Seminari
2 Korintasve 2


2 Korintasve 2

“Ju Duhet Më Tepër T[ë] Falni”

Young woman comforting another young woman

T’i falësh të tjerët mund të jetë shumë e vështirë. Pali u shkroi shenjtorëve korintas që ta falnin shkelësin në komunitetin e tyre. Pali i ftoi ata të falnin, si për të mirën e personit që do të merrte faljen, ashtu edhe për të mirën e tyre. Ndërsa studion, mundohu ta shtosh kuptueshmërinë tënde për rëndësinë e faljes dhe dëshirën tënde për t’i falur të tjerët.

Nxitja e studimit të përditshëm të shkrimeve të shenjta. Nxitni zakonin e studimit të përditshëm të shkrimeve të shenjta. Pak gjëra do të kenë një ndikim më të fuqishëm dhe më afatgjatë për mirë në jetën e nxënësve sesa të ndihmuarit e tyre që të mësojnë t’i duan shkrimet e shenjta dhe t’i studiojnë ato çdo ditë.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur që të tregojnë shembullin e dikujt që njohin, i cili i ka dhënë një personi tjetër falje si ajo e Krishtit.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Pyetjet vijuese mund t’i ndihmojnë nxënësit të mendojnë rreth rolit që luan falja në jetën e tyre. Tema e faljes mund të jetë delikate për disa nxënës. Jini të përgatitur t’i ndiqni nxitjet e Frymës së Shenjtë për t’i dhënë mësim këto parime me dashuri dhe mirëkuptim.

Si do të reagoje?

Përfytyro se si ti dhe të tjerët përreth teje mund të reagoni në situatat vijuese:

  • Përhapet fjala se një anëtar/e i/e lagjes ose degës tënde ka kryer një mëkat të rëndë, si për shembull shkelja e ligjit të dëlirësisë.

  • Dikush në lagjen apo degën tënde i ka kundërshtuar hapur drejtuesit e Kishës.

Përgjigjju pyetjeve vijuese:

  • Edhe nëse njerëzit në këto situata do të takoheshin me udhëheqës të Kishës dhe do të përpiqeshin të pendoheshin, si mund të flisnin të tjerët për ta dhe t’i trajtonin ata?

  • Përse mund të jetë e vështirë që disa njerëz t’i trajtojnë ata me dashuri dhe falje?

Te 2 Korintasve 2 , Pali shkroi për një situatë të ngjashme në Korint kur dikush pati kryer shkelje dhe ishte disiplinuar nga anëtarët e Kishës.

Përsiat se si i trajton ata që ke përreth teje, të cilët mund të kenë kryer shkelje. Merri parasysh pyetjet vijuese të parashtruara nga Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“A ka ndonjë njeri në jetën tuaj që mbase ka nevojë për falje? A ka ndonjë njeri në shtëpinë tuaj, ndonjë njeri në familjen tuaj, ndonjë njeri në lagjen tuaj, i cili ka bërë një gjë të padrejtë ose të pahijshme apo jo të krishterë? Të gjithë ne jemi fajtorë për shkelje të tilla, prandaj, me siguri duhet të jetë ndonjë i cili ka ende nevojë për faljen tuaj.”

(Jeffrey R. Holland, “I Stand All Amazed”, Ensign, gusht 1986, f. 72.)

Ndërsa e studion këtë mësim, kërko ndihmën e Frymës së Shenjtë për të rritur kuptueshmërinë tënde për rëndësinë e faljes si ajo e Krishtit dhe mënyrës se si ti mund t’i falësh të tjerët.

Pali na mësoi për faljen

Nxënësit mund ta kryejnë veprimtarinë vijuese në grupe të vogla, në dyshe ose më vete.

Lexo te 2 Korintasve 2:5–11 dhe shih se cilat të vërteta mund të përcaktosh nën kategoritë vijuese:

Si duhet ta trajtojmë një person i cili na ka shkaktuar pikëllim?

