Seminari
Veprat e Apostujve 3


Veprat e Apostujve 3

Shërimi i Burrit të Çalë

Peter reaches out his hand to a crippled man and commands him to rise and walk.

Një njeri që nuk kishte qenë në gjendje të ecte gjithë jetën e tij, e çonin çdo ditë në tempullin në Jerusalem që të lypte para. Ai u takua me Pjetrin dhe Gjonin, që i dhanë atij një dhuratë shumë më të madhe sesa paratë që ai kërkonte. Pjetri e shëroi burrin duke përdorur autoritetin e priftërisë dhe në emrin e Jezu Krishtit. Ajo përvojë i dha Pjetrit dhe Apostujve të tjerë shumë mundësi për të dëshmuar për Jezu Krishtin. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë ta forcosh besimin tënd që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti janë në gjendje të të ndihmojnë t’i mposhtësh sfidat me të cilat përballesh.

Përshtatja e mësimeve për të plotësuar nevojat e nxënësve. Dhënia mësim me anë të Shpirtit përfshin përgatitje të zellshme e plot mendime të mësimit, duke përfshirë përdorimin e programit mësimor që është dhënë. Megjithatë, mësimdhënia me anë të Shpirtit kërkon edhe lutje, mendim dhe përshtatje të mësimeve për të siguruar që Shpirti të mund t’i plotësojë nevojat individuale të nxënësve dhe t’i ndihmojë ata t’i zbatojnë parimet në situatat e tyre individuale. Teksa përgatiteni për të dhënë mësim, kërkoni frymëzim nga Fryma e Shenjtë në lidhje me mënyrën e përshtatjes së një mësimi sipas nevojave të nxënësve.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë për një sfidë apo vuajtje me të cilën përballen personalisht, për të cilën ata do të donin të kërkonin lehtësim ose forcë nga Ati Qiellor dhe Jezusi Krishti për ta mposhtur. Ftojini ata të studiojnë nga Veprat e Apostujve 3:1–8 ndërkohë që mendojnë për këtë sfidë apo mundim dhe të kërkojnë të vërtetat që mund t’i ndihmojnë ata.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Marrja e fuqisë shëruese të Perëndisë

Ka shumë mënyra të ndryshme për të dhënë mësim përmbajtjen nga Veprat e Apostujve 3 . Veprimtaritë mësimore vijuese japin një mënyrë për ta dhënë mësim këtë kapitull. Shihni pjesën “Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit” në fund të mësimit për veprimtari të tjera mësimore që mund të përdoren.

Shkruani fjalët Sfida dhe Vuajtje në tabelë. Merreni parasysh të shkruani edhe përgjigjet e nxënësve për pyetjen që vijon.

  • Cilat janë disa sfida apo vuajtje fizike, shpirtërore ose emocionale që njerëzit i përjetojnë në jetë?

Sigurohuni që nxënësit kanë hapësirë fizike të përshtatshme rreth tyre për të kryer veprimtarinë vijuese në ditarin e tyre të studimit pa pasur mundësi që të tjerët të shohin atë që ata shkruan. Nëse nuk është e mundur, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit që thjesht të mendojnë për një sfidë apo vuajtje me të cilën po përballen, dhe më pas t’i shkruajnë përgjigjet e tyre për tri pyetjet që vijojnë.

Reflekto për një sfidë apo vuajtje me të cilën po përballesh personalisht, për të cilën do të doje të kërkoje lehtësim ose forcë nga Ati Qiellor dhe Jezu Krishti për ta mposhtur. Shkruaje në ditarin tënd të studimit dhe përfshi gjithashtu përgjigjet e tua për pyetjet vijuese:

  • Çfarë veprimesh ke kryer për të marrë ndihmë për këtë sfidë apo vuajtje?

  • Çfarë di tashmë për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin që të jep siguri se Ata do të të ndihmojnë?

  • Çfarë pyetjesh apo shqetësimesh ke për mposhtjen e kësaj sfide apo vuajtjeje?

Pjetri dhe Gjoni shërojnë një burrë të çalë

Në këtë mësim ti do të kesh mundësinë të mësosh disa të vërteta të ungjillit nga rrëfimi te Veprat e Apostujve 3 për Pjetrin dhe Gjonin që shërojnë një burrë të çalë. Teksa studion, kushtoji vëmendje nxitjeve shpirtërore që merr. Kërko ta forcosh besimin tënd që Jezu Krishti mund të të ndihmojë për sfidat me të cilat përballesh në vdekshmëri.

Lexo te Veprat e Apostujve 3:1–3 , duke kërkuar disa hollësi për këtë burrë, i cili ishte mbi 40 vjeç (shih Veprat e Apostujve 4:22). Mund të jetë e dobishme të dish që “lëmosh[a]” e përmendur te vargjet 2–3 ishin sende që njerëzit ua dhuronin të varfërve.

