Seminari
Veprat e Apostujve 22–26


Veprat e Apostujve 22–26

Dëshmia e Palit

Paul speaking to King Agrippa.

Përballë akuzave të rreme dhe keqtrajtimit fizik, Pali nuk heshtte. Qoftë i lidhur me zinxhirë ose i sjellë përpara udhëheqësve dhe mbretërve, Pali e tregoi me besnikëri dëshminë e tij të fuqishme për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të zhvillosh në jetën tënde të përditshme një dëshirë më të madhe për ta ndjekur shembullin e Palit në dhënien e dëshmisë për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij. 

Ftojini nxënësit të dëshmojnë për doktrinën dhe parimet: Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se “ndarja e dëshmisë jo vetëm që e bekon personin që e jep atë, por gjithashtu mund t’ua forcojë besimin dhe dëshminë të tjerëve. … [Një dëshmi] thjesht mund të jetë një deklarim i asaj që një njeri e di se është e vërtetë, e thënë me sinqeritet dhe bindje. Ajo mund të jetë një pohim i thjeshtë i mënyrës se si ndihet një njeri rreth një doktrine apo parimi të ungjillit dhe ndryshimit që ai ka bërë në jetën e tij ose të saj” (Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillit: Një Manual për Mësuesit dhe Udhëheqësit në Seminaret dhe Institutet e Fesë [2012], f. 37).

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin dhe të vijnë të përgatitur për të treguar një përvojë ku ata janë ndikuar nga dëshmia e dikujt tjetër.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Dhënia e dëshmisë

Kujtojuani nxënësve ftesën e përgatitjes së nxënësve për këtë mësim ndërsa ata u përgjigjen pyetjeve në vijim.

Në një kuptim fetar ose shpirtëror, dëshmimi ose dhënia e dëshmisë zakonisht i referohet tregimit të bindjeve vetjake për njohurinë shpirtërore siç jepet nga Fryma e Shenjtë (shih Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Dëshmoj ” dhe “ Dëshmi ”).

  • Kur e ke ndier fuqinë e dhënies së dëshmisë tënde ose ke dëgjuar dikë tjetër të japë dëshminë e tij? Si ka ndikuar kjo tek ti?

  • Sa i gatshëm je t’ua tregosh dëshminë tënde të tjerëve? Përse mund të ishte dikush ngurrues për të dhënë dëshminë e tij?

  • Çfarë pyetjesh dhe shqetësimesh ke për dhënien e dëshmisë rreth bindjeve të tua para të tjerëve?

Në këtë mësim ti do të studiosh dëshminë e Palit për Shpëtimtarin dhe mënyrën se si Shpëtimtari ndikoi në jetën e Palit. Ti do të mësosh gjithashtu se si të tjerët iu përgjigjën dëshmisë së Palit. Ndërsa studion, merre parasysh mënyrën se si Shpëtimtari mund ta bekojë jetën tënde teksa ti tregohesh i gatshëm të japësh dëshminë tënde për Të dhe ungjillin e Tij, pavarësisht se sa e fortë mendon se është dëshmia jote.

Dëshmia e Apostullit Pal

Pavarësisht se u rrah, godit me gurë dhe u burgos në mënyrë të rreme, Pali e dha vazhdimisht dëshminë e tij për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij. Ndërsa lexon historinë e Palit, ushtro përfytyrimin e asaj që po ndodh në ndodhi.

Kjo mund të jetë një mundësi e mirë për t’iu kujtuar nxënësve efektshmërinë e përfytyrimit. Nxitini ata të përfytyrojnë sikur të ishin të pranishëm gjatë ndodhisë. Ndërsa lexojnë, ata mund të përfytyrojnë pamjet, tingujt dhe ndjenjat që mund të kishin përjetuar.

Fragmentet vijuese përmbajnë pjesë të dëshmisë së Palit dhe përgjigjet e atyre që e dëgjuan atë. Zgjidh një nga fragmentet për ta lexuar dhe mendo për mënyrën se si ti mund të jesh ndikuar nga dëshmia e tij nëse do të kishe qenë atje.

