Seminari
Jakob [Bibël] 1


Jakob [Bibël] 1

“Le të Kërkojë nga Perëndia”

A young woman prays by her bedside.

A e ndien se mund t’i kërkosh Perëndisë ndihmë kur ke pyetje që nuk kanë marrë përgjigje ose të duhet urtësia e Tij për marrjen e vendimeve të rëndësishme? Jakobi shpalli se kujtdo që i mungon urtësia mund “të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim … dhe atij do t’i jepet” (Jakob [Bibël] 1:5). Ky mësim ka për qëllim ta forcojë dëshminë tënde që Ati Qiellor do të të japë urtësi si përgjigje ndaj lutjeve të tua.

Mësimdhënia e shkrimeve të shenjta dhe fjalëve të profetëve me bindje dhe qëllim. “Interesi juaj parësor, detyra juaj kryesore ose më saktë, e vetmja detyrë, është të jepni mësim ungjillin e Zotit Jezu Krisht, siç është zbuluar në këto ditë të mëvonshme. Ju duhet ta jepni mësim këtë ungjill, duke përdorur si burimet dhe autoritetet tuaja veprat standarde të Kishës dhe fjalët e atyre që Perëndia i ka thirrur për ta udhëhequr popullin e Tij në këto ditë të fundit” (J. Reuben Clark Jr., The Charted Course of the Church in Education, bot. i rish. [1994; fjalim drejtuar mësuesve të fesë të Sistemit Arsimor të Kishës, 8 gusht 1938], f. 10, ChurchofJesusChrist.org).

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë vargjet te Jakob [Bibël] 1:5–6 dhe të mendojnë për fusha të jetës së tyre në të cilat atyre u duhet urtësi ose drejtim nga Perëndia.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Përgjigje të rëndësishme

Merreni parasysh të paraqitni mundësitë dhe pyetjet vijuese. Jepuni nxënësve kohë t’i përsiatin në heshtje përgjigjet e tyre përpara se të vazhdojnë më tutje.

Shihe secilën prej pyetjeve vijuese dhe përsiat këto gjëra për secilën: 1) A kam marrë një përgjigje nga Perëndia? 2) A po kërkoj një përgjigje nga Perëndia të cilën nuk e kam marrë ende? 3) A nuk jam ende i interesuar për kërkimin e një përgjigjeje?

  • A është Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme Kisha e vërtetë?

  • A është Jezu Krishti me të vërtetë Shpëtimtari im?

  • Ku duhet të përqendrohem për të qenë një ndjekës/e më i/e mirë i/e Jezu Krishtit?

Merreni parasysh t’u bëni nxënësve disa nga pyetjet e tjera të rëndësishme për të cilat ata dhe personat rreth tyre mund të jenë duke kërkuar përgjigje.

Teksa studion fjalët e Apostullit Jakob te Jakob [Bibël] 1 , kërko parime që mund të të ndihmojnë të gjesh përgjigje për pyetjet e rëndësishme në jetën tënde.

Jepni njëfarë historiku për Jakobin, si edhe kontekstin për këtë letër. Disa nga informacionet vijuese mund të jenë të dobishme. Përndryshe, mund t’i ftoni nxënësit të tregojnë atë që mund të dinë rreth Jakobit dhe letrës së tij.

Lexoje informacionin vijues rreth Jakobit. Mendo për pyetjet për të cilat ai mund të ketë kërkuar përgjigje gjatë gjithë jetës së tij.

  1. Me gjasë ai ishte gjysmëvëllai i Jezu Krishtit (shih tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Jakob, Vëlla i Zotit ”, ChurchofJesusChrist.org).

  2. Ashtu si gjysmëvëllezërit e tjerë të Zotit, ai mund të mos ketë besuar në fillim se Jezusi ishte Krishti (shih Gjoni 7:3–5).

  3. Më vonë Ai u bë Apostull dhe, sipas autorëve të hershëm të krishterë, peshkopi i parë i Kishës në Jerusalem (shih Veprat e Apostujve 12:16–17 ; 21:17–18 ; Galatasve 1:18–19 ; 2:9).

Lexo te Jakob [Bibël] 1:1 për të përcaktuar se kujt po i shkruante Jakobi.

Plaku Brus R. Mek-Konki (1915–1985), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi se “Jakobi iu drejtua … njerëzve që nuk ishin mbledhur ende, që nuk e kishin marrë ende ungjillin, që nuk kishin ardhur ende në tufën e Krishtit” (Doctrinal New Testament Commentary [1973], 3:243).

  • Cilat janë disa pyetje që mund të kenë njerëzit të cilët nuk e kanë marrë ende ungjillin?

Lexo te Jakob [Bibël] 1:5–6 , duke kërkuar të vërtetat që Jakobi dha mësim, që mund të na ndihmojnë kur kemi pyetje të rëndësishme dhe mund t’i ndihmojnë ata që po kërkojnë të vërtetat e ungjillit. (Mund të jetë e dobishme të dish se qortuar do të thotë të gjesh faj ose t’i heqësh veshin dikujt.)

  • Çfarë gjete?

