Seminari
Veprat e Apostujve 27–28


Veprat e Apostujve 27–28

Ndiqeni Profetin

dark ocean storm with lighting and waves at night

Pasi u përndoq, u keqtrajtua dhe u burgos pa të drejtë në Jerusalem dhe Cezare, Apostulli Pal kërkoi që ta apelonte çështjen e tij përpara Cezarit në Romë. Rrugës për në Romë, Pali dhe ata që ishin me të u përballën me stuhi të fuqishme, mbytje të anijes dhe vështirësi të tjera. Në këto rrethana, Pali dha këshilla të frymëzuara dhe paralajmërime për t’i mbrojtur të gjithë. Ky mësim ka për të qëllim të të ndihmojë të ndiesh rëndësinë e ndjekjes së këshillave të profetit.

Të kuptuarit e kontekstit të shkrimeve të shenjta. Të kuptuarit e kontekstit të shkrimeve të shenjta i përgatit nxënësit që të dallojnë mesazhet e autorëve të frymëzuar. Kur nxënësit e kuptojnë qëllimin e frymëzuar të autorit, ata janë të përgatitur më mirë për të përcaktuar parimet e vërteta dhe doktrinën që i përshtatet në mënyrë unike nevojave të tyre individuale.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të studiojnë disa nga mësimet e tanishme të profetëve të ditëve të sotme. Për shembull, ata mund të lexojnë ose të shohin një bisedë të konferencës së përgjithshme të fundit, të lexojnë një artikull nga një profet ose apostull në revistën Për Forcën e Rinisë ose të lexojnë disa tema në broshurën Për Forcën e Rinisë. Ftojini nxënësit të përsiatin se si ndihen për sa i përket reagimit ndaj këshillave të profetëve.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ndjekja e profetit

Lexo pohimet vijuese të këshillave apo paralajmërimit profetik të marra nga broshura Për Forcën e Rinisë (2011).

Merreni parasysh t’i paraqitni thëniet e këshillës ose paralajmërimit si ato në vijim nga broshura Për Forcën e Rinisë (broshurë, 2011) ose të sillni kopje të kësaj broshure. Është gjithashtu në dispozicion në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] nën “Standards for Youth” [“Standarde për Rininë”].

“Tregoni dashuri për pjesëtarët tuaj të familjes çdo ditë” (faqe 14).

“Arsimi është një pjesë e rëndësishme e planit të Atit Qiellor për t’ju ndihmuar të bëheni më shumë si Ai. … Arsimi që fitoni, do të jetë me vlerë për ju gjatë vdekshmërisë dhe në jetën e përjetshme” (faqe 9).

“Mos ndiqni, shikoni apo merrni pjesë në asgjë që është vulgare, imorale, e dhunshme ose pornografike në çfarëdolloj mënyre” (faqe 11).

“Nëse miqtë tuaj ju nxisin të bëni gjëra që janë të gabuara, jini ai që me besim bën atë që është e drejtë, edhe nëse jeni i vetmi” (faqe 16).

  • Çfarë qëndrimesh të ndryshme ke parë të shfaqin njerëzit rreth ndjekjes së këshillave të profetëve?

  • Përse disa të rinj mund të zgjedhin të mos ua vënë veshin këshillave të profetëve?

  • Cilat mund të jenë disa nga pasojat e mosndjekjes së këshillave të profetëve?

Përsiat se si ti personalisht u përgjigjesh këshillave dhe drejtimit të profetit. Ndërsa studion kapitullin te Veprat e Apostujve 27 , kërko frymëzim nga Ati Qiellor nëpërmjet Frymës së Shenjtë për të marrë mbresa që do të të ndihmojnë ta forcosh zotimin tënd për të ndjekur këshillat e profetit të Zotit.

Këshilla profetike e Palit

Rrugës për në Romë për të apeluar çështjen e tij përpara Cezarit, Pali dha këshilla dhe paralajmërime për t’i mbrojtur udhëtarët në udhëtimin e tyre.

Plotësoje veprimtarinë vijuese duke lexuar në fillim informacionin në krye të çdo katrori. Më pas lexo vargjet shoqëruese te Veprat e Apostujve 27 . Përmblidhe ndodhinë në qendër të çdo kutie duke vizatuar një figurë të thjeshtë ose duke shkruar një përmbledhje të fjalëve dhe veprimeve të Palit. Sigurohu që të përfshish gjithashtu reagimin e njerëzve ndaj këshillës së Palit.

Color Handouts Icon

Jepuni nxënësve fletushkën në vijim. Merreni parasysh t’i lejoni nxënësit të punojnë në dyshe ose në grupe të vogla dhe caktojuni atyre blloqe të ndryshme të shkrimeve të shenjta. Përndryshe, katër nxënës mund të grupohen së bashku dhe secilit t’i caktohet një bllok i ndryshëm i shkrimit të shenjtë për ta lexuar dhe ilustruar ose përmbledhur. Kur të mbarojnë, ftojini nxënësit ta paraqesin dhe tregojnë punën e tyre dhe t’i diskutojnë pyetjet vijuese në grupet e tyre ose si klasë.

