Hebrenjve 1–6
Vështrim i Përgjithshëm
Nën trysninë e përndjekjeve të ndryshme, shumë të krishterë judeas me sa duket po largoheshin nga Kisha dhe po ktheheshin te siguria e përkohshme e adhurimit judeas në sinagogë. Pali donte t’u tregonte këtyre të krishterëve judeas që Jezusi është më i madh se Moisiu dhe se shërbesa e Tij solli një besëlidhje të re që ka epërsi ndaj besëlidhjes së vjetër sipas ligjit të Moisiut. Pali dha mësim se Jezu Krishti zbriti nga froni i Tij qiellor për të jetuar si një njeri i vdekshëm në tokë dhe për të kryer një Shlyerje të pafundme për ne. Duke i inkurajuar shenjtorët që të hiqnin dorë nga qëndrimet mosbesuese, Pali synoi t’i ndihmonte ata të ktheheshin te besëlidhjet që kishin bërë.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.
Hebrenjve 1–10
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund të ndihmojë për të forcuar besimin e nxënësve te Shpëtimtari ndërsa mësojnë për fuqinë e Tij mbi të gjitha gjërat duke përcaktuar dhe studiuar disa nga titujt dhe rolet e Tij.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të kërkojnë emrat e Jezu Krishtit gjatë studimit të tyre vetjak ose familjar të shkrimeve të shenjta dhe të vijnë të përgatitur në klasë që të tregojnë emrat që gjetën.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të paraqitni një figurë të Jezu Krishtit dhe të përdorni veçorinë e bashkëbisedimit për t’u lejuar nxënësve t’i renditin titujt dhe rolet e Krishtit që zbulojnë te libri Hebrenjve. Nxënësit mund të publikojnë edhe titullin ose rolin që zgjodhën të studiojnë. Kjo mund të ndihmojë të përcaktohet titulli ose roli që studiuan shumica e nxënësve. Nxënësit mund të thonë më pas se pse mendojnë që ai titull ose rol ishte më i studiuari ose pse mund të jetë domethënës për adoleshentët.
Hebrenjve 2–4
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim të shtojë sigurinë e nxënësve që Jezu Krishti mund t’i ndihmojë ata në kohë nevoje.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të shqyrtojnë fragmentin e zotërimit doktrinor tek Alma 7:11–13 dhe të vijnë në klasë të përgatitur për të treguar se pse ndiejnë se ky është një fragment me vlerë për t’u kuptuar.
-
Materiali filmik: “Where Can I Turn for Peace?” [“Ku Mund të Gjej Paqe?”] (04:03)
-
Përmbajtja për t’u paraqitur: Tabela për t’u plotësuar nga nxënësit
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për veprimtarinë me tabelë, merreni parasysh të përdorni funksionin e tabelës së bardhë ose një fletë me kolona në internet për të krijuar tabelën dhe shpërndajani atë klasës. Ftojini nxënësit ta plotësojnë tabelën në ekran me atë që gjejnë, përveç plotësimit të saj në ditarët e tyre të studimit.
Hebrenjve 3–4
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të kapërcejnë mosbesimin që të mund të marrin bekimet e premtuara të Shpëtimtarit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth arsyeve pse ata besojnë te Jezu Krishti dhe si janë bekuar prej besimit tek Ai.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Kur të jepni informacionin kontekstual rreth fëmijëve të Izraelit, mund të jetë e dobishme të shpërndani një ekran me figurat e Moisiut dhe fëmijëve të Izraelit në shkretëtirë.
Hebrenjve 7–10
Qëllimi i mësimi: Ky mësim ka për qëllim të ndihmojë për ta forcuar besimin e nxënësve te Jezu Krishti si Shpëtimtari dhe Shëlbuesi i tyre duke i ndihmuar t’i kuptojnë simbolet e lashta në ligjin e Moisiut.
Shënim: Ky mësim trajton përmbajtje që nuk përfshihet në këtë javë të ritmit mësimor të manualit Eja, Më Ndiq. Për të siguruar mundësi për të trajtuar zotërimin doktrinor dhe përmbajtje të tjera të lidhura me të javën e ardhshme të manualit Eja, Më Ndiq, ky mësim u zhvendos këtu. Nxënësit mund ta studiojnë përmbajtjen e këtij mësimi gjatë çfarëdo jave.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të sjellin një objekt në klasë dhe të shpjegojnë se si ai dëshmon për Jezu Krishtin ose ua kujton Atë. Për shembull, një nxënës mund të sjellë një gomë dhe të shpjegojë se ajo i kujton Jezu Krishtin sepse Ai mund t’i fshijë ose falë mëkatet tona.
-
Materiali filmik: “The Tabernacle” [“Tabernakulli”] (07:18)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të krijoni një paraqitje në PowerPoint ose paraqitje tjetër pamore në të cilën figurat dhe përkufizimet e fjalëve mund të shfaqen sa herë që është e përshtatshme në mësim.
Përsëritja 22 e Zotërimit Doktrinor
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë përmendsh disa nga referencat e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta të fragmenteve të zotërimit doktrinor në Dhiatën e Re.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të bisedojnë me një pjesëtar të familjes ose shok apo shoqe rreth mënyrës se si mësimi përmendsh i shkrimeve të shenjta e ka frymëzuar atë pjesëtar të familjes ose shok apo shoqe ose e ka ndihmuar atë t’i afrohet më pranë Shpëtimtarit.
-
Materialet: Një copë letër dhe një mjet për të shkruar për secilin nxënës
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i lejoni nxënësit të bëjnë vizatime duke përdorur funksionin e shënimit. Nxënësit mund të vizatojnë ndihma me radhë dhe të gjejnë fragmentin e zotërimit doktrinor.