  • Cilat janë disa fjalë që ti mund t’i përdorësh për ta përshkruar këtë burrë dhe situatën e tij? Përse?

  • Cilat janë disa mënyra tipike që njerëzit mund t’i përgjigjen dikujt në situatën e këtij burri?

Lexo te Veprat e Apostujve 3:4–8 , duke kërkuar në këtë rrëfim të vërtetat që mund të mësosh rreth mposhtjes së sfidave ose vuajtjeve tona.

  • Çfarë të bën përshtypje nga kjo ndodhi?

  • Çfarë të ndihmon të mësosh apo të ndiesh kjo përvojë për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

Ftojini nxënësit të tregojnë një larmi të të vërtetave që ata kanë zbuluar nga kjo ndodhi. Kërkojuni atyre të tregojnë se si e panë atë të vërtetë në ndodhinë e shkrimit të shenjtë dhe se përse ata mendojnë që kjo e vërtetë është e rëndësishme.

Pjetri u dha mësim atyre që e dëshmuan mrekullinë e cila u bë nëpërmjet besimit në emrin e Jezu Krishtit (shih Veprat e Apostujve 3:16). Një e vërtetë që mund të mësojmë nga kjo ndodhi, është që nëpërmjet besimit në Jezu Krisht ne mund të shërohemi.

  • Çfarë mund të tregosh nga këto vargje që mund ta ndihmojnë dikë i cili po përjeton aktualisht një nga sfidat apo vuajtjet fizike, shpirtërore ose emocionale që identifikove më herët në këtë mësim?

  • Çfarë mund të bëjmë për të marrë fuqinë e Atit Qiellor dhe Shpëtimtarit për të na ndihmuar për këto sfida?

  • Çfarë të bën përshtypje nga mësimet e Plakut Andersen?

Për pyetjen vijuese, merreni parasysh të tregoni një shembull vetjak. Megjithatë, ndihmojini nxënësit që përgjigjen të kuptojnë se ata nuk duhet t’i tregojnë klasës diçka që është tepër vetjake.

  • Çfarë përvojash ke pasur ose di ku Shpëtimtari ishte në gjendje të jepte forcë ose shërim?

  • Çfarë mësove apo ndjeve për Jezu Krishtin sot që dëshiron ta kujtosh?

  • Çfarë je ndier i frymëzuar të bësh për shkak të asaj çfarë ke studiuar sot?

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Përse ka raste kur ne nuk e marrim shërimin e Shpëtimtarit në kohën dhe në mënyrën që ne e dëshirojmë?

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Unë e pranoj se, me raste, disa nga lutjet tona më të zjarrta mund të duket sikur kalohen pa përgjigje. Pyesim veten: ‘Përse?’ E njoh atë ndjesi! E njoh frikën dhe i njoh lotët e çasteve të tilla. Por, di gjithashtu se lutjet tona kurrë nuk shpërfillen. Besimi ynë nuk mbetet kurrë i pavlerësuar. E di se një këndvështrim tërësisht i urtë i Atit Qiellor është shumë më i gjerë sesa këndvështrimi ynë. Ndërsa i dimë problemet dhe dhembjen tonë në vdekshmëri, Ai e njeh përparimin dhe aftësinë tonë të pavdekshme. Nëse lutemi për të ditur vullnetin e Tij dhe e nënshtrojmë veten ndaj tij me durim dhe kurajë, shërimi qiellor mund të ndodhë në mënyrën dhe në kohën e Tij.”

(Russell M. Nelson, “Jesus Christ—the Master Healer”, Ensign ose Liahona, nëntor 2005, f. 86.)

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Elder David A. Bednar, Quorum of the Twelve Apostles official portrait. 2020.

“Drejtësia dhe besimi sigurisht janë mjete për të shëruar të sëmurët, të shurdhët ose të çalët – nëse ky shërim i përmbush qëllimet e Perëndisë dhe është në pajtim me vullnetin e Tij. Pra, edhe me besim të fortë, shumë male nuk do të zhvendosen. Dhe jo të gjithë të sëmurët dhe të dobëtit do të shërohen. Nëse i gjithë kundërshtimi do të ndërpritej, nëse të gjitha dobësitë do të zhdukeshin, atëherë do të pengoheshin qëllimet fillestare të planit të Atit.”

(David A. Bednar, Accepting the Lord’s Will and Timing, Ensign ose Liahona, gusht 2016, f. 34.)

Si mund ta përdor fuqinë shëruese të Shpëtimtarit kur përjetoj vuajtje shpirtërore?

