Seminari
1 Thesalonikasve 1–3


1 Thesalonikasve 1–3

Ndjekja e Jezu Krishtit Duke Dhënë Shërbesë me Dashuri

Young woman socializing with other youth

Kur të ka kujtuar Jezu Krishtin shërbimi i dikujt? Pali dhe shokët e tij misionarë u dhanë shërbesë shenjtorëve thesalonikas në mënyra të ngjashme me të Krishtit, duke i frymëzuar ata të vazhdonin ta jetonin ungjillin me besnikëri pavarësisht se përballeshin me përndjekje. Ky mësim mund të të ndihmojë t’i bekosh dhe të ndikosh tek të tjerët teksa përpiqesh të japësh shërbesë ashtu siç dha Shpëtimtari ynë Jezu Krisht.

T’i ndihmojmë nxënësit që ta përmbushin rolin e tyre në procesin e të mësuarit. Të mësuarit shpirtëror kërkon që nxënësit të bëjnë përpjekje dhe ta ushtrojnë lirinë e zgjedhjes. Ndërsa nxënësit marrin pjesë aktivisht në veprimtaritë në klasë, ata ia hapin zemrën e tyre ndikimit të Frymës së Shenjtë. Kërkoni mënyra si tʼi ftoni të gjithë nxënësit për të marrë pjesë në përputhje me nevojat dhe aftësitë e tyre.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për një rast kur e ndien dashurinë e Shpëtimtarit për shkak se dikush u dha shërbesë atyre. Nxitini ata të jenë të përgatitur për të treguar se si shërbimi i këtij personi i ndihmoi ata të donin ta ndiqnin Jezu Krishtin.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Shembulli i Jezu Krishtit

Paraqitni disa përshkrime të Jezu Krishtit që u jep shërbesë të tjerëve, ose ftojini nxënësit të japin shembuj që i kujtojnë nga shkrimet e shenjta. Nëse figurat paraqiten në tabelë, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të shkruajnë pranë secilës figurë fjalët që u vijnë në mendje.

Shikoji këto figura të Jezu Krishtit ose mendo për ndodhi të tjera nga shkrimet e shenjta të ndërveprimeve të Tij me të tjerët. Në ditarin tënd të studimit, rendit fjalë dhe fraza që përshkruajnë atë që Shpëtimtari po bën për individët me të cilët Ai ndërvepron.

Jesus is sitting with a young boy on his lap. Outtakes include people inside the house at Capernaum, Philip, Jesus, John, Peter, Matthew, Jesus sitting at a table with some of the disciples shown and Mary Magdalene.
Blind man gains sight. Outtakes include Jesus anointing his eyes, and going to the pool of Siloam.
Jesus Christ is teaching in the temple and being approached by the chief priests, elders and scribes who ask Him the source of his authority. Christ questions them whether the baptism of John the Baptist was of heaven or of man. Outtakes include closeups of people in the crowd and of Caiaphas.
Depiction of Jesus and the woman taken in adultery. They are both kneeling and she is holding his hand. Outtakes include angry men bringing the woman and throwing her to the ground, the woman huddled on the ground, the savior kneeling beside her, Jesus lifting her up to her feet, and the savior standing with her.
  • Po të kishe qenë një nga individët pranë Shpëtimtarit, çfarë mendon se do të kishe ndier për shkak të veprimeve të Shpëtimtarit? Pse?

  • Duke parë listën që bëre, cilat fjalë ose fraza do të doje t’i zbatoje kur u shërben të tjerëve? (Nëse dëshiron, mund t’i shenjosh ose theksosh fjalët që janë më kuptimplota për ty.)

Në Kishë, shpesh veprimeve të tilla u referohemi si dhënie shërbese.

Merreni parasysh ta shkruani fjalën dhënie shërbese në tabelë. Mund të jetë e dobishme të shfaqni thënien e mëposhtme për nxënësit.

Vëllai Dejvid L. Bek, ish-President i Përgjithshëm i Të Rinjve, dha mësim:

Final official portrait of David L. Beck, general president of the Young Men, April 2009. Released at the April 2015 general conference.