Merreni parasysh ta paraqitni informacionin vijues për nxënësit. Nëse ora e mësimit është e kufizuar, mund të jetë e dobishme të theksoni se nuk nevojitet që nxënësit t’i lexojnë të tria dëshmitë.

Dëshmia e Palit

Përgjigjja e njerëzve

Pali u lidh me zinxhirë pas arrestimit të tij në Jerusalem. Atë e lejuan t’u fliste njerëzve ndërkohë që qëndronte jashtë fortesës Antonia.

Lexo te Veprat e Apostujve 22:6–16

Veprat e Apostujve 22:22–24

Pali u arrestua jashtë tempullit në Jerusalem dhe u soll përpara udhëheqësve judeas. Ai u mor në pyetje nga këta udhëheqës judeas dhe u burgos. Kapiteni romak i cili e kishte arrestuar Palin mësoi për komplotin e një bande judenjsh për ta vrarë Palin, ndaj ai e dërgoi Palin në Cezare. Në Cezare, Pali u lejua të fliste për të mbrojtur veten përpara Feliksit, guvernatorit romak.

Lexo te Veprat e Apostujve 24:10–16

Veprat e Apostujve 24:22–27

Pas dy vjetësh burgosjeje, Pali u shfaq përpara guvernatorit të ri dhe kërkoi mundësinë për të dëshmuar përpara Cezarit. Mbreti Agripa planifikoi që të dëgjonte dëshminë e Palit përpara udhëtimit të tij në Romë.

Lexo te Veprat e Apostujve 26:1–3, 13–23

Veprat e Apostujve 26:24–31

Pasi nxënësit të përfundojnë një nga detyrat e mësipërme të leximit, merreni parasysh t’i ftoni ata të japin haptas përshtypjet vetjake nga studimi i tyre përpara veprimtarisë vijuese.

Në ditarin tënd të studimit, shkruaj atë që mësove. Sigurohu që të përfshish pikat vijuese:

  • Çfarë gjërash specifike të bënë përshtypje rreth dëshmisë së Palit për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij?

  • Çfarë të bëri përshtypje rreth Palit në këto vargje?

  • Përse beson se Pali pati guximin dhe forcën të dëshmonte për Krishtin në situata të tilla sprovuese?

  • Si mendon, përse është e rëndësishme që ta japësh dëshminë edhe kur të tjerët mund ta refuzojnë atë?

Ndërsa nxënësit japin përgjigjet e tyre, dëgjojini me kujdes parimet e vërteta dhe shkruajini ato në tabelë. Një parim i mundshëm mund të jetë që dishepujt e Jezu Krishtit i japin me guxim dëshmitë e tyre.

Lexoje thënien vijuese, duke përsiatur për mënyrën se si mund të të ndihmojë të kesh guxim për të dëshmuar ashtu si dëshmoi Pali.

Ndërkohë që theksoi se nuk nevojitet që dhënia e dëshmisë sonë para të tjerëve të jetë e përsosur dhe mund të kërkojë praktikë, Plaku Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi sa vijon.

Official portrait of Elder Dieter F. Uchtdorf of the Quorum of the Twelve Apostles, 2006. Called as Second Counselor in the First Presidency, 3 February 2008. Made official portrait in 2008 replacing portrait taken in 2004.

“Në çfarëdo mënyre që duket e natyrshme dhe normale për ju, tregojuni njerëzve përse Jezu Krishti dhe Kisha e Tij janë të rëndësishme për ju. …

Kuptojeni se nuk është puna juaj për t’i kthyer njerëzit në besim. Ky është roli i Frymës së Shenjtë. Roli juaj është që të tregoni atë që është në zemrën tuaj dhe të jetoni në përputhje me bindjet tuaja.”

(Diter F. Uhtdorf, “Puna Misionare: Shprehja e Asaj që Keni në Zemër”, Ensign ose Liahona, prill 2019, f. 17.)