Përse duhet t’i trajtojmë njerëzit në këtë mënyrë?

  • Çfarë mësove nga studimi i këtij fragmenti?

Ndërsa nxënësit tregojnë atë që mësuan, shkruani në tabelë çdo të vërtetë që ata thonë.

Dy parime që mund të kesh përcaktuar janë se nëpërmjet Shpëtimtarit Jezu Krisht, ne mund t’i falim dhe t’u afrohemi të tjerëve me dashuri dhe nëse nuk i falim të tjerët, Satani do të ketë epërsi mbi ne.

  • Cilët janë [disa] shembuj të mënyrës se si mund ta falësh, ngushëllosh ose t’ia vërtetosh dashurinë tënde dikujt i cili ka kryer shkelje ose është treguar i pasjellshëm?

  • Nisur nga ajo që di rreth Shpëtimtarit Jezu Krisht, përse mund të dojë Ai që të falim dhe të tregojmë dashuri për njëri-tjetrin? Si mund të na ndihmojë Ai ta bëjmë këtë?

Plaku Masimo De Feo, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim:

Official Portrait of Elder Massimo De Feo Photographed March 2017.

“Dishepujt e vërtetë dëshirojnë shumë të falin. Ata e dinë se Shlyerja e Shpëtimtarit i përfshin të gjitha mëkatet dhe gabimet e çdonjërit prej nesh. Ata e dinë se çmimi që Ai pagoi është një ‘çmim gjithëpërfshirës’. Taksat, tarifat, komisionet dhe detyrimet shpirtërore që lidhen me mëkatet, gabimet apo keqbërjet janë të gjitha të përfshira. Dishepujt e vërtetë janë të shpejtë për të falur dhe për të kërkuar falje.

Vëllezërit e motrat e mia të dashura, nëse po hasni vështirësi që të gjeni forcën për të falur, mos mendoni për atë që të tjerët kanë bërë ndaj jush, por mendoni për atë që Zoti ka bërë për ju, dhe do të gjeni paqe nga bekimet shëlbuese të Shlyerjes së Tij.”

(Masimo De Feo, “Dashuria e Pastër: Shenja e Vërtetë e Çdo Dishepulli të Vërtetë të Jezu Krishtit”, Ensign ose Liahona, maj 2018, f. 82.)

Nëse nxënësit e bënë veprimtarinë e përgatitjes së nxënësve, merreni parasysh të bëni pyetjet vijuese dhe t’i ftoni ata të tregojnë atë që përgatitën. Kujtojuni nxënësve të mos tregojnë përvoja që mund të jenë tepër vetjake.

  • Kur ke parë shembullin e dikujt i cili e fali një tjetër dhe më pas iu afrua me dashuri atij personi?

  • Në ç’mënyrë mospranimi për të falur i jep Satanit mundësi që të “na mposhtë”? ( 2 Korintasve 2:11 .)

Ndihmojini nxënësit ta kuptojnë bekimin që mund t’i vijë atij që fal, si dhe atij që merr faljen duke bërë veprimtarinë vijuese.

Color Handouts Icon

Paraqitini udhëzimet vijuese për veprimtarinë ose ua jepni ato nxënësve si fletushkë.

New Testament Seminary Teacher Manaul - 2023

Përfytyro sikur, ashtu si korintasit, njerëzit në lagjen tënde duhet ta shtojnë dashurinë dhe faljen e tyre ndaj atyre që kanë mëkatuar. Për këtë arsye, peshkopi yt të fton të shprehësh një mendim të shkurtër mbi faljen në fillim të orës mësimore ose të mbledhjes së kuorumit. Gjej disa minuta dhe krijo një përvijim të asaj që mund të thuash. Përfshi sa vijon:

  1. Të paktën një varg apo frazë nga 2 Korintasve 2:7–11 .

  2. Një shkrim tjetër të shenjtë ose një deklaratë nga një udhëheqës i Kishës. (Ti mund të përdorësh deklaratën e mëposhtme nga Plaku Kevin R. Dankan, një nga shkrimet e shenjta që ai përmend ose një nga fragmentet e shkrimit të shenjtë që e pasojnë deklaratën e tij.)

