Seminari
Hebrenjve 12


Hebrenjve 12

“Perëndia Ndreq Atë që Do”

Young family in New Zealand playing and laughing with their children outside their home. They are playing basketball, holding the children and laughing and watching a small boy ride a trike.

Kur ishte hera e fundit që dikush të qortoi ose korrigjoi? Si u përgjigje? A ke qenë ndonjëherë mirënjohës për korrigjimin që të është bërë? Pali u shkroi shenjtorëve hebrenj dhe u shpjegoi se Ati ynë Qiellor shpesh e tregon dashurinë e Tij duke na korrigjuar. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh se si nënshtrimi ndaj korrigjimit nga Ati Qiellor me përulësi mund të të ndihmojë të kesh paqe dhe të bëhesh më i ngjashëm me Të.

Lutja për nxënësit rregullisht. Ati Qiellor e njeh çdo nxënës individualisht. Kur i luteni Atij, Ai mund t’ju ndihmojë t’i dalloni nevojat e nxënësve dhe t’ju frymëzojë me mënyra për t’i plotësuar nevojat e tyre. Dëgjoni për nxitje që mund të vijnë gjatë mësimit ose ndërsa përgatiteni për të dhënë mësim.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth rasteve kur qenë mirënjohës për korrigjimin, qoftë nga Perëndia ose dikush tjetër.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Vrapimi i jetës

Hebrenjve 12:9 , që është një fragment i zotërimit doktrinor, do të studiohet më me hollësi në mësimin e ardhshëm. Nëse koha e orës mësimore është e kufizuar dhe mund të jepet vetëm një mësim për Hebrenjve 12, merreni parasysh se si t’i ndërthurni në mënyrë të efektshme të dy mësimet.

Paraqitni figurat vijuese (ose të ngjashme me to).

Rio , Brazil - 9 September 2016; Jason Smyth of Ireland on his way to winning the Men's 100m
Athlete Track or Running Track with nice scenic

Përpara se nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve vijuese në ditarët e tyre të studimit, merreni parasysh t’i ftoni ata të diskutojnë në dyshe ose grupe të vogla se si ngjan jeta me një vrapim.

Në ditarin tënd të studimit, bëj një listë me mënyrat sipas të cilave jeta jote në vdekshmëri ngjan si një vrapim i gjatë. Për shembull, mund të përgjigjesh për pyetjet e mëposhtme:

  • Çfarë po të bën të ndihesh i lodhur ose i këputur?

  • Në çfarë aspektesh po ia del mirë në vrapim dhe në ç’aspekte mund t’ia dalësh më mirë?

  • Cila është vendmbërritja drejt së cilës po vrapon? Përse është e dëshirueshme ajo?

  • Pse ke nevojë për ndihmë për ta përfunduar vrapimin e jetës?

“Rendim me durim”

Apostulli Pal e krahasoi jetën tonë me një vrapim.Lexo te Hebrenjve 12:1–2 , duke kërkuar atë që dha mësim Pali rreth mënyrës se si ne mund të rendim me sukses në vrapimin e jetës. Vini re se fraza “re … dëshmitarësh” e përmendur te vargu 1 u referohet shembujve të besimit të shënuar te Hebrenjve 11 .

  • Çfarë të bëri përshtypje në këto vargje?

  • Si do të na ndihmonte ndjekja e këshillës së Palit për të rendur me sukses në vrapimin e jetës?

Pali shënoi te vargu 2 që Shpëtimtari e duroi sfidën e kryqëzimit duke u përqendruar në “gëzimin që ishte përpara tij” ( Hebrenjve 12:2). Presidenti Rasëll M. Nelson shpjegoi:

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Cili qe gëzimi që ishte përpara Tij? Me siguri ai përfshiu gëzimin e pastrimit, shërimit dhe forcimit tonë; gëzimin e pagimit për mëkatet e të gjithë atyre që do të pendoheshin; gëzimin e bërjes së mundshme për mua dhe ju që të kthehemi në shtëpi – të pastër dhe të denjë – për të jetuar me Prindërit tanë Qiellorë dhe me familjet tona.”

(Rasëll M. Nelson, “Gëzimi dhe Mbijetesa Shpirtërore”, Ensign ose Liahona, nëntor 2016, f. 83)

  • Çfarë të mëson pika e përqendrimit të Shpëtimtarit gjatë Kryqëzimit të Tij rreth asaj që Ai ndien për ty?

  • Si mund të të ndihmojë fakti që e di këtë rreth Jezu Krishtit për të përjetuar gëzim edhe gjatë kohëve të vështira?

  • Cilat janë disa gëzime ku mund të përqendrohesh gjatë kohëve të vështira në jetën tënde?

Të durojmë qortimin nga Zoti

Mendo për një rast kur dikush të korrigjoi dhe si reagove ndaj atij korrigjimi.