Në ditarin tënd të studimit, bëj ky kolona. Në një kolonë, reflekto dhe mbaj shënim dëshminë tënde vetjake, duke përfshirë përvojat vetjake që e kanë forcuar dhe ndërtuar dëshminë tënde për Atin Qiellor, Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tyre. Në kolonën tjetër, mbaj shënim çdo mendim dhe përshtypje rreth mënyrës se si ti mund t’ua japësh këtë dëshmi të tjerëve në jetën tënde të përditshme, ashtu siç bëri Pali.

Merreni parasysh të jepni (dhe t’u lejoni nxënësve të japin) dëshmi si edhe mendime, përshtypje dhe ide rreth dhënies së dëshmisë në mënyra normale dhe të natyrshme. Ndërsa e bëni këtë, theksoni shembullin e Shpëtimtarit për dhënien e dëshmisë së Tij. Kjo mund të bëhet përpara ose pasi të diskutoni për pyetjet në vijim.

  • Në çfarë mënyrash ishte Shpëtimtari një shembull i dhënies së dëshmisë pavarësisht nga përgjigjja ose reagimi i të tjerëve? (Shih Doktrina e Besëlidhje 138:25–26 .)

  • Ti mund të ndihesh ngurrues ose nervoz rreth dhënies së dëshmisë për Shpëtimtarin. Si mund të të ndihmojë kjo që të mendosh për mënyrën se si Shpëtimtari ndihet për përpjekjet e tua për të dëshmuar për Të?

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Ku mund të mësoj më shumë se çfarë është një dëshmi dhe si ta forcoj dëshminë time?

Përse është e rëndësishme të jem i guximshëm në dëshminë time?

Plaku Kuentin L. Kuk, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Official portrait of Elder Quentin L. Cook. Called to the Quorum of the Twelve Apostles on 6 October 2007.

“Të qenit ‘të guximshëm në dëshminë e Jezusit’ [ Doktrina e Besëlidhje 76:79 ] është prova e thjeshtë, thelbësore midis atyre që do t’i trashëgojnë bekimet e mbretërisë çelestiale dhe atyre në mbretërinë më të ulët terrestriale. …

Për ne, të qenit të guximshëm në dëshminë tonë për Jezusin është një gur vau [që çon] drejt kualifikimit për hirin e Shpëtimtarit dhe mbretërinë çelestiale.”

(Kuentin L. Kuk, “Të Guximshëm në Dëshminë e Jezusit”, Ensign ose Liahona, nëntor 2016, f. 43.)

Si mund ta jap dëshminë time në mënyra normale dhe të natyrshme?

Mund të lexosh artikullin “Parimet e Dhënies së Shërbesës: Si të Japim Dëshmi në Mënyrë më të Natyrshme” (Ensign, mars 2019, f. 8–11).

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Një mënyrë alternative për të filluar mësimin

Ndikimi i dëshmisë së Palit te Jozef Smithi

Merreni parasysh t’i ndihmoni nxënësit të kuptojnë ndikimin e dëshmisë së Palit duke lexuar për ndjenjat e Jozef Smithit për Palin siç tregohen te Joseph Smith – Historia 1:21–25 . Përse Jozefi ndjeu një lidhje me Palin? Si mendoni se u forcua Jozefi nëpërmjet dëshmisë së Palit? Në çfarë mënyrash përvojat e Palit lidhen me ju sot? Cilat janë disa mënyra se si dëshmia dhe përvojat e Palit mund t’ju ndihmojnë?

Ndihmojini nxënësit të përfytyrojnë

Lidhjet me materialin Eja, më Ndiq

Eja, më Ndiq këtë javë thekson të vërtetën që “dishepujt e Jezu Krishtit i japin dëshmitë e tyre me guxim” (shih “31 Korrik – 6 Gusht. Veprat e Apostujve 22–28: ‘Shërbyes dhe Dëshmues’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Re 2023). Kjo i fton të gjithë të mendojnë rreth mundësive për të dhënë dëshmitë e tyre. Merreni parasysh t’i pyetni nxënësit a e bënë këtë dhe t’i ftoni ata që e bënë të tregojnë përvojat e tyre. Nëse nxënësit nuk e bënë këtë, kujtojuni atyre se do të kenë mundësi për ta bërë në studimin e tyre të manualit Eja, Më Ndiq.