Seminari
Hebrenjve 11, Pjesa 2


Hebrenjve 11, Pjesa 2

Të Jetuarit me Anë të Besimit te Jezu Krishti

Youth preparing food for service project in Puerto Rico

A e ke pyetur ndonjëherë veten se si disa njerëz mbeten besnikë edhe kur përballen me sprovat më të vështira të jetës? Çfarë kuptojnë ata rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit që i ndihmon të durojnë? Pali, pasi u dha mësim shenjtorëve hebrenj rreth besimit, i inkurajoi ata që ta ushtronin besimin e tyre te Jezu Krishti siç kishin bërë njerëz të tjerë besnikë. Ky mësim mund të të ndihmojë që ta rritësh dëshirën për të jetuar me anë të besimit te Jezu Krishti dhe që t’i dallosh bekimet që të jep Perëndia për shkak të besimit tënd.

Inkurajimi i nxënësve që të përpiqen me vetëdije për t’u bërë më shumë si Jezu Krishti. Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se bërja si Shpëtimtari është një proces për të cilin kërkohet besim. Besimi te Jezu Krishti do të bëhet një tipar i karakterit të tyre ndërsa ata mësojnë prej Tij dhe veprojnë me besim tek Ai.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth mënyrës se si janë bekuar nga Perëndia ata ose dikush që ata njohin, për shkak se ushtruan besimin e tyre te Jezu Krishti. Nxitini ata të përgatiten për t’ia treguar një përvojë klasës.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Të vepruarit me besim

Për ta filluar mësimin, merreni parasysh të paraqitni disa figura nga shkrimet e shenjta ose historia e Kishës që përfaqësojnë dikë që po ushtron besimin e vet te Jezu Krishti. Ftojini disa nxënës që të ritregojnë shkurtimisht historinë e një individi dhe të shpjegojnë se si u bekua personi ngaqë veproi me besim. Nxënësit mund të përdorin detyrën e përgatitjes për orën mësimore për këtë veprimtari.

Mendo për individë në shkrimet e shenjta ose në historinë e Kishës apo për njerëz që i njeh, të cilët u bekuan nga Perëndia për shkak se ushtruan besim te Jezu Krishti. Figurat në vijim mund të të ndihmojnë t’i kujtosh disa nga këto ndodhi.

The Old Testament prophet Enoch and people from the City of Zion being translated. The people are depicted kneeling on a cloud. Enoch has his arms raised in the air.
A woman lying on the ground as she reaches for the hem of the garment of Jesus Christ.
The Book of Mormon prophet Helaman riding on a white horse. Helaman is leading an army of 2,000 young Lamanite warriors. The warriors are marching and carrying spears. Scriptural reference: Alma 53:16-22.
Joseph Smith sitting on the floor on some straw in Liberty jail writing on a piece of paper with sunlight shining on him.
  • Çfarë të bën përshtypje në historinë e këtij personi?

  • Si ndikohemi ne kur dëgjojmë ose tregojmë histori besimi? Përse?

Në mësimin e mëparshëm, mësove se çfarë do të thotë për ty të kesh besim te Jezu Krishti. Mendo se si ushtrimi i një besimi më të madh tek Ai mund të të forcojë në fusha ku mund të ndihesh i/e dobët dhe i/e cenueshëm/me. Mund të të ndihmojë t’i mbash shënim këto mbresa në ditarin tënd të studimit. Ndërkohë që studion sot, përsiat rreth mënyrës se si mund ta rritësh dëshirën dhe aftësinë tënde për ta ushtruar besimin vetjak.

Ata që jetojnë “me anë të besimit”

Sikurse shënohet te Hebrenjve 11 , Pali dha shembuj të shumtë individësh në Dhiatën e Vjetër që jetuan “me anë të besimit”. Mund ta vësh re se kjo frazë përsëritet shumë herë te Hebrenjve 11. Ndërsa i studion disa nga shembujt që u dha Pali shenjtorëve hebrenj, mendo rreth mënyrës se si u treguan dashuria dhe zemërgjerësia e Perëndisë në shpërblimet dhe bekimet që Ai u dhuroi atyre që vepruan me besim.

Për veprimtarinë vijuese, merreni parasysh ta ndani klasën në tri grupe, ku secilit grup t’i caktohet njëri nga grupet e vargjeve për t’i studiuar. Kur nxënësit të mbarojnë, mund t’i ftoni ata t’ia tregojnë atë që mësuan, një nxënësi që studioi një ndodhi tjetër.

Krijo një tabelë me dy kolona në ditarin tënd të studimit të ngjashëm me atë në vijim. Sigurohu që të lësh hapësirë të bollshme poshtë çdo kreu.

Si u ushtrua besimi

Si i shpërbleu Perëndia veprimet besnike

Studio të paktën njërin nga grupet e vargjeve në vijim. Ndërsa studion, mbaji shënim pikëpamjet e tua tek tabela në ditarin tënd të studimit.