Dëgjojini me kujdes përgjigjet e nxënësve. Mund të jetë e dobishme t’i pyetni nxënësit se përse ajo që ata gjetën është e rëndësishme dhe se si ndihen lidhur me të. Nëse ata nuk tregojnë diçka të ngjashme me parimin më poshtë, bëni pyetjen vijuese:

  • Çfarë mëson rreth Atit Qiellor nga ky fragment?

Merreni parasysh t’i shkruani në tabelë përgjigjet e nxënësve.

Një e vërtetë që gjendet në këtë fragment është se Perëndia do të na bekojë me urtësi nëse ia kërkojmë me besim.

  • Çfarë mendon se do të thotë të “kërko[sh] me besim, pa dyshuar”? ( Jakob [Bibël] 1:6 .)

  • Si mendon, përse Ati Qiellor dëshiron që ti të drejtohesh tek Ai për përgjigje?

Teksa vazhdon studimin tënd, mendo për mendimet, ndjenjat dhe përvojat që ke pasur kur i ke kërkuar Perëndisë urtësi ose përgjigje për pyetjet e tua.

Përpara se të filloni pjesën tjetër të mësimit, mund të jetë e dobishme të dini se në mësimin e ardhshëm “Zotërimi Doktrinor: Jakob [Bibël] 1:5–6”, nxënësit do të ftohen të studiojnë vargjet te Joseph Smith – Historia 1:8–17 .

Shembulli i Jozef Smithit

Joseph Smith, Jr. depicted kneeling in the Sacred Grove during the First Vision. A ray of light can be seen coming from the sky down through the trees toward Joseph.

Mund të jetë e dobishme të përsiatësh një shembull të parimit që Perëndia do të na bekojë me urtësi nëse ia kërkojmë me besim. Kërkimi i urtësisë nga Perëndia pati një ndikim të thellë te Jozef Smithi.

  • Çfarë të preku në veçanti nga përvoja e Jozef Smithit?

  • Si ndikoi në jetën e Jozefit përgjigjja e Perëndisë e cila erdhi në Vegimin e Parë? Si ka ndikuar ajo në botë? Si ka ndikuar tek ti?

Përvoja jote

Jepuni nxënësve kohë për të plotësuar sa vijon në ditarin e tyre të studimit:

Shkruaji mendimet, ndjenjat dhe përvojat që ke pasur ndërkohë që kërkoje urtësi nga Perëndia. Merre parasysh të përfshish disa nga pikat në vijim:

  • Mendimet dhe ndjenjat e tua rreth gatishmërisë së Perëndisë për t’i dhënë përgjigje pyetjeve të tua (shih te Jakob [Bibël] 1:5–6).

  • Mendimet dhe ndjenjat e tua rreth përvojës së Jozef Smithit që i kërkon Perëndisë urtësi.

  • Përvojat që ke pasur ose po kalon duke kërkuar urtësi nga Perëndia dhe duke marrë përgjigje. (Këto përvoja mund të përfshijnë kërkimin e përgjigjeve për pyetjet në fillim të mësimit.)

  • Mënyrat se si do të doje të kërkoje urtësi nga Perëndia tani ose në të ardhmen.

  • Përshtypjet që ke marrë nga Fryma e Shenjtë gjatë këtij mësimi, të cilat mund të të ndihmojnë.

Ftojini disa nxënës të japin mendimet e tyre. Përpiquni të jeni të gatshëm dhe ta dëgjoni atë që ata do të donin të tregonin. Falënderojini ata për përgjigjet e tyre. Në vijim janë disa pyetje të mundshme për ndjekjen e ecurisë:

  • Çfarë ndryshimi kanë sjellë këto mendime, ndjenja ose përvoja në jetën tuaj?

  • A mundet dikush tjetër në klasë të tregojë një përvojë të ngjashme?

Nëse nxënësit kanë pyetje rreth kërkimit të urtësisë nga Perëndia, ata mund t’i kujtojnë ato pyetje për mësimin e ardhshëm, “Zotërimi Doktrinor: Jakob [Bibël] 1:5–6”, që merr parasysh mënyrën se si parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore mund të ndihmojnë në kërkimin e urtësisë.

Mendo për zakonet e tua vetjake të lutjes dhe kërkimit të urtësisë dhe përgjigjeve nga Perëndia. Kur ishte hera e fundit kur ti i kërkove Atit tënd Qiellor urtësi ose përgjigje për pyetjet e tua? Çfarë mund të bësh sot për të filluar që të bësh pyetje më të sinqerta dhe më të shpeshta? Mbaje shënim në ditarin tënd atë që ndien se Ati Qiellor do të donte që ti të bëje për shkak të asaj që studiove sot.

Mund t’i ndihmojë nxënësit të dinë se në një mësim të ardhshëm (“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 11”) ata do të kenë mundësinë të reflektojnë sërish për atë që vendosën të bënin për shkak të këtij mësimi rreth kapitullit te Jakob [Bibël] 1 .