“Të shërbesh do të thotë t’i duash të tjerët e të kujdesesh për ta. Do të thotë t’u përgjigjesh nevojave të tyre fizike dhe shpirtërore. E thënë thjesht, do të thotë të bësh atë që Shpëtimtari do të bënte po të ishte këtu.”

(Dejvid L. Bek, “Detyra Juaj e Shenjtë për të Shërbyer”, Ensign ose Liahona, maj 2013, f. 56)

  • Çfarë të bën përshtypje nga thënia e Vëllait Bek?

  • Duke marrë parasysh thënien e Vëllait Bek dhe fjalët që shenjove në listën tënde, sa mirë mendon se po u jep shërbesë të tjerëve?

Ti mund të kesh pyetje ose shqetësime rreth dhënies së shërbesës ndaj të tjerëve. Merre parasysh t’i mbash shënim këto në ditarin tënd të studimit dhe të kërkosh përgjigje teksa studion sot kapitujt te 1 Thesalonikasve 1–3 . Nëse dëshiron, ti mund ta ftosh Shpirtin të të ndihmojë të kërkosh mënyra se si mund t’i bekosh dhe të ndikosh tek të tjerët teksa përpiqesh fort të japësh shërbesë ashtu siç dha Shpëtimtari Jezu Krisht. Mbaji shënim mendimet dhe përshtypjet e tua në mënyrë që të mund të veprosh me lutje në bazë të tyre.

Pali u jep shërbesë thesalonikasve

Gjatë udhëtimit të tij të dytë misionar, Apostulli Pal dhe shokët e tij misionarë patën sukses në predikimin ndaj popullit në Thesaloniki, por udhëheqësit judeas i nxorën ata me forcë nga qyteti (shih te Veprat e Apostujve 17:1–9). Pali mësoi më vonë se shenjtorët në Thesaloniki kishin qëndruar besnikë dhe po e shpërndanin mesazhin e ungjillit, edhe pse përjetuan përndjekje ngaqë e bënë këtë (shih te 1 Thesalonikasve 1:6–8). Pali shkroi letrën e tij të parë drejtuar thesalonikasve me mirënjohje për besimin e tyre dhe shpresën te Jezu Krishti (shih te 1 Thesalonikasve 1:2–3).

Lexo me kujdes vargjet te 1 Thesalonikasve 2:7–14 ; 3:9–13 . Nëse dëshiron, mund t’i shenjosh fjalët dhe frazat që gjen, të cilat të kujtojnë dashurinë dhe kujdesin që Shpëtimtari do të kishte dhënë. Merre parasysh t’i shtosh përshtypjet e tua në listën tënde.

Teksa nxënësit diskutojnë për pyetjet vijuese, dëgjojini me kujdes përgjigjet e tyre. Mund të jetë e dobishme të riformuloni ose bëni pyetje që ndjekin ecurinë për t’u siguruar që ata e kuptojnë atë që lexojnë.

  • Si dhanë shërbesë Pali dhe të tjerët ashtu siç dha Shpëtimtari?

  • Në ç’mënyrë do të jetë e bekuar jeta jote duke u dhënë shërbesë të tjerëve ashtu siç dha Jezu Krishti? Në ç’mënyrë do ta bekojë jetën e atyre të cilëve u shërben?

Bekimet e dhënies së shërbesës

Një e vërtetë që mund të mësojmë rreth dhënies së shërbesës nga këto vargje, është se teksa u japim shërbesë të tjerëve me dashuri, ne mund t’i ndihmojmë ata të bëhen ndjekës më të mirë të Jezu Krishtit (shih te 1 Thesalonikasve 2:10–14).

Photograph of actor portraying Jesus Christ in the Bible Videos.

Veprimtaria vijuese përdor veprimtarinë e përgatitjes së nxënësve. Nxënësit mund të flasin me një partner, ose një apo dy nxënës të gatshëm mund t’ia tregojnë shkurtimisht përvojat e tyre klasës. Nëse nevojitet, përdorini pyetjet vijuese për t’i ndihmuar nxënësit t’i vlerësojnë përvojat e tyre.