  3. Vetë mendimet dhe dëshminë tënde për dhënien e dashurisë dhe faljes për të tjerët dhe se si kjo mund të na ndihmojë t’i afrohemi më pranë Shpëtimtarit.

Mësime rreth faljes

Plaku Kevin R. Dankan, i Të Shtatëdhjetëve, tha:

Official Portrait of Elder Kevin R. Duncan. Photographed in March 2017.

“Unë jam i bindur se shumica prej nesh duan të falin, por ne e shohim shumë të vështirë për ta bërë. Kur kemi përjetuar një padrejtësi, ne mund të jemi të shpejtë për të thënë: ‘Ai person bëri gabim. Ata meritojnë dënim. Ku është drejtësia?’ Ne gabimisht mendojmë se nëse falim, në një mënyrë nuk do t’i shërbehet drejtësisë dhe dënimet do të shmangen.

Por thjesht nuk është kështu. Perëndia do të jepte për këdo një dënim që është i drejtë, sepse mëshira nuk mund ta grabitë drejtësinë (shih Alma 42:25). Perëndia na siguron me dashuri ju dhe mua: ‘Ma lini vetëm mua gjykimin, sepse ai është i imi dhe unë do të shpaguaj. [Por] paqja qoftë me ju’ [ Doktrina e Besëlidhje 82:23 ].”

(Kevin R. Dankan, “Vajosja Shëruese e Faljes”, Ensign ose Liahona, maj 2016, f. 33–34.)

Merreni parasysh t’i lejoni nxënësit t’i tregojnë përvijimet e tyre në dyshe ose në grupe të vogla.

  • Çfarë mësove që mund t’i ndihmojë anëtarët e lagjes tënde ta kuptojnë më mirë faljen dhe ta japin faljen?

  • Si mundet falja e të tjerëve t’i sjellë ata më pranë Jezu Krishtit?

Reflekto mbi mënyrën se si ti i trajton ata që kanë kryer shkelje.Kërko frymëzim nga Ati Qiellor për atë që mund të bësh që t’i “fal[ësh]… dhe … t’i shfaq[ësh] dashuri” ( 2 Korintasve 2:7–8). Merre parasysh t’i shkruash mbresat dhe mendimet e tua në ditarin tënd të studimit, duke përfshirë çdo veprim që ndihesh i frymëzuar të ndërmarrësh.

Nxitini nxënësit të veprojnë sipas mbresave që patën gjatë mësimit. Merreni parasysh të dëshmoni për bekimet e faljes dhe mënyrën se si falja mund ta sjellë atë që fal, si edhe atë që merr faljen, më pranë Jezu Krishtit.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Si mund të të bekojë falja ty personalisht?

Presidenti Xhejms E. Faust (1920–2007) i Presidencës së Parë, dha mësim:

Last official portrait of President James E. Faust, Second Counselor in the First Presidency, 2001. Died 10 August 2007.

“Nëse mund të gjejmë falje në zemrën tonë për ata që na kanë shkaktuar vuajtje dhe lëndim, ne do të ngrihemi në një nivel më të lartë vetëbesimi dhe mirëqenieje”.

(Xhejms E. Faust, “Fuqia Shëruese e Faljes”, Ensign ose Liahona, maj 2007, f. 68 [në anglisht]; Konferenca e Përgjithshme, Prill 2007, f. 80.)

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Last official portrait of President James E. Faust, Second Counselor in the First Presidency, 2001. Died 10 August 2007.

“Me autoritetin apostullor që më është dhënë nga Shpëtimtari i botës, unë dëshmoj për qetësinë e shpirtit që do të sjellë pajtimi me Perëndinë dhe me njëri-tjetrin, nëse jemi të butë dhe të guximshëm aq sa ta kërkojmë atë”.