  • Cilat janë disa arsye për të cilat të kanë korrigjuar njerëzit?

  • Përse ndonjëherë është e vështirë të të korrigjojnë të tjerët?

  • Kur ke qenë mirënjohës për disa nga korrigjimet që ke marrë? Përse?

Merreni parasysh ta paraqitni referencën vijuese të shkrimit të shenjtë dhe t’i vendosni nxënësit në grupe të vogla që të studiojnë fragmentin dhe të diskutojnë pyetjet shoqëruese. Ftoni një person nga secili grup të japë disa përgjigje që ndien se qenë veçanërisht të dobishme ose ndriçuese.

Lexo te Hebrenjve 12:5–7, 9–11 , duke kërkuar atë që dha mësim Pali rreth qortimit ose korrigjimit.

Nëse nxënësit kanë pyetje rreth fjalës kopila te Hebrenjve 12:8 , shpjegoni që ajo u referohet atyre që kanë lindur jashtë lidhjes martesore, të cilët nuk konsideroheshin trashëgimtarë të ligjshëm gjatë kohës së Palit.

  • Çfarë na mësojnë këto vargje rreth qëllimeve që ka Ati Qiellor kur na qorton?

Rishikoji vargjet te Hebrenjve 12:10–11 përsëri, duke kërkuar se si mund ta plotësosh të vërtetën vijuese:

Nëse i nënshtrohemi qortimit të Atit Qiellor …

Ftojini nxënësit të japin mendimet e tyre. Nëse nevojitet, ndihmojini ata të përcaktojnë një të vërtetë të ngjashme me atë në vijim duke nxjerrë në pah frazën “pjesëtarë të shenjtërisë së Tij” te vargu 10 dhe “u jep një fryt drejtësie atyre që janë ushtruar me anë të tij” te vargu 11 .

Ja ku është një mënyrë se si mund ta plotësosh këtë të vërtetë: Nëse i nënshtrohemi qortimit të Atit Qiellor, ne do të bëhemi më shumë si Ai dhe do të kemi paqen që vjen nga drejtësia.

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha pikëpamjet në vijim rreth qortimit që marrim nga Zoti:

Portrait of Elder D. Todd Christofferson. Photographed in March 2020.

“Ndëshkimi hyjnor ka të paktën tre qëllime: 1) të na mbushë mendjen që të pendohemi, 2) të na pastrojë e shenjtërojë ne dhe 3) nganjëherë ta ridrejtojë orientimin e jetës sonë në atë që Perëndia e di se është një shteg më i mirë. …

… Nëse jemi të gatshëm ndaj tij, korrigjimi i nevojshëm do të vijë në shumë forma dhe nga shumë burime. Ai mund të vijë gjatë lutjeve tona sepse Perëndia i flet mendjes dhe zemrës sonë nëpërmjet Frymës së Shenjtë [shih Doktrina e Besëlidhje 8:2]. Ai mund të vijë në formën e lutjeve që marrin përgjigjen ‘Jo’, ose ndryshe nga ç’e kemi pritur ne. Ndëshkimi mund të vijë kur studiojmë shkrimet e shenjta dhe kujtohemi për mungesat, mosbindjen, apo thjesht çështje që i kemi lënë pas dore.”

(D. Tod Kristoferson, “Unë të Gjithë Ata që i Dua, i Qortoj dhe i Ndëshkoj”, Ensign ose Liahona, maj 2011, f. 98, 99)

  • Në bazë të thënies së Plakut Kristoferson, cilat janë disa mënyra në të cilat Ati Qiellor mund të na qortojë ose korrigjojë?

  • Si mund të të sjellë paqe nënshtrimi ndaj qortimit të Atit Qiellor dhe të të ndihmojë të bëhesh më shumë si Ai?

  • Çfarë përvojash ke pasur në të cilat qortimi i Atit Qiellor të ka ndihmuar të gjesh paqe ose të bëhesh më shumë si Ai?

  • Si ndikoi kjo përvojë te ndjenjat e tua për Të?

Merreni parasysh të jepni një shembull të të qenit i qortuar nga Perëndia për t’i ndihmuar nxënësit të mendojnë për përvojat e veta. Kini kujdes që të mos tregoni ndonjë gjë që është tepër personale ose private.

Jepuni nxënësve kohë të mjaftueshme për të përsiatur dhe plotësuar veprimtarinë vijuese dhe nxitini ata të veprojnë sipas çfarëdo mbrese që marrin.

Reflekto mbi atë që ke mësuar dhe ndier sot, që mund të të ndihmojë në jetën tënde. Mbaji shënim mendimet dhe mbresat e tua, përfshirë çdo veprim që planifikon të ndërmarrësh në bazë të asaj që mësove dhe ndjeve.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Po sikur të ndiej se po mbetem prapa të tjerëve në vrapimin e jetës?

