Seminari
Veprat e Apostujve 4–5


Veprat e Apostujve 4–5

Bindja ndaj Perëndisë dhe jo Njeriut

A priest questions Peter.

Pjetri dhe Gjoni u arrestuan dhe u burgosën që shëruan dhe dëshmuan në emrin e Jezu Krishtit. Më pas ata u liruan dhe u udhëzuan të mos flisnin apo jepnin mësim në emër të Tij. Megjithatë, Pjetri dhe Gjoni vazhduan të dëshmonin për Jezu Krishtin dhe ata u arrestuan dhe u burgosën përsëri. Një engjëll i liroi nga burgu dhe u tha të ktheheshin dhe të vazhdonin të predikonin për Krishtin, gjë që ata e bënë. Udhëheqësit judeas i arrestuan përsëri dhe i rrahën. Udhëheqësit i urdhëruan ata të ndalonin së predikuari për Krishtin, por Pjetri dhe Gjoni u përgjigjën se ata duhej t’i bindeshin Perëndisë dhe jo njerëzve. Pjetri dhe Gjoni u gëzuan që ishin në gjendje të vuanin përndjekje për Jezu Krishtin. Ndërsa studion sot, mendo rreth mënyrës se si ti mund ta rritësh dëshirën tënde për t’iu bindur Perëndisë dhe jo të tjerëve.

Theksimi i shembullit të Jezu Krishtit. Edhe kur ngjarjet në shkrimet e shenjta nuk i referohen drejtpërdrejt Shpëtimtarit, ju mund t’i drejtoni gjithsesi nxënësit tek Ai duke i ndihmuar të shohin se si Ai e mishëron parimin e dhënë mësim.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar situata ku mund të jetë sfiduese t’i bindesh Perëndisë për shkak të presioneve nga të tjerët.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Mbrojtja e asaj që është e drejtë

Paraqitini pyetjet e mëposhtme. Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi përgatitjen e tyre për orën mësimore dhe më pas diskutojini pyetjet së bashku. Merreni parasysh t’i renditni përgjigjet e nxënësve për pyetjen e parë në tabelë. Mund të jetë e dobishme t’u referoheni këtyre përgjigjeve më vonë në mësim.

  • Cilat janë disa situata ku mund të jetë sfiduese për ty ose të tjerët t’i bindeni Perëndisë për shkak të presionit të të tjerëve?

  • Çfarë i bën të vështira këto situata?

Presidenti Tomas S. Monson (1927–2018) tha:

Official portrait of President Thomas S. Monson, 2008.

“Ndërsa ne jetojmë ditë pas dite, është pothuajse e pashmangshme që besimi ynë do të vihet në provë. Ndonjëherë, ne mund ta gjejmë veten të rrethuar nga njerëz të tjerë dhe prapëseprapë duke qenë pjesë e pakicës ose duke qëndruar të vetëm lidhur me atë që është e pranueshme dhe atë që nuk është. A e kemi ne guximin moral për të qëndruar të vendosur për ato çka besojmë, megjithëse duke bërë kështu do të na duhet të qëndrojmë të vetëm?”

(Tomas S. Monson, “Kini Guxim të Qëndroni Vetëm”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 60.)

Përgjigjju pyetjeve vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Si do ta vlerësoje gatishmërinë tënde për t’iu bindur Perëndisë në vend që t’u dorëzohesh presioneve nga të tjerët?

  • Cilat janë disa situata të ardhshme ku mund të duhet të zgjedhësh t’i bindesh Perëndisë dhe jo të tjerëve?

Teksa e studion këtë mësim, kërko të vërteta dhe shembuj që mund të të ndihmojnë të ndiesh një rritje të dëshirës për t’iu bindur Perëndisë dhe jo të tjerëve.

Pjetri dhe Gjoni arrestohen se predikuan dhe shëruan në emrin e Jezu Krishtit

Pjetri dhe Gjoni u përballën me situata ku u detyruan të zgjidhnin ndërmjet bindjes ndaj Perëndisë apo dorëzimit përpara presionit të të tjerëve. Pasi shëruan një të çalë në tempull dhe predikuan në emër të Jezu Krishtit, Pjetri dhe Gjoni u arrestuan, u burgosën dhe u morën në pyetje nga udhëheqësit judeas (shih Veprat e Apostujve 3:1–11 ; 4:1–7).

Lexo te Veprat e Apostujve 4:8–21 , duke kërkuar mënyrën se si Pjetri dhe Gjoni u përgjigjën në këtë situatë. Merre parasysh të shenjosh fjalë ose fraza në këto vargje që ti e ndien se janë domethënëse ose që të frymëzojnë të zgjedhësh që t’i bindesh Perëndisë mbi gjithçka tjetër.

  • Çfarë fjalësh apo frazash të bënë më shumë përshtypje nga këto vargje? Përse?

