Seminari
2 Korintasve 5


2 Korintasve 5

“Shërbimi i Pajtimit”

Jesus embraces the man who was born blind when the man finds him again after Jesus healed him.

A je ndier ndonjëherë i largët nga Perëndia? A janë ndier njerëzit e tjerë që ti njeh në të njëjtën mënyrë? Pali u kujtoi shenjtorëve në Korint mëshirën që Jezu Krishti u tregoi atyre. Pali u mësoi njerëzve që ata ishin ndarë nga Perëndia për shkak të mëkatit. Fatmirësisht, nëpërmjet Shlyerjes së Krishtit ata mund të ktheheshin në një marrëdhënie të favorshme me Perëndinë dhe të merrnin drejtësinë e Krishtit (shih 2 Korintasve 5:16–21). Ky mësim mund të të ndihmojë të afrohesh më pranë Perëndisë dhe të bëhesh ai që Ai dëshiron që ti të bëhesh.

Nxitja e nxënësve që të vijnë të përgatitur për orën mësimore. Kur nxënësit vijnë të përgatitur në klasë, ata e ftojnë Frymën e Shenjtë që t’u japë mësim dhe janë në pozita më të mira për t’i ndihmuar nxënësit e tjerë.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin për raste kur janë ndier pranë Perëndisë dhe raste kur ata janë ndier të largët prej Tij dhe të vijnë të përgatitur në klasë për t’u mbështetur te këto përvoja.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Marrëdhënia jote me Perëndinë

Shqyrtoji situatat vijuese. Mendo se si situata jote vetjake është e ngjashme apo e ndryshme nga këto situata.

Paraqitini situatat vijuese ose ftojini nxënësit të krijojnë situatat e tyre që përfshijnë situata ku një i ri ose e re mund të ndihet i/e largët nga Perëndia.

Përndryshe, fillojeni mësimin duke përdorur veprimtarinë “Marrja e drejtësisë së Krishtit” te pjesa “Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit” në fund të mësimit. Kjo veprimtari përfshin historinë e Zhan Valzhanit nga Të mjerët i cili u pajtua me Perëndinë.

  1. Mira është një dishepulle e zellshme e Jezu Krishtit. Shumë shokë dhe shoqe e shohin atë si shembull. Megjithatë, kur bën gabime, ajo ndihet e trishtuar me veten dhe shqetësohet nëse do të jetë në gjendje të kthehet tek Ati Qiellor një ditë.

  2. Andrea ka disa zakone që e di se nuk janë të mira dhe e ka të vështirë ta kuptojë se si mund të marrë falje dhe të ndryshojë. Ai pyet veten nëse mund të ndihet ndonjëherë pranë Perëndisë dhe nuk është i sigurt nëse ia vlen mundimi. Ai nuk do që të flasë me prindërit apo peshkopin e tij rreth problemeve të tij.

Ftojini nxënësit të reflektojnë për përgatitjen e tyre për orën mësimore teksa plotësojnë veprimtarinë vijuese.

Mendo për marrëdhënien tënde me Atin Qiellor. Në ditarin tënd të studimit përshkruaj situatën e jetës tënde dhe marrëdhënien tënde me Të. Ti mund të përfshish raste kur ndihesh pranë Tij dhe kur ndihesh i largët, si edhe dëshirat e tua për marrëdhënien tënde me Të në të ardhmen.

Teksa studion, kërko të vërteta që mund të të ndihmojnë t’i kuptosh bekimet e të afruarit pranë Perëndisë dhe mënyrën se si mund të afrohesh pranë Tij.

Pajtimi

Te 2 Korintasve 5 Pali shkroi se, ndërkohë që jetojmë në tokë, ne “psherëtijmë” dhe ndihemi “të rënduar”, duke dëshiruar të kthehemi tek Ati ynë në Qiell (shih 2 Korintasve 5:1–5). Mendo për raste në jetën tënde kur ke ndier diçka si ajo që përshkroi Pali.

Lexo vargjet te 2 Korintasve 5:17–20 duke kërkuar të vërtetat që mund t’i zbatosh në jetën tënde kur ndihesh i largët nga Perëndia. Vër re që në këto vargje, fjalët pajtoj dhe pajtimi nënkuptojnë të rikthehesh në unitet dhe favor me Perëndinë pasi të jesh larguar prej Tij.

Paraqitini pyetjet vijuese që nxënësit t’i shohin ndërsa studiojnë.

  • Cilat fjalë dhe fraza në këto vargje ( 2 Korintasve 5:17–20) e përshkruajnë më mirë atë që Shpëtimtari bëri për ty?

  • Cili është roli i Atit Qiellor për të të ndihmuar të kthehesh tek Ai? (Shih 2 Korintasve 5:18–19 .)

  • Çfarë bekimesh marrim teksa përpiqemi të jetojmë “në Krishtin”? ( 2 Korintasve 5:17.)

Një e vërtetë që na mësohet te 2 Korintasve 5:17–20 është se ne mund të pajtohemi me Perëndinë dhe të bëhemi krijesa të reja nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit.

Pali dha mësim edhe për arsyen përse ne jemi në gjendje të bëhemi krijesa të reja dhe atë çfarë nënkupton kjo gjë.