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Vuajtjet mund të vijnë për shkaqe shpirtërore si edhe fizike. Alma i Riu kujtoi se mëkati i tij ishte aq i dhembshëm saqë ai dëshiroi të ‘shuhe[j] si në shpirt ashtu dhe në trup, që të mos dil[te] të qëndro[nte] në praninë e Perëndisë …, për t’u gjykuar për veprat [e tij]’ [ Alma 36:15 ]. Në kohë të tilla, si mund të shërohemi nëpërmjet Tij?

Ne mund të pendohemi më plotësisht! Ne mund të bëhemi më plotësisht të kthyer në besim! Atëherë ‘Biri i Drejtësisë’ mund të na bekojë më plotësisht me anë të dorës së Tij shëruese.

… Besimi, pendimi, pagëzimi, një dëshmi dhe kthimi i qëndrueshëm në besim të çojnë te fuqia shëruese e Zotit.”

(Russell M. Nelson, “Jesus Christ—the Master Healer”, Ensign ose Liahona, nëntor 2005, f. 86.)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Përmbledhja e mësimeve nga Veprat e Apostujve 3:1–8

Pasi të lexoni Veprat e Apostujve 3:1–8 , paraqitni figurat vijuese dhe kërkojuni nxënësve të tregojnë me vetë fjalët e tyre historinë që paraqesin këto figura. Kjo mund t’i ndihmojë nxënësit ta fiksojnë rrëfimin në mendjen e tyre.

1)

Men carry a cripple since birth and set him on the steps.

2)

Peter and John healing a man sitting on steps.

3)

Peter reaches out his hand to a crippled man and commands him to rise and walk.

4)

A man crippled since birth is healed by Peter and John, and he thanks them with an embrace.

Ndikimi i kësaj mrekullie tek të tjerët

Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se shërimi që ndodhi në tempull atë ditë, pati një ndikim të jashtëzakonshëm te shumë njerëz. Studiojini vargjet vijuese duke kërkuar mënyrën se si kjo mrekulli ndikoi te njerëzit që renditen më poshtë.

Merreni parasysh t’i ndani nxënësit në tri grupe dhe t’i caktoni çdo grupi një nga grupet vijuese të vargjeve për studim (një grupi mund t’i caktohen dy fragmentet e para).

Veprat e Apostujve 3:8 – Njeriu që u shërua Veprat e Apostujve 3:9–13, 19 ; 4:4 – Njerëzit në tempull Veprat e Apostujve 4:13–18 – Udhëheqësit judeas

Pasi nxënësit ta kenë mbaruar studimin, diskutoni me ta atë që mësuan. Merreni parasysh të përdorni pyetje si të mëposhtmet:

Çfarë vutë re rreth mënyrës se si kjo mrekulli ndikoi te grupet e ndryshme të njerëzve?

Si mendoni, përse disa njerëz u ndikuan ndryshe nga të tjerët?

Nëse do të kishit qenë mes njerëzve në tempull, si mendoni se këndvështrimi juaj për Pjetrin dhe Gjonin mund të kishte ndryshuar pas dëshmimit të kësaj mrekullie?

Veprat e Apostujve 3:19–21 . Rivendosja e të gjitha gjërave

Shpjegoni që, pasi Pjetri dhe Gjoni shëruan të çalin, lajmi i mrekullisë u përhap shpejt. Shumë njerëz u mblodhën së bashku për të dëgjuar Pjetrin dhe Gjonin, duke përfshirë disa të cilët nuk e kishin pranuar më parë Jezu Krishtin.

Ftojeni një nxënës të lexojë me zë të lartë Veprat e Apostujve 3:19–21 . Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që Apostulli Pjetër i udhëzoi të bënin njerëzit të cilët ishin mbledhur atje.

Shpjegoni se, sipas vargut te Veprat e Apostujve 3:21 , Pjetri profetizoi që Jezu Krishti do të mbetej në qiell “deri në kohën e ripërtëritjes të të gjitha gjërave”. Një pjesë e “ripërtëritjes të të gjitha gjërave” përfshin Rivendosjen e ungjillit në ditët e mëvonshme.

Merreni parasysh të diskutoni pyetje si ato që vijojnë:

  • Sipas vargut 21 , kush përveç Pjetrit profetizoi se do të kishte një Rivendosje të ungjillit në ditët e mëvonshme?

  • Cilat ngjarje kryesore kanë ndodhur tashmë që janë të lidhura me përmbushjen e kësaj profecie?

Jepni dëshminë tuaj se profetët e Zotit në shumë epoka të ndryshme profetizuan për kohën në të cilën ne jetojmë dhe e kanë pritur me padurim Rivendosjen e ungjillit dhe Ardhjen e Dytë të Zotit.