Paul’s Voyage to Rome

Udhëtimi i Palit në Romë

Ushtarët romakë e sollën Palin dhe të burgosurit e tjerë në një anije me rreth 300 njerëz. Udhëtimi i tyre ishte i ngadaltë, i vështirë dhe i rrezikshëm për shkak se ishte nga fundi i vjeshtës, kohë kur stuhi të fuqishme ndodhnin shpesh.

Lexo te Veprat e Apostujve 27:9–13

Gjatë një stuhie të tmerrshme, u bënë përpjekje për ta riparuar anijen dhe për të lehtësuar ngarkesën.

Lexo te Veprat e Apostujve 27:20–26

Pas 14 ditësh stuhie të tmerrshme, ata provuan një afrim të rrezikshëm me tokën. Detarët e lëshuan spirancën dhe donin ta braktisnin anijen për shkak se menduan se do të përplasej me shkëmbinjtë.

Lexo te Veprat e Apostujve 27:30–36

Pasi e lehtësuan anijen edhe më shumë, ata u përpoqën ta ankoronin.

Lexo te Veprat e Apostujve 27:41–44

  • Si mendon se do të kishe reaguar ndaj mësimeve të Palit nëse do të kishe qenë në anije? Përse?

  • Çfarë të vërtetash mëson nga ajo që studiove?

Ndihmojini nxënësit t’i përcaktojnë të vërtetat që mësuan nga mësimet e Palit. Disa nga këto parime mund të jenë që nëse i shpërfillim paralajmërimet dhe këshillat e shërbëtorëve të Zotit, atëherë ne e vendosim veten në rrezik dhe nëse e dëgjojmë këshillën dhe paralajmërimet e shërbëtorëve të Zotit, atëherë Zoti do t’i përmbushë premtimet e Tij ndaj nesh.

  • Çfarë di ti rreth profetëve që të jep siguri për këshillat dhe mësimet e tyre?

Zoti ka dhënë mësim që nëpërmjet profetit ne do të dëgjojmë zërin e Tij (shih Doktrina e Besëlidhje 1:37–38) dhe që paralajmërimet e Tij shpesh do të vijnë nëpërmjet profetëve të Tij të zgjedhur (shih Doktrina e Besëlidhje 1:1–4). Në kohën tonë, ne i mbështetim të gjithë anëtarët e Presidencës së Parë dhe Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve si profetë, shikues dhe zbulues. Gjej një çast për të përsiatur përse Zoti na ndihmon nëpërmjet profetëve dhe asaj që kjo tregon rreth ndjenjave të Tij ndaj nesh.

  • Çfarë mëson rreth Zotit nga këshillat dhe paralajmërimet që Ai jep nëpërmjet profetëve të Tij?

  • Çfarë përvojash ke pasur ti ose të tjerët që ti njeh me zgjedhjen për t’i ndjekur ose shpërfillur këshillat nga profeti?

Ftojini nxënësit të japin mendimet e tyre.

Për veprimtarinë vijuese nxënësit mund të përsëritin dhe përdorin përgatitjen e tyre për këtë mësim. Merreni parasysh se si nxënësit do t’i përdorin këshillat nga profetët. Përcaktoni nëse do të duhet që nxënësit t’i sjellin në klasë kopjet e burimeve në letër ose nëse mund t’i përdorin ato elektronikisht.

Gjej disa minuta për të gjetur dhe studiuar këshillat ose paralajmërimet e fundit që Zoti na ka dhënë nëpërmjet profetëve të Tij. Disa vende për të kërkuar mund të përfshijnë biseda të konferencave të përgjithshme të fundit, revistën Për Forcën e Rinisë ose broshurën Për Forcën e Rinisë. Ti mund të përfshish pohimet nga profetët që u dhanë në fillim të mësimit.

  • Në ç’mënyrë është provë e kujdesit, shqetësimit dhe mëshirës së Zotit për ty kjo këshillë nga profeti i Zotit?

  • Nëse e ke ndjekur këtë këshillë në jetën tënde, si të ka bekuar Ati Qiellor për bindjen tënde?

  • Nëse ka ndonjë mënyrë që ti e ke shpërfillur ose nuk i je bindur kësaj këshille, përse mund të të ftonte një Shpëtimtar i dashur të fillosh ta ndjekësh këtë këshillë? Si mund ta përmirësojë ajo jetën tënde?

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të flasin për këshillat që kanë studiuar dhe mendimet dhe ndjenjat e tyre për to.