Hebrenjve 11:4–11, 17–22

Hebrenjve 11:23–31

Hebrenjve 11:32–38

Merreni parasysh t’i përdorni pyetjet vijuese për t’i ndihmuar nxënësit që ta përsëritin atë që mësuan.

  • Cilat ishin disa nga mënyrat se si njerëzit e përmendur në vargjet e tua e ushtruan besimin e tyre te Perëndia?

  • Cilat ishin disa nga mënyrat se si Perëndia i shpërbleu ata me fuqinë dhe bekimet e Tij?

  • Çfarë mësove nga këto vargje që mund të të ndihmojnë në jetën tënde?

  • Nga studimi yt i këtyre vargjeve, çfarë mësove rreth Perëndisë?

Nëpërmjet shembujve besnikë që tregoi Pali, ne mund të mësojmë shumë të vërteta rreth besimit, Perëndisë dhe vetvetes. Një nga të vërtetat e ilustruara gjatë gjithë këtij kapitulli jepet mësim te Hebrenjve 11:6 : Perëndia i shpërblen ata që ushtrojnë besimin te Jezu Krishti. Nëse nuk e ke bërë tashmë, merre parasysh ta shenjosh frazën “është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë” te vargu 6 .

  • Si mund të jetë kërkimi me zell i Perëndisë një mënyrë për ta ushtruar besimin tënd?

  • Pse mendoni që Ati Qiellor kënaqet kur e ushtrojmë besimin tonë?

Merreni parasysh t’i paraqitni pyetjet vijuese dhe t’i ftoni nxënësit t’i diskutojnë në grupe të vogla.

Nëse nxënësit kanë vështirësi lidhur me pyetjen e dytë, merreni parasysh të tregoni thënien e Plakut Ronald A. Rasband te pjesa e mësimit “Komente dhe Informacion për Rrethanat”.

  • Pse mendon që është i nevojshëm ushtrimi i besimit që ne të marrim bekimet e Perëndisë në jetën tonë?

  • Çfarë mund t’ju ndihmojë të duroni kur bekimet për veprimet besnike nuk duket se po vijnë?

Të jetuarit me anë të besimit

Përveç bekimit të shumë njerëzve në të shkuarën për ushtrimin e besimit tek Ai, Perëndia është edhe “shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë” ( Hebrenjve 11:6) në kohën tonë.

Mendo për një rast kur ti apo dikush që e njeh, mori bekimet e Perëndisë për ushtrimin e besimit te Jezu Krishti.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i mbajnë shënim përgjigjet e tyre për pyetjet vijuese në ditarët e tyre të studimit përpara se të ftoni vullnetarë për t’ia treguar përgjigjet e tyre klasës.

  • Çfarë mësove rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit nga ajo përvojë?

  • Si mendon se mund të të ndihmojë ajo përvojë në të ardhmen për ta ushtruar besimin tënd tek Ata?

Merreni parasysh të jepni një dëshmi vetjake për bekimet e ushtrimit të besimit te Jezu Krishti. Thënia në vijim mund të lexohet me zë të lartë për të mbyllur mësimin.

Presidenti Rasëll M. Nelson ka dhënë mësim:

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Çdo gjë e mirë në jetë – çdo bekim i mundshëm me rëndësi të përjetshme – fillon me besimin. Lejimi që Perëndia të triumfojë në jetën tonë fillon me besimin që Ai është i gatshëm të na udhërrëfejë.”

(Rasëll M. Nelson, “Krishti u Ringjall; Besimi tek Ai do të Zhvendosë Malet”, Liahona, maj 2021, f. 102)

Reflekto për ato që ke mësuar dhe mënyrën si je ndier ndërsa ke studiuar rreth besimit te Hebrenjve 11. Çfarë është diçka që je nxitur ta bësh si rezultat i asaj që ke studiuar? Çfarë mund të bësh për të vepruar me më shumë besim te Jezu Krishti? Mbaji shënim mendimet dhe mbresat e tua në ditarin tënd të studimit.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Si marr bekime nga Perëndia?

Plaku Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

2:3
Official portrait of Elder Dale G. Renlund of the Quorum of the Twelve Apostles, January 2016.

“Shumica e bekimeve që Perëndia dëshiron të na i japë, kërkojnë veprim nga ana jonë – veprim që bazohet në besimin tonë te Jezu Krishti. Besimi te Shpëtimtari është një parim veprimi dhe fuqie. Së pari, ne veprojmë me besim; pastaj vjen fuqia – sipas vullnetit dhe kohës së Perëndisë. Kjo renditje është vendimtare. Veprimi që na kërkohet, megjithatë, është përherë fare i vogël kur krahasohet me bekimet që marrim përfundimisht [shih Mosia 2:24–25].”

