Seminari
1 Thesalonikasve 4–5


1 Thesalonikasve 4–5

Koha Kur Krishti do të Kthehet në Tokë

“He Comes Again to Rule and Reign” by Mary R. Sauer. Jesus Christ is descending to Earth at his Second Coming. There are men, women, and children surrounding him. He is wearing a red robe and is looking down at those who are gathering.

Çfarë pyetjesh ose mendimesh të vijnë në mendje kur mendon për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit? Në letrën e tij të parë drejtuar thesalonikasve, kapitujt 4–5, Apostulli Pal dha hollësi të rëndësishme rreth Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit dhe mënyrës se si ne mund të jemi të përgatitur për të. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të kuptosh atë që do të ndodhë dhe mënyrën se si mund të përgatitesh për kohën kur Jezu Krishti të kthehet në tokë.

Përgatitja e nxënësve: Kërkojuni nxënësve të përfytyrojnë se si do të jetë kur Shpëtimtari të kthehet sërish. Ftojini ata t’u përgjigjen pyetjeve vijuese në ditarin e tyre të studimit ose në një copë letër: Çfarë ju emocionon rreth Ardhjes së Dytë? Çfarë ju bën nervozë?

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Pyetje rreth Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit

Paraqitni një figurë siç është ajo në fillim të mësimit, që përshkruan Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit. Mund t’u kujtoni nxënësve veprimtarinë e përgatitjes së nxënësve ndërkohë që diskutohen pyetjet vijuese.

  • Cilat janë disa gjëra që ti di rreth Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit?

  • Cilat janë disa gjëra që ti nuk i di?

Kjo pjesë e mësimit nuk ka për qëllim të trajtojë gjithçka që nxënësit dinë ose të japë përgjigje për të gjitha pyetjet që ata kanë rreth Ardhjes së Dytë. Përkundrazi, ka për qëllim t’i ndihmojë ata të identifikohen me shenjtorët thesalonikas, të cilët kuptuan disa gjëra por kishin pyetje për të tjerat.

Edhe shenjtorët thesalonikas kishin pyetje për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit. Bazuar në mësimet e Palit në këta kapituj, ata mund të kenë bërë pyetje si për shembull: “Kur do të ringjallen të afërmit tanë që kanë vdekur?”, “Kur do të ndodhë Ardhja e Dytë e Jezu Krishtit?” ose “Si mund ta përgatitim veten për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit?” Mbase ti ke pasur pyetje të ngjashme. Këto pyetje trajtohen në veprimtaritë vijuese të studimit.

Veprimtaritë vijuese të studimit kanë për qëllim t’i ndihmojnë nxënësit t’i studiojnë dhe shpjegojnë mësimet e Palit për thesalonikasit rreth Ardhjes së Dytë.

Color Handouts Icon

Një mënyrë për ta arritur këtë do të ishte ta ndani klasën në dyshe ose në grupe të vogla dhe t’i jepni secilit grup një nga fletushkat vijuese për t’i studiuar dhe diskutuar së bashku. Më pas, një individi nga çdo grup mund t’i kërkohet t’i tregojë klasës një përmbledhje të shkurtër të asaj që grupi mësoi nga studimet e tij.

Përndryshe, nxënësit mund të vendosen në grupe me nga tre veta, ku çdo nxënësi i caktohet një fletushkë e ndryshme për ta plotësuar individualisht. Atëherë, çdo nxënës në grup mund të përmbledhë për anëtarët e tjerë të grupit të tij atë që mësoi.

Nxënësit mund të përdorin pjesën e pasme të fletës për të mbajtur shënim përgjigjet e tyre.

Veprimtaria e Studimit 1: Çfarë do t’u ndodhë të gjallëve dhe të vdekurve në Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit?

Lexo te 1 Thesalonikasve 4:13–18 , duke kërkuar ide rreth asaj që do t’u ndodhë të drejtëve kur Jezusi të kthehet sërish. Dalloje ndryshimin mes asaj që do t’u ndodhë atyre që kanë vdekur, dhe atyre që janë ende në jetë në Ardhjen e Dytë. (Fjalët “flenë” dhe “fjetur” në këto vargje u referohen atyre që kanë vdekur.)

  • Çfarë qe domethënëse për ty në këto vargje?

Më tej, lexo te Doktrina e Besëlidhje 88:96–98 , duke kërkuar ide të tjera në lidhje me këto ngjarje. (Nëse dëshiron, mund të lexosh edhe vargjet 99–101 për të mësuar atë që do t’u ndodhë atyre që nuk e pranuan Jezu Krishtin në këtë jetë.)

  • Çfarë idesh të tjera fitove?

Një e vërtetë që mund të kesh përcaktuar, mund të jetë që shenjtorët besnikë që vdesin përpara Ardhjes së Dytë, do të ringjallen kur Krishti të vijë sërish.