Ndjekja e këshillave profetike në jetën tënde

  • Cilat janë disa nga arsyet që ti je mirënjohës/e për këshillat profetike dhe paralajmërimet në jetën tënde?

Kërko frymëzim nga Ati Qiellor nëpërmjet Frymës së Shenjtë për të të ndihmuar të kuptosh mënyrat se si Zoti e tregon që Ai është i kënaqur me bindjen tënde ndaj profetëve të Tij, si edhe mënyrat se si Ai mund të të nxitë të përmirësohesh. Shkruaji mendimet dhe mbresat që të vijnë në mendje dhe zotohu t’i ndjekësh ato. Mund të jetë e dobishme t’ia tregosh mbresat e tua një pjesëtari të afërt të familjes ose udhëheqësi të besuar të Kishës dhe ta ftosh atë të të ndihmojë t’i ndjekësh ato mbresa.

Merreni parasysh ta përfundoni me dëshminë rreth bekimit dhe rëndësisë së ndjekjes së këshillave dhe paralajmërimeve të profetëve të Zotit.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Si ndikon tek unë ndjekja e këshillave të profetëve?

Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, dha mësim sa vijon:

Official Portrait of President Henry B. Eyring taken March 2018.

“Zgjedhja për të mos e zbatuar këshillën profetike e ndryshon vetë terrenin mbi të cilin qëndrojmë. Ai bëhet më i rrezikshëm. Mospranimi i këshillës profetike zvogëlon fuqinë tonë për të marrë këshillë të frymëzuar në të ardhmen. Çasti më i mirë që Noeu të merrte vendim për të kërkuar ndihmë që të ndërtonte arkën, ishte kur ai kërkoi ndihmë për herë të parë. Çdo herë që ai kërkoi ndihmë pas kësaj, çdo dështim për t’u përgjigjur, do ta zvogëlonte ndjeshmërinë ndaj Shpirtit. Kështu që çdo herë që ai kërkonte ndihmë, do të ishte dukur më e pamend, derisa erdhi shiu. Por atëherë ishte tepër vonë.

Çdo herë në jetën time kur kam zgjedhur ta vonoj ndjekjen e këshillës së frymëzuar apo kur kam vendosur se bëja përjashtim, unë arrita të kuptoj se e kisha vënë veten në rrezik. Çdo herë që e kam dëgjuar këshillën e profetëve, e kam ndier të pohuar në lutje dhe pastaj e kam zbatuar, kam mësuar se kisha lëvizur në drejtim të sigurisë.”

(Henry B. Eyring, “Finding Safety in Counsel”, Ensign, maj 1997, f. 25.)

Official Portrait of President Henry B. Eyring taken March 2018.

“Ngaqë Zoti është dashamirës, Ai thërret shërbëtorë për t’i paralajmëruar njerëzit për rrezikun. Ajo thirrje për të paralajmëruar është bërë më e fortë dhe më e rëndësishme për faktin se paralajmërimet me vlerë më të madhe janë mbi rreziqet që njerëzit ende nuk mendojnë se janë të vërteta.”

(Henry B. Eyring, “A Voice of Warning”, Ensign, nëntor 1998, f. 32.)

Veprat e Apostujve 27:9 . Çfarë do të thotë që “agjërimi tashmë kishte kaluar”?

“Agjërimi” ndoshta i drejtohet ditës së shenjtë judease, të quajtur Dita e Shlyerjes, e cila shënonte fillimin e periudhës gjatë së cilës në përgjithësi mendohej si e pasigurt të udhëtoje në detin Mesdhe për shkak të stuhive të forta. Dita e Shlyerjes zakonisht ndodhte nga fundi i shtatorit ose në fillim të tetorit.

Veprat e Apostujve 27:28 . Sa është një “pashë”?

Një pashë është largësia nga gishti më i gjatë i njërës dorë deri te gishti më i gjatë i dorës tjetër kur krahët janë të shtrirë plotësisht. Një pashë ishte rreth katër kubitë.

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Veprat e Apostujve 28 . Perëndia mund t’i kthejë sprovat në bekime

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të studiojnë përvojat e ndryshme të Palit që shënohen te Veprat e Apostujve 28:1–6 ; 28:7–14 ; 28:16–24 dhe 28:30–31 që t’i ndihmoni ata të kuptojnë të vërtetën që nëse jemi besnikë, Perëndia mund të na ndihmojë t’i kthejmë sprovat në bekime për veten dhe të tjerët, siç gjendet te Veprat e Apostujve 28 . Nxënësit mund të shohin disa nga sfidat e ndryshme me të cilat Pali u përball dhe mënyrën se si ai qëndroi besnik. Cilat janë disa nga sfidat që e vënë në provë besimin e të rinjve sot? Cila provë tregon se Perëndia vazhdon t’i kthejë sprovat në bekime?