Mendo për një rast kur dikush të dha shërbesë me dashuri.

  • Në ç’mënyra e ndoqi ky person shembullin e Jezu Krishtit teksa të dha shërbesë?

  • Si të ndihmuan përpjekjet e këtij personi që të bëhesh një ndjekës më i mirë i Jezu Krishtit?

Dhënia e shërbesës me besim dhe dashuri

Ndonjëherë detyrat në Kishë do të të japin mundësi formale për të dhënë shërbesë. Më shpesh, ti do të kesh mundësi të japësh shërbesë gjatë ndërveprimeve të përditshme me pjesëtarët e familjes, miqtë dhe të tjerët.

Presidentja Xhin B. Bingham, Presidente e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, dha disa ide për mënyrën se si të japësh shërbesë ashtu siç dha Jezu Krishti. Shiko materialin filmik “Dhënia e Shërbesës Ashtu Siç e Jep Shpëtimtari” nga kodi kohor 00:45 deri në 01:54, ose lexo fjalët e Presidentes Bingham. Nëse dëshiron, mund t’i shtosh disa nga sugjerimet e saj në listën tënde të dhënies së shërbesës.

2:3
Official Portrait of Sister Jean B. Bingham. Photographed in 2017.

“Nganjëherë ne mendojmë se duhet të bëjmë diçka madhështore dhe heroike që të ‘llogaritet’ si shërbim ndaj të afërmve tanë. Sidoqoftë, veprime të thjeshta të shërbimit mund të kenë një ndikim të thellë tek të tjerët – si edhe te ne vetë. Çfarë bëri Shpëtimtari? Nëpërmjet dhuratave të Tij hyjnore të Shlyerjes dhe Ringjalljes … ‘asnjë tjetër nuk ka pasur një ndikim kaq të thellë mbi të gjithë ata që kanë jetuar si dhe ata që do të jetojnë në tokë’ [“ Krishti i Gjallë ”, ChurchofJesusChrist.org]. Por Ai gjithashtu u buzëqeshi njerëzve, bisedoi me ta, eci me ta, i dëgjoi, gjeti kohë për ta, i nxiti, u dha mësim, i ushqeu dhe i fali ata. Ai u shërbeu njëlloj familjes dhe miqve, të afërmve dhe të huajve, dhe i ftoi të njohurit dhe njerëzit e dashur që të gëzonin bekimet e pasura të ungjillit të Tij. Ato veprime ‘të thjeshta’ shërbimi dhe dashurie japin një model për dhënien e shërbesës sonë sot.”

(Xhin B. Bingham, “Dhënia e Shërbesës ashtu siç e Jep Shpëtimtari”, Ensign ose Liahona, maj 2018, f. 104)

  • Çfarë të mësojnë fjalët e Motrës Bingham për dhënien e shërbesës siç e dha Jezu Krishti?

  • Përse mund të jetë e rëndësishme të mbash mend se dhënia e shërbesës mund të përmbushet përmes veprimeve të thjeshta të shërbimit?

Nxënësit mund të përdorin listën e dhënies së shërbesës në tabelë ose listat e tyre vetjake për të kryer veprimtarinë vijuese.

Shqyrto listën tënde lidhur me domethënien e dhënies së shërbesës dhe shto ndonjë mendim tjetër nga ajo që ke mësuar sot. Përcakto dy ose tri fjalë që mund të të ndihmojnë të bëhesh më i ngjashëm me Jezu Krishtin teksa jep shërbesë.

Kërko me lutje ndihmën e Atit Qiellor për të ditur se kujt dëshiron Ai që t’i japësh shërbesë sot dhe mënyrën se si mund ta bësh këtë. Ti mund të kesh marrë tashmë nxitje nga Shpirti në bazë të të cilave mund të veprosh tani.

Nëse është e përshtatshme, nxitini nxënësit të veprojnë bazuar në nxitjet e tyre ndërkohë që janë në klasë. Ata mund të hartojnë një mesazh në celular, një mesazh elektronik ose një letër. Nxitini nxënësit të flasin me udhëheqësit e lagjes ose degës së tyre nëse nuk kanë marrë ende një detyrë për të shërbyer me një shok ose shoqe si një vëlla shërbestar ose motër shërbestare.

