Seminari
Përsëritja 19 e Zotërimit Doktrinor


Përsëritja 19 e Zotërimit Doktrinor

Mësoji Përmendsh Referencat dhe Frazat Kyç të Shkrimeve të Shenjta

Mbajtja mend e fragmenteve të shkrimeve të shenjta dhe të asaj që jepet mësim në to mund të të ndihmojë në shumë mënyra. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të mësosh përmendsh disa nga referencat e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor të Dhiatës së Re dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë. 

Përgatitja e nxënësve: Jepuni nxënësve një kopje të tabelës me referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë më poshtë dhe ftojini ata të mësojnë përmendsh sa më shumë të munden nga pesë referencat e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë. Nxënësit mund të përdorin gjithashtu programin kompjuterik Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor]. Përndryshe, nxënësit mund të përpiqen ta mësojnë përmendsh një fragment të plotë të zotërimit doktrinor.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Mund të jetë e nevojshme të jepet një mësim për fragmentet e zotërimit doktrinor në vend të këtij mësimi për përsëritje. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi zonal ose rajonal për t’u siguruar që të jepet çdo mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor gjatë zhvillimit të seminarit.

Mësoji përmendsh frazat kyç të shkrimit të shenjtë

  • Cilat janë disa mënyra se si Shpëtimtari i përdori shkrimet e shenjta gjatë jetës së Tij në vdekshmëri?

Kur Shpëtimtari u tundua nga Satani, Ai përdori të vërtetat nga shkrimet e shenjta për ta ndihmuar Atë t’i mposhtte ato tundime (shih Mateu 4:1–11). Gjithashtu Ai i përdori shpesh shkrimet e shenjta në mësimet e Tij (shih Lluka 4:17–27 ; Mateu 19:4–5 ; Mateu 24:37–40 ; Marku 12:26). Ndërsa i mëson përmendsh referencat e zotërimit doktrinor dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë në këtë mësim, merre parasysh se si këto fragmente mund të të ndihmojnë ty dhe të tjerët. Nëse nuk i ke shënjuar ende këto fragmente të shkrimit të shenjtë dhe frazat kyç të tyre në shkrimet e tua të shenjta, merre parasysh ta bësh këtë.

Sipas rastit, zëvendësojini referencat vijuese dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë me ato fragmente të zotërimit doktrinor që nxënësit i kanë studiuar kohët e fundit.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Hebrenjve 12:9

Perëndia është “Ati [i] shpirtrave”.

Jakob [Bibël] 1:5–6

“Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia.”

Jakob [Bibël] 2:17–18

“Besimi, në qoftë se s’ka vepra, është i vdekur.”

1 Pjetër 4:6

“Ungjilli u është predikuar edhe të vdekurve.”

Zbulesa 20:12

“Dhe të vdekurit u gjykuan … sipas veprave të tyre.”

Kopjoje tabelën e mësipërme në ditarin tënd të studimit. Thënia e fjalëve me zë të lartë ndërsa i shkruan ato mund të të ndihmojë t’i mbash mend ato. Përsëriti referencat dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë me zë të lartë pasi t’i shkruash ato.

Merreni parasysh se cilat nga mundësitë vijuese mund të jenë më të mirat për nxënësit.

Bëj të paktën dy prej veprimtarive vijuese:

a. Kaloji disa minuta duke u përpjekur të mësosh përmendsh referencat e zotërimit doktrinor dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë. Pastaj mbuloji referencat e shkrimit të shenjtë dhe përpiqu t’i thuash ato duke parë vetëm frazat kyç. Pastaj mbuloji frazat kyç të shkrimit të shenjtë dhe përpiqu t’i thuash ato ndërkohë që sheh vetëm referencat e shkrimit të shenjtë.

b. Duke punuar me një partner, kërkoji një personi që të thotë një referencë të shkrimit të shenjtë me zë të lartë dhe tjetri të thotë frazën kyç përputhëse të shkrimit të shenjtë. Përsërite këtë disa herë për çdo referencë dhe frazë kyç të zotërimit doktrinor, duke u përpjekur t’i mësosh përmendsh referencat dhe frazat. Më pas përpiqu ta bësh këtë pa e parë tabelën. Pastaj ndërroni rolet.

Veprimtaria e mëparshme mund të përshtatet duke vënë grupe të ndryshme nxënësish që ta përfundojnë përsëritjen e tyre brenda një afati kohor sfidues (për shembull, 20 sekonda). Ose mësuesi mund të marrë njërin rol dhe e gjithë klasa tjetrin.

c. Pasi ke kaluar disa minuta duke i mësuar përmendsh referencat e zotërimit doktrinor dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë, përpiqu t’i plotësosh fjalët që mungojnë në referencat dhe frazat kyç të paplota në vijim. Ti mund të përdorësh edhe programin kompjuterik Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] për të ushtruar plotësimin e vendeve bosh.

Merreni parasysh t’i shkruani referencat dhe frazat kyç të paplota të shkrimit të shenjtë në vijim në tabelë ose t’i përgatitni në copa letre që grupet e nxënësve t’i plotësojnë së bashku.

  • Hebrenjve ___:9. Perëndia __ _____ i _____.

  • __________ 1:5–6. Në qoftë se ___ nga ____ i mungon _______, le ___ kërkojë __ Perëndia.

  • Jakobi [Bibël] 2:___–____. Besimi, __ ____ __ s’ka _____, është __ ____.

  • 1 Pjetër ___:6. ______ u është ________ edhe __ ____.

  • ________________ 20:12. Dhe ___ vdekurit u gjykuan … _________ veprave të _____.

d. Përzgjidh një nga fragmentet e zotërimit doktrinor dhe përpiqu ta mësosh përmendsh të gjithë vargun ose vargjet.

e. Shkruaj sa më shumë që arrin t’i mbash mend nga pesë referencat e fragmenteve të zotërimit doktrinor dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë.

Reflekto

Përzgjidh një ose dy nga fragmentet e zotërimit doktrinor me të cilat punove sot dhe lexoje të gjithë fragmentin. Mendo se përse ia vlen të mbahet mend ky fragment.

  • Nga të vërtetat e dhëna mësim në këto pesë fragmente të zotërimit doktrinor, cila e vërtetë është më kuptimplotë për ty? Pse?

  • Si mundet njohja e këtyre të vërtetave të të mundësojë t’i ndihmosh të tjerët?

  • Çfarë mund të bësh që t’i kujtosh dhe t’i zbatosh më mirë këto fragmente të zotërimit doktrinor?