(Dejll G. Renland, “Të Mbushur me Bekime”, Ensign ose Liahona, maj 2019, f. 70)

Çfarë mund të mësoj nga shembujt e anëtarëve besnikë të Kishës sot?

Materiali filmik në vijim tregon shembuj individësh që ushtruan besim tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. Mendo rreth mënyrës se si shembujt e tyre mund të ndikojnë tek ti që të ushtrosh besim më të madh në jetën tënde. Ky material filmik është në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org.

Fragment nga materiali filmik: “Besimi Nuk Vjen nga Rastësia, por nga Zgjedhja” [10:49–14:13]

Nëse nuk marr përgjigje ose bekime, nuk jam mjaftueshëm besnik/e?

Plaku Ronald A. Rasband, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Official Portrait (as of June 2016) of Elder Ronald A. Rasband of the Quorum of the Twelve Apostles.

“Mrekullitë, shenjat dhe çuditë gëlojnë mes pasuesve të Jezu Krishtit sot, në jetën tuaj dhe në jetën time. …

… Nuk janë gjithmonë ato që ne kërkojmë ose ato që presim, por, kur i mirëbesojmë Zotit, Ai do të jetë atje dhe Ai do të jetë i drejtë. Ai do ta përshtatë mrekullinë me çastin kur na nevojitet. …

Ka raste kur shpresojmë që një mrekulli ta shërojë një njeri të dashur, të zhbëjë një veprim të padrejtë ose ta zbutë zemrën e një shpirti të hidhëruar ose zhgënjyer. Duke i parë gjërat me sytë njerëzorë, ne duam që Zoti të ndërhyjë, ta ndreqë atë që është prishur. Nëpërmjet besimit, mrekullitë do të vijnë, ndonëse jo medoemos kur e presim ne ose me përfundimin që ne dëshirojmë. A do të thotë kjo që nuk jemi dhe aq besnikë ose që nuk e meritojmë ndërhyrjen e Tij? Jo. Ne jemi të shtrenjtë për Zotin. Ai dha jetën e Tij për ne dhe Shlyerja e Tij vazhdon të na çlirojë nga barrët dhe mëkati ndërsa pendohemi dhe i afrohemi më shumë Atij.

Zoti na ka kujtuar: ‘As rrugët tuaja nuk janë rrugët e mia’ [ Isaia 55:8]. Ai ofron: ‘Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje’ [ Mateu 11:28 ] – çlodhje nga shqetësimi, zhgënjimi, frika, mosbindja, shqetësimi për njerëzit e dashur, për ëndrrat e humbura ose të parealizuara. Paqja mes pështjellimit ose pikëllimit është një mrekulli. Kujtojini fjalët e Zotit: ‘A nuk i fola paqe mendjes tënde lidhur me çështjen? Ç’dëshmi më të madhe mund të kesh sesa nga Perëndia?’ [ Doktrina e Besëlidhje 6:23]. Mrekulli është fakti që Jezu Krishti, Jehova i Madh, Biri i Shumë të Lartit, po përgjigjet me paqe.”

(Ronald A. Rasband, “Vini Re! Unë Jam një Perëndi Mrekullish”, Liahona, maj 2021, f. 109, 111)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Hebrenjve 11. Identifikimi i simboleve dhe shenjave të Jezu Krishtit

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të përsiatin se si korrespondojnë disa nga shembujt e besimit të dhënë nga Pali te Hebrenjve 11 me ngjarjet nga jeta e Jezu Krishtit. Kjo mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se shumë histori nga Dhiata e Vjetër janë simbole dhe shenja të jetës së Shpëtimtarit.

Për shembull, gatishmëria e Abrahamit për të ofruar Isakun si flijim (shih Hebrenjve 11:17) mund të krahasohet me Atin Qiellor që dha Birin e Tij të Vetëmlindur për të shëlbuar botën (shih Gjoni 3:16). Ngjashëm me këtë, krahasimi nga Pali i ofertave të flijimit nga Abeli dhe Kaini (shih Hebrenjve 11:4) mund të krahasohen me Jehovën që ofroi Veten për të qenë Shëlbuesi ynë në këshillin në qiell para lindjes (shih Moisiu 4:1–4). Noeu që “ndërtoi një arkë për shpëtimin e shtëpisë së tij” ( Hebrenjve 11:7), mund të krahasohet me Jezu Krishtin, i cili u “përgatit nga krijimi i botës të shëlbejë popullin [e Vet]” ( Ethëri 3:14).

Ethëri 12. Shembuj besimi nga Libri i Mormonit

Ndërkohë që nxënësit studiojnë shembujt e Palit për njerëzit besnikë te Hebrenjve 11 , merreni parasysh t’i ftoni ata të shqyrtojnë vargjet tek Ethëri 12:13–22 për ndodhi të mëtejshme të individëve besnikë.