Nëse emri i një personi të caktuar nuk të vjen në mendje, merre parasysh të lutesh për ndihmën e Atit Qiellor për të dalluar një mundësi për të dhënë shërbesë dhe për të vepruar kur të të kujtohet. Mirëbeso se Ai do të të udhërrëfejë teksa përpiqesh fort të japësh shërbesë siç dha Shpëtimtari.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Po nëse nuk jam i sigurt se si t’u jap shërbesë të tjerëve?

Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, vuri në dukje:

Official portrait of Elder Neil L. Andersen of the Quorum of the Twelve Apostles, 2010, August.

“Një njeri me zemër të mirë mund ta ndihmojë dikë që të rregullojë një gomë makine, të çojë një shok dhome te mjeku, të hajë drekë me dikë që është i trishtuar, ose t’i buzëqeshë dhe ta përshëndetë për t’ia lumturuar ditën.

Por një ndjekës i urdhërimit të parë [i cili e do Perëndinë me gjithë zemrën e tij] do t’u shtojë natyrshëm [veprime të tjera] këtyre veprimeve të rëndësishme të shërbimit, [duke] e inkurajuar personin që po ia del mirë në zbatimin e urdhërimeve dhe duke dhënë këshillë të urtë për ta forcuar besimin e dikujt i cili po devijon ose ka nevojë për ndihmë për t’u kthyer në rrugën e duhur në të cilën ka udhëtuar dikur.”

(Neil L. Andersen, “A Holier Approach to Ministering” [takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang”, 10 prill 2018], f. 3, speeches.byu.edu)

Peshkopi W. Kristofer Uadell, i Peshkopatës Kryesuese, pohoi:

Bishop W. Christopher Waddell, second counselor in the Presiding Bishopric, official portrait 2017

“Mund të vrasim mendjen se si të shërbejmë sa më mirë, por Zoti e di dhe nëpërmjet Shpirtit të Tij ne do të drejtohemi gjatë përpjekjeve tona … ndërsa përpiqemi fort të bëhemi mjete në duart e Zotit për t’i bekuar fëmijët e Tij. Ndërsa kërkojmë udhërrëfimin e Shpirtit dhe i mirëbesojmë Zotit, ne do të vendosemi në situata dhe rrethana ku mund të veprojmë e bekojmë – me fjalë të tjera, të japim shërbesë.”

(W. Kristofer Uadell, “Pikërisht siç Bëri Ai”, Ensign ose Liahona, maj 2019, f. 21)

Vëllai Dejvid L. Bek, ish-President i Përgjithshëm i Të Rinjve, na kujtoi:

Final official portrait of David L. Beck, general president of the Young Men, April 2009. Released at the April 2015 general conference.

“Shërbimi nuk është thjesht diçka që bëjmë – ai përcakton se cilët jemi.

Shërbeni çdo ditë. Mundësitë janë kudo rreth jush. Kërkojini ato. Kërkojini Zotit t’ju ndihmojë që t’i dalloni ato. Do të zbuloni se shumica [e tyre] janë veprime të vogla, të sinqerta që i ndihmojnë të tjerët të bëhen pasues të Jezu Krishtit.”

(Dejvid L. Bek, “Detyra Juaj e Shenjtë për të Shërbyer”, Ensign ose Liahona, maj 2013, f. 57)

Për më shumë ide ose shembuj rreth dhënies së shërbesës, shihni këtë artikull nga revista e Kishës:

  • Qëllimi Që Do Ta Ndryshojë Dhënien e Shërbesës Sonë”, Liahona, janar 2019, f. 8–11

Nëse dëshironi, mund të shikoni gjithashtu faqen “Kjo Është Dhënia e Shërbesës” në ChurchofJesusChrist.org.

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Shembuj të dhënies së shërbesës

Merreni parasysh të përdorni një nga burimet vijuese për të dhënë shembuj të tjerë të dhënies së shërbesës.