpresën se mund të gjeni një të metë në strukturën e jetës së një profeti apo një mospërputhje në shkrimet e shenjta. Mos vazhdoni t’i shtoni dyshimet tuaja duke i ritreguar me njerëz të tjerë dyshues. Lejojeni Zotin t’ju udhëheqë në udhëtimin tuaj të zbulimit shpirtëror.”

(Rasëll M. Nelson, “Krishti u Ringjall; Besimi tek Ai do të Zhvendosë Malet”, Liahona, maj 2021, f. 103)

Përfytyro sikur ke një shok ose shoqe që e ka të vështirë të besojë te Jezu Krishti. Shkruaj një mesazh dashamirës për ta inkurajuar atë. Sigurohu që të përfshish së paku një varg nga shkrimet e shenjta që ai ose ajo ta studiojë. Nëse është e përshtatshme, përfshi dëshminë tënde për Jezu Krishtin. Të menduarit për thënien e Presidentit Nelson dhe për pyetjet vijuese mund të të ndihmojë teksa e shkruan mesazhin.

  • Çfarë mund të përjetojë ai ose ajo po të zgjedhë te besojë te Shpëtimtari?

  • Çfarë mund të humbasë po të zgjedhë mosbesimin?

  • Çfarë do ta inkurajoje të bënte që të besojë te Jezu Krishti?

Dëshmoni që, kur nxënësit kërkojnë ta ndjekin Shpëtimtarin dhe punojnë për ta eliminuar mosbesimin nga jeta e tyre, ata do ta përjetojnë prehjen e Tij.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Si mund të kem një zemër më besimtare?

Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë, deklaroi:

19:30
Official portrait of Elder Dieter F. Uchtdorf of the Quorum of the Twelve Apostles, 2006. Called as Second Counselor in the First Presidency, 3 February 2008. Made official portrait in 2008 replacing portrait taken in 2004.

“Besimi nuk vjen nga ndonjë burim magjik. Por dëshira për të besuar është hapi i parë i domosdoshëm! Perëndia nuk tregohet i anshëm. Ai është Ati juaj. Ai dëshiron të flasë me ju. Megjithatë, kërkohet pak kuriozitet shkencor – kërkohet një eksperiment me fjalën e Perëndisë – dhe një ushtrim i një ‘pjesëz[e] të besimit’ [ Alma 32:27]. Gjithashtu nevojitet pak përulësi. Dhe kërkohet një zemër e hapur dhe një mendje e hapur. Kërkohet hetim, në kuptimin e plotë të fjalës. Dhe, ndoshta më e vështira nga të gjitha, kërkohet të jini të duruar dhe ta prisni Zotin.

Nëse nuk bëjmë asnjë përpjekje që të besojmë, ne jemi si burri që e heq nga priza projektorin dhe më pas ia hedh fajin projektorit që nuk po sjell asnjë dritë.”

(Diter F. Uhtdorf, “Mos Ki Frikë, Vetëm Ki Besim”,Ensign ose Liahona, nëntor 2015, f. 78)

Kush mund të na ndihmojë të gjejmë prehjen e Shpëtimtarit?

Plaku W. Kreg Zuik, i Të Shtatëdhjetëve, deklaroi:

Official Portrait of Elder W. Craig Zwick. Photographed March 2017.

“Ati Qiellor e do secilin prej fëmijëve të Tij dhe dëshiron që të gjithë ne të kthehemi tek Ai. Ai ka siguruar profetë dhe udhëheqës të priftërisë me autoritet të vërtetë priftëror për të na ndihmuar të qëndrojmë në shtegun e ngushtë dhe të ngushtuar. Ne atëherë, kemi udhërrëfimin e këtyre udhëheqësve për të na ndihmuar të hyjmë në prehjen e Tij.”

(W. Craig Zwick, “Enter into the Rest of the Lord”, Ensign, shkurt 2012, f. 24)

Veprimtari Plotësuese e të Mësuarit

Prehja e Zotit në Librin e Mormonit

Shumë profetë në Librin e Mormonit dhanë mësim rreth hyrjes në prehjen e Zotit. Nxënësit mund të marrin dobi nga leximi i disa ose të gjithë fragmenteve vijuese dhe bërja e referencave kryq të tyre me Hebrenjve 4:3. Alma 13:12, 16Alma 16:16–17Alma 60:13Moroni 7:3