Dëshmoni për dashurinë e Perëndisë për secilin nxënës dhe dëshirën e Tij për ta bekuar secilin me urtësi. Dëshmoni që jeta e tyre do të bekohet duke kërkuar urtësi prej Tij.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Përse është e rëndësishme të marr urtësi nga Perëndia dhe të fitoj dëshminë time vetjake prej Tij?

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“A do Perëndia vërtet të flasë me ju? Po! …

Nuk keni përse ta pyetni veten se çfarë është e vërtetë [shih Moroni 10:5]. Nuk keni përse ta pyesni veten se kujt mund t’i mirëbesoni me siguri. Nëpërmjet zbulesës vetjake, ju mund të merrni vetë dëshminë tuaj se Libri i Mormonit është fjala e Perëndisë, se Jozef Smithi është një profet dhe se kjo është Kisha e Zotit. Pavarësisht nga ajo që mund të thonë ose bëjnë të tjerët, askush nuk mund ta largojë asnjëherë një dëshmi të lindur në zemrën dhe mendjen tuaj për atë që është e vërtetë. …

Ne jemi ndjekës të Jezu Krishtit. E vërteta më e rëndësishme që Fryma e Shenjtë do t’ju dëshmojë ndonjëherë është se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë. Ai jeton!”

(Rasëll M. Nelson, “Zbulesë për Kishën, Zbulesë për Jetën Tonë”, Ensign ose Liahona, maj 2018, f. 95, 96)

Jakob [Bibël] 1:6 . Çfarë do të thotë të “kërko[sh] me besim”?

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, iu referua vargjeve te Jakob [Bibël] 1:5–6 dhe shpjegoi:

Elder David A. Bednar, Quorum of the Twelve Apostles official portrait. 2020.

“Vini re kërkesën për të kërkuar duke patur besim, që unë mendoj se nënkupton nevojën që jo vetëm të shprehësh por të bësh, detyrën e dyfishtë që edhe të lutesh edhe të bësh, kërkesën që të komunikosh dhe të veprosh. …

Pyetjet e Jozefit përqendroheshin jo thjesht në çfarë kishte nevojë të dinte, por gjithashtu në çfarë duhej bërë! Lutja e tij nuk ishte thjeshtë, ‘Cila kishë është e drejtë?’ Pyetja e tij ishte, ‘Me cilën kishë duhet të bashkohem?’ Jozefi shkoi në korije të pyeste me besim dhe ai ishte i vendosur të vepronte.

Besimi i vërtetë përqendrohet te dhe mbi Zotin Jezu Krisht dhe gjithnjë çon në veprim të drejtë. … Ne shkojmë përpara dhe këmbëngulim në punën e përkushtuar të lutjes, pasi themi ‘amen’ duke vepruar mbi gjërat që ne i kemi shprehur Atit Qiellor.

Të kërkosh me besim kërkon ndershmëri, përpjekje, angazhim dhe këmbëngulje.”

(Dejvid A. Bednar, “Kërkoni me Besim”, Ensign ose Liahona, maj 2008, f. 94–95)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Dëshmitë e prindërve

Për t’i forcuar dëshmitë e nxënësve për lutjen, merreni parasysh t’u kërkoni disa prej prindërve të tyre ose udhëheqësve të Kishës një ose dy ditë përpara orës mësimore të mbajnë shënim përvojat që kanë pasur me marrjen e urtësisë nga Perëndia si përgjigje ndaj lutjes. Lexojani klasës çdo rrëfim. Në disa raste mund të jetë e dobishme t’ua jepni nxënësve një kopje të rrëfimit nëse është prindi ose udhëheqësi i Kishës së tyre.

Këshillë profetike rreth kërkimit të urtësisë nga Perëndia

Nëse do të ishte e dobishme që nxënësit të studiojnë këshilla profetike shtesë rreth kërkimit të urtësisë nga Perëndia, ftojini ata të gjejnë disa minuta për të kërkuar burimet në dispozicion. Ata mund të kërkojnë terma si “Lutje”, “Zbulesë”, ose “Dëshmi” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta ose programi kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Në vijim janë disa fragmente të zotërimit doktrinor që ata mund t’i zgjedhin si pjesë e studimit të tyre: Fjalët e Urta 3:5–6 ; 2 Timoteut 3:15–17 ; 2 Nefi 28:30 ; Mosia 4:9 ; Moroni 10:4–5 ; Doktrina e Besëlidhje 1:37–38 ; 8:2–3 .

Bërja ballë e tundimit

Ideja vijuese mund të jetë e dobishme për një mësim të ardhshëm:

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të renditin në tabelë tundime të zakonshme me të cilat përballet rinia.

Ftojini nxënësit të lexojnë te Jakob [Bibël] 1:12–16 për të gjetur të vërtetat që Jakobi dha mësim rreth tundimit.

Merreni parasysh të bëni pyetje si ato në vijim:

  • Përse është e rëndësishme të dini se Perëndia nuk është kurrë burimi i tundimit?

  • Çfarë ju ka ndihmuar t’i bëni ballë tundimit?

  • Si mund të drejtohemi tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti për të na ndihmuar t’i mposhtim tundimet tona?