Shqyrtoni se cila veprimtari do t’i ndihmonte më mirë nxënësit të mësojnë të vërtetat e ungjillit të dhëna mësim te Veprat e Apostujve 5:12–32 . Nxënësit mund të caktohen të lexojnë fjalë të njerëzve të ndryshëm në këtë rrëfim të shkrimit të shenjtë. Nxënësit mund të caktohen të jenë tregimtari, engjëlli, ushtari, Pjetri dhe kryeprifti. Ose nxënësit mund të shohin materialin filmik më poshtë për të parë atë çfarë ndodh më pas.

Lexo te Veprat e Apostujve 5:12–32 dhe vazhdoje studimin tënd të këtij rrëfimi. Ti mund të duash të marrësh parasysh shenjimin e ndonjë doktrine, parimi ose fraze që e ndien se është domethënëse për ty. Ti mund të duash të marrësh parasysh shenjimin e ndonjë doktrine, parimi ose fraze që e ndien se është domethënëse për ty.

  • Çfarë gjete?

  • Çfarë të vërtetash mësove nga ky rrëfim?

Nxitini nxënësit t’i identifikojnë parimet me fjalët e tyre dhe t’i shkruajnë ato në tabelë.

Një nga të vërtetat që mund të mësojmë nga ky rrëfim, është që nëse zgjedhim t’i bindemi Perëndisë në vend që të kemi frikë nga të tjerët, atëherë Ai do të jetë me ne.

Mendo për situatat që identifikove në fillim të mësimit ku mund të jetë sfiduese t’i bindesh Perëndisë për shkak të presionit nga të tjerët.

  • Cilat janë disa bekime që mund të marrim duke iu bindur Perëndisë në vend që të kemi frikë nga të tjerët?

  • Çfarë di ti rreth Perëndisë që të jep siguri për ta ndjekur Atë – edhe nën presionin e të tjerëve për të mos e bërë?

Nëse nxënësit kanë nevojë për ndihmë për pyetjet vijuese, tregoni shembuj nga jeta e Shpëtimtarit që gjenden te pjesa “Komente dhe Informacion për Rrethanat” siç rekomandohet te këshilla për mësuesin. Shembuj të tjerë gjenden te veprimtaria plotësuese e të mësuarit e titulluar “Histori frymëzuese”.

  • Kur e ke parë ti ose të tjerët urtësinë në bindjen ndaj Perëndisë në vend të frikës nga të tjerët? (Ti mund të identifikosh gjithashtu shembuj nga jeta e Shpëtimtarit.)

Një shembull modern

Plaku Tieri K. Mutombo, i Të Shtatëdhjetëve, tregoi shembullin e një familjeje që zgjodhi t’i bindej Perëndisë dhe jo njerëzve. Për ta dëgjuar këtë ndodhi, shihni “Ju Do të Jeni të Lirë”, që është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 06:43 deri në 08:51.

  • Çfarë të bëri më shumë përshtypje për mënyrën se si kjo familje iu përgjigj sfidave të saj?

  • Si mendon, përse besimi i familjes te Jezu Krishti ishte kaq i rëndësishëm në këtë situatë?

Pjetri dhe Gjoni lirohen

Udhëheqësit judeas diskutuan se çfarë të bënin me Pjetrin dhe Gjonin. Një udhëheqës judeas tepër i respektuar me emrin Gamaliel i nxiti ata ta lironin Pjetrin dhe Gjonin për shkak se ai e kuptoi se nëse Pjetri dhe Gjoni po bënin me të vërtetë punën e Perëndisë, udhëheqësit judeas nuk do të ishin në gjendje ta ndalonin atë (shih Veprat e Apostujve 5:29–39).

Lexo te Veprat e Apostujve 5:40–42 dhe merr parasysh të shenjosh fjalët ose frazat që përshkruajnë mënyrën se si u ndien Pjetri dhe Gjoni pasi përjetuan atë që përjetuan.

  • Çfarë mësove sot që të frymëzon t’i bindesh Atit Qiellor dhe jo njerëzve?

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Po sikur të mos përshtatem ngaqë zgjedh t’i bindem Atit Qiellor?

Plaku Riçard G. Skot (1928–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Final official portrait of Elder Richard G. Scott of the Quorum of the Twelve Apostles, 2004. Passed away 22 September 2015.

“Ndonjëherë, ju mund të ndiheni të vetmuar dhe të keqkuptuar – unë jam ndier – sepse nuk përshtateni me turmën. Jini mirënjohës që jeta juaj e drejtë ju jep formë në mënyrë që të mos përshtateni në vendin që nuk ju përket. Kjo është një periudhë e përkohshme e vënies në provë dhe rritjes vetjake. Me kohë, ajo do të zëvendësohet me miq të vërtetë dhe lumturi më të madhe.”

(Richard G. Scott, “The Power of Righteousness”, Ensign, nëntor 1998, f. 68.)