Lexo te 2 Korintasve 5:21 , duke kërkuar referenca për Atin Qiellor, Jezu Krishtin dhe veten.

Ftojini nxënësit të tregojnë atë që gjetën. Nëse nevojitet, shpjegoni që “ai” te vargu 21 i referohet Atit Qiellor, ndërkohë që “të” [në fund të vargut] i referohet Jezu Krishtit.

  • Çfarë mësove nga ky varg?

Ndihmojini nxënësit ta kuptojnë këtë varg. Merreni parasysh të shqyrtoni me nxënësit paragrafin vijues dhe mendoni se si t’i ndihmoni nxënësit ta kuptojnë këtë koncept. Jini të përgatitur t’i shprehni këto ide me fjalët tuaja.

Te 2 Korintasve 5:21 Pali jep mësim se, ndonëse Jezusi nuk qe kurrë fajtor për bërjen e mëkatit, në Kopshtin e Gjetsemanit dhe në kryqin në Kalvari, Ai mori mbi Vete barrën, peshën dhe pasojat e mëkateve tona. Kur kërkojmë me zell që të marrim falje dhe të bëhemi një “krijesë e re”, ne e pranojmë ofertën e Jezu Krishtit që, nëse do të kemi besim tek Ai dhe do të pendohemi për mëkatet tona, Ai do t’i marrë mëkatet tona dhe ne mund të marrim drejtësinë e Tij. Në këtë mënyrë, ne do të bëhemi të pastër ashtu si Ai është i pastër (shih edhe Kolosianëve 2:13–14 ; 1 Pjetër 2:24).

Sigurohuni që t’i ndihmoni nxënësit të kuptojnë që procesi i të bërit i pastër si Jezu Krishti kërkon një përpjekje për tërë jetën.

  • Si të ndihmojnë mësimet te 2 Korintasve 5:21 ta kuptosh më mirë arsyen përse ne jemi në gjendje të bëhemi krijesa të reja në Krishtin dhe çfarë do të thotë kjo në të vërtetë?

  • Çfarë mendimesh dhe ndjenjash mund të ketë përjetuar Biri pa mëkat i Perëndisë ndërsa i mori me gatishmëri mëkatet e tua mbi Vete në mënyrë që ti të mund të pajtohesh me Perëndinë dhe të ndryshosh? (Merre parasysh të lexosh tek Isaia 49:16 dhe Doktrina e Besëlidhje 19:18 përpara se t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje.)

Jepuni nxënësve një shembull të ditëve të sotme të mënyrës se si ne mund të pajtohemi me Perëndinë. Merrni parasysh të tregoni një përvojë vetjake.

Përsiat se si ti, ose dikush që ti njeh, e ka përjetuar shërimin dhe pajtimin që ofron Shpëtimtari nëpërmjet Shlyerjes së Tij.

Merreni parasysh t’u kërkoni nxënësve të tregojnë çdo mendim ose ndjenjë që kanë (kujtojuni atyre të mos tregojnë asgjë tepër vetjake apo private). Nëse ata tregojnë një përvojë, bëni pyetje pasuese si “Çfarë ju mësoi kjo përvojë rreth Jezu Krishtit dhe Shlyerjes së Tij?” ose “Çfarë veprimesh bëri ky person që e lejuan atë të pajtohej me Perëndinë? Si mendon, përse ato veprime sollën një ndryshim?”

Përsiatja e parimeve të ungjillit mund të na ndihmojë ta kuptojmë më mirë dhe ta ndiejmë rëndësinë e tyre. Lexoje sërish përshkrimin e situatës tënde të jetës dhe marrëdhënies aktuale me Perëndinë për të cilën shkrove në fillim të mësimit. Më pas gjej disa çaste për të përsiatur mbi pyetjet vijuese:

Paraqitini idetë vijuese që nxënësit t’i përsiatin. Merreni parasysh të shtoni ide vetjake ose t’i ftoni nxënësit t’i tregojnë mendimet e tyre për gjërat që ata mund t’i përsiatin në bazë të asaj çfarë mësuan në këtë mësim.

  • Si mund të duket dhe ndihet të jesh i pajtuar me Perëndinë përjetësisht?

  • Në çfarë mënyrash dëshiron të bëhesh i ri nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit?

  • Çfarë përvojash ke pasur në jetën tënde që tregojnë se sa i gatshëm është Jezu Krishti të të ndihmojë të ndryshosh?

  • Në ç’mënyrë ishte përsiatja e dobishme?

  • Çfarë ke mësuar në këtë mësim rreth ndjenjave dhe dëshirave të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit për ty?

Mëso, ndiej dhe bëj

Në ditarin tënd të studimit, shkruaj atë që mësove dhe ndjeve sot që ishte më kuptimplotë për ty dhe arsyen përse. Mbaj shënim çfarë ndihesh i frymëzuar të bësh që mund të të ndihmojë të pajtohesh me Perëndinë dhe të bëhesh “një krijesë e re” në Krishtin. Çfarë ndryshimesh mund të presësh të shohësh te vetja jote (pas një viti, dy vitesh ose pesë vitesh) si dikush i cili ka ndryshuar me të vërtetë në Krishtin?

