Seminari
1–2 Timoteut; Titit; Filemonit


1–2 Timoteut; Titit; Filemonit

Vështrim i Përgjithshëm

Studimi i fjalëve të Palit në mësimet e kësaj jave mund të ndihmojë për të marrë përgjigje për shumë pyetje, siç janë: “Cili është roli i një peshkopi?” “Çfarë dhurate të veçantë na ka dhënë Perëndia për të na ndihmuar t’i kapërcejmë sfidat e ditëve të fundit?” “Si mund të durojmë deri në fund?” Në të kaluarën ti i ke studiuar letrat e Palit drejtuar anëtarëve me besim në qytete të ndryshme. Këtë javë ti do të studiosh të vërtetat e dobishme që Pali shkroi në letrat drejtuar tre individëve: Timoteut, Titit dhe Filemonit.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni vijues u ofron ide mësuesve mbi ato që nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim:

1 Timoteut 3:1–7; Titit 1:6–9

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit t’i kuptojnë më mirë cilësitë e peshkopëve dhe presidentëve të degëve dhe mënyrën se si këta shërbëtorë të Zotit mund t’i ndihmojnë ata në jetën e tyre.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të marrin parasysh pyetjen vijuese dhe të vijnë të përgatitur në klasë për të dhënë idetë e tyre. Si ju kanë bekuar Ati Qiellor dhe Jezu Krishti ju ose familjen tuaj nëpërmjet një peshkopi apo presidenti dege?

  • Materialet për nxënësit: Materiale për të shkruar një shënim ose letër për peshkopin e tyre

  • Sendi: Një top

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Nëse është e mundur, merreni parasysh të ftoni një peshkop të tanishëm ose të mëparshëm që të marrë pjesë në orën mësimore dhe të dëshmojë për rolin thelbësor të peshkopëve në Kishën e rivendosur. Mos harroni të merrni miratim nga bashkërenduesi ose administratori i programit përpara se t’i ftoni folësit e ftuar në klasë. Nëse ftoni një peshkop të mëparshëm dhe jo një të tanishëm, sigurohuni që të kërkoni miratim nga udhëheqësi vendor i priftërisë së individit.

1 Timoteut 4:12–16

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të përpiqen të jenë një shembull i dishepullit të Jezu Krishtit në rininë e tyre.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth pyetjes vijuese dhe të përgatiten për t’i shprehur mendimet e tyre: Nëse dikush do të qëndronte pranë jush për një javë çfarë prove do të shihte ai që ju po përpiqeni ta ndiqni Jezu Krishtin?

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Kur nxënësit mendojnë për njerëz që kanë qenë shembuj për ta në mënyrat e ndryshme që përshkroi Pali, ftojini ata të shkruajnë në veçorinë e bashkëbisedimit emrat e një ose dy njerëzve për të cilët menduan. Këta emra mund të përfshijnë të tjerë në klasë. Më pas kërkojuni disa nxënësve të shpjegojnë se përse e shkruan njërin prej emrave që shkruan dhe të tregojnë se si ai person ka qenë një shembull për ta. Ftojini nxënësit të mendojnë për njerëz që i njohin sot dhe njerëz nga e kaluara, sidomos për Shpëtimtarin.

2 Timoteut 3

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë dëshirën për t’i studiuar shkrimet e shenjta, që mund të ndihmojnë për t’i mbrojtur ata nga ligësitë e kohës sonë.

  • Përgatitja e nxënësve: Jepni thënien vijuese nga Presidenti Tomas S. Monson (1927–2018): “Duke shpenzuar kohë ditë për ditë për studimin e shkrimeve të shenjta, pa dyshim, do të na forco[hen] themelet tona të besimit dhe dëshmitë tona të së vërtetës” (“Sa i Fortë një Themel”, Ensign ose Liahona, nëntor 2006, f. 68). Ftojini nxënësit të përsiatin për këtë thënie dhe të mendojnë për përvoja vetjake që tregojnë se është e vërtetë.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për ta nisur mësimin, merreni parasysh t’u kërkoni nxënësve të publikojnë disa emoji‑s [simbole grafike] në veçorinë e bashkëbisedimit që përfaqësojnë mënyrën se si ndihen ata rreth të qenit gjallë gjatë ditëve të fundit. (Për shembull, ata mund të ndihen mirënjohës, nervozë ose të dyja.)

Zotërimi Doktrinor: 2 Timoteut 3:15–17

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i mësojnë përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet te 2 Timoteut 3:15–17 , të shpjegojnë doktrinën dhe t’i zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në një situatë nga jeta reale.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për cilëndo sfidë që i pengon t’i studiojnë shkrimet e shenjta çdo ditë. Nxitini të mendojnë për mënyra se si parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore mund t’i ndihmojnë ata t’i kapërcejnë pengesat e tyre.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Në vend që t’i ftoni nxënësit të shkruajnë referencën e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë në vizatimin e një libri, ftojini ata ta shtypin referencën dhe frazën kyç tri ose katër herë në veçorinë e bashkëbisedimit. Sigurohuni t’u thoni atyre ta shtypin çdo fjalë dhe të mos e presin dhe ngjisin. Mund të jetë e efektshme të shihni se sa herë nxënësit mund ta shtypin referencën dhe frazën kyç brenda një afati kohor të caktuar (për shembull, 90 sekonda).

2 Timoteut 4

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të bëhen ose të qëndrojnë të zotuar ndaj dishepullimit për gjithë jetën ndaj Jezu Krishtit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të gjejnë një fragment të shkrimit të shenjtë që mund t’ia tregojnë dikujt, i cili po ndihet i shkurajuar në përpjekjet e tij për të ndjekur Jezu Krishtin.

  • Figurat për t’u paraqitur: Një fotografi e një ndeshjeje dhe një fotografi e një gare

  • Materialet për nxënësit: Një copë e vogël letre për çdo nxënës

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Nëse është në dispozicion, merreni parasysh të përdorni një mjet anketimi anonim për t’i lejuar nxënësit të tregojnë një skenar në të cilin dikush mund të ndihet i tunduar të heqë dorë nga përpjekjet për ta ndjekur Jezu Krishtin. Thuajuni nxënësve se ata madje mund të zgjedhin të tregojnë arsyen e vërtetë pse një njeri i dashur vendosi të mos ta ndiqte më Jezu Krishtin.