(Xhefri R. Holland, “Shërbesa e Pajtimit”, Ensign ose Liahona, nëntor 2018, f. 79.)

Si mund të të ndihmojë Jezu Krishti që të falësh?

Plaku Kevin R. Dankan, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim:

Official Portrait of Elder Kevin R. Duncan. Photographed in March 2017.

“Falja është vetë shkaku pse Perëndia dërgoi Birin e Tij, që të na lejojë t’i gëzohemi ofrimit të Tij për të na shëruar të gjithë ne. Shlyerja e Shpëtimtarit nuk është vetëm për ata që duhet të pendohen; ajo është edhe për ata që duhet të falin. Nëse keni vështirësi të falni një person tjetër ose veten tuaj madje, kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë. Falja është një parim i lavdishëm shërues. Ne nuk ka pse të jemi dy herë viktimë. Ne mund të falim.”

(Kevin R. Dankan, “Vajosja Shëruese e Faljes”, Ensign ose Liahona, maj 2016, f. 35.)

Si mund ta kuptoj më mirë çfarë është falja?

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

2:3
Official Portrait of Elder Kevin R. Duncan. Photographed in March 2017.

“[Jezu Krishti] nuk tha: ‘Nuk ju lejohet të ndieni dhembje të vërtetë ose brengë të vërtetë nga përvojat shkatërruese që i keni pasur për shkak të një personi tjetër’. Dhe as nuk tha: ‘Me qëllim që të falni plotësisht, ju duhet të hyni sërish në një marrëdhënie helmuese ose të ktheheni në një rrethanë keqtrajtuese dhe shkatërruese’. Por pavarësisht nga fyerjet më të tmerrshme që mund të na vijnë, ne mund të ngrihemi mbi dhembjen tonë vetëm kur i vendosim këmbët tona në shtegun e shërimit të vërtetë.”

(Xhefri R. Holland, “Shërbesa e Pajtimit”, Ensign ose Liahona, nëntor 2018, f. 79.)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Qortimi që vjen nga dashuria

Në disa nga shkrimet e mëparshme të Palit drejtuar korintasve, ai i kishte qortuar ata për mosbindjen e tyre dhe mungesën e besimit. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të lexojnë vargjet te 2 Korintasve 2:1–4 dhe të shohin atë që Pali shpresonte se ata do ta kuptonin rreth motiveve të qortimit të tij për ta. Në ç’mënyrë mund të jetë qortimi apo korrigjimi një provë e dashurisë së një udhëheqësi apo prindi për ju?

Shkruar në zemër

Për shkak se materiali te 2 Korintasve 3 nuk jepet mësim në programin mësimor, sa vijon ju jep një ide për mësimdhënien për atë kapitull.

Shpjegoni se gjatë mungesës së Palit në Korint, disa mësues të rremë filluan t’i kundërshtonin mësimet e Palit dhe u përpoqën që ta turpëronin Palin duke u thënë të kthyerve në besim se ata duhej të ndiqnin ende ligjin e Moisiut. Përmblidheni vargun te 2 Korintasve 3:1 , duke shpjeguar se në përgjigje ndaj atyre që u përpoqën ta turpëronin atë, Pali i pyeti anëtarët në Korint në mënyrë retorike nëse ai duhej t’u jepte atyre një “let[ër] rekomandimi”, gjë e cila dëshmonte për karakterin e tij dhe ligjshmërinë e tij si një Apostull i vërtetë i Jezu Krishtit.

Nxënësit mund të lexojnë te 2 Korintasve 3:2–3 , duke kërkuar atë që shërbeu si letër rekomandimi e Palit (jeta e ndryshuar e shenjtorëve). Si mendon, çfarë do të thotë që fjalët e Krishtit ishin të shkruara “jo mbi rrasa guri, por mbi rrasa të një zemre mishi”? Si mund ta lejojë një person ungjillin në zemrën e tij? Si mund ta jetojmë më mirë ungjillin nga zemra jonë?