Si duhet t’i mbroj bindjet e mia?

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Jini të fortë. Jetojeni ungjillin me besnikëri edhe pse të tjerët përreth jush nuk e jetojnë. Mbrojini bindjet tuaja me mirësjellje dhe me dashamirësi, por mbrojini ato.”

(Xhefri R. Holland, “Çmimi – dhe Bekimet – e të Qenit Dishepull”, Ensign ose Liahona, maj 2014, f. 9.)

Si e tregoi Shpëtimtari se Ai i bindej Atit Qiellor dhe jo njerëzve?

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Të bëhemi si Shpëtimtari nëpërmjet të jetuarit të ligjit të përkushtimit

Te Veprat e Apostujve 4:31–5:11 , ne mësojmë që shenjtorët në atë kohë e jetuan ligjin e përkushtimit. Ftojini nxënësit të studiojnë “ Përkushtoj, Ligji i Përkushtimit ” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta (scriptures.ChurchofJesusChrist.org) për ta kuptuar më mirë se çfarë është ligji i përkushtimit. Ata mund t’i krahasojnë më pas këto shpjegime me rrëfimet te Veprat e Apostujve 2:41–47 ; Veprat e Apostujve 4:31–37 dhe Veprat e Apostujve 5:1–11 . Ata mund të shqyrtojnë gjithashtu vargjet te Mosia 7:18 dhe 4 Nefi 1:1–18 . Ftojini nxënësit të marrin parasysh se si të jetuarit e këtij ligji na ndihmon të bëhemi më të ngjashëm me Shpëtimtarin dhe t’iu tregojmë të tjerëve dashurinë e Tij.

Ndershmëria dhe mbajtja e besëlidhjeve tona

Nxënësit mund të përfitojnë nga studimi i rrëfimit për Ananian dhe Safirën te Veprat e Apostujve 5:1–11 , që ilustron rëndësinë e ndershmërisë dhe mbajtjes së besëlidhjeve me Perëndinë. Gjatë kësaj kohe anëtarët e Kishës po jetonin ligjin e përkushtimit (shihni veprimtarinë e mëparshme).

Ndërkohë që ne nuk e kuptojmë arsyen përse pasojat ishin kaq të rënda në këtë rast, ne e dimë natyrën serioze të shkeljes së besëlidhjeve me Perëndinë (shih Romakëve 6:16, 23 ; Doktrina e Besëlidhje 78:11–12). Nxënësit mund të studiojnë gjithashtu një pjesë ose të gjithë bisedën nga Plaku Ronald A. Rasband, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, me titullin “Mbajtja e Premtimeve dhe Besëlidhjeve Tona” (Ensign ose Liahona, nëntor 2019, f. 53–56). Merreni parasysh t’u bëni atyre pyetje si këto: “Si na ndihmon të qenit të ndershëm dhe mbajtja e besëlidhjeve të bëhemi më të ngjashëm me Perëndinë?” dhe “Çfarë ndryshimi ndodh në familje dhe në komunitete kur ne i mbajmë besëlidhjet tona?”

Frikë nga Perëndia më shumë sesa nga njerëzit

Nxënësit mund të përfitojnë nga krahasimi i shembullit të Apostujve të lashtë te Veprat e Apostujve 4:8–12, 18–21 dhe 5:17–32 me ndodhinë e Profetit Jozef Smith që iu dorëzua dëshirave të Martin Harrisit për t’ua treguar të tjerëve dorëshkrimin prej 116 faqesh të Librit të Mormonit. Nxënësit mund të studiojnë vargjet te Doktrina e Besëlidhje 3:1–11 për të lexuar këshillën dhe paralajmërimet e Zotit, si edhe mëshirën e Tij te vargu 10 . Ky rrëfim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë që edhe kur ata bëjnë gabime, Zoti do t’i ndihmojë, përkrahë dhe falë ata nëse janë të gatshëm të pendohen.

Histori frymëzuese

Ftojini nxënësit të krijojnë një listë historish që mund t’i frymëzojnë njerëzit t’i binden Perëndisë pavarësisht nga rrethanat. Ata mund të përfshijnë historinë e këtij mësimi, përvoja nga jeta e tyre ose ndodhi nga shkrimet e shenjta. Burimet më poshtë mund të jenë të dobishme:

  • Shpëtimtari dhe gruaja e kapur duke shkelur kurorën (shih Gjoni 8:1–11)

  • Jozef Smithi në burg në Riçmond, Misuri (shih Saints: The Story of the Church of Jesus Christ in the Latter Days,vëll. 1, The Standard of Truth, 1815–1846 [2018], f. 366–368)

Jepuni nxënësve disa minuta për t’ia treguar listat e tyre njëri-tjetrit ose të gjithë klasës. Merreni parasysh të tregoni shembuj vetjakë që do t’i frymëzojnë edhe ata.