Termi “rrëmbehemi” ( 1 Thesalonikasve 4:17) i referohet bashkimit të të drejtëve për të takuar Shpëtimtarin në ardhjen e Tij. Shumë të krishterë e përdorin fjalën rrëmbim (nga termi në latinisht që do të thotë “rrëmbehemi”) kur i referohen kësaj kohe.

Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi sa vijon në lidhje me këtë ngjarje të shenjtë:

Official portrait of Elder Neil L. Andersen of the Quorum of the Twelve Apostles, 2010, August.

“Asgjë nuk e nxit dëshirën time për të folur për Krishtin më shumë sesa përfytyrimi i kthimit të Tij. Ndonëse nuk e dimë se kur do të vijë Ai, ngjarjet e kthimit të Tij do të jenë mahnitëse! Ai do të vijë në retë e qiellit, në madhështi dhe lavdi, me të gjithë engjëjt e Tij të shenjtë. Jo thjesht disa engjëj por të gjithë engjëjt e Tij të shenjtë. Këta nuk janë kerubinët me faqe si qershi të pikturuar nga Rafaeli, që gjenden në kartolinat tona të Shën Valentinit. Këta janë engjëj të shekujve, engjëjt e dërguar për t’u mbyllur gojën luanëve, për të hapur dyert e burgut, për të lajmëruar lindjen e shumëpritur të Tij, për ta ngushëlluar Atë në Gjetseman, për të siguruar dishepujt për Ngritjen e Tij dhe për të hapur Rivendosjen e lavdishme të ungjillit.

A mund ta përfytyroni të rrëmbeheni për ta takuar Atë, qoftë në këtë anë të velit apo në tjetrën? Ky është premtimi i Tij për të drejtët. Kjo përvojë mahnitëse do ta shenjojë shpirtin tonë përgjithmonë.”

(Nil L. Andersen, “Ne Flasim për Krishtin”, Ensign ose Liahona, nëntor 2020, f. 91)

Gjej pak kohë për të përfytyruar se si mund të ishte të numëroheshe mes të drejtëve në ardhjen e Shpëtimtarit.

  • Çfarë mendimesh apo ndjenjash mund të kesh atë ditë? Si ndihesh duke e ditur se Shpëtimtari dëshiron që të bashkohesh me Atë kur Ai të vijë? Si ndikon përfytyrimi i asaj dite në të ardhmen tek ti sot?

Te 1 Thesalonikasve 4:18 , Pali i nxiti shenjtorët të “ngushëlloni[n] … njëri-tjetrin me këto fjalë”.

  • Në ç’mënyrë të japin ngushëllim mësimet e Palit? Si mund të të japin ato ngushëllim në rrethana të ardhshme me të cilat mund të përballesh?

New Testament Seminary Teacher Manaul - 2023

Veprimtaria e Studimit 2: Kur do të ndodhë Ardhja e Dytë e Jezu Krishtit?

A e ke pyetur ndonjëherë veten se kur do të ndodhë Ardhja e Dytë e Jezu Krishtit ose nëse do të jesh i përgatitur? Ka gjasa që shenjtorët thesalonikas të kishin të njëjtat pyetje.

Lexo te 1 Thesalonikasve 5:1–3 dhe kërko metaforat që Pali përdori për të përshkruar kohën kur Jezusi do të kthehej në tokë.

  • Çfarë gjete?

  • Çfarë të mësojnë metaforat e Palit për një vjedhës natën dhe një grua që po lind, rreth Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit?

Lexo te 1 Thesalonikasve 5:4–6 dhe kërko të vërtetat që dha mësim Pali rreth të qenit të përgatitur për Ardhjen e Dytë. Krahasoji këto mësime me vargjet te Doktrina e Besëlidhje 106:4–5 .

  • Çfarë idesh fitove?

Një e vërtetë që mund të mësojmë nga mësimet e Palit është se nëse përpiqemi fort të jemi “bij të dritës” duke e ndjekur Jezu Krishtin, do të jemi të përgatitur kur Ai të vijë përsëri.

Për të mësuar më shumë rreth mënyrave të ndryshme se si Zoti na fton të bëhemi bij të dritës, lexo vargjet te 3 Nefi 18:24 ; Doktrina e Besëlidhje 50:23–25 ; 88:67–68 . Rendit në ditarin tënd të studimit atë që gjen, që të ndihmon të kuptosh se si të jesh një bir ose bijë e dritës.

  • Si po e fton dritën e Zotit në jetën tënde? Si mund të ftosh më tepër dritë nga e Tija në jetën tënde?

New Testament Seminary Teacher Manaul - 2023

Veprimtaria e Studimit 3: Si mund ta përgatitim veten për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit?

