Seminari
1 Timoteut 3:1–7; Titit 1:6–9


1 Timoteut 3:1–7; Titit 1:6–9

Peshkopi: Një Njeri me “Dëshmim të Mirë”

A young man meets with his Bishop.

A e dije që peshkopët shërbyen në Kishë në kohën e Palit? Si mund ta bekojnë jetën tënde peshkopët dhe presidentët e degëve? Në letrat e Palit drejtuar Timoteut dhe Titit, ai përvijoi cilësimet për burrat që ishin të thirrur si peshkopë. Ky mësim mund të të ndihmojë t’i kuptosh më mirë cilësitë e peshkopëve dhe presidentëve të degëve dhe mënyrën se si këta shërbëtorë të Zotit mund të të ndihmojnë në jetën tënde.

Të kushtuarit e vëmendjes. Vërejini nxënësit dhe mënyrën se si ata reagojnë gjatë mësimit. Nëse nxënësit duken të pështjelluar, ftojini ata të bëjnë pyetje. Nëse nxënësit duket sikur kanë diçka për të kontribuar, ftojini ata të shprehen.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të marrin parasysh pyetjen vijuese dhe të vijnë në klasë të përgatitur për t’i treguar idetë e tyre: Si ju kanë bekuar Ati Qiellor dhe Jezu Krishti ju ose familjen tuaj nëpërmjet një peshkopi apo presidenti dege?

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Kujt i drejtohesh?

Përfytyro sikur po të mundon një çështje e rëndësishme në jetën tënde. Mbase është një vendim për të ardhmen tënde, një sfidë me të cilën po përballesh, apo një zakon i keq që po mundohesh ta ndryshosh.

  • Ku drejtohesh për udhërrëfim kur të mundojnë çështje të rëndësishme?

  • Me kë flet dhe përse?

Lexo pohimin vijues nga Plaku Kuentin L. Kuk, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Official portrait of Elder Quentin L. Cook. Called to the Quorum of the Twelve Apostles on 6 October 2007.

“Të rinj të çmuar … ju jeni në pragun e vendimeve më të rëndësishme që do të merrni në jetë. Ju lutemi, këshillohuni si me prindërit, ashtu edhe me peshkopin tuaj për zgjedhje të rëndësishme që keni përpara. Lejojeni peshkopin të jetë shoku dhe këshilluesi juaj.”

(Kuentin L. Kuk, “Peshkopët – Barinj Mbi Tufën e Zotit”, Liahona, maj 2021, f. 60)

Gjej një çast për të përsiatur për pyetjet vijuese:

  • A e mendon peshkopin apo presidentin tënd të degës si një mik dhe këshilltar?

  • Kur përballesh me një vendim të rëndësishëm, ose kur të duhet ndihmë shpirtërore, sa gjasa ka që të kërkosh këshillë nga peshkopi yt? Përse?

  • Si mund të të ndihmojë të drejtuarit për udhërrëfim te peshkopi apo presidenti yt i degës?

Teksa e studion këtë mësim, kërko mënyra se si një peshkop apo president dege mund të jetë në gjendje të të përkrahë lidhur me sfidat, vendimet e tua dhe besimin te Jezu Krishti.

Gjatë gjithë mësimit, nëse ka ndonjë tregues të ndjenjave apo gjykimit negativ nga një nxënës për peshkopin e tij, merreni parasysh të jepni thënien nga Plaku Xhefri R. Holland, në pjesën “Komente dhe Informacion për Rrethanat”.

Pali jep mësim për cilësimet e një peshkopi

Letrat e Palit të njohura si 1 Timoteut, 2 Timoteut dhe Titit, shpesh janë quajtur letra pastorale ngaqë përmbajnë këshillat e Palit drejtuar pastorëve [barinjve], apo udhëheqësve në Kishë (fjala pastor që do të thotë bari, vjen nga latinishtja). Timoteu dhe Titi ishin bashkëpunëtorë të besuar të Palit, të cilët shërbyen me të në kohë të ndryshme gjatë gjithë udhëtimeve të tij misionare. Në atë kohë, Timoteu po shërbente si një udhëheqës i Kishës në Efes dhe Titi ishte në ishullin grek të Kretës.

Ndër të vërtetat e shumta që Pali dha mësim në këto letra të frymëzuara, ai renditi disa cilësime për burrat që ishin thirrur si peshkopë. Një peshkop është një burrë i cili është shuguruar dhe veçuar si prift i lartë kryesues për një degë ose bashkësi. Ai ka përgjegjësi të përgjithshme për administrimin e çështjeve materiale dhe shpirtërore të bashkësisë. Një president dege ka një rol të ngjashëm. Zoti e zgjedh peshkopin nëpërmjet presidencës së kunjit, i cili po kërkon zbulesë. Përpara se të thirret, peshkopi miratohet nga Presidenca e Parë si i denjë dhe i aftë për të shërbyer.