Ftojini nxënësit që ndihen mirë për ta bërë këtë gjë që t’i tregojnë mendimet dhe ndjenjat e tyre. Merreni parasysh që të tregoni edhe ndjenjat vetjake.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Si mund të më ndihmojë ta jetoj ungjillin e Krishtit dhe të bëhem “një krijesë e re” në Të?

Plaku Ulises Soares, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

Elder Ulisses Soares, Quorum of the Twelve Apostles official portrait.

“Një besim dhe një kthim i tillë më i thellë në besim do të na ndihmojë që t’i bëjmë e t’i mbajmë besëlidhjet me Perëndinë, duke e forcuar kështu dëshirën tonë për ta ndjekur Jezusin dhe duke sjellë një shndërrim të çiltër shpirtëror brenda nesh – me fjalë të tjera, duke na shndërruar në një krijesë të re, siç u dha mësim nga Apostulli Pal te letra e tij drejtuar korintasve ( 2 Korintasve 5:17). Ky shndërrim do të na sjellë një jetë më të lumtur, më frytdhënëse dhe më të shëndetshme dhe do të na ndihmojë që të mbajmë një këndvështrim të përjetshëm.”

(Ulises Soares, “Si Mund ta Kuptoj Unë?Ensign ose Liahona, maj 2019, f. 6.)

2 Korintasve 5:17–21 . Si mund ta kuptoj më mirë atë që dha mësim Pali në këto vargje?

Shpjegimi vijues mund t’ju ndihmojë të kuptoni disa nga fjalët dhe frazat në këto vargje:

Të bërit “një krijesë e re” do të thotë se “zemra, pamja dhe natyra jonë do të shndërrohet për t’u bërë më shumë si Shpëtimtari” (Benxhamin M. Z. Tai, “Fuqia e Librit të Mormonit në Kthimin në Besim”, Ensign ose Liahona, maj 2020, f. 47).

[Fraza që] Krishti “[nuk] ua numër[on] njerëzve fajet e tyre” do të thotë se për shkak të asaj që Krishti bëri për ne, kur pajtohemi me Perëndinë, mëkatet tona nuk llogariten më kundër nesh.

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

2 Korintasve 5:14–21 . Shkëmbimi i mëkateve tona me drejtësinë e Krishtit

Nëse nxënësit kanë nevojë për ndihmë për t’i kuptuar mësimet e Palit te 2 Korintasve 5:14–21 , merreni parasysh të shihni “Bariu i Mirë, Qengji i Perëndisë” (15:18) nga kodi kohor 10:30 deri në 12:10 në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org. Ftojini nxënësit të gjejnë ngjashmëritë ndërmjet këtyre historive dhe vargjeve te 2 Korintasve 5:14–21 . Këto ndodhi mund t’i ndihmojnë ata të shohin se si Jezu Krishti i mori mbi Vete mëkatet tona që ne të mund të kemi mundësinë të marrim drejtësinë e Tij.

2:3
2:3

2 Korintasve 5:14–21 . Marrja e drejtësisë së Krishtit

Merreni parasysh të shihni “Shëlbimi” (15:21) nga kodi kohor 06:48 deri në 08:43, në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org, në të cilin Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, përshkruan një histori nga libri Të mjerët. Ftojini nxënësit të marrin parasysh mënyrat se si ipeshkvi Bienvëny, i cili e shpëtoi Zhan Valzhanin në mënyrë që ai të mund të bëhej më i mirë, janë të ngjashme me Shpëtimtarin dhe mënyrat se si ne jemi si Zhan Valzhani. Ftojini ata të studiojnë vargjet te 2 Korintasve 5:14–21 dhe të shohin se si historia që Plaku Kristoferson tregon është e ngjashme me atë që Pali jep mësim rreth të bërit krijesa të reja në Krishtin dhe pranimit të drejtësisë së Tij.

2:3

2 Korintasve 5:1–5 . Dhurata e “kapari[t të] Frymës”

Nxënësit mund të përfitojnë nga diskutimi për dhuratën e Frymës së Shenjtë. Ftojini ata të lexojnë te 2 Korintasve 5:1–5 .

Më pas ata mund të studiojnë vargjet te 2 Korintasve 1:19–22 ; 5:5 ; Efesianëve 1:13–14 ; dhe thënien vijuese nga Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë:

Official Portrait of President Henry B. Eyring taken March 2018.

“Nëse e keni ndier ndikimin e Frymës së Shenjtë sot, ju mund ta merrni atë si fakt që Shlyerja po funksionon në jetën tuaj.”

(Henry B. Eyring, “Gifts of the Spirit for Hard Times”, Ensign, qershor 2007, f. 23.)

Ftojini nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve si “Si ndikon Fryma e Shenjtë në vetëbesimin tuaj në Shlyerjen e Shpëtimtarit dhe në premtimin për jetë të përjetshme?” dhe “Si na japin përvojat e tanishme me Frymën e Shenjtë një ide se si do të jetë ta shijosh jetën e përjetshme me Atin Qiellor?”