Pali e mbylli letrën e tij të parë drejtuar thesalonikasve duke dhënë këshilla rreth faktit se si shenjtorët mund të përgatiteshin më mirë për ta takuar Shpëtimtarin në Ardhjen e Dytë të Tij.

Lexo te 1 Thesalonikasve 5:14–22 dhe shih çfarë idesh fiton rreth të qenit i përgatitur. Ji i hapur ndaj mendimeve rreth faktit se cilat mësime mund të jenë veçanërisht të dobishme për ty.

  • Cili prej këtyre mësimeve është më kuptimplotë për ty? Pse?

Gjej një shkrim të shenjtë ose dy që të ndihmojnë ta thellosh kuptueshmërinë tënde për mësimin që përzgjodhe. (Ti mund të përdorësh poshtëshënimet ose të kërkosh një temë tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta për të të ndihmuar të gjesh një shkrim të shenjtë që lidhet me të.)

  • Si të ka ndihmuar Jezu Krishti, ose si do të të ndihmojë Ai, të jesh gati për Ardhjen e Dytë të Tij? Çfarë mund të mësosh rreth Tij nga kjo?

New Testament Seminary Teacher Manaul - 2023

Reflekto rreth të vërtetave që ke mësuar sot dhe veprimeve që je ndier i nxitur të ndërmarrësh, që do të të ndihmojnë të jesh më i përgatitur dhe i emocionuar për të takuar Shpëtimtarin sërish. Mbaji shënim mendimet e tua në ditarin tënd të studimit.

Dëshmoni për bekimet që vijnë teksa ne ndërmarrim hapa të thjeshtë por kuptimplotë drejt të qenit të përgatitur për kohën kur Krishti të vijë përsëri në tokë.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

1 Thesalonikasve 5:2 . Si mundet koha e Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit të krahasohet me një vjedhës natën?

Plaku Brus R. Mek-Konki (1915–1985), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi se një vjedhës natën zakonisht vjen “papritur dhe pa paralajmëruar” (Doctrinal New Testament Commentary [1973], 3:54). Kjo analogji sugjeron se Ardhja e Dytë e Shpëtimtarit do të vijë si surprizë për disa.

1 Thesalonikasve 5:21 . Çfarë nënkuptoi Pali me fjalët “provoni të gjitha, mbani të mirën”?

Pali i ftoi shenjtorët thesalonikas t’i “provoni[n] të gjitha” – që do të thotë t’i shqyrtonin ose t’i vinin në provë ato në mënyrë që të kuptonin nëse ishin të mira ose të këqija – dhe të “mbani[n] të mirën”. Si anëtarë të Kishës, neve na mësohet jo vetëm që ta mësojmë ungjillin, por ta përsiatim, të lutemi për të dhe në fund ta kuptojmë atë (shih te 3 Nefi 17:1–3 ; Doktrina e Besëlidhje 68:25–26). Më pas ne duhet ta mbajmë fort dhe me besnikëri të mirën që arrijmë të kuptojmë.

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

1 Thesalonikasve 4:11–12 ; 2 Thesalonikasve 3:10–11 . Rëndësia e punës

Nëse nxënësit do të përfitonin nga diskutimi i rëndësisë së punës, merreni parasysh të përdorni sa vijon:

Kërkojuni nxënësve të përshkruajnë punën më sfiduese që kanë bërë. Përse ishte sfiduese? Cila ishte vlera që rezultoi nga bërja e saj?

Ftojini nxënësit të lexojnë te 1 Thesalonikasve 4:11–12 dhe 2 Thesalonikasve 3:10–11 , duke kërkuar atë që Pali dha mësim rreth punës. Lejojini nxënësit të japin idetë e tyre. Merreni parasysh t’u kërkoni nxënësve të tregojnë se si ata kanë arritur ta çmojnë vlerën e punës.

Më pas mund t’i ftoni nxënësit të lexojnë dhe diskutojnë pjesën “Puna dhe Mbështetja tek Vetja” të broshurës Për Forcën e Rinisë ([2011], f. 40–41).

Pyetini nxënësit se si të qenit një punëtor i palodhur mund t’i ndihmojë ata të bëhen si Shpëtimtari.

1 Thesalonikasve 5:11–22 . Ide e ndryshme mësimdhënieje

Ftojini nxënësit të zgjedhin një frazë nga këto vargje (për shembull, “Jini gjithmonë të gëzuar” [ vargu 16 ]) dhe të shkruajnë një publikim në mediat shoqërore ose të krijojnë një meme që ka këtë titull. Nxënësit mund të përfshijnë mendimet e tyre rreth arsyes përse kjo frazë është e rëndësishme për ta dhe se si mund ta ndihmojë dikë të vijë më pranë Jezu Krishtit dhe të jetë i përgatitur më mirë për ardhjen e Tij.