Lexo te 1 Timoteut 3:1–7 dhe Titit 1:6–9 , duke kërkuar cilësimet për peshkopët. Gjej tri nga këto tipare që do ta ndihmonin një peshkop ose president dege të udhërrëfejë dhe bekojë jetën tënde.

Pasi nxënësit t’i kenë përcaktuar cilësitë e një peshkopi, merreni parasysh të bëni veprimtarinë vijuese. Duke përdorur një top të butë që mund të kapet lehtësisht nga nxënësit, kërkoni një vullnetar dhe më pas hidhjani atij topin. Pasi nxënësi ta ketë kapur topin, ai mund të zgjedhë një nga cilësitë e peshkopit dhe të shpjegojë se si të pasurit e asaj cilësie mund ta ndihmojë peshkopin t’i udhërrëfejë dhe bekojë njerëzit të cilëve u shërben. Pasi nxënësi ta shpjegojë, ai mund t’ia hedhë me kujdes topin një nxënësi tjetër, i cili e përsërit procesin. Vazhdojeni veprimtarinë derisa disa nxënës të kenë pasur mundësi ta kapin topin dhe të jenë diskutuar disa cilësi të ndryshme.

  • Si i mishëron Jezu Krishti këto cilësi? (Merri parasysh t’i lidhësh si referenca kryq këto vargje me vargun te 1 Pjetër 2:25 , ku Pjetri i referohet Shpëtimtarit si “bariu dhe ruajtësi i shpirtrave [tanë]”.)

  • Si mund ta lejojë të pasurit e këtyre cilësive një peshkop apo president dege të të ndihmojë ashtu siç do të bënte Shpëtimtari?

  • Si do ta përmblidhje atë që mësove rreth peshkopëve dhe presidentëve të degëve?

  • Cilat cilësi si të Krishtit ke vënë re te peshkopi ose presidenti yt i degës? Si e kanë lejuar atë këto cilësi të jetë një mjet në duart e Zotit?

  • Si të ka ndihmuar ose mund të të ndihmojë një peshkop të afrohesh më pranë Jezu Krishtit dhe ta forcosh besimin tënd tek Ai?

Një bari mbi tufën e Zotit

Merre parasysh t’i shenjosh të gjitha fjalët ose frazat te 1 Timoteut 3:2 apo Titit 1:7–9 që tregojnë përgjegjësinë e një peshkopi për të dhënë mësim.

Peshkopi ose presidenti i degës mund të japë mësim në mënyra të ndryshme, duke përfshirë në mbledhje, orë mësimore dhe intervista personale dhe me anë të shembullit të tij.

  • Si ka qenë këshilla ose udhëzimi i një peshkopi apo presidenti dege një bekim për ty apo për dikë që ti njeh?

  • Në ç’mënyra të tjera Zoti kujdeset dhe na ndihmon nëpërmjet peshkopëve dhe presidentëve të degëve?

Një peshkop mund të na ndihmojë të pendohemi

Zoti i ka thirrur gjithashtu peshkopët dhe presidentët e degëve të na ndihmojnë dhe udhërrëfejnë nëpërmjet procesit të pendimit, sidomos nëse kemi kryer mëkate të rënda.

Plaku C. Skot Grou, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim:

Official Portrait of Elder C. Scott Grow. Photographed March 2017.

“Përmes shugurimit dhe të jetuarit të drejtë, peshkopi ka të drejtë për zbulesë nga Fryma e Shenjtë lidhur me anëtarët e lagjes së tij, duke ju përfshirë ju.

Peshkopi mund t’ju ndihmojë përmes procesit të pendimit në mënyra që prindërit ose udhëheqësit e tjerë nuk janë në gjendje t’i ofrojnë. …

… Si shërbëtor i Zotit, ai do të jetë i sjellshëm dhe i mirëkuptueshëm ndërsa ju dëgjon. Ai më pas do t’ju ndihmojë përmes procesit të pendimit. Ai është lajmëtari i mëshirës së Zotit që ju ndihmon të bëheni të pastër përmes Shlyerjes së Jezu Krishtit.”

(C. Skot Grou, “Përse dhe Çfarë Duhet t’i Rrëfej Peshkopit Tim?Liahona, tetor 2013, f. 58, 59)

Gjej pak kohë për të shkruar një letër, mesazh elektronik apo mesazh me celular për peshkopin apo presidentin tënd të degës. Merre parasysh ta falënderosh atë për shërbimin, mësimdhënien dhe shembullin e tij. Përfshi çdo mënyrë të caktuar se si ai të ka ndihmuar. Merre parasysh të vësh në dukje çdo shembull të ngjashmërisë së tij me Krishtin që e ke vënë re dhe e ke vlerësuar. Sipas rastit, ti mund të kërkosh gjithashtu të takohesh me të për t’u këshilluar për një vendim të vështirë, një shqetësim që mund të kesh apo për ndihmë në procesin e pendimit.