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Ne nuk jemi në një garë kundër njëri-tjetrit, që të shohim se cili është më i pasuri, ose më i talentuari, ose më i bukuri apo madje më i bekuari. Gara në të cilën jemi me të vërtetë, është ajo kundër mëkatit.”

(Xhefri R. Holland, “Punëtorët në Vresht”, Ensign ose Liahona, maj 2012, f. 31–32)

Si e tregon qortimi i Atit Qiellor dashurinë e Tij për ne?

Plaku Taniela B. Uakolo, i Të Shtatëdhjetëve, përshkruan shembuj nga vetë jeta e tij dhe nga jeta e Jozef Smithit që treguan dashurinë e Perëndisë te qortimi.

Shiko “Perëndia i Do Fëmijët e Tij” nga kodi kohor 05:23 në 08:04 për t’i parë këta shembuj.

Shkrimet e shenjta dëshmojnë për qëllimet e shumta pse qorton Zoti. Te Hebrenjve 12:10 , Pali na mësoi se Zoti na ndreq “për të mirën tonë që të bëhemi pjestarë të shenjtërisë së tij”. Ndreqja e Tij “u jep një fryt drejtësie atyre që janë ushtruar me anë të tij” ( Hebrenjve 12:11). Korrigjimi i Zotit mund të marrë shumë trajta dhe ai gjithmonë ndihmon për t’u dhënë një mësim individëve si dhe për të siguruar ndreqjen e nevojshme. Qortimi i ndihmon njerëzit ta kujtojnë Zotin, të pendohen, të marrin falje dhe çlirim, të mësojnë bindjen dhe të bëhen të rafinuar si ari (shih Helamani 12:3 ; Doktrina e Besëlidhje 1:27 ; 95:1 ; 105:6 ; Jobit 23:10).

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha për qortimin e Zotit:

Portrait of Elder D. Todd Christofferson. Photographed in March 2020.

“Korrigjimi është jetik nëse do ta përshtasim jetën tonë ‘[me] një njeri [të] përsosur, [që është] në masën e shtatit të plotësisë së Krishtit’ ( Efesianëve 4:13). Pali tha për korrigjimin ose ndëshkimin hyjnor: ‘Sepse Perëndia ndreq atë që do’ ( Hebrenjve 12:6). Edhe pse shpesh është e vështirë të durojmë, vërtet, ne duhet të gëzohemi që Perëndia konsideron se ia vlen koha dhe mundimi që të na korrigjojë.”

(D. Tod Kristoferson, “Unë të Gjithë Ata që i Dua, i Qortoj dhe i Ndëshkoj”, Ensign ose Liahona, maj 2011, f. 98)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Hebrenjve 12:1. “Re … dëshmitarësh”

Për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë më mirë atë që donte të thoshte Pali me frazën “re … dëshmitarësh”, mund të jetë e dobishme të vini në dukje se një re mund t’i referohet “një turme të ngjeshur, një mizërie” (James Strong, The New Strong’s Expanded Exhaustive Concordance of the Bible [2010], Greek dictionary section, entry 3509).

Ftojini nxënësit të bëjnë një listë me ata që do t’i konsideronin dëshmitarë për veten e tyre që ungjilli i Jezu Krishtit është i vërtetë. Ata mund ta fillojnë me njerëzit e gjallë dhe më pas të shkojnë tek ata që kanë ndërruar jetë. Merreni parasysh të ftoni disa nxënës të tregojnë se si kjo “re … dëshmitarësh” mund të na inkurajojë ose i ka inkurajuar ata ndërkohë që kanë përparuar në jetë.

Hebrenjve 12:5–7, 9–11. Si ta presim korrigjimin

Nëse nxënësit do të merrnin dobi nga një diskutim mbi faktin se si ta presin korrigjimin, ata mund të lexojnë te Hebrenjve 12:5–7, 9–11 , duke kërkuar se si sugjeroi Pali që të mund ta presim korrigjimin nga Zoti. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të mendojnë rreth asaj që kuptojnë më shumë falë fjalëve ose frazave në vijim rreth mënyrës se si mund ta pranojmë qortimin nga Zoti: “mos e përçmo … mos e humb zemrën” ( vargu 5), “duroni qortimin” ( vargu 7), “nderonim” dhe i nënshtrohemi ( vargu 9) dhe e ushtrojmë ose e zbatojmë qortimin (shih vargun 11).

Ftojini nxënësit të përcaktojnë cilësitë si të Krishtit që na kërkohen nëse duam ta presim korrigjimin nga Perëndia në këto mënyra. Ata mund të zgjedhin një cilësi si të Krishtit që do të donin ta zhvillonin dhe të krijojnë një plan për ta bërë këtë.