Merreni parasysh të dëshmoni për bekimin që mund të jetë një peshkop apo president dege në jetën e nxënësve.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

1 Timoteut 3:1. Nga vjen titulli peshkop në Dhiatën e Re?

Titulli peshkop është marrë nga fjala greke episcopos–epi, që do të thotë “mbi” dhe scopos, që do të thotë “shikoj” ose “këqyr”. Prandaj, një episcopos, apo peshkop, është ai që e mbikëqyr tufën si një udhërrëfyes ose kujdestar.

Përse duhet të shkoj te peshkopi im për t’ia rrëfyer mëkatet?

Plaku Riçard G. Skot (1928–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Final official portrait of Elder Richard G. Scott of the Quorum of the Twelve Apostles, 2004. Passed away 22 September 2015.

“Një shkelje e rëndë, e tillë si imoraliteti, kërkon ndihmën e dikujt që mban çelësat e autoritetit, të tillë si një peshkop apo president kunji, për të vazhduar qetësisht procesin e pendimit për t’u siguruar që pendimi është i plotë dhe është bërë siç duhet”.

(Richard G. Scott, “The Power of Righteousness”, Ensign, nëntor 1998, f. 69–70)

1 Timoteut 3:1. Cila është “pun[a e] mirë” e një peshkopi?

Plaku Kuentin L. Kuk, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, na mësoi përgjegjësitë kryesore të një peshkopi:

Official portrait of Elder Quentin L. Cook. Called to the Quorum of the Twelve Apostles on 6 October 2007.

“Peshkopi ka pesë përgjegjësi kryesore në kryesimin e një lagjeje:

1. Ai është prifti i lartë kryesues në lagje.2. Ai është president i Priftërisë Aarone.3. Ai është një gjykatës i përbashkët.4. Ai bashkërendon punën për shpëtim dhe ekzaltim përfshirë përkujdesjen për njerëzit në nevojë.5. Dhe ai mbikëqyr dokumentet, financat dhe përdorimin e shtëpive të mbledhjeve.

Në rolin e tij si prift i lartë, peshkopi është ‘udhëheqësi shpirtëror’ i lagjes. Ai është një ‘dishepull besnik i Jezu Krishtit’. …

Peshkopi ka një rol madhor që të shërbejë si bari për ta udhëhequr drejt Jezu Krishtit brezin e ri, përfshirë të rinjtë e të rejat në moshë madhore beqarë.”

(Kuentin L. Kuk, “Peshkopët – Barinj Mbi Tufën e Zotit”, Liahona, maj 2021, f. 57–58)

Titit 1:7. Çfarë nënkuptoi Pali kur tha se “peshkopi … duhet të jetë i paqortueshëm”?

Një peshkop është zgjedhur nga Zoti dhe duhet të jetë një njeri me karakter moral të lartë dhe denjësi. Megjithatë, të gjithë peshkopët janë të papërsosur dhe ndonjëherë do të bëjnë gabime gjatë shërbimit të tyre.

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim sa vijon:

Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Jini dashamirës lidhur me dobësinë e karakterit njerëzor – tuajit, si edhe të atyre që shërbejnë me ju në një Kishë të udhëhequr nga burra dhe gra vullnetare, të vdekshme. Me përjashtim të rastit të Birit të Tij të përsosur, të Vetëmlindur, njerëz të papërsosur janë gjithë çka Perëndia ka pasur si veprues përherë. Kjo duhet të jetë tmerrësisht irrituese për Të, por Ai ia gjen anën asaj. Kështu duhet t’ia gjejmë edhe ne. Dhe kur shihni papërsosuri, mbani mend që kufizimi nuk gjendet te natyra hyjnore e kësaj pune. … Prandaj jini të duruar, dashamirës dhe zemërgjerë.”

(Xhefri R. Holland, “Unë Besoj, o Zot”, Ensign ose Liahona, maj 2013, f. 94)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Çfarë është një peshkop?

Merreni parasysh ta filloni orën mësimore me skenarin vijues: Përfytyro që kur kishe dalë me disa shokë, ti e pe peshkopin ose presidentin tënd të degës dhe e përshëndete. Shoku yt, i cili nuk është anëtar i Kishës, bën pyetje si: “Kush ishte ai? Çfarë është peshkopi [apo presidenti i degës]? Çfarë bën ai?” Ftojini nxënësit të mendojnë rreth asaj se si do të përgjigjeshin në një mënyrë që mund ta ndihmojë shokun e tyre ta kuptojë dhe me shpresë të ketë mirëbesim te një peshkop.

Shembujt e Shpëtimtarit

Pasi nxënësit t’i përcaktojnë cilësitë e një peshkopi te 1 Timoteut 3:1–7 dhe Titit 1:6–9 , merreni parasysh të përzgjidhni katër ose pesë cilësi dhe t’i ftoni nxënësit të kërkojnë shembuj në shkrimet e shenjta ku Shpëtimtari i mishëroi ato cilësi. Për shembull, ndodhia e Jezusit që e shndërroi ujin në verë për mamanë e Tij në festën e dasmës (shih Gjoni 2:1–11) mund të jetë një shembull i “mikprit[jes]” së Tij ( 1 Timoteut 3:2).